denoncimi i pd Archives - Albeu.com

AKSHI kontrata të dyshimta/ Denoncimi i PD: Miliona euro vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, SPAK të hetojë
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, se ka bërë kontrata të dyshimta me vlerë miliona euro.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, deklaron se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nën varësinë e kryeministrit Edi Rama, ka lidhur gjatë periudhës 2018-2025, 11 kontrata për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor, pa garë dhe pa transparencë, duke përdorur të njëjtin operator ekonomik në çdo rast, “ONI SHPK”.

“Ndërkohë që shëndetësia shqiptare po përballet me mungesa kronike medikamentesh në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, AKSHI vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta”.

Konkretisht:

QSUT: 4 kontrata me vlerë totale 4.3 milionë euro, me rritje nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në 2025.

Spitali Universitar i Traumës: 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro, pothuaj trefishuar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në 2025.

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’: 3 kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024).

PD akuzon se këto kontrata, të lidhura me negocim pa shpallje dhe pa konkurrencë, krijojnë një monopol dhe ngrejnë dyshime serioze për abuzim me fondet publike.

Partia Demokratike, kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto shpenzime dhe të japë përgjigje për pyetjet që prekin interesin publik:

1. A ka respektuar AKSHI nenin 47 të Ligjit për Prokurimet Publike, sipas të cilit përdorimi i kontratave me negocim pa shpallje lejohet vetëm në situata specifike që nuk duhet të shkaktohen nga vetë autoriteti kontraktor?

2. Pse janë rritur fondet limit dhe vlerat e kontratave nga viti në vit, ndërkohë që objekti i shërbimit mbetet i njëjtë?

3. Pse për 11 kontrata është përzgjedhur vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar konkurrencën?

4. A është reale kostoja e këtij shërbimi që me kontratat e fundit të paktën për QSUNT shkon në 81 mijë euro në muaj për mirëmbajtje sistemi?

“Paratë e qytetarëve shqiptarë duhet të shkojnë për pacientët, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe furnizimin me medikamente, jo për kontrata që mbushin xhepat e klientëve të pushtetit”, theksoi Genta Vangjeli në deklaratën e saj.

The post AKSHI kontrata të dyshimta/ Denoncimi i PD: Miliona euro vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, SPAK të hetojë appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Si janë vjedhur 100 milion lekë në Bashkinë e Vaut të Dejës
Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës.

Boçi pretendon se në këtë bashki po kryhen vjedhje me likuidime projektesh të patenderuara në objekte shëndetësore dhe arsimore.

Sipas tij bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020.

Boçi shton se të gjitha këto shkelje janë pasqyruar në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës.

Denoncimi i plotë i Boçit:

PD vijon denoncimet për abuzimet në Bashkinë e Vaut të Dejës. Vjedhje spektakolare me likuidime projektesh të patenderuara,

objekte shëndetësore dhe arsimore.

Deklaratë e n/Kryetarit të PD, Luçiano Boçi

Sot do të vazhdojmë me denoncimin e dytë të vjedhjeve me disa seri në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020.

Së pari, janë likujduar projekte të patenderuara, një rikonstruksion, plus shtesë, për shkollën 9 vjeçare Hajmel dhe rikontruksion për shkollën Barbullush.

Së dyti, janë marrë në dorëzim projekte të patenderuara, me vlerë rreth 20 milion lekë, objekte qendrash shëndetësore, të cilat janë në fakt në varësi të Ministrisë Shëndetësisë: ndër to qendra shëndetësore Mjedë, e tenderuar nga ministria e linjës me dt. 30 mars 2020.

Së treti, referuar dokumenteve standarde dhe kontratës, projektet duheshin dorëzuar brenda 2 muajve, ndërkohë që janë dorëzuar brenda tri ditësh. Pas dorëzimit në sekretari çuditërisht të nesërmen, me dt 30/6/2020. është bërë edhe likujdimi i plotë.

Shumë e thjeshtë arsyeja: fituesi është paracaktuar.

Së katërti, referuar proces-verbalit të marrjes në dorëzim, në të gjitha projektet ka mangësi nga dokumentet e kërkuara në tender, kjo konfirmohet edhe nga akt konstatimi i Anti-korrupsionit ku thuhet: “nuk na janë vënë në dispozicion dokumentacioni për zbatimin e kontratës dhe marrjen në dorëzim të objektit të prokurorimit, duke përfshirë edh projeket e zbatimit, relacionet përkatëse, preventivat, specifikimet teknike dhe çdo document tjetër i kërkuar në DST.”

Së pesti, te shkolla e Mjedës, Bashkia e Vaut të Dejës bëhet “spektakolare”, siç di vetëm mjeshtrat e administratës së Bashkisë: Shkolla, sipas detyrave të projektimit është ndërtuar në vitin 1850 dhe nuk është rikonstruktuar as një herë. Me gjithë entuziazmin historik të mjeshtrave, shkolla është ndërtuar në vitin 1986. Është rikronstruktuaar në 2016 me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Gardës së Neë York-ut dhe Neë Jersey-t, me një fond prej 500 mijë dollarësh.

Por “mjeshtrat” nuk ndalen. Ata thonë: shkolla ka 814 nxënës, ku mësojnë 24 klasa. Në në fakt, duke iu referuar Drejtorisë Rajonale Arsimore në Lezhë, shkolla ka 160 nxënës.

I patrembur nga faktet dhe arsyeja, Bashkia e Vaut të Dejës vendos të bëjë rikonstruksion të plotë të shkollës.

Së gjashti: Bashkia projekton disa rikonstruksione kopshtesh sipas një modeli copy/paste të Kopshtit 34 në Tiranë. Pra, është marrë preventivi i rikonstruksionit të këtij kopështi, 150 km më larg, madje është kopjuar edhe skenari tiranas, në të cilin 5 familje banonin në ndërtesën e kopshtit.

Në stisje të tjera, për kopështin e Bushatit për shembull, Bashkia thotë se i është bërë rikonstruksion nga Ministria e Arsimit në vitin 2000. Në fakt, ky kopësht është ndërtuar në vitin 2012. Edhe ky, sipas skenarit të kopshtit 34 në Tiranë, na qenka zaptuar nga 5 familje. Një skenar identik është përdorur edhe për kopshtin Barbullush.

Gjithashtu, për kopshtin e Vau të Dejës, sipas ‘detyrës së projektimit’ flitet për rikonstruksion në vitin 2000. Ndërkohë sipas fakteve dhe shkresave është ndërtuar i ri në vitin 2009. Ndërtesa është 2 katëshe, jo 1 katëshe, siç thuhet po aty. Por, 5 familjet e kopshtit 34 vazhdojnë të patundura edhe këtu.

Kur vijnë te urat, Bashkia e Vaut të Dejës e lë skenarin e kopshtit 34 në Tiranë dhe zhvendoset në Roskevecin edhe më të largët. Për faktin e thjeshtë se këtë u kanë dhënë për të kopjuar kolegët hajdutë në simotrat e tjera korruptive të Rilindjes.

Në këtë rast janë ngarkuar 2 detyra projektimi identike, por njëra prejt tyre përmban pjesë të shkëputura nga preventivi që ‘presupozohet’ të dorëzohet nga projektuesi. Dmth bashkia dhe projektuesi e kanë “rregulluar punën” pa filluar puna.

Gjithashtu duhet theksuar se, sipas Ligjit, lloji i procedurës nuk duhej të ishte konsulencë, pasi nuk kemi të bëjmë me konsulencë të karakterit intelektual, por me kontratë shërbimi, dhe kjo bëhet për të shmangur procedurat e konkurencës së hapur, pasi kontrata e shërbimit është e kësaj kategorie.

Për të gjitha këto shkelje ka një Akt-Konstatim, me datë 6/4/2002, të drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila shprehet se kompanitë e skualifikuara janë eleminuar pa të drejtë dhe ndërkohë, e kualifikuara ka fituar në kundërshtim me kriteret.

Të gjitha këto shkelje janë pasqyruar në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës. U bë më shumë se një vit që është bërë kjo dhe nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme.

U bëjmë thirrje që, nëse nuk i tërheq ligji dhe e drejta, të paktën ta lexojnë dosjen sepse aty ka letërsi fantastike. Sidomos skena me 5 familje, që kanë zaptuar të gjitha kopshtet e Bashkisë së Vaut të Dejës, ne na pëlqen shumë.

Do të shihemi së shpejti për një episod tjetër./albeu.com/

The post Denoncimi i PD: Si janë vjedhur 100 milion lekë në Bashkinë e Vaut të Dejës appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Tenderi i Llogarasë u dha 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët
Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarsë.

Bushati thotë se Ministria e Infrastrukturës ia ka dhënë këtë tender një bashkimi kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët.

Deklarata e plotë:

Prej ditës që panikndjellësi iu shpalli shqiptarëve ‘krizën’, Partia Demokratike ka treguar me prova dhe fakte, se nuk kemi të bëjmë me një krizë energjitike, por me krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Dhe kjo nuk po ndodh vetëm në sektorin e energjisë, por, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve, në të cilat korrupsioni ka arritur në nivelin e kapjes së shtetit, po ndodh edhe në sektorë të tjerë. Ministria e Infrastrukturës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhimit dhe korrupsionit për situatën energjitike në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët.

Pra, në garën midis “INTEKAR YAPI” dhe “ASL”që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë ose 170 milion dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorësh, përbërë nga kompania egjiptiane “Concord Engineering” dhe dy kompani shqiptare,  që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milion dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve.

Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëve shpërdorohen.

Dhe përpara syve të të gjithë shqiptarëve del qartë se kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj.

Dhe nuk janë pak, por 12 milionë dollarë që mund të shkojnë për shtresat në nevojë, jo për orekset e një grushti të vogël njerëzish.

Përballë shpalljes si fituese të ofertës më të shtrenjtë dhe abuzimit me taksat e tyre, qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë.

Veçanërisht, qytetarët e shtetit më të varfër në Europë, që për shkak të kësaj qeverie të korruptuar paguajnë çmimet, ndër më të shtrenjtat për ndërtimin e rrugëve në kontinent, si ato që kalojnë 20 milionë euro për kilometër.

Partia Demokratike nuk do të mjaftohet vetëm me denoncimin e këtij skandali, por do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për drejtuesen e Ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë mbi shpinë korrupsionin e kësaj pakice, ndaj është detyra e drejtësisë t’i japë fund abuzimeve. Është detyra e drejtësisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve që varfërojnë qytetarët, për të pasuruar veten dhe klientët më të cilët ndajnë një pushtet të paligjshëm./albeu.com

The post Denoncimi i PD: Tenderi i Llogarasë u dha 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët appeared first on Albeu.com.

Kandidati i Tom Doshit nuk emërohet drejtor i IKMT Shkodër, Alibeaj: Po zëvendësohet një ushtar i krimit me një tjetër ushtar të krimit
Pas denoncimit nga Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thënë se, kandidati i Tom Doshit nuk u emërua drejtor i IKMT-së në Shkodër.

Në një deklaratë për media, Alibeaj ka thënë se përpjekja për të ndarë plackën e rrëmbyer në masakrën elektorale e 25 prillit midis Ramës dhe Doshit u ndal nga denoncimi ynë. Falë të cilit, Serdar Hoxha nuk arriti të kap pozicionin e rëndësishëm, nëpërmjet të cilit nuk do të bënte gjë tjetër vecse do të mbushte xhepat e padronëve të tij në kurriz të interesave të qytetarëve.

“Largimi i Serdar Hoxhës pa u futur në zyrë është një lajm i mirë për qytetarët, por lajmi i keq është komandimi në krye të IKMT-së Shkodër të Guri Seferit, një tjetër eksponent i Partisë Socialiste që ka lidhje të forta me krimin. Ai është në atë detyrë për shkak të lidhjes me trafikun e drogës. Jo më larg se korrikun e shkuar, djali i tij, Romi Seferi, është arrestuar për trafik droge.

Lidhja me krimin ka qenë një standard me të cilin Edi Rama ka keqqeverisur vendin, nga përzgjedhja e depuetetëve dhe e kryetarëve të bashkive,  deri te postet më të rëndësishme në administratën publike. Edi Rama merr pushtet nga krimi dhe qeverisë me dhe për krimin. Për këtë arsye, shqiptarët nuk kanë në këto 8 vite më shumë mirëqenie, më shumë punësim, më shumë meritokraci. Prandaj Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.

Shqiptarët nuk meritojnë që një ushtar i krimit si Serdar Hoxha të zëvendësohet më një tjetër ushtar të krimit si Guri Seferi. Shkodra dhe Shqipëria ka djem dhe vajza të jashtëzakonshëm, të mirëshkolluar dhe që mund ti shërbejnë vendit në administratën e lartë shtetërore. Por interesi i Edi Ramës nuk është puna dhe shërbimi ndaj shqiptarëve, por është puna, pasurimi dhe shërbimi ndaj krimit.

Ne nuk e pranojmë këtë rokadë në dëm të interesit publik, shqiptarët nuk e pranojnë këtë rokadë në dëm të interesave të tyre.

Dekriminalizmi i politikës dhe institucioneve publike mbetet misioni ynë dhe ne do të luftojmë bashkë me shumicën e shqiptarëve që politika të pastrohet nga lidhjet me krimin dhe institucionet t’u kthehen qytetarëve. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, u shpreh Alibeaj./albeu.com

The post Kandidati i Tom Doshit nuk emërohet drejtor i IKMT Shkodër, Alibeaj: Po zëvendësohet një ushtar i krimit me një tjetër ushtar të krimit appeared first on Albeu.com.