demet ne shendet Archives - Albeu.com

Nga zemra te shtimi në peshë, dëmet që shkakton në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm për shëndetin tuaj:

Ju dëmton zemrën

Studimet kanë treguar se  personat që punojnë ulur kishin rreth dy herë më shumë të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet e zemrës sesa ata që qëndronin në këmbë.

Gjasat për demencë rriten

Qëndrimi ulur gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, goditjes në tru, presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë, të cilat nxisin demencën.

Zbeh efektet e aktivitetit fizik

Edhe nëse stërviteni 7 orë në javë, nuk mund të ndryshoni efektet e qëndrimit ulur 7 orë, por ky nuk duhet të jetë justifikim për të lënë aktivitetin.

Gjasat për diabet rriten

Nuk është e qartë pse, por mjekët mendojnë se qëndrimi ulur mund të ndryshojë mënyrën se si trupi juaj reagon ndaj insulinës, hormoni që e ndihmon atë të djegë sheqerin dhe karbohidratet për energji.

Ju mund të prekeni nga TVTH

Tromboza e Venave të Thella (TVTH) është një mpiksje që formohet në këmbë, shpesh për shkak se qëndroni ulur për një kohë të gjatë.

Do të shtoni në peshë

Mungesa e lëvizshmërisë rrit rrezikun për shtim në peshë.

Ankthi mund të rritet

Nëse qëndroni ulur përpara pajisjeve elektronike, kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe të shkaktojë shqetësim. Plus, koha e tepërt vetëm mund t’ju bëjë të tërhiqeni nga miqtë dhe të dashurit, gjë që lidhet me ankthin social.

Ju dëmton shpinën

Pozicioni ulur ushtron stres të madh në muskujt e qafës dhe shpinës, sidomos nëse përkuleni. Ngrihuni dhe lëvizni për një ose dy minuta çdo gjysmë ore për të mbajtur shtyllën kurrizore drejt.

Nxit variçet

Uluni për një kohë të gjatë dhe gjaku mund të grumbullohet në këmbët tuaja. Kjo vendos presion të shtuar në venat tuaja duke krijuar venat me variçe ose venat merimangë.

Nxit osteoporozën

Të rriturit e moshuar që nuk janë aktivë mund të kenë më shumë gjasa të preken nga osteoporoza, (kocka të dobësuara).

Rreziku nga kanceri rritet

Personat që qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë janë më të predispozuar të preken nga kanceri i zorrës së trashë, i endometrit ose mushkërive, ndërsa gratë e moshuara nga kancerit të gjirit.

The post Nga zemra te shtimi në peshë, dëmet që shkakton në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë appeared first on Albeu.com.

Jo gjëra dhe aq të mira! Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse hani vetëm një herë në ditë
Të hash një herë në 24 orë tingëllon si mision i pamundur, por shumë njerëz e praktikojnë atë. OMAD (që do të thotë “një vakt në ditë”) është një formë e agjërimit me ndërprerje që besohet se ju ndihmon të humbni peshë. Sigurisht, jo të gjithë ndjekin qëllimet e humbjes së peshës; disa thjesht duan të jenë më të shëndetshëm ose të shpenzojnë më pak para për ushqim. Me cilindo grup qofshin të lidhur, ne kemi gjetur disa gjëra që u ndodhin shumë njerëzve pasi ndryshojnë dietën e tyre në mënyrë drastike.

Më poshtë albeu.com ju shpjegon reagimin e trupit tuaj ndaj kësaj mungese të papritur ushqimore.

Mund të shtoni peshë

Në rastet e mungesës së ushqimit, trupi juaj aktivizon “modalitetin e urisë” dhe rezervon të gjithë ushqimin që konsumoni, në këtë mënyrë, do ta keni atë për më vonë kur të keni nevojë më shumë. Në thelb ngadalëson metabolizmin tuaj. Si përfundim, prodhimi i kortizolit (hormoni i stresit) rritet, dhe kjo ju bën të ruani yndyrë.

Niveli i sheqerit në gjak mund të bëhet i paqëndrueshëm

Periudhat e gjata pa ngrënë zakonisht çojnë në nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak. Hipoglicemia (sheqeri jashtëzakonisht i ulët në gjak) shkaktohet shpesh nga agjërimi, veçanërisht nëse keni diabet të tipit 2. Më vonë, mund të vuani nga tensioni i muskujve që prodhon dhimbje koke.

Mund t’ju mungojnë lëndët ushqyese

Një vakt në ditë mund të mos jetë në gjendje t’ju sigurojë një sasi të mjaftueshme të vitaminave. Si rezultat, ju jeni në një rrezik më të lartë për të zhvilluar pasojat e mungesës së vitaminës. Për shembull, humbja e flokëve shpesh lidhet me mungesën e lëndëve ushqyese. Ndërkohë, njollat ​​e bardha në thonjtë (leukonichia) zakonisht shfaqen nga mungesa e zinkut dhe kalciumit.

Jeta juaj shoqërore mund të përkeqësohet

Dreka në punë, mbledhje familjare dhe ditëlindje, të gjitha këto ngjarje sociale do t’ju kalojnë, sepse jeni të kufizuar në vetëm një vakt. Si pasojë, familja dhe miqtë tuaj do t’ju predikojnë për dietën e duhur dhe në mënyrë të pashmangshme do të vënë në dyshim sensin tuaj të shëndoshë. Përveç kësaj, do të bëheni më të irrituar për shkak të urisë.

Mund të vuani nga dhimbje koke

“Dhimbjet e kokës dietike” janë mjaft të zakonshme tek ata që duan të humbin sa më shpejt kilogramët e tepërt. Ato ndodhin për shumë arsye, qoftë për shkak të një periudhe rregullimi, rënies së nivelit të sheqerit në gjak, mungesës së magnezit dhe shumë të tjera.

Mund të keni gjithmonë ftohtë

Ngrënia e një vakti në ditë devijon rrjedhën tuaj të gjakut në drejtim të depozitimit të yndyrës. Në këtë mënyrë, ajo grumbullon energji dhe, në rast urgjence, ju siguron forcë dhe shkathtësi. Sasia e ulët e kalorive ju bën të ndiheni vazhdimisht të ftohtë dhe të uritur.

Keni më shumë gjasa të hani në mënyrë jo të shëndetshme

Ju mund të tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme të pasura me karbohidrate dhe sheqer, sepse një vakt në ditë jep një ndjenjë të rreme besueshmërie. Ju keni më shumë gjasa të hani tepër dhe të zgjidhni opsione jo të shëndetshme. Pas 24 orësh urie, një tas me brokoli mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj. Pas një vakti të rëndë, mund të ndiheni të plogësht dhe të pamotivuar për të punuar.

The post Jo gjëra dhe aq të mira! Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse hani vetëm një herë në ditë appeared first on Albeu.com.