denoncimet e bashes Archives - Albeu.com

Gjekmarkaj lavdëron Bashën: Këto 5 javë është bërë kryetar i vërtetë
Deputeti demokrat, kreu i komisionit të mediave Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lulzim Basha është bërë kryetar i vërtetë vetëm këto 5 javët e fundit, pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sipas tij, Basha tani e ka detyrim të flasë më shumë në lidhje me akuzat e Berishës, pas gjithë këtyre sulmeve që ky i fundit po hedh ndaj tij.

Komentet Gjekmarkaj i bëri në News 24, ku edhe ishte i ftuar.

“Ka një dialektikë të ngjarjeve në dinamikë në PD prej 5 javësh dhe ka një ligjërim të Sali Berishës që vjen kreshendo me akuza nga më të rëndat deri tek kodi moral, besëthyerja, besëprerja, pengmarrja dhe është ligjërimi asgjësues që jemi mësuar që përdor Berisha.

Në këtë aspekt kemi një dualitet, Bashë nga një anë që hesht a për çështje etike, strategjike. Por për mua ka ardhur një pikë që Basha duhet të flasë më shumë, më qartë, më me transparencë, më thellë sepse ka marrë një vendim në suazën e një konteksti gjeo-strategjik. Mbi të po derdhen shumë akuza, gjithë ata njerëz që besojnë tek Lulzim Basha sigurisht kanë nevojë të dëgjojnë diçka më tepër, diçka më shumë. Në këtë kontekst Basha e ka detyrim të flasë, të shpjegojë diçka më shumë se çka thënë në mënyrë alegorike.

Ende janë deklarata të kujdesshme. Nuk po e ftoj Lulzim Bashën të shkujdeset, por në pozitat e një njeriu që do të kuptojë dhe vetë më shumë, në pozitat e një qytetari do të dëgjojë më tepër nga Basha, jo ta ndërsejë ndaj Sali Berishës.

Kam pasur një përshtypje që Basha është kryetari real i PD-së këto 8 vite. Por duke gjykuar ngjarjet këto 5 javë, kam filluar në ndryshoj mendim. Ka qenë kryetar por i ndikuar nga Berisha. Kryetar i vërtetë ka qenë këto 5 javë. Basha është mbështetur nga Berisha në 2013, është mbështetur në 2017, në 2021, është promovuar. Nuk e di çfarë kanë folur në privat, por ato në publik. Befas, në momentin që u mor ky vendim i kushtëzuar, ka ndryshuar e gjithë konsiderata e Berishës ndaj Bashës, aksioni politik po e po dhe deklaratat janë përmbysur. Është një kontekst personal, një shtysë personale”, tha Gjekmarkaj./albeu.com

The post Gjekmarkaj lavdëron Bashën: Këto 5 javë është bërë kryetar i vërtetë appeared first on Albeu.com.

“Shqiptarët po rrjepin shqiptarët”, Dash Shehi vlerëson Bashën: Kreu i PD-së u tregua kurajoz
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se Basha sot u tregua vërtet kurajoz me denoncimet që bëri.

Shehi shtoi se nuk ka asnjë pëlqyeshmëri për ish liderin e PD-së Sali Berisha, por edhe për liderin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Por pavarësisht kësaj, sipas tij, veprimi i sotëm i Bashës, që ka folur me emra për oligarkët që sipas tij mbështesin Ramën, duhet vlerësuar.

Deklaratat Shehi i bëri në emisionin “Log” në ABC, ku ishte i ftuar.

Nzarko: Nuk i bie dot oligarkut.

Dashamir Shehi: Pse nuk i bie dot. Opozita e gjykon që ky i bie ndesh interesave se ndryshe nuk është më opozitë. Nuk po them që biznesi është fajtor e ka qeveria por kur bëhet partner me këto muhabete të parregullta me ligjin si qenka kjo punë. Nuk përfiton ai, e ti themi qenke zhvillimor se merr paratë publike e tenderat.

Myslim Murrizi: Në Prokurime publike nuk më rezulton Samiri. A ka fituar para indirekt, po. Kur u përjashtua projekti i rrugës së Elbasanit të gjithë opozita tha se po i shkon rruga. Kush ja bëri? Luli. Kush i ka marrë tenderat, Kastrati.

Dashamir Shehi: Deri tani është diskutuar pse nuk përmend emra. Tani i turren të gjithë. Prit tani se ky është një proces. Nuk ka hije. Ta thash. Nuk më pëlqen as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha. I konsideroj si një pengës emancipimi të opozitës drejt ringritjes së demokracisë. Megjithatë se kam këtë formë gjykimi për Bashën që i ka mbaruar koha politike, se nuk vazhdojmë gjithë jetën duke pritur për Bashën. Por sot ka treguar kurajo të madhe politike. Ashtu si Berisha që pas disa vitesh sot reflekton për disa të vërteta. Por ju edhe prit të bëhet opozitë dhe dikush nga opozita që shpesh herë janë të lidhur me njëri tjetrit, sot merr kurajon qoftë edhe të gabuar. Unë e konsideroj akt kurajoz që duhet të ja çmojmë zotit Basha,. Siç ja vejmë një dukje defekte. Po u krijua kjo frymë frike dhe kompromisi me botën kundër kujt po bëjmë luftë.? Se nuk na kanë ardhur të korruptuarit e huaj këtu por shqiptarët po rrjepin shqiptarë. Është gjest i vogël ta gjykojmë se si do eci.

The post “Shqiptarët po rrjepin shqiptarët”, Dash Shehi vlerëson Bashën: Kreu i PD-së u tregua kurajoz appeared first on Albeu.com.