debatet brenda pd Archives - Albeu.com

Evi Kokalari ka një sfidë publike për Belind Këlliçin
Aktivistja Evi Kokalari ka sfiduar sërish deputetin Belind Këlliçi.

Kokalari ka kërkuar të dijë nga ai se përse ka më shumë anëtarë të FRPD-së në Këshillin Kombëtar të PD-së nga kuota e kërkuar.

Përmes një postimi në Facebook, Kokalari i kërkon Këlliçit të bëjë transparencë dhe të japë llogari se pse FRPD, ka nëntë të rinj më shumë se sa kuota e kërkuar me statut në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve.

Sipas saj, kjo trasparencë është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes për funksionet e rëndësishme drejtuese në PD.

Postimi i Kokalarit:

FTESË BELIND KËLLIÇIT PËR TRANSPARENCË

Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!

Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta.

Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi.

Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethëne 9 mbi kuotë e kërkuar me statut.

Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s’ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë.

Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci.

Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër.

E falenderoj paraprakisht!/albeu.com/

The post Evi Kokalari ka një sfidë publike për Belind Këlliçin appeared first on Albeu.com.

“Nëse do vazhdojmë kështu, do na mbesë vetëm vula”, zbardhet debati me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD-së
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh dje për herë të parë pa Lulzim Bashën, i cili pak ditë më parë u tërhoq për të hapur rrugën e bashkimit të demokratëve pas asaj që ka ndodhur që prej 9 shtatorit të vitit të kaluar. Qëndrimi i unifikuar i anëtarëve të Kryesisë ishte që partia të mos mbeste vetëm në retorikë politike për t’u bashkuar, por të kalonte në akte.

Diskutimet kanë qenë mbi formulën se si duhet të shkohet drejt një negocimi. Deputeti i Shkodrës Helidon Bushati ishte i pari që dha idenë e tij për të shkuar drejt negociatave. Hapi i parë, sipas tij, nis duke hequr dyert e blinduara në seli.

Kërkesë që është mbështetur më pas edhe nga deputeti Ervin Salianji, i cili tha se dyert e hekurta ta shpifin dhe, nëse hiqen, japin një mesazh për negociata.

Më pas, gjatë diskutimit, ka pasur edhe një përplasje mes Jemin Gjanës dhe Helidon Bushatit, pasi Gjana iu drejtua deputetit të Shkodrës se vjen nga një familje e madhe shkodrane dhe s’mund të japë ide me heqje dyersh.

Reagimi i Bushatit ishte i menjëhershëm, duke i kujtuar moshën dhe se mund t’i kthente një përgjigje joetike. Megjithatë, ai i kujtoi Gjanës se mund të kundërshtojë idenë e tij, por mos të merret me prejardhjen.

Ndërkohë, deputetja e Dibrës, Dhurata Çupi, ka kërkuar që të ketë një grup negocimi, por ajo njëkohësisht ka “dënuar” retorikën e kolegëve të foltores ditët e fundit. Ndryshe nga deputetët e tjerë që janë anëtarë të Kryesisë, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarja Tabaku kërkuan që vendimi për Berishën të mbetej në fuqi.

Pas afro 3 orësh e gjysmë debate, anëtarët e komisionit dakordësuan që të dilnin me një deklaratë të përbashkët, të ndryshme nga ajo e Grupit Parlamentar.

Enkelejd Alibeaj: Pak më herët se të vinim në këtë sallë, kemi zhvilluar një mbledhje me sekretarët funksionalë të partisë, ku sigurisht temë kryesore e debatit ka qenë situata që po kalon partia. Ndërkohë, meqë nesër kemi seancë parlamentare, ju njoftoj se kemi paraqitur një mocion për debat.

Është një nga elementet e luftës opozitare brenda institucioneve. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në Parlament, e sinqertë dhe e plotë. E dyta, por që sigurisht ka një rëndësi të veçantë, është situata në të cilën ne ndodhemi si familje politike. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurt.

Helidon Bushati: Jemi këtu për të mirën e Partisë Demokratike. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerësimit tonë politik. Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorikë, por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv, në një bashkëpunim të të gjitha flukseve. Si sinjal të parë unë propozoj dhe do të dëshiroja qe t’i kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të parë te rikthimit në normalitet.

Vetëm të bashkuar do të mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, zgjedhjet janë shumë afër. Prandaj, të gjithë ne do duhet të japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do të duhet të tregojmë pjekuri. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mundet të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet, janë më të afërta.

Xhelal Mziu: Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’u paraprirë zgjedhjeve të 2023-shit. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne, as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet e 2023-shit në egoizëm, do të ishte vrastare për PD-në. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykoj se data 30 prill është zgjidhje.

Nuk është normale që t’i bëjmë karshillëk njëri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD-së. Pra, ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizem.

Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa kam.

Jemin Gjana: Më vjen keq se je edhe familje e madhe e bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjëra më të rëndësishme

Helidon Bushati: Mos më cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd, por mos më cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.

Ervin Salianji: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë, ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.

Gazment Bardhi: Dyert janë të hapura.

Ervin Salianji: Dyert e hekurit, që as nuk preken me dorë, ta shpifin, t’i heqim!

Gazment Bardhi: Neve na kërkuan dhe ne dhamë dorëheqjen dhe ata nuk kanë asnjë lloj dorëheqjeje. Unë i qëndroj vendimit të 9 shtatorit. S’mund të pranojmë që t’ia kthejmë PD-në “non grata”-s. Ne duhet të dalim nga kjo Kryesi me një mesazh të fortë bashkimi. Do t’i shtrimë dorëheqjen e bashkimit palës tjetër. Së pari, lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ia vlen të merremi në Kryesi me këtë. Së dyti, për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar një ide që do të pranohej nga të dyja palët, duke bërë zgjedhje të bashkuara. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.

Dhurata Çupi: Ne duhet të bashkohemi. Më datë 6 provuam që ne si PD jemi asgjë pa pjesën e foltores. As foltorja nuk ishte asgjë pa ne. Bashkë mund të jemi fitues në disa bashki. Ne duhet t’iu japim demokrateve bashki të fituara më 2023-shin. Dhe këtë e kemi detyrim për demokratët. Ne duhet të jemi bashkë për demokratët. Këtë s’do të na e falnin demokratët.

Të kemi qëllimin e mirë për t’u bashkuar shpirtërisht, jo mekanikisht. Një grup negocimi të mandatuar nga Kryesia, me qëllimin për bashkim, jo për të vendosur kushte. Të shkojmë e të negociojmë më dëshirën dhe vullnetin për bashkim. Nga ana tjetër, s’jam fare dakord me gjuhën e vrazhdë të përdorur nga disa deputetë ditët e fundit në media. Jam dakord që zoti Berisha ka mbështetjen e strukturave të PD-së në shumicë. Por deputetët e tjerë janë pa asnjë kredit më shumë se deputetët e PD-së. Përse dalin e linçojnë kolegët e tyre që nesër duan të rikthehen në një grup me ta?!

Roland Bejko: Çfarë qëndrimi ke tani për Sali Berishën?

Dhurata Çupi: Vendimet që janë marrë, janë marrë në kontekstin e asaj kohe, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë reflektim. Tani jemi në një moment tjetër, që e imponon rezultati i 6 marsit dhe në politikë ka reflektim.

Tomor Alizoti: Sot ishte nga mbledhjet më të qeta që kemi pasur. Bëra një pakt me grupin që do të flas ato që them unë dhe jo ato që kanë folur kolegët e tjerë. Ka një problem te mbledhjet tona, që gjatë diskutimit, nxirren fjalët, që nuk është etike. Pikat kryesore të miat ishin këto: PD në bashkim nuk duhet të shkojë me fjalë letrare, por me akte politike. Akti i parë është shfuqizimi i të gjitha përjashtimeve të demokratëve që mbledhja e nesërme të jetë me gjithë demokratët, në Grupin Parlamentar të jenë të gjithë demokratët.

Pika e tretë, zhblindimi i PD-së. Këto janë disa simbolika, akte që afrojnë dhe palën tjetër, që të unifikohemi si parti përmes akteve. Ne nuk mund të shmangim asnjë kandidat përmes deklaratave. Partia është garë. Do të dëshiroja që partia të kishte kandidatë që do t’i përkisnin së ardhmes, por këtë e vendosin demokratët. Ne e zgjidhim krizën jo duke bërë retorikë bashkimi, shtrim dore. Politika ka akte. Të hyjmë në një garë ku të fitojë më i forti./Panorama/

The post “Nëse do vazhdojmë kështu, do na mbesë vetëm vula”, zbardhet debati me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD-së appeared first on Albeu.com.

Emërimet në Këshillin Kombëtar, zbardhen debatet, Salianji: Të bëjmë garë, jo emërim
Janë zbardhur debatet në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se teksa propozoheshin që emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar dhe kreut të këtij institucioni, ka pasur një debat mes Lulzim Bashës dhe Ervin Salianjit.

Sipas burimeve bëhet e ditur se kreu i PD-së Lulzim Basha ka propozuar që emrat të kalojnë me konfirmim nga Këshilli por Salianji propozoi që të kishte votim me kandidatura alternative.

“Duhet të kthejmë garën dhe votën, meritokracia në themel të PD. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. Por këto rrethana dhe pritshmëria e demokratëve dhe shqiptarëve tashmë nga ne është shumë më e madhe. Kështu disa problematika të ngritura janë shqetësime për demokratët, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi të ardhmen duke u ndarë nga çdo praktikë e keqe e së shkuarës në radhë të parë. Personalisht kam bërë dhe do bëj betejë për demokratët, e mendoj që gara është themeli se si mund të përmirësohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vetë anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj që të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa të tjera për pozicionet.” tha Salianji.

I të njëjtit mendim me Ervin Salianjin ka qenë edhe Roland Bejko.

“Unë jam dakord që të kemi votim dhe të kenë kandidatura alternative sepse do të kishin më shumë legjitimitet” tha Bejko.

“Jam dakord ose që të paktën kandidaturat e propozuara të dalin dhe të mbajnë një fjalë para se të zgjidhen” ka propozuar Spirto Cura.

Basha: Diskutim tjetër kundër…ka?

Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupë që ka qenë dhe herën e kaluar, jam dakord me propozimin e Salianjit dhe Bejkos që të paktën nga hera tjetër të procedojmë në këtë mënyre por sot kjo trupë duhet të votojë siç ka votuar herën e kaluar dhe të themi të vërtetën që në këtë parti kështu janë zgjedhur përherë mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu.

Gaz Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nëse ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.

Ndërkohë pas propozimeve të Bashës, Këshilli miratoi emrat si më poshtë:

Kryetar i Këshillit Kombëtar:  Arta Sakja

Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha

Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa

Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Collaku

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:

Agron Kapllanaj

Gazment Koduzi

Helidon Bushati

Xhelal Mziu

Xhemal Gjunkshi

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës , Kryetare Flutura Ackaj

Anëtarë:

Dash Sula

Orjola Pampuri

Xhemal Bushati

Arbi Agalliu

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja

Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha

Sekretari për Cështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa/abcnews.al/

The post Emërimet në Këshillin Kombëtar, zbardhen debatet, Salianji: Të bëjmë garë, jo emërim appeared first on Albeu.com.

“Foltorja është acid”, dalin “të palarat” brenda Kryesisë së PD-së: Berisha thotë pas meje u bëftë qameti
Në një debat që zgjati më shumë se 5 orë, kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimin e Lulzim Bashës për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së më datë 18 dhjetor. Një javë pas Kuvendit që ka thirrur ish-Kryeministri Berisha. Mbledhja u shoqërua me debate mes kreut të PD-së dhe anëtarëve të kryesisë që kanë mbështetur Berishën.

Edi Paloka, Flamur Noka dhe anëtarët e tjerë i kërkuan kreut të PD-së, Lulzim Basha, që të respektojë vendimin e 4200 delegatëve. Por nga ana tjetër, kreu i PD-së, teksa njohur situatën në të cilën ndodhet PD pas vendimmarrjes së tij më 9 shtator, propozoi që Kuvendi të mblidhet më 18 dhjetor.

Sipas Bashës, Berisha po e përdor Kuvendin e PD për të zgjidhur hallet personale, ndërkohë paralajmëroi se nuk do të lejojë që të ketë 2 PD. Po ashtu, Basha tha në mbledhje se nuk do të lejojë që data 11 dhjetor, nga dita e demokracisë, të kthehet në ditën e bunkerizimit të PD-së.

Por kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, i propozoi Bashës që të caktojë një të besuar për verifikimin e firmave të mbledhura. Por sipas kreut të PD-së, procedura për mbledhjen e firmave dhe thirrjen e kuvendit nuk ka qenë korrekte.

Edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura Basha ka thënë se për mbledhjen e firmave është angazhuar Suel Çela në Elbasan, Rrahman Rraja në Fushë-Krujë dhe Tom Doshi në Shkodër.

Sipas Bashës, ata janë porositur nga Rama që të futen në mes për të dobësuar PD-në. Kjo është kundërshtuar nga Flamur Noka, i cili ka qenë një prej organizatorëve të mbledhjes së firmave.

DEBATI I PLOTE ME DYER TE MBYLLURA

Lulzim Basha: E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë së bashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD-në të udhëheqë vendin. Ka vendosur që një problem të tijin personal me SHBA-në t’ia imponojë partisë si problem të PD-së. Për këtë ka njoftuar në “Facebook” një miting më datë 11 dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik, SHBA-së. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë, siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD-së.

“Foltorja”

E nisin betejën me gjoja unë paskam shkelur Statutin dhe askush nuk mund të thotë cilën pikë të Statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar Statutin dhe çdo institucion të PD-së dhe mbi të gjitha, duke fyer dhe poshtëruar anëtarësinë, madje edhe ata që besuan te lëvizja e tij. PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje. Zoti Berisha duhej të përballej vetë me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ashtu siç premtoi fillimisht në mënyrë të përsëritur, pa e përfshirë PD-në dhe Grupin Parlamentar të PD-së. Çfarë po kërkon Sali Berisha sot?! PD të dalë kundër SHBA. PD të kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës. Izolimin e PD-së nga SHBA, sepse nuk ka asnjë dyshim se partnerët nuk do të bashkëpunojnë me një organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA, pavarësisht se çfarë pretendon zoti Berisha. Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tijat, jo të PD-së.

PROPOZIMI PËR MBLEDHJEN

Për disa vendime të miat, në pamje të parë mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ia arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë dhe ata që vërtet janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Çfarë pune ka me PD-në, por nëse doni edhe me Sali Berishën, Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi? Shumë njerëz, jo vetëm demokratët, pyesin: ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për një akt të tillë? Shpjegimi është i thjeshtë. Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në, siç kanë bërë e bëjnë me PS-në e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen “non grata”, iu intereson kjo përplasje për të mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen, as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë pa punë.

U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës për të përçarë PD-në dhe zgjatur jetën politike të Edi Ramës. Kemi sakrifikuar shumë për të mos e bërë pis PD-në. Për ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. S’ka për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër. Nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD-së me 11 dhjetor . 11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është t’i shërbejmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqendrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: t’i prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundërshtar që kemi, Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për t’u shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor.

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD-së? Po Tom Doshi? Kush e shpjegon?

Edi Paloka: Çoji në prokurori, kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD-në në konfliktin e tij personal me SHBA-në. PD ka institucione, ka Statut dhe nuk ka për të pasur struktura paralele. Më 11 dhjetor mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD-së. Paloka foli për mungesë vëmendjeje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama për t’u përfshirë me formularët e PD-së? Nuk më dhatë asnjë përgjigje: çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Çfarë interesi ka Tom Doshi, përveçse për të përçarë PD-në? Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës, është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Është një fund realisht i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij, jo thjesht për PD-në, por për Shqipërinë. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi”. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë!

Edi Paloka: Me përfaqësues të përcaktuar vetë të vini të bëni verifikimin e formularëve të firmave. Mund të jetë për njërën palë Ivi Kaso, që është sekretari i zgjedhur në Partinë Demokratike dhe për palën tjerë mund të ishte Sekretari Organizativ, Ervin Minaroli. Mund të jenë dhe të tjerë. Unë po them propozime që të uleni dhe të hiqen hijet e dyshimit dhe ta çoni procesin përpara. Dhe njëherë po e them që të dyja palët të caktojnë nga një njeri tyrin të besuar, të vijnë në zyrën time dhe të bëjnë verifikimin për 4200 firmat dhe të mos vijojmë me sulme ndaj njëri-tjetrit që vetëm po propozojnë.

Ervin Salianji: Unë mendoj që një parti politike, qoftë kjo edhe Sali Berisha, pa mbështetjen e SHBA-së, mundësitë që kjo parti të vijë në pushtet, mundësitë janë zero. Nëse nuk nisemi nga kjo kornizë bazë, ne do të gënjejmë demokratët. Pa diskutim që do të ketë emocione, sepse është një njeri që ka 30 vite në parti dhe ka të mirat dhe të këqijat e veta. Të thuash se pse mblidhen njerëz nëpër salla, kam mbështetje më shumë. Secili prej nesh mund të mbledhë njerëz. Po hajde të bëjmë garë se kush mbledh më shumë. Të gjithë mund t’i mbledhim. Por puna nuk është të bëjmë këtë garë.

Albana Vokshi: Shpresoja sot të merrnit tjetër vendim, t’u bashkoheshit 4200 firmëtarëve në datë 11 dhjetor. Vendimi juaj është akt përçarës, jo demokratik autoritarist. Neni 46 thotë se kryetari përfaqëson forumet dhe vendimmarrjen e anëtarësisë. Ju sot nuk po përfaqësoni e po fyeni 4200 anëtarë të kuvendit kur përmendni Tomën, Aqifin, Suelërat e Rrahja. Neni 43 përcakton se 1/4 e firmëtarëve, janë mbledhur shumë më shumë. Sfidoj znj. Duma dhe znj. Pampuri të vijnë e së bashku të certifikojmë firmat e degëve në Njësinë numër 9 dhe 11, se i njohin. Janë mbi 75% e firmave të delegatëve. Ftoj të gjitha zonjat e grupit të punës që keni ngritur ju, të certifikojnë firmat e LDGSH-së se kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor të deritanishëm të LDGSH-së. Janë më shumë se 75% e delegatëve që kanë firmosur.

Thoni pse i fusni në kasafortë: po nëse ju vidhni “Facebook”-un dhe simbolet e LDGSH-së, si mund t’ju besojmë firmat. Flisni për struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partisë, grup që linçojnë këdo që mendon ndryshe nga ju e është kritik juaji. Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur një grup për LDGSH-në ndërkohë që po fyeni mundin e 10 mijë grave që kanë marrë pjesë në procesin e vitit që shkoi. Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike. Ju ka rënë popullariteti. Përballuni me Berishën në Kuvend e nëse fitoni, ju na keni pas. Demokracia është votë. E nuk është uzurpim i hapësirave që nuk ju takojnë. Vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia, jo ju.

Aldo Bumçi: E gjithë kjo filloi sepse ne humbëm, sepse po të mos kishim humbur, nuk do të ishte ky debat. Jeni fajtorë për humbjen që i la demokratët në opozitë. Amerikanët edhe kur të takojnë e të mirëpresin nuk të thonë se e ke të fituar. Kriza të zgjidhet duke dëgjuar delegatët.

Fitim Zekthi: Foltorja është lëvizje acide, populiste e nxitur vetëm nga vendimi i qeverise amerikane për të shpallur “non grata” Berishën. Po të ishte e ndershme dhe refleksion mbi gjendjen e PD-së, do të isha në foltore. Foltorja si lëvizje është shumë acidike, sepse përdor gjuhë asgjësuese, linçon, shan, etiketon, sulmon. Gjuha e saj është gati bolshevike. E dyta, foltorja ka narrativë konspiracioniste. Përpiqet të konstruktojë një armik të madh që bëri komplot. Ky armik është “mafia më e rrezikshme ndërkombëtare sorosiane”. E vërteta është se vendimi është i Sekretarit të Shtetit dhe asnjë figurë e rëndësishme republikane, asnjë drejtues republikan në kongres apo senat, asnjë kryetar komisioni, asnjë guvernator nuk ka folur kundër “non grata”-s, përkundrazi, të gjithë janë në anën e qeverisë amerikane.

Thirrja e kongresit me 4200 firma që nuk dihet në ç’zyra, në ç’kafe dhe nga cilët njerëz u mblodhën, që kërkojnë të verifikohen nga vetë ata që i mblodhën, një kongres i shpallur pa një grup apo komision nismëtar është në fakt thjesht një puç i institucional ose grusht shteti. Kjo gjë është rrugë logjike e lëvizjeve populiste, emocionale, e politikës së zemërimit. Lëvizje të tilla nuk pranojnë rregulla, nuk pranojnë të vihen në diskutim. Ato bëjnë ose revolucion, ose grusht shteti. Foltorja nuk ka të ardhme, nuk duhet të ketë të ardhme, sepse nuk mund të ketë të ardhme paligjshmëria, linçimi, revolucioni.

Tomor Alizoti: Ka ndodhur një çarje e madhe. Ç’është kjo: bëjmë dy kuvende? Nuk e shikoj si zgjidhjen e duhur. Duhet të bëhemi bashkë për një kuvend. Nuk duhet të bëjmë disa kuvende për të treguar se kush ka më shumë forcë. Ju të dy e doni partinë për pushtet individual. Për karrierën tuaj. Ju duhet të uleni. Unë e di që ti nuk do të ulesh. Por unë nuk do të jem as me njërin, as me tjetrin. Luftërat botërore janë zgjidhur në tavolinë. Ky nuk është problemi i PD-së, por problemi juaj. Ju do të gjykoheni të gjithë nesër që ndikuat në këtë përçarje. Kërkoj t’i jepni zgjidhje kësaj situate.

Lulzim Basha: Ke qenë ti që ke thënë se PD-në s’mund ta kthejmë në fondacion të Sali Berishës ose organizatë joqeveritare të Berishës.

Flamur Noka: Kuvendi që thërrisni ju është ilegjitim. Kryesia është ilegjitime. Ju keni fyer demokratët. Nuk i kemi bërë presion njeriu. Jeni ju që e krijuat problemin, se po të mos përjashtoje ti Berishën, nuk do të kishte ndodhur gjë. Ti bëre goditje. Ne vetëm t’u kundërpërgjigjëm.

Agron Gjekmarkaj: Sonte është një natë reflektimesh! Mbajta shënime kur folën kolegët! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet. Nuk është kështu. Ne patëm një kongres në korrik, që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar. Duke filluar nga fjalimi i zotit Basha dhe i të gjithë juve me radhë! Fjalime propagande, të gjithë ju u ikët problemeve që trashëgonim, që e gjitha një fasadë hipokrizie! A e dini pse? Sepse ju mendonit qe Basha dhe Berisha janë bashkë gjithmonë dhe patë interesat tuaja! Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ia thashë Flamurit para RTSH-së “e shkatërrove armikun me atë fjalim”! Qeshëm të dy. Foli vetëm Mark Marku, ju tha të vërteta të rënda. Heshtët. E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e Statutit, filloi kriza.

E nisi Sali Berisha për arsye personale. Mua nuk do të më dëgjoni kurrë duke sharë Sali Berishën. E konsideroj personalitet politik me shqisa unike, por gjykim kam. Ai e di që nuk e fiton betejën me SHBA-në dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashën. Ndaj, duke parë këtë kontekst moral, vendosa të marr anë dhe të mbështes zgjedhjen e Bashës. Dëgjova zonjën Vokshi të flasë për dhunë psikologjike ndaj drejtueseve lokalë të Lidhjes së Gruas! Nëse kjo ndodh, është turp, shumë turp! Por le ta themi një gjë. Dajaku ka qenë instrument komunikimi i kësaj partie! Kjo parti ka rrahur themeluesit e vet, Neritan Cekën, Preç Zogajn, Arben Imamin, ka rrahur opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet, ka rrahur të persekutuari, ndaj duhet të ndahemi nga çdo formë dhune.

Lulzim Basha nëse është burrë, të kërkojë falje edhe për këto. U fol për emërimet e kryesisë. Për mua kjo është një turp. Për çdo gjë duhet garë, për të gjithë, kuptimi është një gjë e shpifur. Tani të flasim për kongresin. Po ky Kuvend është një legjitimim i foltores. Jam i sigurt që nuk do behet kurrë nëse nuk do ishte ky presion dhe kjo krizë. Ky kongres është legalizim i krizës dhe dëshirës suaj. Berisha e vendosi vetë datën 11, nuk pyeti asnjeri. PD mund të ketë organe të këqija, kryetar me probleme, kryesi të paaftë, por ama këto kemi dhe këto po e legalizojnë kongresin. Hajdeni të mblidhemi të gjithë! Ta bëjmë atë të vërtetë! Ta rindërtojmë PD-në. Mos të jetë me një parti e lidershipit, por e të gjithë anëtarëve, të jenë aksionarë në të. Kjo parti t’u kërkojë falje intelektualëve që i zboi vit pas viti. Kjo parti ta përbuzë më në fund banalitetin dhe statusin e idiotit kaq prodhimtar në PD. Duhet një kongres i vërtetë ku të gjithë asetet e saj të jenë aty. Albana, mikja ime, thotë “uaaa Basha fyeu doktorin”. Po s’e dëgjon doktorin se çfarë thotë për Bashën dhe të tjerët! Sado që e çmojmë Sali Berishën, njeri si ne është edhe ai, njerëz me gjak jemi edhe ne! Po miq jemi në krizë të rëndë madje. Kongresi i datës 18 është mundësia që të mundim përçarjen dhe t’i japim një shans bashkimit. Në rastin më të mirë, konflikti me SHBA-në është folklor; në rastin më të keq, e dini vetë.

Belind Këlliçi-Bashës: Ke nxjerrë njoftim të paligjshëm. Statuti i FRPD-së është i dorëzuar në instancat më të larta europiane të EPP dhe institucione te tjera. Meqë ke ndërruar 180 gradë qëndrim dhe tani e pranon që ka nevojë për kuvend, bujrëm, hajde në kuvend në datë 11, bashkohu me 4200 delegatët. Shtoji rendit të ditës së 4200 delegatëve edhe pikat e tua dhe hajde të kemi vetëm 1 kuvend. Dhe nuk kemi pse e shtyjmë me 1 javë.

Jorida Tabaku: Të kalojmë këtë ngërç për demokratët, ta mbledhin Kuvendin Kombëtar me 18 dhjetor! I dëgjova me kujdes gjithë kolegët dhe besoj se biem dakord të gjithë për diçka: kjo është një situatë e vështirë për Partinë Demokratike. Nuk është e thjeshtë e aq më tepër për demokratët që çfarë nuk dëgjojnë që dalin nga kjo sallë tani që po flasim e çfarë nuk dëgjojmë çdo natë nëpër emisionet televizive. Dëgjova me shumë respekt dy miqtë e mi, z. Paloka dhe z. Bumçi. Burimi i krizës, tha z. Bumçi, janë zgjedhjet, fillimi i krizës.

Gjithçka nisi më 9 shtator, tha z. Paloka. Të biem dakord: kjo situatë vjen nga zgjedhjet apo nga 9 shtatori?! Kushdo që ka qenë në këtë sallë dhe ka punuar me raportin me ndërkombëtarët, z. Bumçi, ka qenë një raport voluminoz, dhe unë po flas me qytetari, Aldo. Jemi këtu dhe jemi prapë nesër në PD. Raporti i përgatitur për ndërkombëtarët që shërbeu dhe si bazë për raportin e OSBE/ODIHR që e vendosi thuajse të plotë në raportin përfundimtar. Por, kur flas sot me ndërkombëtarët, ato më thonë që “Partia juaj e pranon vetë që keni humbur se natë për natë në televizione ju thoni që keni humbur”. Aldo, ne njihemi aq sa të mos ndërpresim njëri-tjetrin.

Ju fola gjithë respekt dhe po ju drejtohem me respekt. Çfarë beteje për zgjedhjet mund të bëjmë ne kur vetë anëtarët e PDsë e pranojnë që keni humbur dhe nuk janë vjedhur?! Çdo natë nëpër TV këto dëgjojmë se si u humbën zgjedhjet. Pse e ka fajin njëri apo tjetri që u humbën zgjedhjet! Diskutimi që ne po bëjmë sot këtu e që në disa raste diskutohet dhe gabim. Z. Paloka e njeh statutin për veten e tij dhe e quan veten të zgjedhur, kurse për të tjerët thotë nuk i quaj, Albana që nuk është zgjedhur dhe është komanduar si kryetare gruaje që në 2009-ën, 12 vjet më parë, dhe nuk respekton Statutin, veten e njeh legjitime, ndërsa atyre që janë zgjedhur nuk ia njihni zgjedhjen sipas statutit. Ose të biem dakord dhe të interpretojmë për të gjithë njëlloj statutin këtu, ose të zihemi dhe të ndërtojmë institucione paralele.

Nuk ka nder më të madh që i bëjmë Edi Ramës ne se sa të deklarojmë se nuk e njohim sekretariatin e PD-së, nuk e njohim kryesine e PD-së. Ky është nderi më i madh për Edi Ramën, deligjitimimi i çdo institucioni të partisë dhe këtë nder po ia bëni ju. Jam që 16 vjeçe në Partinë Demokratike, kurrë s’kam pasur funksione në këtë parti politike, i nderuar z. Paloka. Vetëm përpara dy muajsh e mora një funksion, kam punuar me kokën ulur edhe për një punë që nuk më takonin t’i bëja. E kam bërë për të mirën e PD-së, jo për një zyrë, se mua nuk më intereson aspak një zyrë, madje as për një vulë nuk kam punuar. Kjo është e turpshme që ne sot diskutojmë për një zyrë apo për një vulë. Ne po e bëjmë këtë betejë që të dalim më të fortë.

Po ju drejtohem juve, z. Paloka dhe z. Bumçi, se ju konsideroj miq dhe nuk po them asnjë gjë që nuk e kam thënë dhe jashtë kësaj salle në privat. Për mua nuk është çështje e interpretimit të Statutit, por është një vendim politik. Pra, ta kalojmë këtë ngërç. Të biem dakord për një datë dhe unë këtë besoj se ka parasysh ky propozim, pavarësisht mekanizmit që e vë në lëvizje mbledhjen e Kuvendit, pra e kërkon kryetari apo firmat e anëtarësisë apo kryesia, pavarësisht kësaj, ne të biem dakord që të kemi një kuvend. Por që të sillemi kështu ku njohim njërin dhe nuk njohim tjetrin, për këtë biem dakord e për atë tjetrën jo, më vjen keq, por këto janë veprime absurde dhe nuk bie dakord. Më duken absurde se e gjithë kjo sjellje është në favor të kundërshtarit tonë.

Unë e kam diskutuar dhe me shumë prej jush këtu se sa herë që ne themi një fjalë, menjëherë sulmohemi, linçohemi dhe bullizohemi, madje edhe kur ka argument te çfarë thua apo dhe kur ka etikë. Ka shumë demokratë që kanë zgjedhur të heshtin, sepse kanë frikë nga sulmet edhe bullizimet dhe gjëja më e keqe që mund t’u bëjmë demokratëve është kur një përfaqësues i njërës palë apo i palës tjetër të marrë demokratët në telefon dhe t’i pyesë në ishin apo nuk ishin, firmosën apo nuk firmosën. Mos t’i përdorim emocionet e demokratëve.

T’i thërrasim demokratët me kuvend normal me datën 18 dhjetor dhe të vendosin siç e mendojnë. Çfarë problemi ka që të biem dakord për këtë datë? Apo thjesht doni të impononi datën tuaj?! Unë besoj që këtu ka një vullnet politik për ta kaluar ngërçin. Doni kuvend? Hajde bëjmë kuvend. Sot, kur shkoj të takoj demokratët, i shoh që janë të dëshpëruar kur dëgjojnë se si ne zihemi e duket sikur po hamë njëri-tjetrin. Unë dëshpërohem kur shoh demokratë që zihen me njëri-tjetrin. E kalojmë këtë ngërç për demokratët dhe mos t’i vendosim në moment të vështirë. Ka prej tyre që nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën, por janë sinqerisht me PD-në. E mbledhim kuvendin në 18 dhjetor, e sqarojmë edhe këtë çështje, madje dhe pikat e Statutit që e kanë merak disa dhe e interpretojnë si të duan dhe kur të duan ato. Unë nuk besoj që ka 2 PD, ka 1 PD sot dhe po ashtu 1 PD do të ketë dhe nesër. Le ta kalojmë këtë ngërç, jo për interes të Bashës apo interes të Berishës, por për interesin e demokratëve që na kanë ndjekur dhe votuar.

PËRPLASJA:

Jemin Gjana: Kam që në ’90-ën dhe e njoh partinë dhe e di se si ka funksionuar. Unë kam qenë me institucionin pavarësisht se kush ka bërë foltoren. Unë kam qenë me institucionin gjithmonë. Unë nuk jam bërë ndonjëherë milioner. Kam hyrë në politikë dhe kam dalë me dy djem që njërit nuk ia jepnin specializimin prej meje dhe vetëm me një shtëpi që ma dha enti i banesave. Këtu ka ministra që janë bërë milionerë.

Aldo Bumçi: Kujt i referohesh ti. Për çfarë e përmend këtë? Unë jam i vetmi këtu që kam qenë ministër.

Jemin Gjana: Unë e kam dëgjuar foltoren që më ka linçuar proceset. Agronit ia numëruam votat. Ai 56 vota mori për kryesi dhe thotë pastaj pse s’e votuat. Pastaj i thotë Këlliçit që Basha të kishte frikë ty. Kush e bën këtë koment i bie që tallet me demokratët. Ai i ka mbledhur pakënaqësitë për interesat personale.

Ivi Kaso: Ky vendim krijon ndasi. Të krijojmë një procedurë. Duhet të rregullojmë procedurat e 11-ës dhe jo të dalim me procedura të tjera.

Gent Strazimiri: Ti e krahasove Berishën me Vuçiçin. Ti the që është llum. The që nuk është kuvend, por miting. Ti po na fyen. Kjo nuk është e vërtetë. Ti je kryetari i 6-të, por do të ketë edhe të 7-të e të 8-të. Në kryesi ka njerëz pa teserë partie.

Lulzim Basha: Nuk jam unë ai që thotë pas meje u bëftë qameti. Ajo dihet që do të ketë të tjerë. Është ai tjetri që mbështet, ti që thotë mbas meje u bëftë qameti.

Ina Zhupa: Sa i përket legjitimitetit, më vjen keq që e thotë znj. Vokshi, e cila është në kryesi prej 12 vitesh në kryesi. Ti na vë në pikëpyetje ne që si kryesi ose vijmë nga votimi i fshehtë, ose nga votimi i hapur që nuk është kundërshtuar. Nuk e kuptoj se nga vjen kjo tani që nuk jemi legjitim në kryesi.

Enkelejd Alibeaj: Me thënë të drejtën nuk e kam fare problem që të kemi një kuvend përbashkues. Le të jetë edhe përçarës. Nuk më intereson fare nëse çahet partia. Sepse kjo luftë nuk është për parime. Të gjithë e dinë që dizenjimi i një personin si “non grata” është vdekje politike. Kush bën sikur nuk e kupton, është thjesht duke gënjyer veten, sepse neve nuk na bën pjesë të kësaj gjëje. Unë mendoj se PD do të arrijë t’ia dalë përkundrejt të gjitha akteve për përçarje. Sepse PD qëndron mbi vlera. Demokratët kanë dhënë shumë për Berishën. Ndërsa Berisha pse nuk jep asgjë tani, por kërkon t’i bëjë pjesë të betejës personale. Nëse arrin t’i bëjë pjesë të betejës personale, atëherë nuk ka asgjë të çuditshme nëse PD përçahet dhe asgjësohet. Në rastin e 11 dhjetorit nuk janë ndjekur procedurat dhe për mua kjo është nulë. Ne duhet të jemi rigorozë. Sali Berisha nuk i bie dot Blinkenit dhe i bie Bashës.

Grida Duma: Po propozoni sot datën 18 për kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj te veprimi politik dhe i bërë mirë. Dëgjoj sot disa që kërkojnë shpëtimin te vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur “çdo populli bën partia” është bërë “çdo partia bën populli”. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013-ën Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqjen, nuk kthehem kurrë. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorikë. Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit! Ky kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtet, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona. Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtet. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat e dikujt dhe gjoja përfaqësimet. Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara çfarë është meritokracia.

Ne të gjithë këtu, më pak a më shumë, kemi marrë nga Partia Demokratike, ata që janë jashtë, jo. E nëse nuk dimë ne që kemi marrë të japim të ikim nga politika. Kjo që kemi bërë është e vetmja mënyrë që e bën partinë fituese e fitoren ua detyrojmë atyre qe presin nga ne. Kjo parti ka boll kohë që nuk i përballon të vërtetat e veta. Kam dëgjuar liderë që sepse kërkojnë falje janë të pafajshëm. Qe thonë “ato janë fjalë fushate” dhe këto janë të tjera. Pas 30 vjetësh kjo parti në disa nivele bën diskutimin që të kthehet po tek i njëjti kult individi. Kulti i individit duhet të bie e të nisë gongu i garës. Ky është mision për ty, kryetar. Bëje këtë parti një parti të së ardhmes. Një parti të garës, jo të emërimeve, se prandaj jemi këtu sot. E vlerësoj shumë secilin që ka thënë mendimin e vet pro apo kundër, vlerësoj këdo që ka një qëndrim. Nuk kam asnjë respekt për ata që bëjnë gjoja asnjanësin dhe të heshturin e të mendojnë që do të përfitojë një ditë nga ky qëndrim. Flisni për bashkime! S’ka bashkime pa kohezion. Bashkime me forcë, me imponim, se ne ju kërcënojmë janë ndasi dhe dobësime. Këto bashkimet e kanë çuar këtu këtë parti. Pa kohezion e pa besime të brendshme, se kështu është bërë deri sot.

Orjola Pampuri: Është e vërtetë që disa nga ne mund të jenë pa kartë anëtarësie, por prindërit e mi kanë votuar për ty Flamur, për Albanën, për Gentin. Ti Albana ke vendosur gra që të më linçonin mua.

Albana Vokshi: Ato nuk i kam vendosur unë, po ata janë baza.

Orjola Pampuri: Po kujt i tregon ti bazën. Ato janë gra që i ke vendosur ti që dalin në foto me ty.

Ledina Mandia: Jam që të dëgjohet zëri i demokratëve, i delegatëve, i atyre që kanë firmosur. Nuk është koha që ta përçajmë partinë duke mos ndjekur atë që thonë delegatët.

Ervin Minarolli: Unë në fillim të kësaj mbledhjeje u gëzova kur tha se do të bëhet Kuvend. Por duke parë diskutimet, më vjen keq që kjo s’qenka rruga përbashkuese. Unë, si kryetar dege, kanë firmosur një pjesë e mirë e anëtarësisë së degës. Duhet të merret parasysh ajo që kanë firmosur delegatët.

Flutura Açka: Kjo është një skizmë. Liri Berisha ka qenë doktoreshë e djalit tim. Nuk kam gjë me Berishën, por duhet ndarë simpatia nga politika.

Gazment Bardhi: Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kur u votua kryesia, emri im ka qenë nga të parët dhe i pari që ka ngritur dorën edhe Berisha. Për këtë kam edhe videon. Edi Paloka nuk përfaqëson asgjë në institucionet e partisë. Është një funksion formal. Nëse do ta kishte autorizuar këshilli, atëherë mund të bënte diçka më tepër. Në respekt të atyre të firmave, ju mund të kishit shënuar në mbledhjen e datës 18. Ju zgjodhët të bënit atë që tha Berisha që ju nuk doni kuvend, por revolucion./ Panorama/

The post “Foltorja është acid”, dalin “të palarat” brenda Kryesisë së PD-së: Berisha thotë pas meje u bëftë qameti appeared first on Albeu.com.

“Kush je ti që deklaron fundin e Berishës?” Zbardhet debati i ashpër me dyer të mbyllura në Grupin e PD
Debatet nuk munguan as dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pavarësisht përpjekjes së kreut të PD-së për të diskutuar vetëm për veprimtarinë parlamentare. Gazeta Panorama.al ka zbardhur debatet me dyer te mbyllura në selinë blu! Mësohet se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, i cili hapi mbledhjen, u kërkoi deputetëve që të analizojnë me kujdes projektbuxhetin dhe të nxjerrin problematikat.

Ndërkohë që kërkoi edhe aktivizim në komisione. Në vijim u tregoi deputetëve se përse do të kërkonin që miratimi i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore të shtyhej për në mbledhjen e ardhshme. Basha u ka shpjeguar deputetëve se maxhoranca kërkon që objekti i punës në komisionin e posaçëm të nisë aty ku e la në korrik të vitit të kaluar, ku përmes ndryshimeve kushtetuese bënë edhe ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Por sipas kryedemokratit Basha, qëllimi i PD-së nuk është që puna e komisionit të jetë e kufizuar. Vetëm në rekomandimet ndaj PD-së ka kërkuar që objekti i punës të mos jetë i kufizuar, madje edhe nëse do duhen të bëhen ndryshime kushtetuese për të akomoduar nenet në Kodin Zgjedhor, ato të bëhen.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e mosdakordësimit. Ndërkohë, pas përfundimit të fjalës së Bashës e ka marrë fjalën deputetja Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar llogari Bashës në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të kreut të opozitë për liderin historik, Sali Berisha. Vokshi i ka thënë Bashës se ai nuk mund të përcaktojë kohën e askujt. Këtij debati kreu i PD-së ka tentuar t’i shmanget duke i kujtuar se nuk është në rend dite. Por Vokshi ka këmbëngulur duke thënë se ajo distancohet nga ajo deklaratë.

Distancimi i Vokshit nuk ka përbërë asnjë shqetësim për numrin dy të partisë, Gazment Bardhin, i cili e ka nënvlerësuar deklaratën e deputetes.

Në mesin e debateve ka hyrë edhe deputeti Spaho, i cili i kërkoi Bashës që të mos largohej nga mbledhja pasi kishte çështje për të diskutuar. Por kreu i opozitës e ftoi Spahon që të shkonte e të diskutonte me të në zyrë. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Gaz Bardhi, i cili po me tone të larta i ka kërkuar Spahos që të ulë tonin e zërit.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE GRUPIN E PD

Lulzim Basha: Për Reformën Elektorale s’kemi rënë dakord. Partia Socialiste do që ta nisim punën atje ku e lanë në korrik të vitit të kaluar me ndryshime të njëanshme. Ndërkohë, ne duam që objekti i punës së komisionit të mos jetë i kufizuar. Duhet të jetë mundësia e hapur që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë për të akomoduar në Kodin Zgjedhor çështje të ndryshme që mund të vijnë nga diskutimet dhe nga ekspertët. Duhet një komision që të jetë i hapur për çdo gjë.

Nuk mund ta kufizojmë vetëm në ndryshime ligji procedurale. Ndërkohë, në Kuvend duhet të jemi aktivë. Vihet re që disa deputetë nuk shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, sidomos në

Komisionin e Sigurisë, ku ka deputetë që merren me punë dytësore dhe nuk marrin pjesë në mbledhje.

Alfred Rrushaj: Deri tani nuk kemi gjetur dakordësinë për objektin e punës së komisionit. Prandaj, përderisa nuk kemi pasur dakordësi deri më tani, nuk besoj se do të arrijmë konsensus deri në nisjen e seancës. Do të kërkoj që miratimi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të shtyhet.

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua kryedemokratit që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!/Panorama/

The post “Kush je ti që deklaron fundin e Berishës?” Zbardhet debati i ashpër me dyer të mbyllura në Grupin e PD appeared first on Albeu.com.

Debat i nxehtë brenda PD-së, Basha “nxjerr” SMS-të: Berisha po u bën presion strukturave
Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në fakt, kryetari i kësaj force, Lulzim Basha, në fjalën e tij hapëse porositi që deputetët të shkojnë në bazë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe më pas t’i adresojnë ato për t’u zgjidhur.

Madje kërkoi që për secilin deputet të ketë një raport ku të pasqyrohet angazhimi i çdo deputeti në zonën elektorale dhe në komisionet parlamentare.Gazeta Panorama zbardh përplasjen me dyer të mbyllura në selinë blu. Sipas burimeve deputeti Flamur Noka, i cili e ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, se po bunkerizon partinë. Në fjalën e tij, Noka është shprehur se demokratët në bazë janë të përçarë për shkak të vendimmarrjes së Bashës dhe se ky i fundit, sipas tij, prej muajsh ka humbur kontaktet me ta.

Në mbledhjen e djeshme ra në sy edhe reagimi i anëtarit të kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti, i cili kërkoi nga Basha që të mos nënvlerësojë krizën brenda PD-së. Edhe Alizoti konfirmoi situatën jooptimiste në bazë, madje ai e cilësoi PD-në si një anije të madhe në të cilën ka rënë zjarri dhe kapiteni i anijes duhet të angazhohet që ta zgjidhë çështjen pa përfshirë grupin. Por kreu i PD-së ka përsëritur se për shqiptarët halli nuk është Berisha dhe vetë ai (Basha), por rritja e çmimeve dhe ekonomia e tyre. Ndërkohë nuk munguan as debatet mes deputetëve dhe ankesat për procesverbalin që mbahet për çdo mbledhje.

DEBATI I PLOTË:

Lulzim Basha: Kërkoj nga ju që të jeni sa më shumë pranë qytetarëve në zonën tuaj. Parlamenti ka rëndësinë e vet të veçantë, por më kryesorja është që të jemi pranë atyre që na kanë zgjedhur. Ju duhet të shkoni të takoheni me banorët e zonave tuaja, të merrni prej tyre shqetësimet që ata kanë. T’u shpjegoni atyre për nismat e PD-së, sa të prekshme janë ato për vetë qytetarët. T’u sqaroni edhe propozimet tona. Çfarë synon drafti ynë për vetingun e politikanëve.

Albana Vokshi: Nuk e di se si i ndani folësit në Parlament, sepse kam kërkuar që të flas. Rendi i ditës është që të flitet për shqetësimet e qytetarëve në zonat përkatëse. Në fakt, unë kam kërkuar që të flas sot për shkak të një problematike që ka në zonën time, në Laprakë ku po ndërtohet Unaza e Madhe dhe ku projektohet të shemben 700 shtëpi. Unë dua të flas për këtë, sepse është problem i drejtpërdrejtë. Nëse unë nuk e ngre shqetësimin e tyre, si do t’u shkoj sërish.

Alfred Rrushaj: Ne do të kërkojmë sërish që të shfuqizohet rregulli i njëanshëm i PS-së për të kufizuar kohën e foljes së deputetëve.

Lulzim Basha: Me kryetarin e grupit do të keni edhe një rol më të madh tani, sepse duhet t’i referoni në lidhje me punën tuaj jo vetëm për komisionet parlamentare, por edhe për punën tuaj me bazën. Dua që ta kem një raport me kontributin dhe rolin e secilit prej jush në bazë dhe në komisionet parlamentare.

Flamur Noka: Je bërë si struci. Ti po e bunkerizon partinë. Ti thua të shkojnë deputetët në terren, por s’ka terren, sepse ti i ke përçarë duke i urdhëruar që të mos shkojnë në foltore. Baza e PD-së po vuan një përçarje si kurrë më parë. Ju kam dëgjuar që thoni “bunkerizim”, por baza kërkon zhbunkerizimin e partisë së bunkerizuar. Ju nuk keni zbritur në bazë për të diskutuar përçarjen e shkaktuar nga vendimi kundër Sali Berishës. Zoti kryetar, duhet gjetur një rrugë që partia të çlirohet nga ky makth. Nuk është zgjidhje ngurtësimi brenda bunkerit. Nuk është zgjidhje përjashtimi. Ju përsërisni fjalët për kuvend antiamerikan. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Kuvendi duhet për të rikthyer ligjshmërinë në vendimet e partisë, pas vendimit për Sali Berishën, timin apo edhe të zotit Baçi pa vendim kryesie.

Tomor Alizoti: Ky është një konflikt mes ju të dyve. Në çdo kafe të Tiranës të pyesin “je me këtë apo me atë?”. Unë shikoj që në këtë anije ka rënë një flakë shumë e madhe. Nëse kjo parti, pas kaq vitesh, do të jetë më e vogël, PD nuk do të jetë e aftë të mundë PS-në. Propozoj që ne si Grup Parlamentar, si kryesi dhe institucione të diskutojmë për këtë çështje. Nuk mund ta anashkalojmë. Ky është një konflikt që nuk mund të anashkalohet. Kjo ka një zgjidhje institucionale. Kriza është në PD, nuk e shmangim dot. Ju që jeni 2 grupime jeni pjese e krizës. Zgjidheni ju.

Beteja ka nisur mes ju të dyve, unë s’kam lidhje fare, zgjidheni ju. Në këto raste janë institucionet qe zgjidhin problemin. Në PD ka një krize të madhe. Heshta, heshta, por po flas tani se unë PD-në e shoh në një rrezik të madh. Aseti i PD-së është baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kam dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht. Shkaktarët duhet t’i japin zgjidhje krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet, nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet, kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.

Lulzim Basha: Qytetarët janë me halle. S’duan të dinë për Bashën e Berishën. Askujt nuk i kam thënë apo urdhëruar të jetë apo të mos jetë në aktivitetet e Berishës. Përkundrazi, kam pafund SMS që nga ana tjetër janë presionuar. Kryetar degësh dhe deputetë janë kërkuar që të jenë në foltore. Të thotë njëri këtu që unë i kam kërkuar të mos shkojë në takimet e Berishës. Një të më thotë! /Panorama/

The post Debat i nxehtë brenda PD-së, Basha “nxjerr” SMS-të: Berisha po u bën presion strukturave appeared first on Albeu.com.