date zgjedhjesh Archives - Albeu.com

Osmani cakton datën e zgjedhjeve për asambletë në Zveçan dhe Leposaviç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 25 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të KK-ve, dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.

Osmani ka shpallur 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.

Më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Sipas BE-së, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Por, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, Lista Serbe ka thënë se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

I pyetur se a do të marrin pjesë serbët në zgjedhje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se kjo nuk do të ndodhë pa u formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Partnerët ndërkombëtarë, po ashtu, i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e të dyja palëve mbeten larg./rel

The post Osmani cakton datën e zgjedhjeve për asambletë në Zveçan dhe Leposaviç appeared first on Albeu.com.

VOA: Shqipëria mban zgjedhjet e reja vendore më 14 maj 2023
Në Shqipëri presidenti Bajram Begaj dekretoi sot 14 majin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Pak javë më parë ai zhvilloi për këtë çështje, konsultime me përfaqësuesit e forcave kryesore politike në vend.

Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca, Kreu i shtetit e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si “shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare” duke theksuar se “është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”.

Ndërsa nxit forcat politike që “të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”, presidenti Begaj ka dhe një thirrje për votuesit që “të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë”.

Që prej muajit shkurt të këtij viti, parlamenti ka ngritur një Komision të posaçëm për Reformën zgjedhore. Por në 6 muajt e parë të punës, ai zhvilloi vetëm një mbledhje, dhe në shtator kërkoi një shtyrje të afatit dhe me 6 muaj të tjerë. Presidenti Begaj tha sot se “Komisioni i Reformës zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it”.

Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, pritet të rikthejnë një përfaqësim shumëngjyrësh politik në institucionet e qeverisjes lokale, pas zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2019 të cilat u bojkotuan nga opozita e djathtë, duke i lënë fushë të lirë socialistëve, të cilët morën kontrollin e thuajse gjithë bashkive të vendit dhe këshillave bashkiakë. Opozita aktualisht përfaqësohet vetëm në Shkodër, ku kandidati demokrat fitoi në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në mars të këtij viti.

Duke njoftuar datën e zgjedhjeve, presidenti Begaj, vlerëson “nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike”.

The post VOA: Shqipëria mban zgjedhjet e reja vendore më 14 maj 2023 appeared first on Albeu.com.