demton Archives - Albeu.com

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë
Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe ka dëmtuar legenin.

Gazetarja Glidona Daci, bën me dije se seanca gjyqësore ndaj tij do të mbahet në orën 13:00.

Mësohet se Zeka ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në GJKKO.

Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion, në lidhje me procedurat për një aksident në kryeqytet.

Më herët, masa e “arrestit me burg” është lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO-së për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, është lënë në “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare.

Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 prill të këtij viti.

Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet.

SPAK thekson se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.

Roven Zeka, u emërua në krye të Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët ka shërbyer në qytetin e Elbasanit.

The post Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë appeared first on Albeu.com.

Situata e motit në vend, breshëri dëmton mijëra pemë frutore dhe vreshta në fshatrat e Librazhdit
Pasditen e djeshme, një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në bashkinë e Librazhdit, u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi, e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij.

Si pasojë e rënies së breshrit, u shkatërruan pemëtaria dhe vreshtat e kësaj zone, të cilat ishin në fazën e lulëzimit të plotë.

Paraprakisht, sipas burimeve zyrtare dëmet e shkaktuara nga stuhia e breshërit janë mjaft të mëdha dhe për këtë vit moti i keq, ka shkatërruar plotësisht prodhimin e pritshëm të pemëve frutore dhe vreshtave në këtë rajon.

Stuhia e breshërit që përfshiu një pjesë të fshatrave të Njësisë Administrative Polis të bashkisë së Librazhdit nga ora 17:00-17:30, rezultoi fatale për pemëtarinë dhe vreshtarinë e kësaj zone për këtë vit.

Nga pasojat e stuhisë janë prekur disa qindra familje fermerësh të kësaj zone, mes të cilave janë edhe disa dhjetëra që kanë investuar së tepërmi në krijimin e plantacioneve me pemë frutore.

The post Situata e motit në vend, breshëri dëmton mijëra pemë frutore dhe vreshta në fshatrat e Librazhdit appeared first on Albeu.com.

Turizmi dhe çmimet në bregdet/ Flet Stafa: Rritja e cmimeve demton turizmin dhe xhepat
Nga monitorimi i Qendrës të Konsumatorit, është vërejtur një rritje e paperballueshme e çmimeve të disa produkteve në zonat bregdetare.

Kreu i Qendrës së konumatorëve, ka shprehur shqetësimin e tij duke theksuar se ky fenomen është jo vetëm i papranueshëm, por edhe negativ për industrinë e turizmit.

Çmimet në disa zona të bregdetit shqiptar, janë rritur me shifra marramendëse. Alarmi vjen nga kreu i Qendrës kombëtare të Konsumatorit Hasan Stafa.

“Pjesën më të madhe të ankesave më të mëdhaja I kemi për spekulim dhe rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve duke filluar kryesisht me zonën e Divjakës, Vlorës, Orikumin, Dhërmiut, Konispolit, Himarës, Konispolit, Borshit dhe Sarandës. Janë qendra të mëdhaja që kanë rreth 4 milion pushues gjatë sezonit turistik, të cilët këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera kanë shfaqur , kanë shfaqur një fenomen negative në treg, duke vjedhur konsumatorët me spekulim dhe rritjen e çmimeve”.

Në një intervistë per Ora News, Stafa ka bërë të ditur se nga monitorimi i fundit eshte zbuluar rritje të çmimeve në produkte themelore me kosto shumë më të larta se në qendrat e banuara.

“100%, 200%, 500%, pra një shishe birrë nëse blihet 95 lekë dhe shitet deri në 4 mijë/ dhe 5 mijë lekë të vjetra. Një shishe ujë merret 260 lekë, gjyslitroshe dhe shitet 2mijë lekë të vjetra, si dhe çmimi i shazllonit që është rritur me 4 fishin e vitit tjetër janë disa nga ankesat e konsumatorëve që vijnë nga kjo zonë”.

Ai ka shtuar se kjo praktikë nuk është e drejtë dhe ka pasoja negative për turizmin, duke i detyruar shumë vizitorë të blejnë ushqim dhe pije në markete, për shkak të pamundësisë per të perballuar restorantet.

“Turistët, kryesisht çekët, polakët, austriakët, gjermanët kanë filluar të blejnë bukë nëpër markete, supermarkete dhe të shkojnë ta konsumojnë aty pranë detit”.

Për kreun e qendrës konsumatore, ky shtrejntim i çmimeve jo vetëm që dëmton xhepin e turistëve, por gjithashtu rrezikon imazhin e vendit.

The post Turizmi dhe çmimet në bregdet/ Flet Stafa: Rritja e cmimeve demton turizmin dhe xhepat appeared first on Albeu.com.

Përveç zemrës dhe mushkërive, pirja e duhanit mund të dëmtojë edhe sytë
Përveç zemrës dhe mushkërive, pirja e më shumë se 20 cigare në ditë mund të dëmtojë edhe sytë, sipas zbulimit të universitetit Rutgers.

Në këtë studim janë përfshirë 71 persona të shëndetshëm, tetë nga të cilët kanë pirë më pak se 15 cigare në ditë, dhe 63 persona që pinin më shumë se 20 cigare në ditë.

Pjesëmarrësit ishin midis moshave 25 dhe 45 vjeç.

Studiuesit kanë shqyrtuar mënyrën dhe nivelet e kontrasteve (dallime delikate në mbrojtjen nga drita) dhe ngjyrave nga një monitor CRT.

Rezultatet treguan ndryshime të rëndësishme tek duhanpirësit në lidhje me shikimin e ngjyrave të kuqe dhe gjelbër dhe ngjyrave blu dhe të verdha, i cili sugjeron se konsumimi i substancave kimike, të tilla si ato të përfshira në cigare, mund të shkaktojë një humbje të përgjithshme të vizionit të ngjyrave.

Studimi tregon se duhanpirësit e rëndomtë kanë një aftësi më të reduktuar për të dalluar kontrastet dhe ngjyrat se sa joduhanpirësit.

Edhe pse kërkimi nuk jep një shpjegim fiziologjik për rezultatet, ekipi i shkencëtarëve thekson se nikotina dhe tymi dëmtojnë sistemin e enëve të gjakut si dhe retinën e syve.

The post Përveç zemrës dhe mushkërive, pirja e duhanit mund të dëmtojë edhe sytë appeared first on Albeu.com.

Patos/ Erozioni dëmton varret e vjetra, eshtrat dalin në sipërfaqe, reagon bashkia
E ndërtuar para 200 vitesh Kisha e Dukasit në Patos, është drejt shembjes. Erozioni i tokës ka dëmtuar dhe varret e vjetra përreth kishës.

Siç shihet në pamje, eshtra dhe mbetje kockore kanë dalë në sipërfaqe.

Kjo situatë është tepër shqetësuese për banorët e fshatit Dukas-Breg.

Ata rrëfejnë, rrëshqitjet e tokës janë të njohura prej disa dekadash, ndërsa kanë kërkuar me insistim ndërhyrjen e bashkisë.

“Bashkia të marri masat e saj, t’i mbulojë, t’i vëri mur që të mos zbulohen, t’i rregullojë vendet, njerëzit e tyre kush i ka varrezat atje”, është shprehur një banor.

Kryetari i bashkisë së Patosit, Fation Duro, shprehet se në muajin shkurt do nisë puna për ndërtimin e një muri që do frenojë erozionin.

“Është një problem i trashëguar, e mira ishte që të zgjidhej brenda vitit 2023, por duke qenë se nuk ishte i parashikuar në buxhetin e vitit 2023, ne e parashikuam për vitin 2024. Aktualisht projekti për murin është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do vazhdojnë procedurat për prokurimin për ndërtimin e një muri të ri që të bëjë të mundur edhe sigurimin e gjithë hapësirës që ndodhet atje dhe rregullimin e territorit”,- është shprehur Duro.

Kisha e Shën Mëhillit në Dukas ka shërbyer si objekt kulti nga 1800-ta deri në vitin 1967, kohë kur diktatura komuniste e ktheu në qendër kulture.

Përfaqësues të kishës Ortodokse në Fier, shprehen se pas viteve 1990 prona nuk i është kthyer kishës, por ka mbetur tokë shtet, ndaj dhe nuk kanë ndërhyrë për restaurimin e saj.

Ndërsa varreza publike e Dukasit, është zhvendosur prej vitesh në një tjetër vend.

Rreth kishës mbeten varret e vjetra, dëmtuar rëndë nga erozioni.

The post Patos/ Erozioni dëmton varret e vjetra, eshtrat dalin në sipërfaqe, reagon bashkia appeared first on Albeu.com.

Salianji për Bashën: Kryetari me vulë, po e dëmton brutalisht Partinë Demokratike
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur nga Korça ka ku ka “shigjetuar” Lulzim Bashën, i cili, sipas Salianjit, ka dëmtuar rëndë Partinë për shkak të interesave personale që ka përfituar nga pushteti.

“Janë të përçarë për shkak të disa ish-drejtuesve që në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e PD-së, por në mënyrë brutale po e dëmtojnë opozitën për interesa personale e ky është një prej personave, kryetari me vulë”, u shpreh Salianji.

Gjithashtu, Salianji ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rikthen edhe një herë tjetër në Gjykatën e Apelit çështjen e logos dhe vulës të Partisë më të madhe opozitare në vend: “Fatmirësisht për shqiptarët, por jo dhe aq mirë për ne, është se gjykata e la prapë varur e ia hoqi vulën atij që e kishte deri më sot, e ktheu prapë vulën aty ku duhet dhe besoj do kenë një vit kohë për t’u marrë ku do shkojë vula e ku do mbetet”.

Deputeti u ka bërë thirrje gjithë demokratëve të bashkohen, për të rikthyer këtë forcë politike në pushtet, ashtu siç nuk ka dashur të bëjë komente kur është pyetur lidhur me një garë që mund të hapet pas arrestimit të mundshëm të Sali Berishës.

“Mendoj që ka ardhur momenti që të bëhemi të gjithë bashkë, të forcohemi, të rrimë në terren, të flasim për problematikat e qytetarëve. Po e rithem: Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e avokatëve dhe Korça si shumë qytete do jetë pa gjykatë Apeli. Do shtrenjtohen kostot, kështu ka ndodhur me dhjetra institucione, biznese që do paguajnë TVSH, ju gazetarë që do paguani 23%, që paratë të merren e ndahen me një grup shokësh”.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike, jo vetëm është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por edhe për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

“Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme në çdo moment, ne jemi të gatshëm të fitojmë. Zgjedhje si herën e parë ku u shfrytëzua përçarja e PD dhe vjedhja, nuk do ndodhin më. Kemi gjithë artilerinë për të mposhtur qeverinë”, kështu u shpreh Salianji.

The post Salianji për Bashën: Kryetari me vulë, po e dëmton brutalisht Partinë Demokratike appeared first on Albeu.com.

U mundua ta ndihmonte, e dashura “dëmton” Paulo Dybalën (FOTO LAJM)
Oriana Sabatini donte të mbronte Paulo Dibalën pas festës së polemikave që përjashtoi argjentinasin (së bashku me Mekenin dhe Artur) nga derbi kundër Torinos, por në të vërtetë vetëm sa e përkeqësoi situatën:

“Nuk ishte një festë klandestine. I dashuri im u mblodh për të marrë pjesë në një darkë, siç ka ndodhur disa të mërkurave. Çdo javë ka gjithmonë të njëjtët njerëz, të mërkurën nuk ishin as dhjetë. Nuk është e vërtetë që ishin njëzet”.

Një takim i ndaluar duke pasur parasysh që Torino kanë qenë në zonën e kuqe që nga 15 marsi i kaluar dhe ka një orar policor për t’u respektuar çdo mbrëmje në orën 22:00. Në një përpjekje për të mbrojtur të dashurin e saj. Prandaj, Oriana madje e ka përkeqësuar situatën duke treguar se darka është diçka e përsëritur e aspak rastësore.

The post U mundua ta ndihmonte, e dashura “dëmton” Paulo Dybalën (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.