debat Archives - Albeu.com

Berisha përplaset me Ballën: Ti je “bundrra” dhe negocion pazaret e Suel Çelës, parlamentit t’i vijë fundi
Këtë të enjte, kryetari i PD-së, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj Taulant Ballës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Berisha e cilësoi folësin para tij si përfaqësuesin më të shëmtuar të krimit dhe e akuzoi se kishte liruar dy terroristët që vendosën tritol në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.

Sipas tij, Balla është ndërmjetësi i pazareve për votat dhe personazhi i dokumentit të njohur si “bundra”, ndërsa pretendoi se vetë ai është “bundrra” e vërtetë.

Berisha iu drejtua gjithashtu me fjalët: “Pse e thua këtë, zotëri? Shko në gjykatë dhe mbroje si avokat”.

Gjithashtu, kreu demokrat deklaroi se mund të lexonte pazaret që, sipas tij, Balla kryen për makinat e Suel Çelës.

Ai shtoi se qytetarët e pranishëm kërkojnë fundin e parlamentit, pasi deputetët përfaqësojnë bandat dhe krimin, jo qytetarët.

The post Berisha përplaset me Ballën: Ti je “bundrra” dhe negocion pazaret e Suel Çelës, parlamentit t’i vijë fundi appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i rrugës pranë Parlamentit, kalimtarët debatojnë me efektivët e policisë, s’i lejojnë të kalojnë
Bllokimi i rrugës para Parlamentit nga policia, për shkak të protestës së qytetarëve ka shkaktuar indinjatë. Policia e ka bllokuar rrugën totalisht që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, tek ura, dhe deri tek qendra tregtare Toptani, duke e futur parlamentit në një “shtetrrethim” të plotë.

Për pasojë pamundësohet lëvizja e kalimtarëve. Një vajzë e re ka debatuar edhe me efektivët e policisë, duke iu kërkuar që ta lejojnë të kalojnë.

The post Bllokimi i rrugës pranë Parlamentit, kalimtarët debatojnë me efektivët e policisë, s’i lejojnë të kalojnë appeared first on Albeu.com.

Debat i ashpër në Kuvend: Korreshi dhe Peleshi përplasen ashpër gjatë seancës plenare
Gjatë punimeve të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar fjalën për një çështje procedurale, por vëmendja e tij është përqendruar te kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Ndërkohë që mikrofoni i tij ishte i ndezur, Korreshi përpiqej të tërhiqte vëmendjen e Peleshit, i cili në ato momente shkëmbente informacione me një punonjës të administratës së Kuvendit. Pikërisht kjo situatë shkaktoi një shkëmbim të ashpër fjalësh mes tyre.

Korreshi e nisi me ironi duke e thirrur: “Alooo, shoku kryetar, a po dëgjon?” Peleshi nuk ngurroi t’i përgjigjej menjëherë: “Atë shokun kryetar shko takoje atje ku i ke miqtë e tu”. Deputeti demokrat replikoi: “Mirë, por përqendrohu këtu se po diskutojmë pikërisht për ty dhe procedurën”.

Peleshi vijoi duke i kujtuar se “Kjo nuk është ngjarje folklorike, por seancë plenare”, ndërsa Korreshi shtoi me ironi: “Ku ishe ti? Mos kishe rënë në gjumë? Për ty e kemi fjalën”. I acaruar, Peleshi ia ktheu: “Mos më drejto me ‘ty’ sepse unë nuk përdor atë formë me ju”. Korreshi e ndryshoi menjëherë tonin duke iu drejtuar me formalitet të sforcuar: “I nderuar dhe shumë i respektuar shoku kryetar, po ju drejtohem me ‘ju’ siç kërkoni”.

Më pas, deputeti i opozitës sulmoi mënyrën e menaxhimit të punëve në Kuvend dhe çështjet që lidhen me integrimin europian. Ai ngriti shqetësime për oraret e gjata të komisioneve dhe për fondet IPARD, duke i konsideruar premtime boshe që përsëriten çdo dy muaj. Korreshi përmendi gjithashtu moskalimin e 35 amendamenteve të opozitës dhe shprehu rezerva për vizitën e Marta Kos, duke thënë se ajo nuk duhet të flasë kundër raportit të Parlamentit Europian.

Në përgjigje të tij, Peleshi theksoi se ka disa gjëra që nuk mund të shpjegohen me gjuhën e tregut të fruta-perimeve. Sipas tij, një pjesë e qytetarëve që janë në shesh mund të ndikohen negativisht kur dëgjojnë deputetë që mendojnë se mandati u jep të drejtë të shajnë e të ofendojnë kë të duan, duke dhënë kështu shembullin më të keq për fëmijët me fjalorin e tyre.

The post Debat i ashpër në Kuvend: Korreshi dhe Peleshi përplasen ashpër gjatë seancës plenare appeared first on Albeu.com.

Seanca plenare nis me debate, Balla propozon shtyrjen e një projektligji, Bardhi akuzon maxhorancën për bllokim dhe shkelje të rregullores
Mbledhja e Kuvendit ka filluar me diskutime të ashpra mbi rendin e ditës dhe procedurat parlamentare. Taulant Balla, kryetari i grupit socialist, sugjeroi një ndryshim në agjendë, duke kërkuar që shqyrtimi i një projektligji të shtyhej për në seancën e ardhshme.

Balla argumentoi se projektligji për shoqëritë evropiane është i lidhur ngushtë me angazhimet e qeverisë në kuadër të procesit të integrimit në BE, veçanërisht për kapitullin 17.

“Meqenëse ky ligj ka të bëjë me detyrat dhe punën që qeveria po kryen për kapitullin 17 të BE-së, propozoj që të bashkohet me seancën e datës 23, në mbledhjen pasardhëse. Përgëzoj ministrat për punën e tyre”, u shpreh ai.

Pas tij, Gazment Bardhi, kryetari i grupit demokrat, reagoi duke shprehur shqetësimin për mënyrën e hartimit të agjendës. Ai akuzoi shumicën se po pengon nismat ligjore të opozitës.

Sipas tij, prej 7 javësh, katër projektligjet e propozuara nga opozita janë bllokuar, ndërsa ato të maxhorancës po shqyrtohen pa vonesë, çka përbën shkelje të rregullores së Kuvendit.

Duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi kërkoi që, nëse integrimi evropian është argumenti për shtyrjen e ligjeve, atëherë të përfshihen në agjendë edhe katër projektligjet e opozitës.

“Meqë hoqëm për hatër të integrimit, le t’i fusim për hatër të integrimit edhe katër ligjet tona”, tha ai, duke theksuar se mazhoranca po favorizon vetëm nismat e veta.

Pas përfundimit të debateve, ndryshimi i rendit të ditës u vu në votim dhe u miratua me 75 vota për dhe 31 kundër.

The post Seanca plenare nis me debate, Balla propozon shtyrjen e një projektligji, Bardhi akuzon maxhorancën për bllokim dhe shkelje të rregullores appeared first on Albeu.com.

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës përplas Redi Muçin me Taulant Ballën në Kuvend
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me fjalën e deputetit Redi Muçi, i cili kërkoi që kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare të reagojnë ndaj deklaratës së ministres serbe Snežana Paunović se do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Muçi akuzoi Ramën se përqendrohet te protestuesit, ndërsa hesht kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me interesin kombëtar.

Deputeti pyeti se çfarë po pret kryeministri për t’iu përgjigjur deklaratës së ministres serbe dhe mbështetjes që Daçiç i ka dhënë asaj, në një kohë kur Kosova e ka shpallur Paunovićin non grata. Ai theksoi se spastrimi etnik konsiderohet krim kundër njerëzimit dhe se qëndrime të tilla shoviniste bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila parashikon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, nëse Rama nuk shprehet për një deklaratë të tillë, atëherë lind pyetja se për çfarë do të mbajë qëndrim.

Më herët, deputetët e mazhorancës kishin rrëzuar rezolutën e propozuar nga opozita për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Muçi deklaroi gjithashtu se Rama pretendoi se kishte zbuluar agjentura të huaja në protestë, u mor individualisht me protestuesit dhe sulmoi figura të njohura që iu bashkuan tubimit. Ai tha se kryeministri ka angazhuar Taulantin për të sulmuar edhe ata pak gazetarë që kanë mbetur dhe nuk ka ngurruar të merret as me Dua Lipën, por ende nuk është shprehur për deklaratën e ministres serbe. Sipas deputetit, arsyeja mund të jetë se Rama dhe miku i tij Vuçiç përballen me të njëjtin shqetësim: përçmimin e të rinjve.

Në përgjigje, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se qeveria shqiptare kishte reaguar në kohë përmes Ministrisë së Jashtme, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj Muçit.

Balla u shpreh se çështje të tilla nuk trajtohen me “karagjozllëk diletantësh politikë”, pasi kanë rëndësi kombëtare dhe nuk mund të përdoren për tallje. Ai e cilësoi Muccin një kadet të ri të Parlamentit që kërkon vëmendje dhe tha se socialistët nuk janë “karagjozë” si ai dhe nuk tallen me temat kombëtare. Duke iu referuar Ramës, Balla i kërkoi Muccit dhe shokëve të tij “të lajnë gojën” përpara se ta përmendin, duke argumentuar se Rama është i vetmi kryeministër që e ka ngritur çështjen e Kosovës në mes të Beogradit dhe e ka bërë plotësisht të qartë atë edhe në Bruksel.

The post Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës përplas Redi Muçin me Taulant Ballën në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki. Manja: Ik, merru me Oerdin
Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e t  bujqësore”, të ndryshuar”.

Një nga pikat që ndezi diskutimet ishte ndikimi i mundshëm i vendosjes së impianteve eolike në tokën bujqësore. I pari që doli kundër ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili argumentoi se këto struktura kërkojnë shpime në tokë dhe një platformë të madhe prej betoni, çka sipas tij do të sillte dëmtim të tokës.

Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit 1 të projektligjit bashkë me dy deputetët e PD-së.

Më pas, ai kërkoi shpjegime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, të cilët nga ana e tyre këmbëngulën se strukturat do të vendosen drejtpërdrejt në tokë, pa përdorur bazamente betoni.

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi Gjiknuri mes të tjerash.

Debati u ashpërsua edhe në momentin e votimit të projektligjit në tërësi. Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetje për paqartësitë që, sipas tij, mbeteshin të hapura, por u ndal nga kryetari Manja.

Përplasja u shtri edhe te Gjiknuri dhe, pas shkëmbimeve të forta, ai u largua nga mbledhja.

Pjesë nga debati:

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

The post Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki. Manja: Ik, merru me Oerdin appeared first on Albeu.com.

Replikat në Kuvend/ Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Kujdes se në shesh s’ke Saliun, por rininë shqiptare! Kreu i Grupit të PS: Je aksidentalisht në këtë sallë, ke ardhur hajdutçe
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, theksoi se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tenton të tallet me protestuesit duke publikuar momente nga nisja e protestës për të treguar se janë të paktë në numër.

Duke folur në Kuvend, ai deklaroi se nuk mund të vazhdojë të tallet, duke i thënë se përballë nuk ka Sali Berishën, por rininë shqiptare.

“I them që Taulant, ki kujdes se përballë nuk ke më Saliun por rininë shqiptare, që për 43 ditë po brohoret për një Shqipëri të re”, tha ai.

Ndërkohë Balla replikoi me të duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të popullit, pasi sipas tij, ka shkuar në Kuvend për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër.

“Nuk ke asnjë të drejtë as politike dhe as morale që të flasësh në emër të popullit. Sepse në këtë sallë në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota. Ndërkohë që ti je aksidentalisht në këtë sallë se ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra ke ardhur hajdutshme.

Unë nuk tallem me protestën. Protesta kur nisi ishte diçka e bukur. Kur nisi në emër të disa kërkesave që lidhen për mjedisin, por e kam thënë dhe vazhdoj ta them, nuk e di se sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 7, tregon se si kur hyri Saliu, hyri Gonja, Qorri, apo ndonjë tjetër, flamengot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote dhe e këtij tjetrit, dhe e Gones.

Gone sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 metër katror për 15 mln euro. Por petat e byrekut po hapen, sic po hapen edhe historitë e përfshirjes së lloj lloj balte dhe llumi”, tha ai.

The post Replikat në Kuvend/ Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Kujdes se në shesh s’ke Saliun, por rininë shqiptare! Kreu i Grupit të PS: Je aksidentalisht në këtë sallë, ke ardhur hajdutçe appeared first on Albeu.com.

Anuloni koncertin e Kanye West/ Bardhi përplaset me Blendi Gonxhen: T’i merrni të keqen, eventi na fut në ligën e ndërkombëtarëve
Një përplasje në Kuvend ka ndodhur ditën e sotme mes Gazment Bardhit dhe Ministrit Blendi Gonxhja. Duke i kërkuar qeverisë të anulonte koncertin e 11 korrikut të Kanye ëest në Tiranë, Bardhi e quajti ministrin e Kulturës “hajdut.”

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye West. A i është anuluar koncerti këtij në çdo vend për shkak të qëndrimeve që ai mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, tha Bardhi.

Gonxhja iu përgjigj deputetit që t’i merrte të keqen këngëtarit, ndërsa tha se koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë.

“T’i marrin të keqen Kanye ëest! Është super artist që ka performuar në Holandë dy net, një vend lider i BE që ka koncert në Spanjë, Portugali, ka bërë koncert në Turqi, Gjeorgji, SHBA e së shpejti në Shqipëri. Ata që kanë ndonjë gjë me koncertin, na vjen keq, do të jetë një nga eventet që na fut në ligën e ndërkombëtarëve sa i përket destinacionit e brand-it”, u shpreh Gonxhja.

The post Anuloni koncertin e Kanye West/ Bardhi përplaset me Blendi Gonxhen: T’i merrni të keqen, eventi na fut në ligën e ndërkombëtarëve appeared first on Albeu.com.

“Mos gënje mi goc”, Përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën
Aktivisti Edison Lika është përplasur me deputeten e PS, Sara Mila, gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me protestën dhe protagonistët e saj, veçanërisht Dritan Goxhajn, i cili u sulmua nga kryeministri Rama si person që përfqëson axhendën e Iranit.

Pjesë nga biseda:

Sara Mila: Kur kam qenë në studion tuaj, ekzaktësisht kam thënë që sipas meje protesta po e humb busullën. Shumë komente nga protestues, apo mbështetës vërshuan drejt meje duke thënë se po ia fusja kot. Por më duhet ta rithem sërish, kjo protestë faktike, e ka humbur busullën. Nisi një lëvizje për një projekt, ku zonat e mbrojtura ishte kryefjalë. Minimalisht do të duhet që në pikat e renditura, nga një përfaqësues që nuk e di si e zgjodhën, duhet të ishte pika e parë, pasi aty nisi gjithçka. Pra sebepi ishte kjo, tani edhe aktivisti aty tha prekje politike.

Edison Lika: Këto janë kërkesa thellësisht politike.

Sara Mila: Pra kemi artikulim se në fakt na qenkërka lëvizje politike dhe ka kaluar nga kërkesa e parë në një organizim politik. Atëherë ejani dhe bëjmë politikë. Ne mund të garojmë në zgjedhje.

Edison Lika: Ku dallon një lëvizje politike nga një lëvizje jo politike?

Sara Mila: Artikuluat disa kërkesa. Mënyra si e bën pyetjen ka të bëjë shumë, sepse nuk është emisioni jot ky. Ki durim dhe të kthej përgjigje.

Është lëvizje politike kur nga 5 kërkesa që ka publikuar kjo iniciativë, kërkesa e parë është jep dorëheqjen, një tjetër për Kodin Zgjedhor, një tjetër për qeverinë teknike. Kjo tashmë është lëvizje politike. Në fjalët e tua e vërtetova. Nëse është lëvizje politike, ejani të bëjmë politikë, por mos i gënjeni shqiptarët për të thënë po mbrojmë zonat e mbrojtura. Kjo është përdorur.

Ylli Rakipi: Rama po merret me disa individë brenda protestës. Njërin prej tyre e akuzon si përfaqësues të interesave të Iranit. Çfarë është kjo strategji për të ndaluar te individët?

Edison Lika: Gënjen mi goc, pash zotin, Goxhaj nuk është zëdhënës. Ti përfaqëson një parti që është gjysma në burg.

Sara Mila: Protesta ka humbur busullën dhe jeni mërzitur. Kryeministri nuk merret me protestuesit por me pseudo protesuesit.

Ylli Rakipi: Këtë nuk e caktoni ju.

Sara Mila: E caktojnë vetë ata.

Ylli Rakipi: Pse ka rëndësi kush janë protestuesit? Aty ka mijëra njerëz.

Sara Mila: Nuk mund ta marrë peng një axhendë anti kombëtare.

Ylli Rakipi: Ju duhet të lexoni çfarë kërkohet dhe jo kush e kërkon. Ju po zbërtheni për të thënë kush po i kërkon.

Sara Mila: Elementët anti kombëtarë.

Edison Lika: Duan të gjëjnë gjilpërën në kashtë. Rama e ka humbur busullën. Nuk ju vjen turp të bëni copy paste statuset e Ramës. Ju nuk dini të shkruani.

Sara Mila: 9 muaj më parë kemi marrë 820 mijë vota nga shqiptarët. Nuk ka çfarë busulle të humbasë Edi Rama.

Edison: E patë votimin e europarlamentarëve? Si u votua?

The post “Mos gënje mi goc”,  Përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca nuk bën dot numrat në Kuvend, shtyn seancën në orën 18:30 për votimin e projektligjeve me shumicë të cilësuar
Pas rikthimit në seancën e Kuvendit për herë të katërt për shkak të ndërprerjeve dhe tensioneve, deputeti Taulant Balla propozoi në emër të PS mbylljen e diskutimeve, për shkak të pamundësisë së vijimit të saj dhe kalimit të saj në votim të projektligjeve.

Por seanca u shty për në orën 18:30, ku do kalohet direkt te votimi i projektligjeve, disa prej të cilëve me shumicë të cilësuar, pasi nuk bëheshin numrat e deputetëve, teksa opozita refuzoi të merrte pjesë.

Një prej tyre, Amnistia Penale, kërkon patjetër 84 vota që të kalojë.

Por si rrodhën ngjarjet në Kuvend?

“Pas një tentative si asnjëherë më parë, në pamundësi të zhvillimit të saj, propozoj ndërprerjen e diskutimeve, për bllokimin e Kuvendit dhe ligjeve. Kjo është turp i madh që bie mbi ju. Jemi për 2 ligje që janë për axhendën evropiane, për të dëgjuar ministrin e Jashtëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi në kushtet që propozoj ndërprerjen e diskutimeve, interpelancat që quhen të ekzekutuara dhe të kalojmë direkt në votim, propozoj që kjo të hidhet në votim”, tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Opozita kundërshtoi përsëri duke bllokuar Foltoren e Kuvendit, kurse Peleshi u shpreh se i kishte ftuar kryetarët e grupeve parlamentare, por ata të opozitës nuk ishin paraqitur.

“Ju ftova krerët e grupeve parlamentare, por ata të opozitës nuk erdhën. Nuk ka mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë bllokim, nuk gjej asnjë zgjidhje, ndaj zoti Balla propozon ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim”, tha ai mes të tjerash.

Me shumicë votash nga mazhoranca u votua me 79 vota pro dhe dy kundër për miratimin e ndërprerjes së diskutimeve dhe kalimin direkt në votim.

Interpelancat u konsideruan të ezauruara dhe do kalohej direkt te votimi i projektligjeve në rend dite.

Peleshi dha edhe 5 minuta të tjera pushim para se të votohej.

Por pas rikthimit në sallë, seanca nisi me një propozim të ri të kreut të grupit të PS, taulant Balla, pasi disa nga projektligjet kërkonin shumicë të cilësuar.

“Zoti kryetar i Kuvendit, për shkak se sot kemi votime me numër të cilësuar dhe për shkak të deputetëve që kërkojnë kohë për të ardhur, propozoj që votimi të rifillojë në porën 18:30”, tha Balla.

Kjo solli reagimin e fortë të deputetëve të opozitës që kërkuan llogari pse po shtyhej votimi dhe seanca.

Peleshi i njoftoi se po shtyhej vetëm në orar dhe nuk po anulohej.

“Seanca ka votuar për ndërprerjen e diskutimeve pas mungesës së normalitetit në sallë. Tani vetëm po shtyhet sipas propozimit të zotit Balla dhe po kalon në votim ky propozim”, tha Peleshi.

Me 77 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, u vendos që në orën 18:30 të votohej direkt në seancën e Kuvendit, për pikat e tjera të rendit të ditës, kryesisht projektligjet, mes tyre Amnistia Penale dhe Kodi Rrugor.

Seancë Plenare 18 Qershor 2026:

“Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.

Njoftime.

Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

Projektligji “Për dhënie amnistie”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 –2030”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës”.

The post Mazhoranca nuk bën dot numrat në Kuvend, shtyn seancën në orën 18:30 për votimin e projektligjeve me shumicë të cilësuar appeared first on Albeu.com.