davide pecorelli Archives - Albeu.com

U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij/ Davide Pecorelli apel për ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri
Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër të gjatë ku kërkon ndihmë nga senatori italian Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare.

Në letrën drejtuar senatorit, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”, të cilin e cilëson si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare.

“Kam kontraktuar hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor.

Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

“Kërkoj të dëgjohet dëshira ime e fundit: të zbardhet e gjithë kjo çështje me çdo mjet në dispozicion”, shkruan ai në apel.

Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik. Aktualisht ai po vuan dënimin në Shqipëri për akuzat që lidhen me këtë rast.

The post U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij/ Davide Pecorelli apel për ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli ekstradohet nga Italia në Shqipëri
Shtetasi italian Davide Pecorelli, është ekstraduar këtë të martë nga Italia drejt Shqipërisë, ku u mor në dorëzim në Aeroportin e Rinasit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale, për të vuajtur masën e sigurisë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj Pecorellit është caktuar masa “arrest në burg”, pasi ai dyshohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “mashtrimi”, “dhunimi i varreve”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

47-vjeçari në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit vepër për të cilën u dënua nga gjykata e Shkodrës në prill të vitit 2024 me 4 vite burgim.

Të gjitha shkallët e drejtësisë italiane vendosën ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku kishte marrë dënimin, ndërsa vetë Pecorelli kishte deklaruar disa ditë më herët në Itali se nuk do të apelonte vendimin për ekstradim.

The post Inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli ekstradohet nga Italia në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite italianin Davide Pecorelli
Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorellin.

Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi .

Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari i Shkodrës Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose të kthehet në punë të dobishme shoqërore.

Ndërkohë që për ekstradimin e tij , seanca dëgjimore është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.

Ndërkohë që vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri ( Vlorë) për të qartësuar historinë që ai vetë inskenoi./albeu.com

The post Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite italianin Davide Pecorelli appeared first on Albeu.com.

Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Prokuroria e Pukës kërkon tetë vite burg për Pecorellin
Prokuroria Publike e Pukës, në Shqipëri, ka kërkuar dënimin me tetë vite burg për Davide Pecorelli, sipërmarrësin italian i cili inskenoi vdekjen në Shqipëri dhe më pas u rishfaq në Itali.

Sipas medieve italiane, seanca e ekstradimit është caktuar për në maj.

Në janar të vitit 2021, Pecorelli inskenoi vrasjen e tij përmes djegies së sajuar të trupit brenda një makine

Ai u zhduk në janar, në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.

E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe “historinë” se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

“Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës.

Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë.

Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u gjet në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik.

Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali.

Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë./albeu.com

The post Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Prokuroria e Pukës kërkon tetë vite burg për Pecorellin appeared first on Albeu.com.

Inskenoi vdekjen në Shqipëri e jetonte si “boss” në ishull, shtyhet seanca gjyqësore për ekstradimin e Davide Pecorellit
Është shtyrë seanca gjyqësore në Itali për ekstradimin e Davide Pecorellin, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Mediat italiane bëjnë me dije se Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të tij, avokatëve Massimo Brazzi dhe Andrea Castori, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri.

Kujtojmë se në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në fshatin Rrasë të Shqipërisë, brenda të cilit ai kishte gjetur mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij. Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).

Ndërkohë që familjarët e kërkonin të vdekur në Shqipëri dhe Itali, biznesmeni u gjet i gjallë në një gomone në shtetin fqinj, ku po përpiqej të jetonte në fshehtësi larg vëmendjes së të gjithëve, ndoshta për shkak të borxheve të shumta që kishte marrë për shkaqe biznesi.

Sinjali i parë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai ishte gjallë, ka qenjë një tërheqje parash përmes bankomatit të një llogarie të Davide Pecorelli më 12 shtator, 2021. Ndërkohë që policia po analizonte këtë informacion të dhënë nga një prej shumë të njohurve të

Davide Pecorelli, në Itali, autoritetet kanë njoftuar se biznesmeni është i gjallë në ishullin Elba në Toskana, në një gomone e cila pësoi defekt gjatë lundrimit duke u detyruar të kërkonte ndihmë.

Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Për të shmangur pagesën e borxheve, hetuesit dyshojnë se Davide Pecoreli ka inskenuar zhdukjen, duke udhëtuar drejt Shqipërisë dhe më pas duke djegur makinën që kishte marrë me qira në Rinas./Albeu.com/

The post Inskenoi vdekjen në Shqipëri e jetonte si “boss” në ishull, shtyhet seanca gjyqësore për ekstradimin e Davide Pecorellit appeared first on Albeu.com.

Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, drejtësia italiane liron nga burg Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit
Davide Pecorelli, 47 vjeç, biznesmeni nga San Giustino, i cili u deklarua i vdekur në Shqipëri në janar të vitit të kaluar dhe u rishfaq jashtë ishullit Montecristo në shtator, është liruar nga burgu i Capanne, pasi të kenë përfunduar formalitetet burokratike, raportojnë mediat italiane.

Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të drejtuar nga Sergio Sottani.

Prokurori kishte kërkuar edhe mosvleftësimin e arrestit, kërkesë e cila u pranua.

Pecorelli akuzohet nga autoritetet shqiptare që ka nisur praktikat e ekstradimit për mashtrim, deklarime të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Pecorelli kishte inskenuar vdekjen e tij me një aksident të rremë automobilistik në Shqipëri. Makina ishte djegur dhe u gjetën mbetje njerëzore brenda së cilës, sipas policisë shqiptare, Pecorelli kishte marrë duke përdhosur një varr në një varrezë përtej Adriatikut.

The post Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, drejtësia italiane liron nga burg Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit appeared first on Albeu.com.

“Po, gjeta dy arka me monedha ari”, nisin hetimet për vjedhje për Davide Pecorellit
I konsideruar si i vdekur në Shqipëri, biznesmeni italian Davide Pecorelli u shfaq në Itali, në ishullin Montecristo.

“Unë po kërkoja thesarin” tha Pecorelli, sipërmarrës dhe ish gjyqtar futbolli në Arezzo.

Nodoshta kishte një të vëretët në këtë hsitori. Sipas zyrës së prokurorit Grosseto, thesarin Pecorelli e kishte gjetur me të vërtetë dhe pastaj e kishte marrë në posedim. Kështu ndaj tij janë ngritur akuza për vjedhje.

Kryevepra e Dumas

Thesari i Kontit të Montecristos nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedha ari që datojnë në shekullin e 5 pas Krishtit dhe u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamiliano në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grosseto. Legjenda thotë se ato monedha të Mamiliano -s, të cilët zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit i treguar në kryeveprën e Dumas . Ajo u prezantua rreth 10 vjet më parë së bashku me muzeun që e strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën e vogël.

“Po, gjeta dy arka me monedha ari”

Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat. “Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë sepse nuk kam asgjë për t’u frikësuar”, tha ai.

“Thesari është në vendin që i kam treguar prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të detajuara të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë kur arrita në ishull. Sidoqoftë, unë kam kataloguar gjithçka dhe i kam komunikuar gjyqësorit”, ka thënë më tej Pecorelli.

Gjatë kontrollit në vendin ku ka qendruar Pecorelli janë gjetur rreth 20 lista në letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën ku thotë “garazhi Porto Santo Stefano”./albeu.com

The post “Po, gjeta dy arka me monedha ari”, nisin hetimet për vjedhje për Davide Pecorellit appeared first on Albeu.com.

Hap pas hapi! Nga plani për vetëvrasje tek sajimi i vrasjes në Pukë, Pecorelli i thotë të gjitha
Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh flet për herë të parë për një media shqiptare.

Gazetari  Mikel Marsi ka realizuar intervistën me italianin të cilin për muaj të tërë e njihte me emri Kristiano dhe e ka patur mik nën këtë emër gjatë kohës që Davide fshihej në Vlorë.

Pas ndalimit të Davide Pecorelit në Itali, gazetari Mikel Marsi mësoi të vërtetën e mikut të tij.

Gazetari: Kur ke arritur në Shqipëri për herë të parë?

Davide: Për herë të parë në Shqipëri kam qenë në 2019 ku ka kaluar pushime në Vlorë së bashku me bashkëjetuesen time që është vlonjate, ajo jeton në Itali prej shume vitesh.

Gazetari: Po udhëtimi juaj i fundit në Shqipëri?

Davide: Une jam nisur më tre janar 2021 nga aeroporti i Anconas dhe kam zbritur në Rinas, kam kaluar natën e parë në shtëpi në Vlorë ku duhet të tërhiqja disa produkte parukerie, kam punuar nga gushti për të hyrë në tregun e makinerive estetike dhe produkteve te parukerisë. Kam themeluar një shoqeri, pra kam hapur një nipt në muajin Gusht.

Unë vij nga 25 vite që bej biznes, por vitet e fundit kam dy vite që po vuaj në nivel ekonomik, pas kovid, u gjenda ne një situate në teë cilen pushova 40 punonjës dhe kam më shumë se 1 milion euro borxhe, u përpoqa të hap një treg në Shqipëri, ku kisha ca tratativa për një lazer të rëndësishëm, që kushton 100,000 euro, unë do e shisja tek një zotëri që ka qendër estetike por me kovid është ai po e shtynte situatën, dhe pastaj doja të hyja në tregun e ngjyrave të flokëve. Tirana është një treg i madh dhe në lulëzim, Vlora më pak dhe doja të vleresoja edhe pjesën e veriut, Shkodrën, Kukësin, për të vlerësuar të gjithë Shqipërinë.

Çfarë ndodhi në Pukë?

Davide: Mora makinën me qera dhe në datë 4 u nisa për në Pukë, kisha prenotuar, sepse ishte një qytet ndërmjet Shkodrës dhe Kukësit, ishte e rehatshme sepse merrja autostradën. Që kur mbërritur në Shqipëri në date 3 unë kam qenë tashmë në një gjendje shumë të vështirë, por doja të tentoja t’ia dilja, sepse nuk kisha më leke as për të ngrënë. Isha në depresion psikologjik. Unë kisha vendosur të vrisja veten dhe kisha blerë një tub gazi për ta bërë në makinë. Më 5 Janar përpara se të bëja këtë kërkova një prift për tu rrëfyer. Unë jam katolik, e dija që veriu është katolik, unë kam thënë edhe prokurorëve të Periugias që nuk do t’i them kurrë emrat. Kur i thashë Priftit që do të vrisja veten, mbeti i habitur dhe pasi folëm një orë ai më tha, unë kam një mundësi për ty. E di që kërkon të zhdukesh, kam mundësinë të gjej disa kocka, në një gjendje të zakonshme, nuk e prekur varrin e askujt sipas meje, ai ka ka gjetur në një liqen.

Ai më tha nëse do ndihmë nga unë do shihemi ditën më pas, pra më 6 janar.

U takuam, në një vend, më saktë një rrugë në të cilën nuk ka telekamera.

Lamë takim në një parkim hoteli në Shkodër, u nisëm së bashku me dy makina, me priftin, ai me makinën e vet dhe unë me timen. Arritëm në vendin ku do të ndodhte aksidenti sepse duhet të ishte aksident, pasi makina duhet të binte në greminë, por nuk arritëm sepse ngeci në buzën e rrugës, ja pse u duk si vrasje.

Sepse duhet të ishte aksident dhe duhet të dukej aksident.

Dy trupa ose më saktë kockat e dy trupave ku i gjete?

Davide: I solli prifti në një qeskë, nuk e di ku i ka gjetur ai, më tha që i ka marrë në një vend të përbashkët jo nga një varr.

Ai më solli dy litra benzinë, dhe këtë qesen që e kthyem në vendin e shoferit, lashë telefonin tim dhe orën time të dorës për mua me shumë vlera. Unë ia vura zjarrin makinës, ishte një Skoda e vjetër që mori menjëherë zjarr, e shtymë poshtë, makina nuk lëvizi poshtë mbeti e ngecur.

Në atë pikë ika me makinë me priftin dhe meqë kishte orë policore kemi fjetur aty, në mëngjes kam kaluar kufirin me një furgon nga veriu drejt Malit të Zi dhe pastaj Bosnjën. Dhe kam qenë në një komunitet i ndihmuar gjithmonë nga miq, në një vend ku e njihnin këtë njeri.

Kam qëndruar aty deri më datën 7 maj, që ka qenë edhe dita e kthimit tim,në Vlorë. Unë se di si e kam kaluar, po nuk na kanë kontrolluar, ndoshta ky njeri njihte policët por nuk ma kanë kontrolluar as në dalje as në hyrje. Apartamentin në Vlorë ma gjeti rrjeti i priftit, motivi për të cilin unë kam qenë 4 muaj brenda këtij komuniteti dhe një që do të vritet nuk është mirë me trurin. Më kanë dhënë gjithsej, gjithmonë ky njeri më ka dhënë lekë unë nuk erdha në Vlorë për pushime erdha për një motiv preciz, ky fakt dhe projekti mbi Montekriston mu propozuar nga shefi i komunitetit, siç i kam thënë edhe prokurorit në Itali. Unë u ktheva në Vlorë dhe unë nuk di ti jap gomones, dhe nëse doja të shkoja në Montekristo duhet të kisha idenë e ngjarjes e gomones dhe në fakt në Vlorë çdo pasdite për tre muaj kam mësuar t’i jap gomones në çdo lloj kushti kohor dhe në çdo kohë në det, kam mësuar, me një zotëri prej aty, 40 kuaj fuqi, ai nuk di asgjë por e kam paguar dhe më ka lejuar ta mësoj.

Unë nuk e di ku prifti i ka marrë kockat, unë nuk mendoj që ka hapur një varr, unë nuk e di. Di që ishte një njeri dhe është një njeri që më ka shpëtuar jeten. Di që do të përgjigjem përpara ligjit shqiptar dhe do të përgjigjem, nuk them që nuk do të përgjigjem, madje do të përgjigjem patjetër. Nuk e di nëse do e gjejnë kishën nga makina dhe GPS sepse unë e kam lënë të parkuar dhe kam shkuar te prifti me taksi, makinën e kam lënë në një parkim bari. Uroj që ky njeri të mos gjendet kurrë, sepse ka shpëtuar një jetë. Unë e kam thënë në prokurën italiane qeë nuk do e them kurrë emrin e priftit.

Në Vlorë, muajin e parë isha mjaft anonim. Deri në fillimin e kampionait europian, nuk ishte e parashikuar që të njihja njerez, dhe ndodhi në fakt që të njihja njerëz, i pari që njoha ishte Rrapo Taho, filluam me historinë, unë kam bërë arbitrin deri në serinë A, kështu që futbolli ishte pasioni im.

Pastaj më prezantoi mikun e tij Fatmirin, dhe njerëz të tjere por ata të dy në veçanti, ishin për mua miq te vertete. Në Vlorë e kam ende miqësinë dhe aty ekziston akoma fjala miqësi. Unë kisha pak lekë kështu që nuk paguaja kurrë dhe ndihesha edhe keq. Apartamenti ishte paguar mëparë jo nga unë. Shkonim në plazh kalonim kohën, rrinim bashkë. Është e dukshme që unë duhet të maskoja identitetin tim, dhe kjo zgjedhje për të bërë një intervistë televizive me një tv të huaj dhe e para që po bëj në video, në radhë të parë për  tju kërkuar ndjesë miqve që më kanë njohur si Cristiano shkrimtar, kam zgjedhur të shpik diçka që lidhte atë që do të bëja vërtetë.

Në Sazan kam qenë në 2019 , dua para së gjithash t’ju kërkoj falje të gjithe miqve në Vlorë, ti e di që kam një çun që është gjysmë italian e gjysmë vlonjat, djali im i katërt i ka të dyja shtetësitë, quhet Liam.Unë gjithësesi kam ndërmend të kthehem në Vlorë

Nëse të kërkojnë për të proceduar në Shqipëri?

Davide: Unë do të kthehem për të paguar ato që kam bërë në Shqiperi. Vendosa Top Channel, për dy motive, e para sepse të njoha nga afër, Top Chanel sepse mendoj që është një televizion referimi.

Jam i gatshëm të kthehem për tu proceduar, absolutisht. Në Itali kam hyrë pa dokumenta, me një autobus pelegrinësh. Ka një gjë të rendësishme që duhet ta them, më kanë ndaluar përpara një bankomati, po është e vërtetë dhe kam tërhequr dy herë nga bankomati dhe pastaj ika në ishullin e Zambakut për të ikur më pas në ishullin e Montekristos. Kisha këtë hartë, këtë informacion që mund të kërkoja një thesar dhe ata kanë 50 vite që ata kanë studiuar dhe menduan që një njeri si unë që s’kishte më motiv të jetonte nuk do bënte asgjë për t’jua hedhur.

Situata është e vështirë në familje si me ish gruan edhe me bashkëjetuesen por tani po rri 24 orë me fëmijet e mi. Dua ti kerkoj falje të gjithë atyre që më kanë njohur si Kristiano, qytetarëve të Pukës, policisë dhe autoriteteve shqiptare sepse nuk e kam bërë këtë për t’u tallur me ta dhe as për të luajtur por me të vërtetë kam njohur njerëz të shkëlqyer, dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve shqiptarë sepse kanë dëgjuar akuza të padrejta në lidhje me këtë rast. Por unë kam një respekt të jashtëzakonshëm dhe mendoj që janë njerëz të jashteëzakonshëm dhe gjithashtu mendoj që për mua kanë një opinion shumë të mirë dhe do të vij patjetër sërish në Vlorë . /tch

The post Hap pas hapi! Nga plani për vetëvrasje tek sajimi i vrasjes në Pukë, Pecorelli i thotë të gjitha appeared first on Albeu.com.

I gënjeu të gjithë! Organizoi “vdekjen e tij” në Pukë, Davide Pecorelli jetonte mes Vlorës si shkrimtar
Davide Pecorelli i cili futi në punë drejtësinë shqiptare dhe atë italiane, i ka gënjyer të gjithë. Pasi tha për mediat italiane se gjatë zhdukjes së tij ka jetuar në një manastir në Bosnje, në fakt ai ka qënë gjatë gjithë kohës në Shqipëri, në Vlorë.

Jeta në Vlorë:

Jetesa në qytetin bregdetar të Shqipërisë, nisi nga muaji mars deri në 12 shtator. Me emrin Cristian, ai jetoi në Vlorë duke hequr të gjitha dyshimet se mund të ishte biznesmeni italian që mendohej se kishte vdekur në Pukë. Pecorelli kishte krijuar miqësi me një ish-futbollist të Vlorës si dhe me pronarë biznesesh të zonës.

“Ai na gënjeu të gjithëve“, thonë miqtë shqiptarë. Biznesmeni i përshëndeti miqtë e tij më 12 shtator, duke iu thënë se do të kthehej në Itali për të rregulluar disa dokumente mirëpo nuk u kthye më. Ai udhëtoi me një minibus së bashku me një grup pelegrinësh në Romë, pastaj me tren për në Grosseto, pastaj në ishullin Giglio ku mori me qira një dhomë me një emër tjetër të rremë, Giuseppe këtë radhë me profesion gjeolog.

Shumë versione, shumë identitete, dhe gënjeshtra deri në momentin që u kap nga karabinierët në gomone në ishullin Elba.

Zhdukja në Shqipëri:

Davide Pacorelli u dyshua se u vra nga mafia në Shqipëri, në Pukë, në një makinë të djegur ku janë gjetur edhe eshtra njerëzore.

Asokohe u dyshua për një vrasje mafioze dhe u aludua për shumë pista nga mashtrimi tek prishja e pazareve të drogët.

Si u zbulua:

45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve.

Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët.  /albeu.com/

The post I gënjeu të gjithë! Organizoi “vdekjen e tij” në Pukë, Davide Pecorelli jetonte mes Vlorës si shkrimtar  appeared first on Albeu.com.

Dy enigmat, Artan Hoxha: Si u zhduk dhe u bë “i gjallë” Davide Pecorelli
Biznesmeni Davide Pecorelli u gjeti i gjallë, por misteri vazhdon. Italiani u shpreh përpara hetuesve në Perugia se inskenoi vdekjen e tij në Pukë për shkak të borxheve të shumta që kishte, por dëshmitë e tij vështirë që të besohen pa zbuluar bashkëpunëtorët. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se nuk i beson dëshmisë së ish-gjyqtarit italian të futbollit.

“Davide Pecorelli erdhi në datë 3 janar në Rinas, mori një makinë me qira për tre ditë, shkoi të bashkëjetuesja në Vlorë, me të cilën ka një fëmijë. Po ashtu kishte një biznes në Vlorë. Më pas shkon nga Vlora, në Shkodër dhe më pas në Pukë. Bashkëjetuesja thoshte se nuk kishte para me vete, vetëm 600 euro. Davide Pecorelli gjatë qëndrimit në Pukë nuk është se bëri ndonjë lëvizje apo të kishte kontakte, pasi është qytet i vogël.

Nuk kishte dhënë shenja. Në datë 6 nuk u paraqit në hotel. Atë ditë në aksin Gjegjan-Reps u pa një makinë duke u djegur, ka shkuar një oficer i policisë, që më pas u penalizua. Ai nuk lejoi që makina të binte në humnerë. Ai e tërhoqi makinën që po digjej. U kërkua ndihma e zjarrfikëses dhe nga ekzaminimi rezultoi se nuk kishte shenja predhash, as përplasje dhe mbetjet kockore, ishin shumë të dëmtuara. Këtu u ngjall dyshimi se si është e mundur që brenda një kohe kaq të shkurtër të dekompozohej dhe digjej. Presioni i autoriteteve italiane i vuri në pozita të vështira autoritetet shqiptare.

Në fillim italianët kanë qenë vetë në vendin e ngjarjes, i panë provat dhe kur nga ADN-ja nuk po dilte gjë, që të përputheshin atëherë u çuan për ekzaminim në Itali dhe që atëherë nuk u tregua më informacion. Kjo ishte e çuditshme. A morën vesh inskenimin apo u ra varianti që mund të ishte ekzekutuar në Shqipëri, kjo nuk dihet, por nuk bashkëpunuan më me palën shqiptare. Unë jam i pritur të mos e besoj sepse vetëm ka gënjyer. Kur doli nga prokuroria tha se nuk e kam shkelur ligjin në Itali, por në Shqipëri, por mënyra si e ka organizuar nuk e ka bërë brenda një dite” shprehet ai.

Enigmat janë dy, a ka shqiptarë të përfshirë në këtë histori dhe mbetjet kockore, ku u morën? “Nuk duhet hequr dorë nga hetimi i kësaj çështje. Kam pyetur nëse mund të ekstradohet në Shqipëri që të bëhet shembull. Ai duhet të sqarojë përse dhe me kë e organizoi. Pecorelli në Itali u kap duke tentuar të shesë monedha të vjetra. Në Shqipëri ne kemi, veprat penale; shkatërrimin e pronës që është djegia e makinës, së dyti zhvarrimi i eshtrave të një të vdekuri.

U kërkua në zonën e Pukës, por nuk rezulton që të jetë bërë në Pukë kjo gjë dhe dyshimet janë që të jenë marrë diku tjetër dhe këtu hyjmë te pjesa e bashkëpunëtorëve shqiptarë në këtë histori. Pecorelli ka pasur njohje me shqiptarë në Jug. Ai eshtrat i mori diku tjetër dhe ka udhëtuar bashkë me ato. Dikush tjetër e ndihmoi, dikush tjetër i vuri zjarrin makinës dhe dikush tjetër e ndihmoi që të kalonte kufirin nga Shqipëria në Mal të Zi”.

Italiani dyshohet se u ndihmua nga një prift në Shqipëri, i cili shërbeu si ndërmjetës që biznesmeni të strehohej në një manastir në Bosnje. “Edhe mund të ketë krijuar njohje pasi në Shqipëri ka priftërinj me shtetësi italiane, mbase edhe ata mund ta kenë ndihmuar. Ata mund të jenë nisur nga e mira për të bërë këtë gjë. Por vetëm nuk ka pasur mundësi të bënte” tha Hoxha.

Gazetari investigativ kërkon nga autoritetet shqiptare që ta ekstradojnë italianin dhe ta bëjnë shembull. “Shqipëria duhet të kërkojë ekstradimin e tij nga Italia. Ai zyrtarisht nuk është shpallur i vdekur as në Shqipëri dhe as në Itali, pasi ADN nuk kishte përputhje, për këtë arsye është shpallur i zhdukur.

Dyshimi është se e ka bërë për shkak të borxheve, ndaj bizneseve dhe autoriteteve tatimore. Një gropë financiare që nuk kishte mundësi ta zgjidhte dhe mendja i ka punuar ta zgjidhë në këtë formë. Por autoritetet shqiptare duhet ti shkojnë deri në fund kësaj histori edhe për shkak të dëmit në imazh që i shkaktoi Shqipërisë, një mashtrues italian” u shpreh Artan Hoxha./abcnews.al

The post Dy enigmat, Artan Hoxha: Si u zhduk dhe u bë “i gjallë” Davide Pecorelli appeared first on Albeu.com.