demokratike Archives - Albeu.com

Berisha flet për primaret: Më demokratiku, nga krahu tjetër përcaktohen me valixhe me para
Këtë të hënë, në një konferencë për media, ish-kryeministri njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar procesin e primareve, duke thënë se ishte më demokratiku.

Berisha tha se nuk ishte perfekt, pasi për shkaqe burokratike, disa demokratë mbetën pa votuar.

Berisha: Duhet të ndalem në dy ngjarje të mëdha për jetën politike të Shqipërisë.

Mendoj se primaret që u zhvilluan ditën e diel në Shqipëri ishin procesi më demokratik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

Në këtë garë të hapur u regjistruan mbi 450 kandidatë.

Në këtë garë të hapur morën pjesë qindra e qindra kandidatë. Ushtruan të drejtën e votës rreth 51 mijë anëtarë të PD-së, votimi më i madh që nga viti 2013.

Dua me këtë rast të përgëzoj të gjithë ata të cilët morën pjesë në këtë proces. Të përgëzoj kandidatët për guximin dhe vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë në garë si përfaqësues të PD në zgjedhjet e ardhshme.

Të përgëzoj të gjithë anëtarë të PD që ushtruan të drejtën e votës dhe votuan për kandidatin që ata vlerësojnë më shumë.

I siguroj ata dhe mbarë shqiptarët që kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri, është më e mira, më demokratikja se çdo procedurë që mund të zhvillohej në raste të tilla.

Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet. Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore.

Por mendoj se këto përmirësojnë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare në parlamentin shqiptar, përndryshe nuk ka metodë më të drejtë, më të ndershme se sa kjo për përcaktimin e kandidaturave.

Imagjinoni ju se çfarë ndodh në krahun tjetër, që kandidaturat përcaktohen nga Bajrët, Troplini, Poja, Çela, Ndoka dhe eksponentë të tjerë të krimit. Përcaktohen nga valixhet me para.

Përcaktohen jashtë të gjitha kritereve. Ju e patë që Çyrbja, u vendos emri i tij fill pas Edi Ramës sepse përfaqësonte bandën më të rrezikshme.

Këto janë kandidaturat e qytetarëve, e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë, anëtarë të PD-së.

Me këtë rast, duke thënë të gjitha këto, përsëri proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve. Ju kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë.

Megjithëse përcaktoi kriteret më të gjera, të gjitha listat nga viti 2019 e deri tani, të jenë me të drejtë votimi dhe çdo njeri që ka dokumentin dhe këto u respektuan, prapë se prapë mbetën demokratë pa votuar dhe kjo më lëndon dhe unë u kërkoj atyre të falur sot për këtë privim të padrejtë që iu është bërë nga shkaqe burokratike.

Së dyti, numërimi siç e keni parë ju vetë, është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran. Cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD dhe procedurat tona janë 100 përqind transparente.

The post Berisha flet për primaret: Më demokratiku, nga krahu tjetër përcaktohen me valixhe me para appeared first on Albeu.com.

Porosia nga Izraeli, PD e Durrësit blen qindra përgjues për zgjedhjet
Partia Demokratike duket se po merr të gjitha masat për të mos lejuar siç thotë ajo vjedhjen e votës nga Rilindja. Burime bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit dega e PD-së së Durrësit ka blerë një numër të mash pajisjesh përgjuese, të cilat duket se do të përdoren ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës për të monitoruar eksponentët e majtës në mënyrë që të parandalojnë tentativat për të manipuluar apo blerë votat.

Siç mësohet, dy ditë më parë ka mbërritur porosia e bërë në një kompani izraelite me qindra përgjues dhe kamera të fshehta të formave të ndryshme, të cilat do t’u jepen demokratëve dhe përfaqësuesve të tyre në qendrat e votimit për të monitoruar gjithçka para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Ky është një veprim i paprecedent që bëhet në kuadër të zgjedhjeve, PD, të paktën ajo e Durrësit, duket se e ka shumë seriozisht duke vepruar siç kishin paralajmëruar edhe më herët.  /shikoje.al

The post Porosia nga Izraeli, PD e Durrësit blen qindra përgjues për zgjedhjet appeared first on Albeu.com.