denoncimi Archives - Albeu.com

Ina Zhupa denoncon situatën në Gjashtë: Banorët prej tre muajsh pa ujë, 400 mijë euro të shpenzuara për projektin
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur akuza ndaj Bashkisë Sarandë dhe Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë për administrim të dobët të fondeve publike dhe vonesa në ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë.

Ajo deklaron se projekti ka kushtuar afërsisht 400 mijë euro me TVSH, por punimet vijojnë përtej afatit të kontratës dhe, sipas saj, nuk përmbushin standardet e pranueshme të cilësisë.

Zhupa bën të ditur se Gjashta ka mbetur pa furnizim me ujë për më shumë se tre muaj, pikërisht gjatë kulmit të sezonit turistik.

Deputetja e cilëson këtë gjendje si një dështim serioz të institucioneve përgjegjëse dhe kërkon transparencë mbi fondet e përdorura, sqarime për vonesat dhe përgjegjësi për kushtet me të cilat po përballen banorët.

Në reagimin e saj të plotë, Zhupa shprehet se nga taksat e qytetarëve janë përdorur 400 mijë euro për rrjetin e ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës, ndërkohë që banorët vazhdojnë të mos kenë ujë dhe ndërhyrjet po kryhen jashtë afateve, me një cilësi që ajo e krahason me Mesjetën.

Për realizimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë, nëpërmjet Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë SH.A., ia ka dhënë projektin kompanisë COGREN shpk për shumën 33.333.330 lekë pa TVSH. Kjo vlerë përllogaritet në rreth 330 mijë euro pa TVSH dhe afërsisht 400 mijë euro me TVSH.

Megjithëse kontrata parashikonte një afat vetëm 8-mujor dhe punimet duhej të përfundonin në dhjetor 2025, ato ende nuk janë mbyllur.

Sipas deputetes, zona të jep pamjen e një kantieri të lënë pas dore, me rrugë të çara, baltë dhe ndërhyrje primitive, sikur të ishte kthyer disa dekada pas, në Mesjetë.

Problemi më i rëndë, sipas Zhupës, mbetet mungesa e ujit për më shumë se tre muaj. Në periudhën më të ngarkuar të sezonit turistik, familjet janë detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme, ndërsa protestat e tyre nuk kanë marrë përgjigje. Ajo vlerëson se kjo situatë po dëmton rëndë si jetesën e banorëve, ashtu edhe turizmin.

Deputetja kërkon të sqarohet se ku kanë përfunduar qindra mijëra eurot dhe se kush do të mbajë përgjegjësi për zvarritjen e projektit, mungesën e kontrollit mbi punimet dhe vështirësitë që u janë shkaktuar banorëve.

Sipas saj, Bashkia Sarandë nuk duhet të shmangë përgjegjësinë përmes justifikimeve, por duhet të japë shpjegime për tejkalimin e afateve, cilësinë e punimeve dhe lënien e qytetarëve pa një shërbim jetik për disa muaj, pavarësisht se fondet publike janë shpenzuar. Zhupa shton se premtimet elektorale kanë mbetur propagandë e zakonshme, pa sjellë asnjë rezultat konkret për banorët e Sarandës.

The post Ina Zhupa denoncon situatën në Gjashtë: Banorët prej tre muajsh pa ujë, 400 mijë euro të shpenzuara për projektin appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Marrëveshja për huanë 302 milionë dollarë me SHBA, vetëm 19 nga 74 deputetë rezultojnë se janë konsultuar
Një debat i ri është hapur në Kuvend lidhur me procesin e votimit të marrëveshjes për huanë prej “302 milionë dollarësh”, pasi rezulton se vetëm një pjesë e deputetëve që votuan ratifikimin e saj kishin akses dhe ishin konsultuar me dokumentin.

Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit për konsultimin e marrëveshjes janë firmosur nga vetëm 27 deputetë nga 140 anëtarë të Kuvendit.

Nga këta, 8 deputetë të opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe Ekonomisë, nuk morën pjesë në votimin në seancë plenare, pasi kundërshtuan zhvillimin e seancës brenda së njëjtës ditë duke e konsideruar atë antikushtetuese.

Për rrjedhojë, sipas këtij informacioni, vetëm 19 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste që kishin nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit morën pjesë në votimin për ratifikimin e marrëveshjes.

Deputetët që rezultojnë të kenë pasur akses në dokument janë: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi dhe Admir Kadeli.

Sipas kritikëve të këtij procesi, fakti që shumica e deputetëve kanë votuar pa pasur akses paraprak në marrëveshje ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe mënyrën e shqyrtimit parlamentar të dokumentit.

Ndërkohë, mazhoranca ka mbrojtur procedurën e ndjekur, duke argumentuar se marrëveshja është trajtuar sipas rregullave të përcaktuara dhe se informacioni i kufizuar lidhej me natyrën konfidenciale të dokumentit.

Denoncimi i PD:

Skandali, vetëm 19 nga 74 deputetët që votuan ratifikimin e marrëvesjes për huanë 302 milion dollar, rezultojnë se janë konsultuar me marrëveshjen.

55 deputetë votojnë pa ditur se çfarë po votojnë.

Sipas informacionit zyrtar të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit i kanë nënshkruar vetëm 27 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 deputetë gjithësej. Nga këto janë 8 deputetë të opozitës, anëtar në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim në seancë plenare më pas, për shkak se kanë konsideruar që mbledhja e senacës Brenda të njëjtës ditë është antikushtetuese.

Për pasojë, vetëm 19 deputetë të Grupit Parlamentar të PS, konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi, Admir Kadeli.

The post Denoncimi i PD: Marrëveshja për huanë 302 milionë dollarë me SHBA, vetëm 19 nga 74 deputetë rezultojnë se janë konsultuar appeared first on Albeu.com.

Aferë e padëgjuar më parë/ Berisha: Licenca e kazinosë në kullën e ‘Air Albania’ u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës
Partia Demokratike, ka bërë një denoncim, sipas të cilës qeveria ka dhënë leje për një kazino në kullën e stadiumit “Air Albania”. Në një dalje për mediat Sali Berisha thotë se kjo është një nga aferat, që i kalon çdo lloj imagjinate.

Sipas Sali Berishës, licenca për kazino i është dhënë “me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës”.

“Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre. Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve. I pangopur!

E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri. Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.

Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa. Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës”, tha Sali Berisha.

The post Aferë e padëgjuar më parë/ Berisha: Licenca e kazinosë në kullën e ‘Air Albania’ u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Veliajt në gjykatë: Më morën nga zyra me uniformë shteti, mandati im s’është pronë e askujt
Këtë të premte, Gjykata Administrative, po shqyrton këtë çështje ku pala paditëse është kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa në bankën e të paditurve ndodhen Ols Dado dhe Presidenca.

Seanca po zhvillohet mes debateve të forta ligjore.

Kryebashkiaku kundërshton faktin se prokurori Dado u emërua në mënyrë të parregullt, duke shkelur procedurat ligjore.

Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Veliaj deklaroi se situata po krijon një pabarazi të dukshme, ku njëra palë po përfiton interes publik ndërsa palës tjetër po i largohen mbështetësit institucionalë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokati i Shtetit.

Sipas tij, ose KLP po tregon mungesë konsiderate për gjykatën, ose ka arritur në të njëjtin përfundim me gjithë opinionin publik: se Ols Dado nuk gëzon statusin e prokurorit dhe kryebashkiaku është privuar nga liria.

Veliaj theksoi me forcë se posti i të parit të kryeqytetit nuk mund të kthehet në një send që merret e lihet sipas qejfit.

Ai rrëfeu se dikush, duke bartur uniformën zyrtare të shtetit, e ka marrë me forcë nga ambientet e punës. Në fjalën e tij, ai iu drejtua trupit gjykues duke nënvizuar se roli i tyre është thelbësor për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Kur një person maskohet si oficer policie apo prokuror në këtë spektakël, ai rrezikon fatin e një qyteti të tërë”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë së Tiranës përmendi gjithashtu se, i ka siguruar dy mandate elektorale pa qenë nevoja të drejtohej në Gjykatën e Strasburgut, dhe paralajmëroi se nëse një veprim i tillë ndodh me të, atëherë rreziku ekziston për çdo qytetar tjetër që të bëhet viktimë e një skenari të ngjashëm.

The post Denoncimi i Veliajt në gjykatë: Më morën nga zyra me uniformë shteti, mandati im s’është pronë e askujt appeared first on Albeu.com.

Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen/ Atleti David Nikolli denoncon: Më hoqën nga puna sepse dola në protestë (VIDEO)
VIDEO/ “Po denoncoj maskarallëkun e radhës”- Kampioni i Ballkanit me 12 rekorde pushohet nga puna pse mori pjesë në protestën popullore: Këto padrejtësi do i ndjek ligjërisht, njerëzit e lirë nuk frikësohen

Pushteti duket se po hakmerret ndaj të gjithëve që marrin pjesë në protestë dhe janë të lidhur në punë apo pagesa me institucionet ligjërisht.

Një prej tyre është edhe kampioni ballkanik i atletikës, David Nikolli.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin TikTok me video, ai denoncon “maskarallëkun e radhës”, pushimin nga puna shtetërore, vetëm pse mori pjesë në protestën kombëtare që po mbahet para kryeministrisë.

Edhe më parë Nikolli ka denoncuar reprezaljet financiare apo me mosnjohje titujsh të autoriteteve shtetërore.

“Titujt e mi nuk më njihen, mora vesh se dje më është hequr edhe e drejta shtetërore, sepse kam dalë të protestoj për të drejtat tona. Vetëm ditë më parë mora medaljen e radhës. Sot, më shumë se kurrë duhet të jemi në shesh të gjithë bashkë”, thotë ai mes të tjerash.

Ai ka 8 medalje dhe ka vendosur 12 rekorde në atletikë.

Reagimi i plotë i David Nikollit:

“Jam këtu për të denoncuar maskarallëkun e radhës që mbahet këtu nga pushteti në Shqipëri.

Unë si kampion që kam përfaqësuar vendin tim me krenari dhe kam dhënë gjithçka në sport, po përballem me padrejtësi.

Jam kampion i Ballkanit me 8 medalje, kam 12 rekorde kombëtare, dhe vetëm pak ditë më parë fitova kampionatin kombëtar shqiptar në dy gara.

Më hiqet puna shtetërore dhe nuk më njihen titujt sepse kam dalë të protestoj me të rinjtë si qytetar i lirë.

Këto padrejtësi ndaj meje dhe ndaj të rinjve do të dënohen ligjërisht bashkë me avokatët e mi. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e mia.

Mos u shqetësoni, koha do t’i rregullojë të gjitha. Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”.

The post Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen/ Atleti David Nikolli denoncon: Më hoqën nga puna sepse dola në protestë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U largua nga PS, deputetja Marjana Koçeku bën denoncimin e fortë: Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës, nëse familjes time i preket një fije floku, s’kam me ju lënë pa ju shkatërruar
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dhe doli si ligjvënese e pavarur, ka dale me një reagim të fortë, duke lënë të kuptohet se ajo ka marrë kërcënime.

Mesazhin deputetja e qarkut Shkodër ia drejton grupit të Bajrajve, duke i thënë se; “nëse familjes së saj i preket një fije floku ajo do ti shkatërrojë”.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

Kujtojmë që një ditë më parë, Koçeku sfidoi socialistët dhe kryeministrin Rama që të shpërndajnë parlamentin, të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të matin forcat.

Ky qëndrim i deputetes, erdhi pasi shumë socialiste e kritikuan atë, duke i kërkuar që të dorëzojë mandatin e deputetes dhe jo të largohet si e pavarur.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan deputetja.

Deklarimi si deputete e pavarur u bë nga vetë ajo tre ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi ajo një ditë më parë teksa njoftoi largimin nga PS.

Po ashtu, më herët gjatë ditës së djeshme, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si “Neomalësorja” ka postuar në rrjete sociale një foto të një flamingoje, duke shprehur kështu mbështetjen ndaj protestave masive për largimin e Ramës, që kanë marrë emrin “Revolucioni Flamingu”.

The post U largua nga PS, deputetja Marjana Koçeku bën denoncimin e fortë: Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës, nëse familjes time i preket një fije floku, s’kam me ju lënë pa ju shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për kredi të butë, program i cili u hap pak ditë më parë nga bashkia Tiranë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, thotë se dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ajo deklaron se janë shpenzuar miliona euro nga taksat e shqiptarëve për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

“Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon. Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale. Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit”, thotë Vangjeli.

Deklarata:

Partia Demokratike denoncon një tjetër dështim të shërbimeve publike digjitale, që po u mohon qytetarëve një të drejtë themelore: aksesin në programet e strehimit social.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet për fazën e parë të përfitimit nga programet e strehimit social duhet të kryhen nga data 20 Prill deri më 19 Maj 2026, ekskluzivisht përmes portalit e-Albania.

Por në realitet, sistemi nuk funksionon.

Dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Vetë portali ka pranuar publikisht ndërprerje dhe mirëmbajtje të sistemit, por ajo që po ndodh nuk është as ‘ndërprerje e përkohshme’ dhe as ‘ngadalësim’. Është një kolaps i plotë i shërbimit.

Pamundësia për të aksesuar shërbimet digjitale po sjell pasoja konkrete: bllokim aplikimesh, vonesa në regjistrime, pamundësi për të përmbushur detyrime ligjore dhe humbje të të drejtave të garantuara me ligj.

Çdo ndërprerje, edhe e përkohshme, krijon pasiguri, kosto dhe penalitete për qytetarët që varen nga këto sisteme.

Ndërkohë, miliona euro nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon.

Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale.

Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit.

Përfundimi është i thjeshtë dhe alarmant: qytetarët po lihen pa shërbim, ndërsa fondet publike shpërdorohen.

Sa kohë që në krye të qeverisë qëndron Edi Rama, shqiptarët do të vazhdojnë të përballen me shërbime që dështojnë dhe me premtime që mbeten vetëm propagandë.

Partia Demokratike kërkon:

Vënien e menjëhershme në funksion të sistemit të aplikimit;

Garantimin e aksesit të plotë për çdo qytetar që kërkon të përfitojë nga programet e strehimit social;

Transparencë të plotë mbi fondet e shpenzuara dhe përgjegjësi për dështimin e sistemit.

Programet sociale janë një detyrim ndaj qytetarëve dhe duhet të funksionojnë pa justifikime.

Qytetarët meritojnë shërbime që punojnë, jo premtime që dështojnë.

The post Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t appeared first on Albeu.com.

Berisha: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës, me direktivë të Ramës dhe Ballukut kontrata u firmos pa ekzistuar sipërmarrja, 130 mln euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se përmasat e aferave korruptive “po rriten çdo ditë”.

Berisha krahasoi projektin e aeroportit të Vlorës me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke pretenduar se kontrata është firmosur pa ekzistuar ende kompania përfituese.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Balluku, duke pretenduar se kanë firmosur kontratën në mënyrë të parregullt.

“Përmasat e aferave korrupotive të qeverisë bëhen çdo ditë e më të mëdha. Gjetën që aeroporti i Vlorës është identik me djegësin e Tiranës. Në kuptimin është firmosur kontrata pa ekzistuar sipërmarrja. Kjo me direktivë dhe firmë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është firmosur kontrata me kompanitë e ndërtimit dhe projektimit në prill ndërkohë që kompania fituese e garës është themeluar dhe regjistruar në maj. Imagjinoni çfarë gare ka patur”, tha Berisha.

Sipas Berishës, skema parashikon pagesa prej 10 milionë euro në vit nga taksat e qytetarëve për 13 vite, për të mbuluar mungesën e biletave.

“130 milion janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 mln euro janë paratë e vjedhur në aeroportin e Vlorës. Si? Çdo vit koncesioniarit do t’i paguhen nga taksat e shqiptarëve 10 mln euro për 13 vite resht biletat e munguara. Firmosin tani 10 mln euro në vit. Aeroporti që është kontraktuar për 110 apo 120 mln euro do të shfrytëzohej nga koneceionari për 35 vite, do merrte paratë per të gjithë biletave përveç 10 mln shtese nga qeveria. Prandaj ndodh kjo që shohin shqiptarët. Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla duan të marrin 130 mln euro që kanë firmosur në mënyrën më kriminale, më korruptive”, deklaroi kreu i PD.

Berisha tha se Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn, nuk pranuan që aeeroporti i Vlorës të ndërtohej me këto kushte.

“Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn i kanë dhënë jo, aeroporti të ndërtohet me 30 mln dhe me shtimin e punës të shtohet kapacitetit. Këta jooo, më i madhe në Ballkan thoshte Lubia. E bënë Vlorën Aleksandri siç thoshte Enver Hoxha. Por këta vjedhin 100-fishin e Enver Hoxhës”, tha Berisha.

The post Berisha: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës, me direktivë të Ramës dhe Ballukut kontrata u firmos pa ekzistuar sipërmarrja, 130 mln euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Shembja e urës në aksin Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore (VIDEO)
Ditën e sotme, ish-deputeti Ervin Salianji, ishte në terren në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, duke reaguar për situatën e krijuar që ka izoluar juglindjen prej dy ditësh.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaron se dëmtimi i strukturës ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në shtratin e lumit për përfitime private, duke minuar themelet e urës.

Sipas Salianjit, kjo nuk është një fatkeqësi natyrore, por rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të infrastrukturës.

Më tej, ai thekson se çdo dëmtim i akseve rrugore, është provë e dështimit të qeverisjes dhe kërkoi përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve.

Reagimi:

Korrupsioni dhe babëzia e kanë kthyer në torturë lëvizjen e qytetarëve në të gjitha akset Elbasan–Korçë.

Sot isha në Dragostunjë. Aty ku grykësia për të fituar pa fund ka bërë që të “kafshohet” shtrati i lumit, duke minuar themelet, duke thërrmuar betonin mbajtës dhe duke çuar drejt shkatërrimit një urë jetike për zonën.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje ku lejohet shkatërrimi i lumenjve për përfitime private, ndërsa qytetarët mbeten pa siguri, pa infrastrukturë dhe pa përgjegjës. Çdo metër i dëmtuar është provë e korrupsionit.

Çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit. Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevoje për siguri!

The post Shembja e urës në aksin Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, lidhur me spitalin bashkiak të Lushnjes.

MShMS në një reagim publik bën me dije se pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnje, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

Sipas MShMS, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

MShMS thekson në njoftim se spitali Bashkiak Lushnjë vijon shërbimet për pacientët në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

Postimi i plotë:

Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnje, sqarojmë se ato i 𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝗲̈𝐬 𝐧𝐫. 𝟯, 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝗲̈ 𝐩𝗲̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

𝐑𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝗲̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝗲̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

Spitali Bashkiak Lushnj, garanton se 𝐬𝐡𝗲̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝗲̈𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝗲̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐨𝗷𝗻𝗲̈ 𝐭𝗲̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝗲̈ 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝗲̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐚 dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

VIDEOJA E PUBLIKUAR NGA KORRESHI:

The post Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara… appeared first on Albeu.com.