davos Archives - Albeu.com

Donald Trump firmos/ Nënshkruhet në Davos marrëveshja për Bordin e Paqes
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka firmosur marrëveshjen për krijimin e Bordit të Paqes.

Pas Trump, marrëveshja është nënshkruar nga krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e institucionit.

E pranishme në ceremoni ka qenë edhe presidentja e SHBA Vjosa Osmani, e cila ka pasur një takim të përzemërt me Trump, përpara nënshkrimit.

The post Donald Trump firmos/ Nënshkruhet në Davos marrëveshja për Bordin e Paqes appeared first on Albeu.com.

Fjalimi i Trump në Davos dhe mesazhet për Europën: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq në skenën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos mes duartrokitjeve, duke mbajtur një fjalim të fortë, sidomos për çështjen e Groenlandës dhe rolin e SHBA-së në sigurinë europiane.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rol kyç në mbrojtjen e Europës, duke rikujtuar ndërhyrjen vendimtare amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, pa SHBA-në shumë vende europiane nuk do të kishin qenë në gjendje të mbronin as veten.

Ai u ndal edhe te Groenlanda, duke argumentuar se asnjë vend tjetër nuk ka kapacitetin ta mbrojë atë territor si SHBA-ja. Ndër të tjera Trump theksoi se NATO pa SHBA “nuk është asgjë” dhe nëse vendet europiane nuk e mbështesin Amerikën në marrjen e Goendlandës, atëhere ai nuk do “t’ia harrojë”.

“Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës NATO nuk është asgjë. Nuk mund të mbrohet nga armiqtë e saj. Unë detyrova vendet anëtare të rrisnin shpenzimet në 5 % sepse ata nuk po paguanin asgjë. Pronësia për Groenlandën na duhet për të ndihmuar ekzistencën e aleancës.

Në fjalimin e tij, presidenti amerikan kritikoi politikat energjetike dhe emigratore të Europës, duke paralajmëruar për vetëshkatërrim dhe duke kërkuar që kontinenti të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e tij. Ai theksoi se SHBA dëshiron një Europë të fortë, ndërsa paralajmëroi për përparimin e Kinës në sektorin energjetik dhe bërthamor”, tha Trump.

Pjesë nga fjala e fjalimit të Trump:

Kina është duke shënuar përparim në aspektin energjetik. Kina po hedh vështrimin edhe nga energjia bërthamore. Pasojat në natyrë të politikave shkatërruese kanë shënuar rritje. SHBA kujdesen shumë për popullin e Europës. Kam nënën nga Skocia dhe babanë gjerman dhe dua që këto vende të kenë sukses. Çështja e energjisë dhe emigracionit duhet të jenë kryesore për Europën. Europa duhet të bëjë punën e saj, por po vetëshkatërrohet. Ne duam që Europa të jetë e fortë.

Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të mbronte dot veten dhe Groenlandën; SHBA dërgoi forcat e saj në territorin e Groenlandës dhe ata nuk patën më shans që ta merrnin.

Danimarka e di këtë. Ne kemi ngritur baza, kemi luftuar për Danimarkën, për ta shpëtuar atë vend. Një vend, një copë e madhe akulli, por ne e shpëtuam. Nuk lejuam armiq në hemisferën tonë dhe pas luftës, të cilën e fituam. Pa ne, ju do të flisnit gjermanisht dhe japonisht ndoshta. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës; sa budallenj u treguam, dhe ata janë mosmirënjohës.

The post Fjalimi i Trump në Davos dhe mesazhet për Europën: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë appeared first on Albeu.com.

Kënaqësi të jem mes miqve dhe disa armiqve/ Presidenti Trump: Ekonomia amerikane po lulëzon, Europa nuk është në drejtimin e duhur
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin duke thënë se nga Amerika ka sjellë “lajme fenomenale”, duke vënë në pah shifrat ekonomike.

“Ekonomia po lulëzon”, deklaron Trump, duke e nisur fjalimin me fjalët se është kënaqësi për të, të jetë sërish në Davos, pasi hera e fundit ishte në vitin 2020.

Ai nuk kurseu as batutat me të pranishmit, duke thënë se, “është mirë të rikthehet mes kaq shumë miqsh dhe disa armiqsh”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trump shpalli se “inflacioni është mposhtur” dhe se kufiri i mëparshëm “i hapur dhe i rrezikshëm” i Shteteve të Bashkuara tashmë është mbyllur.

Ai theksoi se po realizon transformimin më të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së dhe premton rritje ekonomike që, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk e ka përjetuar më parë.

Inflacioni bazë është vetëm 1.6%, shton Trump, ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e katërt të vitit 2025 parashikohet në 5.4%, shumë më e lartë sesa parashikimet e kujtdo tjetër, përveç vetë Trumpit.

Trump u shpreh se Europa nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.

“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej.

Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur dhe ne për për përmirësuar situatën ekonomike.

Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Europën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”.

The post Kënaqësi të jem mes miqve dhe disa armiqve/ Presidenti Trump: Ekonomia amerikane po lulëzon, Europa nuk është në drejtimin e duhur appeared first on Albeu.com.

‘Asnjë hap pas’, Kurti në Davos flet për sigurinë: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku takohen diplomacia, politika dhe ekonomia globale.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një bisedë bashkë me akademikun dhe diplomatin britanik, Rory Setwart OBE në Shtëpinë e Kosovës, foli për sigurinë dhe kërcënimin nga lufta hibride, duke nënvizuar faktin se propaganda sot është më e sofistikuar, shpesh e përkthyer dhe e përshtatur në gjuhën lokale, por se skepticizmi i qytetarëve dhe puna e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë ndihmuar në frenimin e këtyre përpjekjeve.

“Ne duhet të kemi kujdes me situatat ku ata përdorin ndërmjetësim me palë të treta, pra shohim teza të caktuara që pa diskutim vijnë nga kjo qendër veri-lindje, por ndoshta ata flasin gjuhën tënde. Prandaj them se kjo është shumë më e sofistikuar. Përmes ndërhyrjes ata futen në media të caktuara online, ku ti dëgjon në shqip çfarë për shembull ata po thonë në Rusi”, deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Kurti foli gjithashtu për marrëdhëniet me Serbinë, duke deklaruar se institucionet paralele ilegale në veri janë shuar dhe se sundimi i ligjit ka shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ai pranoi se qasja e qeverisë është parë nga disa si e ashpër, por theksoi se marrja e rrezikut ishte e domosdoshme dhe, sipas tij, funksionoi. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, dyfishimin e numrit të ushtarëve dhe shpenzimin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje.

“Tani, ajo që rrezikojmë është një lloj pushtimi nga Serbia. Ata kanë 48 baza operative përreth vendit tonë. Por nuk mendoj se do të ndodhë. Ka një propabilitet të ulët. Vetëm në rast se Kremlini i urdhëron ata për diçka. Nuk mendoj se Beogradi zyrtar mund të marrë guximin dhe t’i thotë jo presidentit despotik Putin për të refuzuar urdhrat e tij për të destabilizuar rajonin. Megjithatë Kosova ka një ushtri të fuqishme tani. Kemi dyfishuar numrin e ushtarëve. Është viti i tretë me radhë që ne shpenzojmë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen tonë. Padyshim që do të mendohen dy herë përpara se të na bëjnë diçka ne dhe kur e mendon dy herë, nuk vepron shumë”, u shpreh Kurti.

Në planin rajonal, Kryeministri shprehu shqetësim për zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për lidhjet e Republika Srpska me Moskën, duke kërkuar një rol më të fortë të Bashkimit Europian. Ai theksoi se procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në reforma dhe merita, ndërsa për Ballkanin nënvizoi nevojën për aleanca rajonale dhe bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

“Nga 4 fqinjë që kemi ne si Republikë e Kosovës, 3 prej tyre na njohin ne, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Por Serbia nuk na njeh dhe nuk duket se ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë tani afër. Megjithatë, ata e kuptojnë më shumë se kurrë më parë se ne jemi një shtet tjetër. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që kemi nevojë është që të vdesë ëndrra e tyre për rikthimin në Kosovë”, shtoi Kurti. Nuk munguan dhe batutat me diplomatin britanik kur ndërruan vendet për shkak të diellit…

The post ‘Asnjë hap pas’, Kurti në Davos flet për sigurinë: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Kurti në Davos: Serbia e di se Kosova është shtet, populli refuzon kthimin në epokën e korrupsionit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia më mirë se kurrë më herët e ka kuptuar se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon ta refuzojë njohjen.

Ai, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, akuzoi edhe partitë opozitare se për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tyre, vendi shkoi dy herë në zgjedhje vitin e kaluar. Derisa ka theksuar se populli i Kosovës, sipas tij, refuzon të kthehet “në epokën e korrupsionit”.

Ai tha se kontribuuesi i destabilitetit në rajon përmes Serbisë është Federata Ruse.

“Nga katër fqinj që kemi si Republika e Kosovës, tre na njohin. Vetëm Serbia nuk na njeh dhe nuk duket se do ta bëjë së shpejti. Edhe pse mendoj se e kuptojnë më mirë se kurrë që jemi shtet tjetër. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që duhet të ndodhë është që të shuhet ëndrra e tyre për kthim. Po ashtu, kontribuuesi i saj është Perandoria Ruse, apo ajo që është tash Federata Ruse. Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj, por është e pamundur që të mos kesh fqinj”, tha ai.

Krahas kësaj, ai akuzoi opozitën sa i përket zgjedhjeve të reja, duke nënvizuar se mungesa e bashkëpunimit nga ana e tyre i solli zgjedhjet e reja dhe rezultatin e mirë për të, ku mori mbi 51 për qind të votave.

“Së pari, nuk shkuam në zgjedhje të reja pse donim. Ky nuk ishte qëllimi ynë, por ishte pasojë e mungesës së bashkëpunimit me opozitën. Ne fituam në shkurt 42.3 për qind, por nuk ishte e mjaftueshme. Provuam gjithçka. Provuam të takoheshim me një apo dy parti politike opozitare. Njëra nga to nuk donte të takoheshim, njëra nga to e dëshironte pozitën e kryeparlamentarit me vetëm tre deputetë. Pastaj, nuk e pranuan emrin tonë të propozuar për kryeparlamentar, megjithëse e zëvendësuam atë emër dhjetëra herë; opozita sërish iu tha ‘jo’ të gjithëve.

Pastaj, unë e zëvendësova emrin tim me zëvendësin tim në parti, Glauk Konjufca, i cili ishte kryeparlamentar dhe do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i radhës. Prapë thanë jo. Kështu që, përgjatë vitit 2025, ishte e qartë për njerëzit se nuk kishim një qeveri jo pse nuk fituam zgjedhjet, por sepse askush nuk donte të bashkëpunonte me ne. Kështu që, mendoj se nëse do të doja zgjedhje të reja, njerëzit do të më ndëshkonin mua. Unë nuk doja zgjedhje të reja, por nëse zgjedhjet e reja ishin aty, më mirë të isha gati. Kështu që kishte pasoja nga mosbashkëpunimi i opozitës, jo nga një entuziazëm i imi për zgjedhje të reja”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës e ka trashëguar një situatë me korrupsion endemik, andaj sipas tij, populli i Kosovës refuzon që të kthehet në të ardhmen në atë gjendje.

Ai theksoi se askush brenda kabinetit qeveritar të tij s’e ka as imagjinatën më të vogël të përfshirjes në çfarëdo shkalle të korrupsionit.

“Ne e kemi trashëguar një situatë kur korrupsioni ka qenë endemik. Ka rezistencë dhe qëndrueshmëri të fortë të njerëzve që të mos kthehen kurrë më aty. Pra, shpresa jonë janë njerëzit; që ata do ta njoftojnë sistemin dhe publikun për korrupsionin që e hasin. Askush, absolutisht askush brenda kabinetit të ministrave s’e ka as imagjinatën më të vogël të përfshirjes në çfarëdo shkalle të korrupsionit, prandaj duhet të udhëheqim me shembuj”, përfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar 51.11 për qind të votave.

The post Kurti në Davos: Serbia e di se Kosova është shtet, populli refuzon kthimin në epokën e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Rreziku nga sëmundja X/ Diskutimi në Forumin Botëror në Davos të Zvicrës për të shmangur kaosin
Një sëmundje hipotetike ngjitëse dhe vdekjeprurëse mund të kërcënojë mbarë botën.

Apeli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë  ndaj qeverive është të nisin përgatitjet  në mënyrë që sëmundja X  e cila nuk dihet se kur mund të ndodhë  të mos na gjejë të papërgatitur sikundër ndodhi me pandeminë e Covid 19

“Nuk ka një sëmundje x të mirëfilltë .Por mund të ketë një patogjen X i cili mund të na gjejë të papërgatitur”,tha Bino.

Sëmundja x u diskutua në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt në Davos të Zvicrës dhe  ky koncept po përdoret për të ndihmuar botën në planifikimin e krizave të ardhshme shëndetësore në mënyrë që  të mos ketë kaos e konfuzion sikundër ndodhi me Covid 19.

The post Rreziku nga sëmundja X/ Diskutimi në Forumin Botëror në Davos të Zvicrës për të shmangur kaosin appeared first on Albeu.com.

Forumi Ekonomik në Davos, Kurti: Kosova është histori suksesi! SHBA është mik dhe aleat i çmuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, teksa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Me anë të një postimi në X (ish-Twitter), Kurti shkroi se në fjalën e tij hyrëse duke folur për Kosovën, duke e quajtur atë si një histori suksesi.

“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera, të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkroi Kurti.

Po ashtu, Kurti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale, do të jetë siguria e Kosovës dhe mosshkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Honored to deliver opening remarks @wef about 🇽🇰 as a success story, on a panel on int'l finance moderated by @SaraPantuliano, alongside @David_Cameron @FettahNadia @SongweVera @DMiliband @EspenBarthEide @WorldBank VP Voegele—all of whom share our enthusiasm about 🇽🇰's progress. pic.twitter.com/fI2XmQIZjN

— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2024

The post Forumi Ekonomik në Davos, Kurti: Kosova është histori suksesi! SHBA është mik dhe aleat i çmuar appeared first on Albeu.com.

Davosi qendër e bisedimeve/ Kurti dhe Vuçiç takohen sot me ndërmjetësin e BE-së
Në Davos të Zvicrës sot do të nis punimet Forumi Ekonomik, ku pjesë e tij do të jenë edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum që do të zgjasë deri më 19 janar, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu në takim do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sipas mediave vendase të Serbisë Lajçaku pritet që në kuadër të këtij forumi të ketë takime ndaras me Kurtin dhe Vuçiç.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.

Sidoqoftë pjesëmarrja e të gjithëve në këtë forum nga analistët në Prishtinë po shihet si mundësi e mirë që do të shfrytëzohet nga ndërmjetësi i BE-së për rikthim të palëve në tavolinën e bisedimeve.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiç në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, që pati përfunduar pa rezultat.

Ndryshe takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15-19 janar 2024.

Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien.

Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

The post Davosi qendër e bisedimeve/ Kurti dhe Vuçiç takohen sot me ndërmjetësin e BE-së appeared first on Albeu.com.

E pazakontë! Erdogan refuzon samitin e Davos, shkak lufta Izrael-Hamas
Në një lëvizje të pazakontë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti, duke thënë se as Turqia nuk do të përfaqësohet në Davos.

Presidenti turk u ka kërkuar zyrtarëve të vendit të tij që të anashkalojnë Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos për shkak të qëndrimit të organizatorëve ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit, sipas burimeve.

Ministri turk i Financave Mehmet Simsek kishte planifikuar të merrte pjesë në takimin vjetor derisa Erdogan, i cili ka kritikuar sjelljen e Izraelit në luftën kundër Hamasit në enklavën palestineze të Gazës anuloi vendimin.

Klaus Schwab, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i forumit, dënoi sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit pasi grupi vrau rreth 1200 njerëz në një sulm të befasishëm më 7 tetor 2023.

Ndërsa Schwab gjithashtu bëri thirrje për marrjen e masave për të mbrojtur popullsinë civile të Gazës.

The post E pazakontë! Erdogan refuzon samitin e Davos, shkak lufta Izrael-Hamas appeared first on Albeu.com.

Gati gjysma e botës shkon në zgjedhje, çfarë do të vendosin liderët në Davos këtë javë?
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Davos këtë javë për të planifikuar problemet më urgjente të planetit. Dy luftëra të mëdha, një krizë e anijeve, sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore dhe prova akoma më alarmante të emergjencës klimatike do të thotë se nuk ka mungesë të pikave të bisedimeve. Por kthimi i ideve në veprim kur qeveritë i detyrohen 88.1 trilionë dollarë të paprecedentë të borxheve– pothuajse ekuivalente me prodhimin vjetor ekonomik botëror – do të jetë e vështirë.

Borxhi publik shpërtheu gjatë pandemisë dhe huamarrja e re këtë vit ka të ngjarë të thyejë rekorde në disa ekonomi të mëdha, duke i lënë qeveritë më pak të afta për t’iu përgjigjur goditjeve të tilla si efektet financiare, pandemitë ose luftërat. Edhe në mungesë të një krize të re, rritja e kostove të shërbimit të borxhit do të kufizojë përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe kujdesin për popullsinë në plakje. Shërbimet publike në shumë vende janë tashmë të tendosura pas shkurtimeve të njëpasnjëshme buxhetore.

Akoma më shqetësuese, me rritjen e barrës së borxhit, qeveritë mund ta gjejnë veten të paaftë për të marrë më shumë hua për të shërbyer detyrimet ekzistuese dhe për të financuar shërbimet bazë në mënyrë adekuate.

Një qeveri e paaftë për të financuar borxhin e saj “do të detyrohet të zbatojë shkurtime të papritura dhe të dhimbshme” të shpenzimeve ose rritje të taksave, tha Michael Saunders, një ish-anëtar i komitetit të politikës monetare të Bankës së Anglisë.

“Dhe një qeverie të tillë mund t’i mungojë hapësira fiskale për t’iu përgjigjur goditjeve negative të ardhshme, duke parandaluar mbështetjen fiskale kur është më e nevojshme”, tha ai për CNN.

Saunders, tani një këshilltar i lartë ekonomik në konsulencën Oxford Economics, nuk mendon se ekonomitë e pasura po i afrohen asaj që është afërsisht ekuivalente me një limit kredie personale dhe tregon për oreksin e qëndrueshëm të investitorëve për borxhin e qeverisë. Por kjo nuk do të thotë se kufiri nuk do të testohet “10, 20, 30 vjet nga tani”.

Mbretëria e Bashkuar, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, ofron një histori paralajmëruese se sa keq gjërat mund të shkojnë kur investitorët refuzojnë planin e një qeverie për të marrë hua. Në shtator të vitit 2022, paundi dhe obligacionet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ose bonot, u shitën ndjeshëm, pjesërisht në përgjigje të planeve të ish-kryeministres Liz Truss për të emetuar më shumë borxhe në mënyrë që të paguante shkurtimet e taksave. Normat e hipotekave dhe kostot e tjera të huamarrjes u rritën pasi investitorët kërkuan prime shumë më të larta për zotërimin e borxhit të Mbretërisë së Bashkuar. Banka e Anglisë u detyrua përfundimisht të ndërhynte dhe të zotohej se do të blinte obligacione në “çfarëdo shkalle që është e nevojshme”.

“Nëse mosfunksionimi në këtë treg do të vazhdonte ose do të përkeqësohej, do të kishte një rrezik material për stabilitetin financiar të Mbretërisë së Bashkuar”, tha në atë kohë Dave Ramsden, një zyrtar i lartë në bankën qendrore. “Kjo do të çonte në një reduktim të fluksit të kredisë në ekonominë reale.”

Ndërsa bankat qendrore mund të ofrojnë mbështetje të përkohshme emergjente, ato nuk mund të financojnë deficitet e qeverisë në vend të investitorëve të obligacioneve.

Thjesht pyesni Argjentinën e goditur nga kriza , ku për vite me radhë banka qendrore shtypte pesos për të ndihmuar qeverinë në shpenzimet e saj, në mënyrë që të ndihmojë vendin të paguajë interesat për borxhin e saj dhe të shmangë mospagimin. Kjo taktikë bëri që vlera e monedhës të binte dhe çmimet të rriteshin. Inflacioni vjetor kaloi 211% muajin e kaluar, niveli më i lartë në tre dekada.

Një vit me rrezik zgjedhjesh

Buxhetet e qeverisë do të përballen me një rishikim të ri këtë vit nga investitorët në gatishmëri të lartë për politikanët e tunduar për të bërë premtime në një përpjekje për të fituar votuesit. Gjysma e popullsisë së botës shkon në votime. Kjo pjesë e zgjedhjeve do të thotë pak nxitje për shtrëngimin e rripave në mesin e administratave ekzistuese, duke rritur gjithashtu perspektivën që liderët e ardhshëm do të kërkojnë të lënë shenjën e tyre me planet e reja të taksave dhe shpenzimeve.

Tashmë, borxhi po formohet të jetë një çështje kyçe në zgjedhjet e këtij viti në SHBA, të cilat do të kulmojnë në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Nivelet rekord të huamarrjes publike janë bërë një pikë e madhe mosmarrëveshjeje midis republikanëve dhe demokratëve, duke përkeqësuar ngecjet mbi buxhetin kombëtar që kërcënojnë periodikisht t’i lënë agjencitë federale të fondeve nga uria dhe t’i pengojnë ato të funksionojnë.

Rritja e borxhit dhe maksimumi politik kanë bërë tashmë ndikimin e tyre në vlerësimin e kreditit të Amerikës, i cili zakonisht ndikon në kostot e huamarrjes për qeverinë, bizneset dhe familjet.

Fitch uli vlerësimin e tij për borxhin sovran të SHBA në AA+ nga niveli më i lartë AAA gushtin e kaluar, duke përmendur polarizimin politik si një faktor në vendimin e tij. Ndërkohë, në nëntor, Moody’s paralajmëroi se mund të heqë gjithashtu vlerësimin e fundit perfekt të Shteteve të Bashkuara nga tre agjencitë e mëdha të vlerësimit.

“Një nga elementët kryesorë që mbështet besueshmërinë e një vendi mbi aftësinë e tij për të shlyer (borxhin) është konsensusi politik,” tha Raghuram Rajan, një ish-guvernator i Bankës Rezervë të Indisë.

“Nuk është e paimagjinueshme që nëse demokracia merr një rënie në Shtetet e Bashkuara, nëse ka një ndjenjë se do të ketë një fatkeqësi politike, vlera e obligacioneve sovrane të SHBA-së do të bjerë, shtoi ai. Dhe kjo do të rriste kostot e huamarrjes së qeverisë.

Edhe nëse shmangen skenarët më të këqij, rritja e kostos së shërbimit të borxhit pas një rritjeje të shpejtë të kohëve të fundit në normat zyrtare të interesit po largon shuma gjithnjë e më të mëdha parash nga shërbimet jetike publike – dhe duke e bërë më të vështirë trajtimin e krizës klimatike.

Sipas raporteve në mediat në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Laburiste kryesore e opozitës në Britani ka zvogëluar disa nga planet e saj të mëdha të shpenzimeve të gjelbra për shkak të shqetësimeve për shtimin e barrës së borxhit të vendit. Në vitin aktual financiar, i cili përfundon më 5 prill, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shpenzojë më shumë për interesat e borxhit (94 miliardë £, ose 120 miliardë dollarë) sesa për arsimin ose mbrojtjen, sipas Zyrës për Përgjegjësinë e Buxhetit, një mbikëqyrës fiskal.

Në Shtetet e Bashkuara, kostot e interesit për një masë të përbashkët u rritën në 659 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023, i cili përfundoi më 30 shtator, sipas Departamentit të Thesarit. Kjo është 39% më shumë nga viti i kaluar dhe gati dyfishi i asaj që ishte në vitin fiskal 2020.

Në vitin 2023, qeveria shpenzoi më shumë për të shërbyer borxhin e saj sesa për secilin prej strehimit, transportit dhe arsimit të lartë, sipas Komitetit për Buxhetin Federal të Përgjegjshëm, një organizatë jofitimprurëse.

Rritja e borxhit të ekonomive të përparuara që këto pagesa të mëdha interesi ilustrojnë pjesërisht përkon me ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe një rritje të numrit të të moshuarve në krahasim me njerëzit në moshë pune. Në këtë sfond, është e paqartë se si bota do të gërmojë veten nga vrima e saj e borxhit.

“Ajo që mund të na shpëtojë relativisht pa dhimbje është nëse kemi përmirësime të mëdha të produktivitetit pa humbje të vendeve të punës”, tha Rajan, tani profesor i financës në Universitetin e Chicago Booth School of Business, për CNN, duke sugjeruar se inteligjenca artificiale mund të mbajë çelësin. Në të vërtetë, shumë ekspertë mendojnë se një bum produktiviteti i fuqizuar nga AI mund të transformojë fatin e ekonomisë globale. Le të shpresojmë që gjatë ditëve në vijim në Zvicër të na tregojnë se si.

The post Gati gjysma e botës shkon në zgjedhje, çfarë do të vendosin liderët në Davos këtë javë? appeared first on Albeu.com.