delta covid -19 Archives - Albeu.com

Delta rikthen frikën, a është gati bota për një “lock down” nga fillimi?
Nga Julia Hollingsworth, CNN

Ka kaluar një vit e gjysmë që kur u identifikuan rastet e para të Covid-19, por shumë vende në Azi-Paqësor po përjetojnë të njëjtën situatë si në ditët e para të pandemisë. Ndërsa Britania hapi klubet e natës pas një dimri të gjatë me kufizimet e koronavirusit, miliona njerëz në Australi dhe Kinë kanë rikthyer sërish kufizimet.

Sistemet shëndetësore në Malajzi, Tajlandë dhe Indonezi janë të mbingarkuara. Dhe vende si ishulli i Paqësorit Fixhi, i cili vitin e kaluar kishte raportuar shumë pak raste, tani po lufton me shpërthime të mëdha.

Për disa, është e vështirë të kuptohet pse Azi-Paqësori është një nga vendet që po preket më shumë nga koronavirusi. Shumë vende të Azi-Paqësorit u shndërruan në kombe hermetike, duke mbyllur kufijtë për pothuajse të gjithë të huajt, duke vendosur karantina të rrepta për personat që hynin në vend dhe duke vendosur politika agresive të testimit dhe gjurmimit.

Ata jetuan me këto rregulla të ashpra kufitare, në mënyrë që të eliminonin virusin dhe të të mbronin njerëzit. Dhe funksionoi – derisa varianti shumë ngjitës i Delta filloi të përhapej. Tani shpërthimet e reja po vënë në pikëpyetje strategjinë zero të Covid të favorizuar nga Kina dhe Australia dhe po shkakton një debat më të madh se sa efektive është qasja.

Në zonën e nxehtë të Covid, në Sidnei autoritetet kanë deklaruar se arritja e një norme vaksinimi prej 50% mund të jetë e mjaftueshme për të filluar lehtësimin e masave. Në Kinë, ku një pjesë e vogël e rasteve mund të nxisë testimin masiv, një numër në rritje i ekspertëve të shëndetit publik tani po favorizojnë një qasje zbutëse, në vend të tolerancës zero.

Zhvendosja nga qasja zero e Covid është ajo që vendet e tjera si Zelanda e Re dhe Hong Kongu ka të ngjarë të ndjekin, sipas ekspertëve, por ata nuk mund të qëndrojnë të mbyllur nga bota përgjithmonë.

Hong Kongu ka konfirmuar rreth 12,000 raste që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Zelanda e Re ka konfirmuar pak më shumë se 2,880 raste dhe asnjë nga vendet aktualisht nuk ka konfirmuar asnjë rast lokal, sipas autoriteteve përkatëse.

“Strategjia zero e Covid padyshim ka qenë e suksesshme në disa pjesë të botës gjatë 18 muajve të fundit, por nuk besoj që qeveritë duan që kjo të jetë e ardhmja, tha Karen A. Grépin, një pedagoge e asociuar në Universitetin e Hong Kongut.

A ndoqën Kina dhe Australia strategjinë e duhur?

Ndërsa Covid-19 u përhap kudo në Europë dhe SHBA, vende si Kina dhe Australia ndërmorën qasjen e eliminimit të Covid. Vendet e varura nga turizmi si Zelanda e Re dhe ishujt e Paqësorit, për shembull, vunë re që industritë e tyre të udhëtimit ishin një nga sektorët më të prekur. Mijëra australianë nuk mund të ktheheshin për shkak të udhëtimeve të kufizuara dhe urdhrit të karantinës – dhe australianët nuk mund të udhëtonin jashtë.

Por kishte edhe një përfitim të madh. Kina dhe Australia nuk kanë regjistruar kurrë të njëjtat shpërthime katastrofike që goditën SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. Deri para disa javësh, jeta ishte kthyer në normalitet. Njerëzit merrnin pjesë në festivale muzikore dhe ngjarje sportive, raporton abcnews.al

“Vendet e Azi-Paqësorit, në përgjithësi, kanë raportuar një vit e gjysmë tepër të suksesshëm për sa i përket menaxhimit të Covid,” tha Grépin.

Dale Fisher, një profesor i sëmundjeve infektive në Spitalin Kombëtar të Universitetit të Singaporit, tha se strategjitë e Australisë dhe Kinës u përqendruan në mbylljen e kufijve – dhe gjurmimin. Por këto qasje janë sfiduar nga Delta, e cila është më e transmetueshme se lia e dhenve , dhe është midis 60% dhe 200% më ngjitëse sesa lloji origjinal i identifikuar së pari në Wuhan.

“Unë besoj se (Kina dhe Australia) mbi vlerësuan integritetin e kufijve të tyre,” tha Fisher. “Thjesht mund të mos ketë qenë një problem kaq i madh me versionin e covid të Wuhan.

Sapo Delta u përhap në Australi, ajo ekspozoi një të metë të madhe në strategjinë e vendit – shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave. Që nga e diela, vetëm 17% e popullsisë australiane përkatësisht 25 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, në krahasim me 58% të Mbretërinë së Bashkuar ose 50% në SHBA.

A mund të funksionojë strategjia “Zero Covid”?

Autoritetet kineze kanë pezulluar transportin e brendshëm dhe kanë përfunduar testimin masiv pasi më shumë se 300 raste u zbuluan në të gjithë vendin. Këto janë strategji të njohura në Kinë – dhe ata ndoshta do të funksionojnë përsëri, tha Ben Cowling, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin Hong Kong.

“Duke përdorur strategjinë “Zero Covid” ata do të eliminojnë shumë shpejt virusin, por kjo ilustron rreziqet e Covid edhe pse me një strategji zero Covid,” tha Cowling. “Ky nuk do të jetë shpërthimi i fundit – do të ketë më shumë shpërthime edhe gjatë muajve të ardhshëm.”

Për muaj me radhë, strategjia zero Covid ka funksionuar mirë. Ndërsa vendet e tjera kanë luftuar me sistemet e mbingarkuara të kujdesit shëndetësor dhe një numër të madh viktimash, Kina dhe Australia kanë raportuar vetëm 4,848 dhe 939 viktima.

Kjo u lejoi vendeve të rifillojnë jetën normale brenda kufijve të tyre, dhe do të thotë që ekonomitë e tyre u prekën më pak në krahasim me vendet e tjera.

Sidoqoftë, shumë ekspertë mendojnë se një strategjia zero e Covid nuk është e qëndrueshme. Në fund, të gjitha vendet do të kërkojnë të rihapin kufijtë me pjesën tjetër të botës dhe kur ta bëjnë diçka të tillë ata duhet të marrin parasysh që disa njerëz ka të ngjarë të infektohen.

“Nëse nuk jeni të përgatitur për të shkëputur veten nga shoqëria përgjithmonë, Covid do të jetë gjithmonë në vendin tuaj. Pra, duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me Covid,” tha Fisher.

Ky ndryshim mund të jetë i vështirë politikisht.

Në Kinë, për shembull, zyrtarët dhe mediat shtetërore kanë vlerësuar strategjinë e vendit dhe suksesin e tij si një shenjë e superioritetit kinez, tha Huang. Qeveria do të duhet të justifikojë vendimin e saj nëse kalon nga strategjia zero Covid në një qasje më zbutëse, tha ai.

“Kjo qasje është ende e popullarizuar në mesin e popullsisë kineze, pasi ata e pranuan si qasjen e vetme efektive në luftën kundër pandemisë,” tha ai.

Por të heqësh dorë nga strategjia zero e Covid nuk është diçka për të cilën Australia dhe Kina duhet të vendosin tani, tha Grépin. Kur më shumë se 80% e popullsisë të vaksinohet, atëherë këto vende mund të lehtësojnë masat duke rihapur kufijtë, tha Fisher.

Kina mbështetet në vaksinat vendase, përfshirë Sinovac, të cilat kanë rreth 50% efektivitet kundër rasteve simptomatike të Covid-19 dhe 100% efektivitet kundër rasteve të rënda. Ndërsa Sinopharm është 79% efektiv kundër rasteve të rënda dhe simptomatike, sipas OBSH.

Sigurisht kjo përqindje efektiviteti është më e ulët në krahasim me vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna, të cilat janë më shumë se 90% efektive kundër Covid-19. Në Kinë, ata mund të kenë nevojë për doza shtesë për të rritur imunitetin, tha Grépin.

Hapja e kufijve mund të nënkuptojë “vdekjen për që ata luftuan aq shumë për të mbajtur në kontroll Covid.”

Pandemia nuk ka mbaruar

Përvoja kolektive e Kinës dhe Australisë gjithashtu thekson rrezikun që vendet e tjera me kufizime të ashpra kufitare mund të mos jenë në gjendje të eliminojnë Delta-n – ose një variant tjetër përgjithmonë.

Fisher tha se shpërthimet e Delta ka të ngjarë të ndodhin në vende të tjera që deri më tani nuk kanë regjistruar asnjë rast, siç është Zelanda e Re.

Australia, Zelanda e Re dhe Hong Kong kanë norma relativisht të ulëta të vaksinimit me 16% dhe 39% respektivisht. Fisher rekomandoi mbajtjen në fuqi të disa kufizimeve – si mbajtja e maskave në ambientet e brendshme edhe në rastet kur një vend nuk ka raportuar asnjë rast lokal apo ka mbyllur kufijtë.

Këto vende duhet të mësojnë nga vendet e tjera tjera se si të mbajnë në kontroll pandeminë, shtoi Fisher.

“Nëse dikush mendon se pandemia ka mbaruar, ata gabohen, tha Fisher, “Të gjithë duhet të përballen dhe të bashkëjetojnë me virusin sepse ende është midis nesh.” /abcnews.al

The post Delta rikthen frikën, a është gati bota për një “lock down” nga fillimi? appeared first on Albeu.com.

Delta alarmon Shqipërinë, tre zonat më të nxehta në Tiranë
Rritja e të infektuarve nga koronavirusi ka trefishuar kërkesat për tampon. Epidemiologët në terren po vënë re rritje të pozitivitetit nga Covid-19, ku një pjesë e të prekurve janë asimptomatikë, pa shenja.

Të rinjtë po rezultojnë mosha më e prekur në këtë periudhë, të cilët po shkaktojnë vatra familjare.

“Ka një rritje të të prekurve me Covid-19. Grupmoshat janë relativisht të rinj. Zonat më problematike janë Astiri, Kamza, dhe Lapraka nuk mbetet pas”, tregon epidemiologia Ermelinda Murati.

Personat e painfektuar më parë dhe që nuk e kanë kryer vaksinën rezultojnë më të prekurit në këtë periudhë. Por epidemiologët tregojnë se nuk mungojnë rastet e infektimeve tek individët që kanë krijuar imunitet natyral apo nga vaksina, edhe pse format e sëmundjes tek këta të fundit janë më të lehta.

“Më tepër janë persona që nuk e kanë kaluar dhe nuk janë të vaksinuar. Por nuk përjashtohen edhe rastet e personave që kanë qenë të vaksinuar”, thotë Murati.

Ajo që vihet re këtë periudhë është se varianti “Delta”, i cili po dominon çdo formë tjetër të Covid-19, po ngatërrohet me virozat e stinës. Specialistët bëjnë thirrje të mos neglizhohen shenjat, por të bëhet kërkesë për tampon. Rastet që rezultojnë pozitiv duhet të izolohen për të mos infektuar të tjerët, pasi Delta është shumë më ngjitës se varianti britanik. Sipas epidemiologëve vaksinimi është i nevojshëm për të ulur rastet e rënda.

The post Delta alarmon Shqipërinë, tre zonat më të nxehta në Tiranë appeared first on Albeu.com.

A rrezikon që “Delta” të rikthejë karantinën në Shqipëri? Brataj: Mund të bëj gjëmën për dy javë!
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, përmes një interviste të dhënë në emisionin “Me Xhaxhiun”  ka folur rreth situatës epidemike në vend dhe rrezikut nga mutacioni “Delta-s”.

Brataj u ndal tek masat në fuqi dhe tek mundësia nëse do të ketë një ndryshim të tyre në të ardhmen me.

Ai theksoi se vendimet nuk merren vetëm në raport me situatën në Shqipëri por edhe me atë ç’ka ndodh në rajon ose në botë, duke lënë të kuptohet se vendimet mund të merren në varësi të situatës dhe të rasteve të reja të diagnostikuara.

Duke e konsideruar si një mjet grumbullimi muzikën, Brataj u shpreh kundër lejimit të saj dhe pro orës policore, pasi sipas tij gjatë verës në ato orare grumbullimi i njerëzve në lokalet e natës është i rrezikshëm.

“Zakonisht masat nuk merren vetëm me çfarë ndodh në Shqipëri, por dhe me çfarë po ndodh në rajon dhe në botë. Ky virus të bën gjëmën për dy javë. Sot ka shumë vende të cilat janë bërë pishman për hapjen e parakohshme. U pa më së miri efekti i kampionatit evropian dhe grumbullimet masive të qytetarëve.

Ky virus ka prekur moshat nën 30-vjeç. Edhe tek ne këto mosha janë të pavaksinuara ndaj duhet të bëjnë kujdes.

Mbyllet në shtëpi virusi në orën dhjetë apo në njëmbëdhjetë? Jo, por këto janë oraret që grumbullimi i njerëzve bëhet më masiv në lokale.

Grumbullimi në lokale e natës është i rrezikshëm. Muzika është objekt grumbullimi, por në vendimarrje nuk është vetëm doktor Skënderi. Ka dhe organe të tjera të cilat janë konsultuar me ne në lidhje me riskun dhe kanë vendosur për masat në fuqi“, tha Brataj.

Për sa i përket rikthimit të një vale të katërt në shtator, Brataj e mohoi, por theksoi se mund të ketë një rritje të rasteve të reja, por jo të shtrimeve në spital, pasi cOVID-19 mund të kthehet në një sëmundje të lehtë të shtëpisë.

The post A rrezikon që “Delta” të rikthejë karantinën në Shqipëri? Brataj: Mund të bëj gjëmën për dy javë! appeared first on Albeu.com.

Personat e pa vaksinuar janë të rrezikuar! Çfarë është varianti Delta i COVID-19
Për herë të parë në më shumë se 1 vit, ne po ndiejmë një farë shprese – ose të paktën optimizëm të kujdesshëm – se pandemia mund të nisë të zhduket. Por ekspertët duan që ne ta dimë se ekziston ende një shqetësim, se mutacionet e reja të virusit mund ta rikthejnë atëmadje edhe më të fortë.

Një shqetësim i madh për momentin është varianti Delta, një lloj virusi SARS-CoV-2 shumë infektiv, i cili u identifikua për herë të parë në Indi në dhjetorin e vitit të kaluar. Më pas ai u përhap me shpejtësi në Indi dhe më pas në Britaninë e Madhe, gjë që ka çuar në një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve.

Rasti i parë me variantin Delta në Shtetet e Bashkuara u diagnostikua 2 muaj më parë, dhe tani rastet po shumëfishohen me shpejtësi. Inçi Jildirim, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Jeilit, nuk është e befasuar nga ajo që po ndodh.

“Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës dhe pësojnë mutacione gjatë kohës qëpërhapen dhe shumohen”-thotë ajo. Por unike për Delta, është shpejtësia me të cilën po përhapet, thotë F.Perri Uillson, një epidemiolog po në Jeil.

Nga sa dimë deri më tani, njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit duket se janë të mbrojtur ndaj variantit Delta. Por cilido që është i pa vaksinuar dhe që nuk zbaton masat parandaluese, rrezikon të infektohet nga varianti i ri, thonë mjekët. Ja cilat janë 5 gjërat kryesore që duhet të dini rreth variantit Delta:

1. Është më infektiv sesa llojet e tjera të virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka quajtur këtë variant “më të shpejtë dhe më të fortë”.Në mesin e muajit qershorit, CDC-ja amerikane e etiketoi Deltën“një variant shqetësues”. “Është shumë dramatike se si do të ndryshojë shkalla e rritjes së rasteve”- thotë Uillson. Delta po përhapet 50 për qind më shpejt sesa varianti Alfa, që ishte 50 për qind më ngjitës sesa lloji origjinal i SARS-CoV-2, duke e bërë variantin e ri 75 për qind më infektiv se origjinali”-thotë ai.

Sipas tij në një mjedis krejtësisht të shkujdesur, ku askush nuk vaksinohet apo mban maskë,​- vlerësohet se personi mesatar i infektuar me llojin origjinal të koronavirusit do të infektojë 2.5 persona të tjerë. “Në të njëjtin mjedis, Delta do të përhapet nga një person tek ndoshta 3.5 ose 4 persona të tjerë. Për shkak të matematikës, ai po përhapet në mënyrë eksponenciale dhe më shpejt”- thotë Uillson.

2. Personat e pa vaksinuar janë të rrezikuar

Në SHBA ka aktualisht një numër disproporcional njerëzish të pa vaksinuar në shtetet Jugore dhe Apallashiane duke përfshirë Alabamën, Arkansasin, Xhorxhian, Misisipin, Misurin dhe Virxhinian Perëndimore, ku normat e vaksinimit janë të ulëta (në disa prej këtyre shteteve, numri i rasteve është në rritje edhe ndërkohë që disa shtete të tjera po heqin kufizimet, pasi rastet po bien).

Shqetësim përbëjnë fëmijët dhe të rinjtë.“Një  studim i fundit nga Britania e Madhe,tregoi se fëmijët dhe të rriturit nën 50 vjeç, kishin 2.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin nga varianti Delta”-thotë Jildirim. Dhe deri më tani, në SHBA nuk është aprovuar asnjë vaksinë për fëmijët 5-12 vjeç, edhe pse ky vend dhe një numër vendesh të tjera kanë autorizuar përdorimin e vaksinave për adoleshentët.

3. Delta mund të shkaktojë shpërthime epidemike lokale

Sa njerëz do të preken nga Delta, dhe sa shpejt do të përhapet ky variant?Përgjigjet mund të varen, pjesërisht nga vendi ku jetoni, dhe sa njerëz në qytetin tuaj janë vaksinuar, thotë Uillson. Në disa raste, një qytet me norma të ulëta të vaksinimit, por që është i rrethuar nga zona me norma të larta vaksinimi, mund ta përmbajë virusin brenda kufijve të tij dhe rezultati mund të jetë “shpërthimet epidemike hiperlokale”.

“Në këto kushte, pandemia mund të duket ndryshe nga ajo që kemi parë më herët, ku kishte vatra të nxehta në të gjithë vendin”- shton eksperti. Pra, në vend të një pandemie 3-4 vjeçare, tani që më shumë njerëz janë vaksinuar apo imunizuar natyrshëm (pasi janë prekur nga virusi), një rritje e rasteve do të neutralizohet në një periudhë më të shkurtër kohore.

4. Ka ende shumë për të mësuar mbi këtë variant

Ndërsa nevojiten më shumë kërkime, informacioni i hershëm në lidhje me ashpërsinë e këtij varianti përfshin një studim nga Skocia, që tregoi se Delta kishte dy herë më shumë gjasa sesa Alfa që të shkaktojë shtrimin në spital të individëve të pa vaksinuar (vaksinat e ulinndjeshëm rrezikun).

Një pyetje tjetër, përqendrohet tek mënyra sesi ndikon Delta në trupin e njeriut. “Duket sikur kolla dhe humbja e nuhatjes janë më pak të zakonshme. Dhimbja e kokës, fytit, rrjedhja e hundëve, dhe ethet janë të pranishme edhe tek ky variant bazuar në sondazhet më të fundit në Britani- thekson Jildirim.

Një studim i Instituti të Shëndetit Publik në Angli, tregoi se të paktën dy nga vaksinat janë efektive kundër Deltës. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte 88 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike dhe 96 për qind efektive kundër shtrimit në spital.

Ndërkohë, vaksina e Oxford-AstraZeneca ishte 60 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike dhe 93 për qind e efektshme kundër shtrimit në spital. A duhet të marrin të vaksinuarit një dozë shtesë për t’u mbrojtur nga Delta? Ekspertët thonë se është shumë shpejt për të dhënë një përgjigje të saktë. “Na duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar shkallën aktuale të përhapjes dhe ndikimin e këtij varianti të ri”- thekson Jildirim.

5. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër Deltës

Mjekët thonë se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga Delta, është të vaksinoheni plotësisht. Kjo do të thotë që nëse merrni një vaksinë me dy doza si Pfizer ose Moderna, duhet të prisni periudhën e rekomanduar 2-javore që dozat të japin efektin e tyre të plotë.

Por pavarësisht nëse jeni vaksinuar, është gjithashtu e rëndësishme të ndiqni udhëzimet CDC, që janë në dispozicion si për njerëzit e vaksinuar ashtu edhe ata të pa vaksinuar.“Si çdo gjë në jetë, edhe ky është një vlerësim i vazhdueshëm i rrezikut. Kur jashtë dielli është i fortë, juvendosni krem ​​mbrojtës në fytyrë.

Nëse jeni në një tubim të mbushur me njerëz, potencialisht me njerëz të pa vaksinuar, vendosni maskën tuaj dhe mbani distancimin shoqëror. Nëse nuk jeni të vaksinuar, gjëja më e mirë që mund të bëni është të vaksinoheni”- thekson ekspertja. / bota.al

The post Personat e pa vaksinuar janë të rrezikuar! Çfarë është varianti Delta i COVID-19 appeared first on Albeu.com.