denohet per pjesemarrje ne lufte Archives - Albeu.com

Një serb dënohet për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë
Shtetasi serb, Vllado Staniq, u dënua me një vit burgim për pjesëmarrje në luftë n e 2015-s në territorin e Ukrainës.

Më 15 korrik të këtij viti, Staniq ishte arrestuar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla”, dhe më pas ai pranoi para autoriteteve se kishte marrë pjesë në luftë.

Siç shpjegoi gjykatësja, më 9 shtator, Staniqit iu shqiptua dënimi minimal për akuzën për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur në një shtet të huaj, për shkak se luftës iu bashkua si pjesë e një grupi.

Koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënim.

Përveç dënimit me një vit burgim, Staniqit iu konfiskuan edhe dokumentet e udhëtimit.

Ai është liruar nga burgu dhe do të ftohet më vonë që të vuajë dënimin e shqiptuar.

Avokatja e Staniqit, Katarina Ninkoviq, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se do ta apelojë vendimin.

“Ne besojmë se këtu nuk ka ndonjë krim të vërtetë sepse në kohën kur u krye krimi, klienti im nuk e dinte se kjo ishte shkelje penale. Kjo pasi, vepra penale për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur është futur në legjislacion më 2014. Ai e kreu krimin më 2015, gjashtë muaj pasi legjislacioni ishte prezantuar”, tha ajo.

Sipas aktakuzës, në mars të vitit 2015 Staniq në mënyrë vullnetare iu bashkua forcave pro-ruse në lindje të Ukrainës, si pjesë e formacionit paramilitar të Regjimentit Hussar.

Sipas raportimeve, në një qytet në Donbas – që është nën kontrollin e forcave pro-ruse – ai i kishte kontrolluar të gjitha makinat dhe pasagjerët që hynin në atë zonë. Ai ksihte shërbyer në një pikë kontrolli, duke mbajtur të veshur uniformën e të ashtuquajturës Republikë Popullore e Luhanskut dhe Donjeckut, u tha në aktakuzë.

Sipas një vlerësimit të Ambasadës ukrainase në Serbi, më shumë se 300 shtetas serbë shkuan për të luftuar përkrah forcave pro-ruse në konfliktin në lindje të Ukrainës që nisi më 2014.

Pjesëmarrja në luftëra të huaja në Serbi u bë vepër penale më 2014, për të cilën legjislacioni parasheh dënim deri në dhjetë vjet burgim.

Në periudhën 2015-2018, Serbia dënoi 32 persona për pjesëmarrje në luftën në lindje të Ukrainës. Më 2021, një person u dënua për organizim të udhëtimit për në fushëbetejat në Ukrainë./rel

The post Një serb dënohet për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.