debohen dy diplomate Archives - Albeu.com

Azerbajxhani dëbon dy diplomatët francezë, kryen veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi të martën se kishte urdhëruar largimin e dy diplomatëve francezë për shkak të veprimeve “të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”.

​Ministria tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadoren franceze, Anne Boillon, për t’i shprehur një “protestë të fortë për veprimet e dy punonjësve të ambasadës franceze”.

Në deklaratë thuhej se të dy diplomatët ishin shpallur persona non grata dhe ishin urdhëruar të largoheshin nga vendi brenda 48 orëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vendimi vjen mes marrëdhënieve të tensionuara midis dy vendeve pasi Bakuja e ka akuzuar Francën se është treguar e njëanshme ndaj Armenisë gjatë bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga evropianët.

Në nëntor, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e akuzoi Francën për nxitje të konflikteve në Kaukaz përmes furnizimit me armë të Armenisë. Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Azerbajxhani e rimori kontrollin e rajonit në shtator pas një ofensive të rrufeshme kundër separatistëve armenë që e kishin kontrolluar zonën për tre dekada.

Kohë më parë, Armenia dhe Azerbajxhani ishin shprehur lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për paqe deri në fund të vitit, por negociatat midis ish-republikave sovjetike të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët kanë bërë pak përparime.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, dhe zoti Aliyev janë takuar disa herë për bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por në tetor, zoti Aliyev refuzoi të merte pjesë në negociatat në Spanjë me zotin Pashinyan, lidhur me atë që ai tha se ishte “qendrim i njëanshëm i Francës”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i ndërmjetësonin bisedimet së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Strehë e një diaspore të madhe armene, Franca është akuzuar vazhdimisht nga Azerbajxhani për njëanshmëri pro-armene lidhur me konfliktin territorial të vendeve të Kaukazit.

The post Azerbajxhani dëbon dy diplomatët francezë, kryen veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik appeared first on Albeu.com.

Rusia sanksionon Finlandën, dëbon dy diplomatë
Moska tha se po dëbon dy diplomatë finlandezë në kundërpërgjigje të vendimit të Helsinkit që dëboi dy diplomatë rusë në prill.

Ministria e Jashtme ruse tha më 17 maj se ka thirrur në bisedë ambasadorin finlandez në Rusi, Antti Helantera, për ta informuar atë për këtë vendim. Moska tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të “kursit konfrontues të Finlandës karshi Rusisë”.

Finlanda i ka ofruar armë Ukrainës, shtet të cilin Rusia e ka pushuar në shkurt, dhe ligjvënësit në Helsinki pritet që më vonë gjatë 17 majit të mbështesin aplikimin për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.

Muajin e kaluar, Finlanda dëboi dy pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në Helsinki në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.

Shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, që prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt./REL

The post Rusia sanksionon Finlandën, dëbon dy diplomatë appeared first on Albeu.com.