demi ne shendet Archives - Albeu.com

I kërcisni shpesh gishtat? Këto janë dëmet që po i shkaktoni shëndetit tuaj
Gishtat përbëhen nga kocka, midis të cilave ka trupa kyçesh, ligamente, membrana fibroze dhe yndyrë të kyçeve të quajtur lëngu sinovial.

Në mënyrë që gishtat të lëvizin më lehtë, përveç yndyrës, në kyçe ka edhe ajër. Kur ka një përqendrim më të madh të ajrit në nyje, dëgjohet një tingull karakteristik me përkulje të papritur të gishtërinjve. Hulumtimet e fundit radiologjike kanë treguar se si rezultat i kërcitjes së gishtave, ligamentet mund të shtrihen, shkruan Verywell Health.

Mjeku Karl Krushelnicki paralajmëron se ky zakon në rini mund të rezultojë në dobësim të lëvizshmërisë së duarve dhe ulje të kapjes në jetën e mëvonshme. Njerëzit që plasarisin rregullisht nyjet e tyre mund të humbasin deri në 75 për qind të kapjes së tyre ose të mos jenë në gjendje t’i hapin kavanozët aq lehtë sa rriten.

Kruselnicki i referohet një studimi në të cilin morën pjesë 300 subjekte të cilët kishin zakon të plasnin rregullisht nyjet e tyre për 35 vjet.

“Edhe pse dikur besohej se ky zakon mund të shkaktonte artrit, kjo nuk është vërtetuar shkencërisht. Plasaritja e nyjeve mund të çojë në ënjtje të lehtë të tyre, por problemi kryesor që shfaqet si rezultat në 75 përqind është në fakt një shtrëngim i dobësuar”, shprehet ai.

Ky ekspert shpjegon se çfarë ndodh kur tërhiqni gishtin për të dëgjuar kërcitjen e kyçit të dorës.

“Më pas hapësira mes kockave rritet, gjë që prek ligamentet dhe krijon vakuum. Por energjia e çliruar është vetëm 7 përqind e asaj që nevojitet për të dëmtuar kërcin”.

The post I kërcisni shpesh gishtat? Këto janë dëmet që po i shkaktoni shëndetit tuaj appeared first on Albeu.com.

Flini në njërën anë? Dëmi që po i shkaktoni trupit tuaj
Pozicioni i fjetjes është një nga përcaktuesit e rehatisë gjatë natës për shumë persona. Nëse do i ndanim njerëzit në grupe do të thoshim se disa njerëz flenë në kurriz, të tjerë në anë e të tjerë në bark ose përmbys.

Më shumë se 60% e të rriturve në Evropë flenë në njërën anë, por kjo nuk është shumë e këshillueshme. Megjithëse mund të preferoni njërin më shumë se tjetrin, ekspertët këshillojnë vetëm një si pozicionin më të përshtatshëm të gjumit.

Sipas mjekëve fjetja në shpinë është më e favorshmja për shëndetin.

Nëse flini në këtë pozicion ruani shtyllën kurrizore, largoni dhimbjet e kokës, nuk ushtroni presion mbi kraharor dhe lironi sinueset. Një tjetër vlerë e të fjeturit në shpinë lidhet edhe me bukurinë e jashtme. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve nuk do të keni irritime apo rrudha në fytyrë.

Sipas studimit në revistën “Physical Therapy Science” fjetja në shpinë me të dyja duart e hapura në anë ndihmon në parandalimin e dhimbjes trupore. Fjetja në shpinë ka edhe shumë vlera të tjera që ndikojnë menjëherë trupin tuaj. Përshembull mund të ndihmojë me simptomat e reflukseve dhe parandalon fryrjen e fytyrës në mëngjes duke bërë kështu që të keni më pak dhimbje koke nga presioni i ushtruar.

Edhe kur vjen puna tek fëmijët apo bebet, ekspertët këshillojnë këtë pozicion fjetje. Sipas tyre fjetja në shpinë ndihmon rrugët e frymëmarrjes së bebes dhe nuk lejon që hunda apo goja të mbushen me baktere.

Ky pozicion fjetje gjithashtu ju ndihmon të zgjoheni më herët në mëngjes pasi keni më shumë gjasa të shikoni dritën e mëngjesit. Në vend që të jeni të mbuluar nga jastëkët dhe mbulesat e tjera, zgjimi me fytyrën nga dielli do të jetë më i shëndetshmi për ju.

The post Flini në njërën anë? Dëmi që po i shkaktoni trupit tuaj appeared first on Albeu.com.

Sa i dëmshëm është ajri i kondicionuar? Ja çfarë thonë faktet
Në verë, për të përballuar vapën, kondicioneri rrallë se fiket, në dhomë apo makinë. Pyetja që na mundon të gjithëve është: A na bën dëm ajri i kondicionuar?

Ajri i kondicionuar nuk është i dëmshëm! Ajri i ftohtë që del nga kondicioneri nuk ju sëmur. Kondicioneri thith ajrin e nxehtë brenda nga jashtë dhe pastaj lëshon ajrin e ftohtë në dhomë.

Ajri i ngrohtë kondensohet brenda pajisjes së kondicionerit, pastaj del ajri i ftohtë. Kondicioneri, filtron ajrin e nxehtë që vjen nga jashtë, largohen polenat dhe substancat ndotëse. Megjithëse ka edhe efekte negative. Nëse nuk mirëmbahet siç duhet, filtrat mund të bllokohen, e për pasojë ajri që thithet, plot baktere dhe myk, hyn në organizëm dhe ju dëmton shëndetin.

Nëse ajri që del nga kondicioneri është me cilësi të keqe, ju mund të ftoheni, mund të keni dhimbje fyti, simptomat e gripit, lot dhe irritim të rrugëve të frymëmarrjes. Pra ajri i kondicionuar nuk është i dëmshëm, vetëm në rast se, filtrat që e filtrojnë atë mirëmbahen.

The post Sa i dëmshëm është ajri i kondicionuar? Ja çfarë thonë faktet appeared first on Albeu.com.

Nuk do e besoni sa e dëmshme është të flesh me flokë të lagura
Në fund të një dite të gjatë, është shumë e lehtë të bësh një dush të nxehtë dhe të futesh në shtrat pa tharë flokët. Por e keni menduar ndonjëherë sa e rrezikshme është të flesh me flokët e lagura?

Rezultati negativ i zgjimit në mëngjes nuk ka të bëjë vetëm me anën estetike, sesi do ju duken flokët, por dhe me shëndetin e flokëve. Flokët e lagura janë më të dobëta dhe kur flini ata kanë tendencë të bien. Këtë s’e dëshiron asnjë vajzë, apo jo?

Por, nëse nuk keni tharëse për t’i tharë dhe jeni larë vonë në darkë, dritare.net ju sugjeron disa mënyra sesi mund të kujdeseni për flokët.

Së pari, merrni jastëkun dhe shkundeni mirë që pambuku të jetë sa më i butë. Jastëku duhet të jetë me mbulesë ose mëndafsh ose saten, pasi sipërfaqja e tyre është më pak gërryese për flokët e lagur.

E dyta, mund të flini me flokët e lidhura dhe jo gërshet e të shtrënguara. Gjithashtu fjongoja duhet të jetë e butë dhe e lirshme.

E fundit, nëse shkoni në shtrat me flokët e lagur, një rregull i rëndësishëm është të kujdeseni për flokët me serume mbrojtës, vajra e thatë etj. Këto do sigurojnë që flokët tuaja të jenë më të shëndetshme.

The post Nuk do e besoni sa e dëmshme është të flesh me flokë të lagura appeared first on Albeu.com.