delegacioni i senatit amerikan Archives - Albeu.com

Berisha “non-grata”, reagon senatorja republikane: Jemi kundër korrupsionit! Çrrënjoseni
“Është shumë e rëndësishme lufta kundër korrupsionit, ngado që ai mund të vijë”. Me këto fjalë, senatorja amerikane Joni Ernst iu përgjigj pyetjes për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për A2 CNN, ajo u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tej, në përballje me ndikimet e papërshtatshme ruse dhe kineze. Senatorja republikane vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në krizën afgane. Me senatoren amerikane Ernst bisedoi gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi.

INTERVISTA:

Senatore Ernst, ju falënderoj që pranuat ftesën për këtë intervistë. Vizita e një senatori amerikan është gjithmonë lajm i madh në Shqipëri. Cili është qëllimi i vizitës suaj?

Jam shumë e lumtur që jam këtu. Mikpritja ishte e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, nga populli shqiptar. Së pari, ishte shumë e rëndësishme për mua të vizitoja refugjatë afganë të strehuar në Shqipëri dhe për të parë nëse janë mirë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve që ata kanë. U jemi shumë mirënjohës për këtë. Gjithashtu, për të inkurajuar edhe bashkëpunimin ushtarak apo ekonomik me Shqipërinë. Të gjitha këto çështje janë shumë të rëndësishme për ne.

Që prej muajit gusht, Shqipëria i është bashkuar vendeve që kanë pritur refugjatët afganë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si vend anëtar i NATO-s. Gjatë vizitës suaj në Shëngjin, çfarë konstatuat, refugjatët preferojnë të qëndrojnë në Shqipëri apo duan të zhvendosen në SHBA?

Pamë se pjesa më e madhe e afganëve të strehuar në Shqipëri duan të vazhdojnë drejt Shteteve të Bashkuara që është e rëndësishme edhe për ne. Këta refugjatë qëndruan në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës 20-vjeçare në Afganistan kundër terrorizmit. Kështu që është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në krah të tyre. Dhe Shqipëria është një partner tepër i mirë i Shteteve të Bashkuara dhe u jemi mirënjohës që qeveria juaj dhe populli shqiptar u doli zot që t’i mirëpresë këto refugjatë për t’i strehuar dhe ushqyer. Dhe ne jemi shumë mirënjohës. Por, shpresojmë që t’i zhvendosim afganët drejt SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqipëria është mbështetur këto 30 vitet e fundit tek aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë strategjik. Ju si senatore si i shikoni këto marrëdhënie, a ka vend për forcim të mëtejshëm? E bëj këtë pyetje sepse sa herë jemi në udhëkryq, është një zë nga Shtetet e Bashkuara që i jep fund krizës në vendin tonë, që zakonisht është krizë politike.

Unë shpresoj që ne të vijojmë ngushtësisht bashkëpunimin strategjik dhe ndaj është tepër e rëndësishme që unë si senatore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tregoj mbështetjen time ndaj Shqipërisë për t’ju falënderuar për mikpritjen e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj partnerëve afganë, por edhe për nxitjen e këtyre marrëdhënieve. Jo vetëm në aspektin ushtarak, që mendoj se është tepër e rëndësishme, por edhe lidhjeve në fushën e biznesit, bashkëpunimi në fushën energjetike dhe ne po shohim që kompani amerikane po punojnë me ato shqiptare. Kështu që, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë me këtë aleancë sepse shohim influenca të papërshtatshme që vijnë nga Kina, që vijnë nga Rusia. Ndaj, është e rëndësishme që ne të qëndrojmë të lidhur ngushtësisht dhe e inkurajoj këtë.

Një pyetje për situatën politike në Shqipëri. Në maj, Sekretari amerikan i Shtetit shpalli publikisht “non grata” ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili e ka paditur zotin Blinken në një gjykatë të Parisit me pretendimin se mungojnë provat për akuzat ndaj tij. Paralelisht, forca kryesore opozitare është në krizë, pasi Berisha kërkon largimin e Lulzim Bashës pas përjashtimit nga grupi parlamentar, pse jo dhe rimarrjen e drejtimit të partisë që themeloi 30 vite më parë. Si do ta komentonit këtë zhvillim?

Është disi e vështirë tani në spektrin politik shqiptar. Shikoni Shtetet e Bashkuara. Edhe ne kemi ndasitë tona politike, por në SHBA kemi gjetur rrugë për të bashkëpunuar e kapërcyer ndasitë dhe është e rëndësishme për të gjetur atë çka na bashkon si një komb, si parti politike, se sa të vazhdojmë përçarjen.

Unë inkurajoj këtë si një zgjidhje që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin, kudo që ai mund të vijë. Ne jemi totalisht kundër korrupsionit, por partitë politike duhet gjithashtu të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë kemi këndvështrime të ndryshme politike, por pjesa e rëndësishme është të gjejmë se çfarë na bashkon, në mënyrë që të ecim përpara në drejtimin e duhur, drejtim të cilin vendi juaj e gjeti 30 vite më parë. Kështu që, është e rëndësishme që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të punojnë së bashku për këto çështje.

Një pyetje për situatën në Ballkanin Perëndimor. Po shohim që po rritet një krizë e re në Bosnjë, ndërkohë Serbia dhe Kosova nuk kanë arritur ende një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve. Çfarë mund të bëjë ky rajon që të arrijë objektivin që është anëtarësimi në Bashkimin Europian?

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Bosnja apo Kosova të vijojnë të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam shumë e njohur me Kosovën. Vendlindja ime Iowa është në një program bashkëpunimi midis Gardës Kombëtare të Iowa dhe Kosovës. Dhe duke vijuar këto bashkëpunime, ne mund të gjejmë një rrugë për të vijuar përpara. Gjithashtu, është e rëndësishme për Bosnjen që të kundërpërgjigjet ndaj influencave të papërshtatshme që vijnë nga Rusia apo nga Serbia apo vende të tjera. Por, është shumë e rëndësishme që këto vende të vijojnë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të vijojmë përpara. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë nëpërmjet NATO-s dhe në Kombet e Bashkuara do ta gjejnë rrugën për të vijuar përpara me aleatët tanë në Ballkan

Znj.Ernst, ju faleminderit për intervistën!

Faleminderit popullit tuaj për mikpritjen e madhe dhe që jeni një partner i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./A2CNN/

The post Berisha “non-grata”, reagon senatorja republikane: Jemi kundër korrupsionit! Çrrënjoseni appeared first on Albeu.com.

Basha “i përzgjedhuri” i SHBA? Delegacioni i Senatit e nisi pikërisht me të turin e takimeve
Delegacioni i Senatit Amerikan vizitoi sot selinë e Partisë Demokratike dhe u takua me kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën.

Delegacioni kryesohej nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane, Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme.

Vlen për t’u përmendur se zyrtarët e lartë amerikanë e nisën turin e takimeve me kryeopozitarin Basha.

Ndoshta vizita e tyre ishte një mbështetje për kreun e PD-së pas përplasjeve të këtij të fundit me ish-kryeministrin Berisha. Edhe vetë ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dha një mesazh të fortë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara.

Vizita e tyre me në fokus sigurinë e rajonit, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me Bashën përcjell mbështetjen për kreun e demokrateve, po ashtu dhe për qasjen e tij ndaj këtyre çështjeve./albeu.com

The post Basha “i përzgjedhuri” i SHBA? Delegacioni i Senatit e nisi pikërisht me të turin e takimeve appeared first on Albeu.com.

Mbyllet takimi me delegacionin e Senatit amerikan, Basha: Ju them 3 çështjet që u diskutuan
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes që kishte me një delegacion të Senatit amerikan dhe ambasadores Yuri Kim.

Fjala e Lulzim Bashës:

Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin në të cilin ndodhet në veçanti pas masakrës zgjedhore për të rikthyer Shqiërinën ë shinat e demokracisë. Përmes një vendi që është demokratik ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri por ndëshkohet politikani i korruptuar dhe bosi i korrupsioneve, të krijojmë një klimë investimesh.

Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin për situatën e provokuar nga miniszmi serb për të përforcuar për të ndalur kundërvënien e forcave joperëndimore, për stabilititetin paqen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë dhe njohjen e këtij vendi. Miqtë u interesuan për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për mosfunksionin e krijuar nga autokratët e Ballkanit. Janë fajtorët e vetëm për harxhimin e kaq shumë shamapnjë kur jemi jashtë Evropës./albeu.com

The post Mbyllet takimi me delegacionin e Senatit amerikan, Basha: Ju them 3 çështjet që u diskutuan appeared first on Albeu.com.