delegacionini huaj Archives - Albeu.com

Nga Osmani te Vuçiç e Tusk, Ursula von der Leyen publikon foton me liderët në Tiranë: Çfarë simboli i fuqishëm!
Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të  mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa nga liderët e rajoni dhe me gjerë.

Sipas një fotoje të publikuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në kryeqytetin shqiptarë kanë ardhur ditën e sotme, Presidentja e KosovësVjosa Osmani, Presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, Presidenti i KiE Antonio Costa, vetë Ursula von der Leyen,  Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polakDonald Tusk, Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Siç shihet edhe në fotot, ata janë takuar në Tiranë me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrtin Edi Rama.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Ursula von der Leyen krahas fotos në “X”.

Axhenda e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Tirana do të mirëpresë më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.

Agjenda zyrtare e samitit parashikon nisjen e ceremonisë hapëse në orën 11:00, e ndjekur pas 45 minutash nga seanca plenare e parë, ku liderët do të diskutojnë mbi sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Pas drekës, janë planifikuar takime bilaterale, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet konferenca përmbyllëse e përbashkët nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij danez.

Ambientet e samitit janë ngritur pas monumentit të Skënderbeut, ndërsa pjesa ballore e tyre është dekoruar me vizatime të nxënësve shqiptarë mbi perceptimin e tyre për Evropën.

Pritja zyrtare e liderëve do të zhvillohet përpara Muzeut Historik Kombëtar, për t’u zhvendosur më pas drejt godinës së Operës dhe më tej në strukturat e posaçme të ndërtuara për këtë ngjarje.

Tryezat tematike të nivelit të lartë do të trajtojnë sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë demokratike në Evropë, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, lëvizshmërinë, si dhe fuqizimin e të rinjve në nivel kontinental. Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në proceset politike evropiane.

Të pranishëm do të jenë liderë si Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe shumë të tjerë.

Komuniteti Politik Evropian u krijua si platformë e përbashkët politike për të forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në kontinent.

Takimi në Tiranë është dëshmi e rolit strategjik të Ballkanit në arkitekturën e sigurisë dhe bashkëpunimit evropian.

Axhenda e Samitit, e Premte, 16 Maj:

10:00: Mbërritja e delegacioneve

11:15: Ceremonia e hapjes

11:40: Fotografia e përbashkët familjare

11:45: Seanca e parë plenare

13:15: Drekë zyrtare

14:30: Tryeza e dytë tematike

15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve

17:30: Seanca plenare e mbylljes

18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).

The post Nga Osmani te Vuçiç e Tusk, Ursula von der Leyen publikon foton me liderët në Tiranë: Çfarë simboli i fuqishëm! appeared first on Albeu.com.