dekretimi i begajt Archives - Albeu.com

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt, zbardhet vendimi që i jep të drejtë Veliajt: Presidenti “shkeli” nenin 115
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e sotëm, sa i përket rrëzimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Erion Veliajt, i cili kundërshtoi shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave dhe thirrjen për zgjedhje të reja në kryeqytet.

Kushtetuesja vendosi se dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë është në kundërshtim me nenin 115 të Kushtetutës, dhe pezulloi zbatimin e tij deri në një vendim përfundimtar.

Pra, për momentin nuk do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në Tiranë më 9 nëntor, deri sa Gjykata Kushtetuese të japë një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 09.10.2025 pasi mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës parashikon, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës,

VENDOSI

Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.

The post Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt, zbardhet vendimi që i jep të drejtë Veliajt: Presidenti “shkeli” nenin 115 appeared first on Albeu.com.