dehidratim Archives - Albeu.com

Testi i shpejtë i lëkurës që tregon nëse jeni të dehidratuar
Nëse e dini ose mendoni se nuk jeni më të mirët me hidratimin dhe vera do t’i përkeqësojë gjërat, thjesht provoni testin e thjeshtë prej tre sekondash që e sjellim më poshtë.

Ajo që ju duhet të bëni është të kapni lëkurën në pjesën e pasme të dorës, barkut ose gjoksit, pak poshtë kockës së klavikulës dhe ta mbani midis dy gishtave për tre sekonda. Nëse lëkura kthehet menjëherë në gjendjen e saj origjinale sapo ta lini, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse mbetet e rrudhosur dhe kthehet me një ritëm më të ngadaltë, kjo është një shenjë e dehidrimit.

Hidratimi ndihmon lëkurën të ruajë kolagjenin, një proteinë që mbështet strukturën dhe elasticitetin e lëkurës, muskujve dhe kockave. Kolagjeni i jep lëkurës elasticitetin e saj, i cili zvogëlohet me kalimin e moshës, pavarësisht se sa ujë pini. Shenja të tjera të dehidrimit janë urina me erë të fortë dhe urinimi më pak se katër herë në ditë, ndjenja e etjes, marramendja, lodhja, goja e thatë, dhimbje koke, muskuj të dobët dhe kapsllëk.

The post Testi i shpejtë i lëkurës që tregon nëse jeni të dehidratuar appeared first on Albeu.com.

Si ta kuptoni nëse jeni të dehidratuar, shenjat që nuk duhet të injoroni
Meqenëse trupi ynë është i përbërë kryesisht nga uji, hidratimi i duhur konsiderohet thelbësor për të gjitha funksionet e tij. Në fund të fundit, ka shumë mënyra për t’u hidratuar, përveç ujit të pijshëm, siç është ngrënia e shumë frutave dhe perimeve.

Në verë rritet nevoja për ujë, po ashtu edhe mundësitë për t’u dehidratuar. Dehidrimi mund të ndikojë negativisht në shumë aspekte të shëndetit dhe madje të jetë kërcënues për jetën në raste të rënda, ndaj është e rëndësishme të njihni shenjat dhe simptomat e mundshme të dehidrimit.

Nëse jeni duke përjetuar një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme, është e rëndësishme të shihni një profesionist të kujdesit shëndetësor për kujdesin e duhur.

Lodhje

Lodhjen që ndjeni dyfishohet në rast se nuk jeni mjaft të hidratuar. Kjo për faktin se dehidratimi i trupit çrregullon ciklin gjumë-zgjim. Një studim i më shumë se 26,000 të rriturve zbuloi se kohëzgjatja më e shkurtër e gjumit lidhej ndjeshëm me hidratim të pamjaftueshëm dhe se njerëzit që ishin të hidratuar në mënyrë adekuate flinin më gjatë se ata që nuk ishin të tillë.

Lodhja gjithashtu rritet gjatë stërvitjes. Një studim i vogël që shikonte 14 atletë meshkuj zbuloi se dehidrimi akut i 3.2% të masës trupore çoi në një perceptim të shtuar të lodhjes dhe gjithashtu ndikoi negativisht në qëndrueshmërinë e ushtrimeve.

Urina e errët dhe prodhim i ulët i urinës

Për sa kohë që nuk pini mjaftueshëm lëngje, urina juaj do të ketë ngjyrë më të errët dhe nevoja për të urinuar do të reduktohet. Urina më e errët mund të ndodhë kur trupi juaj kursen më shumë ujë dhe nuk e lëshon atë në urinë.

Megjithatë, ka faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në ngjyrën e urinës, të tilla si përdorimi i ilaçeve dhe vitaminat B, të cilat mund ta kthejnë urinën në të verdhë të ndezur.

Lëkurë e thatë dhe buzë të plasaritura

Edhe pse elasticiteti i zvogëluar i lëkurës mund të jetë për shkak të kushteve të ndryshme, lëkura e thatë, goja e thatë dhe buzët e thata ose të plasaritura mund të jenë të gjitha shenja dehidrimi. Për ta zbuluar më lehtë, mund të bëni testin e mëposhtëm: kapni lëkurën në pjesën e poshtme të krahut ose barkut dhe lëshojeni pas disa sekondash. Lëkura e hidratuar do të kthehet shpejt në pozicionin e saj normal, ndërsa lëkura e dehidratuar do të marrë shumë më tepër kohë.

Dhimbje koke

Edhe pse dehidrimi është i lidhur ngushtë me dhimbjet e kokës, studiuesit nuk janë saktësisht të sigurt se si dehidratimi i shkakton ato. Megjithatë, ata e pranojnë se disa njerëz mund të jenë më të prirur ndaj dhimbjeve të kokës të lidhura me dehidratimin se të tjerët. Disa studime tregojnë se rritja e marrjes së ujit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të dhimbjes së kokës tek ata që vuajnë nga migrena.

Marramendje

Dehidratimi mund të çojë në hipotension ortostatik, që është kur presioni i gjakut bie kur ngriheni në këmbë. Kjo është veçanërisht e zakonshme tek të moshuarit, të cilët janë në rrezik më të madh për t’u dehidratuar, gjë që në raste të rënda mund të çojë edhe në të fikët. Prandaj, dehidrimi mund të çojë në dëmtime në kujtesë, përqendrim dhe humor.

Disfunksionet kardiake

Simptomat kardiake, të tilla si palpitacionet, ka shumë të ngjarë të ndodhin për shkak të dehidrimit. Është vënë re gjithashtu se funksioni i enëve të gjakut dhe presioni i gjakut ndikohen negativisht, pasi vëllimi i gjakut zvogëlohet për shkak të dehidrimit.

The post Si ta kuptoni nëse jeni të dehidratuar, shenjat që nuk duhet të injoroni appeared first on Albeu.com.

Kujdes nga kjo pije, ndikon në formimin e mpikjes së gjakut
Hulumtimi i ri kishte për qëllim të përcaktonte se si disa zakone të përditshme, të tilla si pirja e pijeve tuaja të preferuara, ndikojnë në formimin e mpiksjes së gjakut.

Formimi i mpiksjes së gjakut mund të jetë kërcënues për jetën, ndaj duhet të reagoni në kohë nëse vëreni ndonjë ndryshim.

Kështu, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se një nga pijet më të njohura, pikërisht kafeja, kontribuon në formimin e trombozës venoze.

“Dehidratimi ndikon në përbërësit e gjakut, duke e bërë gjakun më të trashë dhe më ngjitës. Gjaku rrjedh më ngadalë nëpër vena sesa nëpër arterie. Prandaj dehidratimi i shton mundësitë për të formuar mpiksje gjaku në vena”, tha kirurgu vaskular Dr Mark Whiteley.

Profesori shton se çaji, ashtu si kafeja, përmban kafeinë dhe për këtë arsye përkeqëson dehidratimin dhe të njëjtin efekt ka edhe alkooli.

“Dehidratimi do të thotë që trupi humbet më shumë ujë sesa merr. Pa ujë të mjaftueshëm, trupi nuk mund të funksionojë siç duhet”, theksoi ai.

The post Kujdes nga kjo pije, ndikon në formimin e mpikjes së gjakut appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Mos e pini kafen esëll, do të vuani këto pasoja
Është e rëndësishme që para se ta konsumoni një kafe në mëngjes, të hani të paktën një fetë bukë dhe nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën zbuteni atë me qumësht

Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

Ajo ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj.

Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj. Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.

Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakton urth dhe ulçër. Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë.

E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi.

The post Kujdes! Mos e pini kafen esëll, do të vuani këto pasoja appeared first on Albeu.com.

Ja çfarë ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës
Më poshtë gjeni arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe mënyën sesi mund ta shmangni këtë lodhje.

1. Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit do të thotë se keni pak hekur në trup, kjo do të thotë se më pak oksigjen do të arrijë tek muskujt tuaj dhe si rezultat i kësaj, qelizat do t’ju bëjnë të ndjeheni më të lodhur tërë kohën. Kjo gjithashtu mund të shpijë edhe deri tek anemia. Prandaj, hani ushqime të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të hekurit.

2. Varësia ndaj kafes

Është fakt i njohur se kafeja, e cila përmban sasi të larta të kafeinës, ju mban zgjuar për periudha më të gjata. Por, asnjëherë nuk duhet ta konsumoni më shumë se ç’duhet pasi që do ta çrregulloni gjumin.

3. Shpenzimi i kohës në celular apo internet

Mungesa e gjumit është ndër arsyet kyçe se përse do të ndjeheni të lodhur ditën tjetër. Celulari dhe laptopi duhet fajësuar për këtë, pasi që drita e tyre e çrregullon sistemin e gjumit dhe pengon në proceset normale të trupit.

4. Shmangia e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më e rëndësishme e ditës. Nëse jeni ndër ata persona që e shmangin mëngjesin, atëherë mundësitë janë të mëdha që do të ndjeheni të lodhur gjatë tërë ditës. Mëngjesi juaj duhet të jetë kombinim i karbohidrateve me proteina dhe yndyra.

5. Dehidratimi

Nuk ka ndonjë dyshim se uji është ndër elementet më të rëndësishme në jetët tona. Dehidratimi është ndër arsyet tjera kryesore prapa lodhjes. Veç kësaj, kur trupi ka mungesë uji, ai e zvogëlon volumin e gjakut në arterie. Kjo gjë shpinë në zvogëlimin e shpejtësisë me të cilën oksigjeni arrin në pjesët e ndryshme të trupit.

The post Ja çfarë ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Nuk është uji, kjo është pija më e mirë për dehidratim
Kur jeni të dehidratuar gjëja e parë që bëni është të shkoni te frigoriferi dhe të merrni ujë. Po, është e vërtetë! Uji është një pije që ju vjen në ndihmë, mirëpo a e dini se ka një lëng tjetër që është më hidratuese se uji?

Ai është qumështi. Referuar studimeve, qumështi u zbulua të jetë edhe më hidratues se uji i thjeshtë, sepse përmban laktozë, disa proteina dhe pak yndyrë, të cilat të gjitha ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe për të mbajtur hidratimin për një periudhë më të gjatë.

Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup, që përkthehet në më pak urinë të prodhuar.

The post Nuk është uji, kjo është pija më e mirë për dehidratim appeared first on Albeu.com.

Pse pirja e tepërt e ujit është po aq e rrezikshme sa dehidratimi
Hidratimi është një nga elementet thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë, ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lëngjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2 – 2.7 për femrat.

Si ndikon dehidratimi tek aftësitë e të nxënit?

Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje dhe një gjendje letargjike, e cila zgjat në varësi të mungesës së ujit.

Ndikimi i tij është i fortë në çdo grupmoshë. Megjithatë, në rastin e të moshuarve, situata kërkon kujdes të shtuar. Me kalimin e moshës, rezervat e ujit në trup janë në rënie si pasojë e tkurrjes së masës muskulare. Veshkat e kanë më të vështirë që të mbajnë ujin.

Hormonet që sinjalizojnë etjen mjegullohen dhe ndodh që në këto grupmosha, njerëzit harrojnë të pijnë ujë ose mendojnë se nuk kanë etje. Përpos të tjerave, të moshuarit janë ndjeshëm më të rrezikuar nga pakësimi i aftësive të të nxënit.

Sipas ekspertëve, dehidratimi, por edhe pirja e tepruar e ujit kanë një ndikim negativ te këto tre aspekte të rëndësishme të trurit:

– Vëmendja

– Shpejtësia e përpunimit të informacioni

– Kujtesa

Ndikimi i dehidratimit ndihet shumë, sidomos te kujtesa afat-shkurtër.

Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme

Intoksikimi nga uji ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme. Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera.

Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera. Te të moshuarit, ky probabilitet është i lartë për shkak se veshkat nuk arrijnë të zbrazin ngarkesat e ujit nga trupi. Kësisoj, ata mund të përballen krejt lehtë me intoksikimin nga uji.

Një rrezik i shtuar vërehet te njerëzit që vuajnë nga veshkat, mëlçia ose sëmundjet e zemrës.

The post Pse pirja e tepërt e ujit është po aq e rrezikshme sa dehidratimi appeared first on Albeu.com.

Dhimbje koke e vazhdueshme dhe 3 simptoma të tjera që trupi ju jep kur keni këtë problem të përhapur gjatë verës
Vera ka ardhur dhe shumë prej nesh janë të shqetësuar për imazhin, cilat rroba banje do të blejmë dhe në cilin plazh do të shkojmë. Sigurisht e gjithë kjo është e nevojshme, por gjëja më e rëndësishme është trupi ynë dhe nevojat e tij. Pra, si ta kuptoni nëse jeni të dehidratuar?

Keni një dhimbje koke të vazhdueshme

Truri ynë është në një “qese” lëngjesh. Kur trupi është i dehidratuar, këto lëngje janë të varfëruar dhe truri mund të shtypet duke rezultuar në dhimbje koke të shpeshta. Mundohuni të pini shumë lëngje dhe do të shihni një ndryshim.

Keni aromë të pakëndshme në gojë

Pështyma ka veti antibakteriale. Kur dehidrimi zvogëlon sasinë e prodhuar në gojë, atëherë bakteret rriten dhe shkaktojnë erë të keqe.

Keni rrudha

Dehidratimi mund të shkaktojë dëshira për ëmbëlsirat. Arsyeja është se kur dehidratohen, organet që përdorin ujin për të çliruar glikogjenin dhe përbërës të tjerë nga rezervat e energjisë së trupit nuk funksionojnë siç duhet. Kështu ndjeni nevojën për ushqim në mënyrë që trupi juaj të marrë energjinë që i nevojitet.

Lëkurë e lirshme

Mundohuni të shtrëngoni lëkurën tuaj për disa sekonda. Nëse e shihni që është e ngadalshme në rikuperim atëherë do të thotë se është e dehidratuar dhe keni nevojë për ujë.

The post Dhimbje koke e vazhdueshme dhe 3 simptoma të tjera që trupi ju jep kur keni këtë problem të përhapur gjatë verës appeared first on Albeu.com.

Shtatzënia gjatë verës, disa këshilla për të qëndruar të hidratuara
Stina e verës mund të jetë brutale me diellin përvëlues dhe temperaturat e larta. Dehidratimi është një shqetësim serioz gjatë këtyre periudhave, veçanërisht për gratë shtatzëna. Jo vetëm që kanë nevojë për më shumë ujë se zakonisht, por edhe foshnja do të ketë nevojë për ujë. Uji luan një rol kritik në zhvillimin e fetusit dhe për këtë arsye hidratimi është thelbësor.

Çfarë roli luan uji gjatë shtatzënisë?

Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë më shumë ujë se një person mesatar në mënyrë që të formojnë lëngun amniotik, të prodhojnë gjak shtesë, të ndërtojnë inde të reja, të mbajnë lëndë ushqyese, të përmirësojnë tretjen dhe të largojnë mbetjet dhe toksinat. Kur trupi juaj humbet ujin më shpejt se sa ju e merrni, do të ndiheni të dehidratuara.

Dehidratimi tek gratë shtatzëna mund të çojë në komplikime të shtatzënisë si defekte të tubit nervor, prodhim të ulët të qumështit të gjirit, pak lëng amniotik dhe në raste të rënda edhe lindje të parakohshme. Çështje të tilla mund të çojnë në defekte të lindjes tek foshnja për shkak të mungesës së ujit dhe mbështetjes ushqyese.

Gjatë shtatzënisë mund të përjetoni edhe të vjella sidomos në mëngjes, të cilat e bëjnë të vështirë mbajtjen e ushqimit dhe ujit, kështu që dehidrimi bëhet edhe më i mundshëm. Për shkak të të vjellave të shpeshta do të humbni lëngje, elektrolite, madje edhe acidin e stomakut. Për të shmangur probleme të tilla, është shumë e rëndësishme të qëndroni të hidratuara dhe të zëvendësoni lëngjet e humbura.

Për të shmangur dehidratimin gjatë verës, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm. Është e rëndësishme të mbani mend se lëngjet nuk nënkuptojnë vetëm ujin, por edhe qumështin, supat dhe gjithashtu frutat me ujë si shalqini, kastravecat pasi këto do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuara gjithashtu.

1.Duhet ta bëni zakon: Hidratimi duhet të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme. Kur e bëni zakon, ka më shumë gjasa t’i përmbaheni. Ju duhet të provoni të pini një gotë ujë, gjëja e parë në mëngjes. Përdorimi i një aplikacioni rikujtues ose vendosja e një alarmi do t’ju ndihmojë t’ju kujtojmë të pini ujë gjatë gjithë ditës

2.Vendosni një objektiv: Rekomandohet të pini të paktën 8 deri në 12 gota ujë (rreth 2 deri në 2,5 litra) çdo ditë. Ju mund të përdorni një shishe uji që ka shënues për të mbajtur gjurmët e përparimit tuaj.

3.Aromatizoni: Është gjithmonë më mirë të shkoni drejt pijeve pa sheqer për pjesën më të madhe të marrjes së lëngjeve, por nëse ky mendim nuk ju emocionon, provoni t’i mbushni me fruta ose barishte të freskëta që do të rrisin shijen.

4.Provoni ushqime të dendura në ujë: Ka shumë fruta dhe perime që kanë përmbajtje të lartë uji. Plus, këto janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët janë të dobishëm për ju dhe fëmijën tuaj. Disa fruta dhe perime që mund të provoni janë shalqiri, pjeshkët, marulet, kastravecat etj.

5.Duhet të shmangni aktivitetet që shkaktojnë mbinxehje gjatë stinës së verës. Kjo mund të nënkuptojë se do t’ju duhet të ndaloni për një kohë disa aktivitete që ju kanë pëlqyer para shtatzënisë.

Përveç ushqimit të shëndetshëm dhe qëndrimit aktiv, hidratimi është një element kyç në një shtatzëni të shëndetshme. Është shumë e lehtë të harrosh të pish ujë, veçanërisht kur ke dhjetë gjëra të tjera me të cilat duhet të merreni gjatë shtatzënisë. Por është e rëndësishme të siguroheni që të pini sasinë e duhur të ujit për mirëqenien tuaj dhe të fëmijës suaj. Nëse keni ndonjë simptomë të dehidrimit ose keni ndonjë dyshim për marrjen e lëngjeve, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

The post Shtatzënia gjatë verës, disa këshilla për të qëndruar të hidratuara appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku i Mariupolit: Një vajzë 6 vjeçe vdiq nga dehideratimi
Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, thotë se trupi i një vajze gjashtëvjeçare të quajtur Tanya u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar. Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi.

“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur.”

Kryebashkiaku thotë se historia e vajzës, e përmendur edhe më herët sot nga Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij, ishte “një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit”.

Boychenko tha: “Pushtuesit rusë në mënyrë cinike e kanë lënë qytetin prej gjysmë milioni banorësh pa ujë, dritë, ngrohje dhe komunikim. Të gjitha rrugët për në qytet janë të bllokuara. Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim dhe ilaçe për banorët e qytetit u bllokuan nga ushtria ruse.

Ai i bëri thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë futjen e një zone ndalim-fluturimi.

“Ne nuk mund ta kthejmë në jetë Tanyan, por mund të shpëtojmë mijëra fëmijë të tjerë ukrainas”, tha kryebashkiaku./albeu.com

The post Kryebashkiaku i Mariupolit: Një vajzë 6 vjeçe vdiq nga dehideratimi appeared first on Albeu.com.