Denisa Daka Archives - Albeu.com

Reagimet për ndarjen nga jeta të Denisa Dakës, gazetari: Kujtohuni për njerëzit kur janë gjallë, askush nuk tha të bëhemi bashkë për ta shpëtuar
Vdekja e avokates Denisa Daka ka sjellë shumë reagime në rrjet të cilët shprehën ngushëllime për zonjën, e cila njihej edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Ajo humbi jetën pasi kishte nevojë për një transplant të palcës.

Ndërkohë, gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar disi i revoltuar për mesazhet e keqardhjes, duke thënë se njerëzit duhet të kujtohen kur janë gjallë dhe kur kanë nevojë.

Ai shton se sot mbase Daka do të ishte gjallë, nëse do të ishin bashkuar për të mbledhur shumën financiare që nevojitej për transpantin.

Reagimi i gazetarit:

Nuk e njoha avokate Denisa Dakën, por ca fjalë i kam

Një lajm për ndarjen nga jeta të Avokates Denisa Daka po bën xhiron e portaleve, po ashtu shumë mesazhe keqardhjeje në rrjetet sociale. Por ju lutem kujtohuni për njerëzit kur janë gjallë, kur ata kanë nevojë. Nëse të gjithë nuk do shihnin hallin e vet dhe do solidarizoheshin me një kontribut konkret për të kuruar sëmundjen e rëndë me të cilën Denisa u përball, sot ajo ndoshta do të ishte përsëri në gjykatë duke punuar si avokate, do të ishte pasdite pranë fëmijëve të saj binjakë dhe pse jo do të ishte duke pirë një gotë verë me miq në fundjavë. Por askush nuk tha të bëhemi bashkë për Denisën kur ajo kishte nevojë të mos përballej e vetme me sëmundjen që i mori jetën. Të gjithë panë punët e tyre dhe sot papritur u befasuan sesi, një profesioniste, një grua dhe mbi të gjitha një nënë, nëna e dy fëmijëve binjakë nuk jeton më. Nuk ishte vetëm sëmundja, por edhe indiferenca, shkaqet që Denisa shkoi pa kthim. Nëse vërtetë ata që e njohën dhe e deshën Denisën sot ndjehen të tronditur e të befasuar kanë një mundësi të zhbëjnë atë që se bënë me Denisën. Le të solidarizohen e të kontribuojnë për fëmijët e saj të mitur. Është njerëzore për çdokënd nëse do bëheshin të gjithë bashkë shumë vështirësi kalohen më lehtë. Edhe shpirti i saj do të gjente paqe nëse fëmijët e saj do kishin vëmendjen dhe përkujdesjen shoqërore që Denisa nuk e pati sa ishte gjallë. Fjalët e ndjera nuk i duhen një të pajeti. Ndaj nëse dhimshuria dhe dashuria për ata që e njohën Denisën ekziston ajo duhet të shkojë si përkrahje për fëmijët e saj. Requimet poetiko/dramatike janë të pavlera. Unë nuk e kam njohur personalisht këtë zonjë të ndjerë, por t’i kursejmë elegjitë e nëse vërtetë duam të jemi pranë fëmijëve të saj t’iu gjendemi atyre konkretisht duke kontribuar jo me llogje Facebooku por me fakte. Ndërsa për Denisën dua të them se ka shpëtuar nga një shoqëri plot hipokrizi. I qoftë dheu i lehtë e shpirti në paqe!/albeu.com

The post Reagimet për ndarjen nga jeta të Denisa Dakës, gazetari: Kujtohuni për njerëzit kur janë gjallë, askush nuk tha të bëhemi bashkë për ta shpëtuar appeared first on Albeu.com.

Kishte nevojë për transplant, ndahet nga jeta avokatja e njohur Denisa Daka
Ka ndërruar jetë avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon se si e ka njohur Dakën dhe se ajo ishte e para që e ka ndihmuar kur ai nisi këtë profesion.

Lapaj tregon se avokatja vuante pre kohësh nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.

“Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria” shkruan Lapaj ndër të tjera në postimin e tij.

Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. E përkushtuar prej vitesh në profesionin e saj, serioze, këmbëngulëse dhe tepër humane ajo i i gjendej jo vetëm në ndihmë klientëve, por edhe duke i sugjeruar dhe këshilluar. Daka është nënë e dy fëmijëve.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

LAMTUMIRË SHOQE!

Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.

Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.

Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm.

Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye:

E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës.

E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.

Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish! ???

The post Kishte nevojë për transplant, ndahet nga jeta avokatja e njohur Denisa Daka appeared first on Albeu.com.