denohet me burg Archives - Albeu.com

VIDEO/ Qëlloi 5-vjeçaren në qafë, dënohet me 50 vite burg 16-vjeçari
Një “gangster adoleshent”, i cili qëlloi në qafë një vajzë të vogël është dënuar me 50 vite burg.

16-vjeçari Noah Ney u dënua si i rritur për të shtënat e vitit 2022 pasi një gjykatë vendosi se ai dinte dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës.

Në fakt, gjyqtarët besojnë se djali “nuk ka asnjë shans shërimi”.

Ney u burgos të hënën pasi dy muaj më parë ai ishte arratisur nga një qendër paraburgimi për të mitur ku kishte sulmuar stafin, kishte përmbytur qelinë e tij dhe kishte lyer muret me jashtëqitje. Ai u arrestua tre ditë më vonë.

Ndihmës prokurori i rrethit që rekomandoi burgosjen e 16-vjeçarit tha se ai ka të dhëna që tregojnë se çdo përpjekje e bërë për t’u marrë me sjelljen e tij delikuente ka dështuar.

Ndihmës prokurori Morgan Medders tha: Të gjitha përpjekjet për trajtimin e tij kanë dështuar sepse ai ka sulmuar personelin që ishte aty për ta ndihmuar.

Ney tashmë kishte një precedent penal që daton që nga vitet e shkollës së mesme, kur qëlloi një vajzë pesëvjeçare. Gjykata u tha se 16-vjeçari ishte anëtar i një bande të quajtur Hoover Crips.

5-vjeçarja ishte duke luajtur brenda shtëpisë së saj, kur një makinë e vjedhur  kaloi dhe Ney qëlloi drejt saj duke e goditur në qafë dhe në shpatull.

“Pesë vjeçarja u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra dhe nëse plumbi do të kishte shkuar dy centimetra më tej ajo mund të kishte vdekur”.

Gjykata dëgjoi se të dy prindërit e Ney-t kanë precedentë penalë dhe babai i tij është burgosur disa herë. Nëna e Ney-t pranoi se djali i saj tregoi mizori si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kafshëve, por deklaroi se fajëson veten për sjelljen e djalit të saj.

Halla e tij tha se ai ishte lënë pas dore gjatë gjithë jetës së tij, por gjykatës iu tha se sjellja e Ney ishte përkeqësuar kur ai jetonte me tezen dhe gjyshen e tij. Një fqinj ka dëshmuar se ka shkaktuar kaos në lagje, ka mbajtur armë dhe thika dhe shpesh herë ka kërcënuar fqinjët me to. Ney u dënua me 50 vjet burg pasi u deklarua fajtor për 12 akuza që përfshinin armë zjarri, drogë, banda, vjedhje dhe sulm./Albeu.com

The post VIDEO/ Qëlloi 5-vjeçaren në qafë, dënohet me 50 vite burg 16-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Sarkozy humbet Apelin, dënohet me 3 vite burg për korrupsion
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka humbur apelin e tij kundër dënimit me burg për korrupsion.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris vendosi që ai mund ta kryente kohën e tij të mbetur në arrest shtëpie.

Në vitin 2021 Sarkozy u dënua me tre vjet burg pasi u akuzua për përpjekje për të ndikuar një gjyqtar në një çështje të veçantë.

68-vjeçari ishte ish-presidenti i parë francez që mori një dënim me burg.

Pas vendimit të së mërkurës, avokatja e Sarkozy tha se ajo do të nisë një sfidë të re me Gjykatën e Kasacionit, një nga autoritetet më të larta të Francës.

“Nicolas Sarkozy është i pafajshëm,” tha avokatja Jacqueline Laffont. “Ne do t’i shkojmë kësaj deri në fund.”

Ish-presidenti është dënuar për përpjekje për të marrë informacion nga një gjyqtar i lartë në vitin 2014, pasi ai kishte lënë detyrën.

Rasti u përqëndrua në bisedat telefonike midis Sarkozy dhe avokatit të tij në atë kohë që u incizuan nga policia. Prokurorët e bindën gjykatën se Sarkozy i ofroi gjyqtarit një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit rreth hetimeve në fushatën e tij të vitit 2007.

Gjyqtari dhe avokati në fjalë u dënuan gjithashtu me tre vjet burg, dy prej tyre me kusht./Albeu.com./

The post Sarkozy humbet Apelin, dënohet me 3 vite burg për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Dënohet me 17 vite burg kundërshtari i Lukashenkos, për çfarë akuzohet
Një gjykatë e Minskut dënoi të premten politikanin e opozitës bjelloruse në internim Valeriy Tsepkalo me 17 vjet burg të sigurisë së lartë në mungesë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Tsepkalo, ish-kreu i ekuivalentit të Bjellorusisë të Silicon Valley, Parkut të Teknologjisë së Lartë, synonte të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë 2020, por iu ndalua regjistrimi si kandidat.

Gruaja e tij, Veronika Tsepkalo, është një nga tre gratë që udhëhoqën protestat historike të opozitës në prag të zgjedhjeve të vitit 2020.

Politikani, i cili u largua nga Bjellorusia në vitin 2020, u shpall fajtor për shkeljen e nëntë neneve të kodit penal të Bjellorusisë, duke përfshirë nxitjen e përmbysjes së qeverisë, krijimin e një organizate “ekstremiste” dhe ofendimin e liderit autoritar të vendit Alexander Lukashenko, raportoi Belta.

Tsepkalo aktualisht ndodhet në Letoni.

Në vitin 2021, shteti baltik refuzoi të përmbushte kërkesën e autoriteteve të Minskut për ekstradimin e Tsepkalo.

Dënimi i Tsepkalo është pjesë e një goditjeje të gjerë ndaj disidencës në Bjellorusi, e cila është një aleate e ngushtë e Rusisë, në vazhdën e zgjedhjeve të diskutueshme gjerësisht të 2020-ës në të cilat Lukashenko u zgjodh  për një mandat të gjashtë.

Muajin e kaluar, autoritetet bjelloruse burgosën për 12 vjet  dy gazetarë nga uebfaqja më e madhe e lajmeve e pavarur e vendit Tut.by, një veprim që u etiketua nga liderja e opozitës në mërgim Svetlana Tikhanovskaya si një “përpjekje e regjimit për të vrarë gazetarinë e ndershme”.

Vetë Tikhanovskaya u dënua me 15 vjet burg në mungesë me akuzat për tradhti të lartë dhe “komplot për marrjen e pushtetit”.

Dhe aktivisti veteran i të drejtave të Bjellorusisë, Ales Bialiatski, një nga fituesit e Çmimit Nobel të Paqes vitin e kaluar, u dënua me 10 vjet burg në atë që mbështetësit e tij e quajtën një përpjekje për t’i mbyllur gojën./Albeu.com/

The post Dënohet me 17 vite burg kundërshtari i Lukashenkos, për çfarë akuzohet appeared first on Albeu.com.

Dënohet me 4 vite burg sulmuesi spanjoll, akuzohet për abuzim seksual
Futbollisti spanjoll Santi Mina u dënua me katër vjet burg të mërkurën pasi u shpall fajtor për abuzim seksual.

Sulmuesi 26-vjeçar i Celta Vigos do të duhet të vuajë dënimin me të paktën 4 vite burg nëse apelimi i tij është i pasuksesshëm.

Mina u lirua nga akuza për agresion seksual me të cilin po përballej, e cila lidhet me kanosje apo dhunë ndaj viktimës.

Celta tha se e largoi në mënyrë parandaluese lojtarin nga skuadra e saj derisa të përfundojë procesi i apelimit. Gjithashtu hapi procedurat disiplinore përcaktojnë opsionet që klubi mund të marrë.

Prokurori i shtetit kërkonte tetë vjet burg për Minën, ndërsa avokatët e viktimës 9 vjet e gjysmë.

David Goldar, i cili luajti për klubin e kategorisë më të ulët Ibiza, u shpall i pafajshëm pasi u akuzua si bashkëpunëtor. Avokati i gruas kërkonte 4 vjet e gjysmë burg për të.

Mina dhe Goldar thanë se gruaja pranoi marrëdhëniet e tyre seksuale.

Gruaja akuzoi Minën se e kishte përdhunuar në një furgon kampi në vitin 2017, ku kishte shkuar me Goldar. Avokati i saj tha se Goldar nuk bëri asgjë për ta ndaluar Minën që ta përdhunonte.

Në atë kohë, Mina ishte duke luajtur për Valencia. Ai u kthye në klubin e tij të fëmijërisë në Vigo në 2019.

Vendimi i gjykatës më të ulët mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Spanjës./ h.ll/albeu.com

The post Dënohet me 4 vite burg sulmuesi spanjoll, akuzohet për abuzim seksual appeared first on Albeu.com.