darka e papaguar Archives - Albeu.com

Darka e pa paguar…
Nga Lutfi Dervishi

Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodhoi më shumë “lajme” dhe pëlqime se fletë arrestet e SPAK për 8 ish zyrtare të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Katër adoleshentë italianë, të qeshur dhe me bollek energjish shijuan kuzhinen shqiptare, komplimentuan stafin për cilësinë dhe kur erdhi radha për të paguar u larguan fshehurazi me ngut nga restoranti. Fatura e pa paguar 80 euro!

Stafi i restorantit mbeti i hutuar, jo vetëm nga largimi i beftë, por edhe nga guximi i të rinjve.

Stafi postoi një video të shkurtër në rrjetet sociale ku tregonte adoleshentët duke u larguar nga restoranti.

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme. Me shumë se humbjen financiare postimi shpreh zhgenjimin nga sjellja e adoleshentëve.

Portalet me shpejtësine e zjarrit të korrikut në një pyll me shqopa e morën këtë “ngjarje” dhe e “zbukuruan” me tituj të bujshëm, pergjithësues e denigrues.

Rrëfimi u zhvendos me shpejtësi nga një akt minor keqbërje në një narrativë më të gjerë.

Ndërsa veprimi i të rinjve është i qortueshëm, media në vend të penelit mori në dorë një furçe të madhe për të pikturuar me tituj një popull dhe një vend të tërë dhe ke? Italine, atdheun, e 700 mijë emigrantë shqiptarë ndër vite.

A mundet një incident i izoluar të mbushe boshllekun me lajme të një ditë të nxehtë gushti?

Mediat sociale njihen për sensin e sensacionalizmit dhe polarizimit, por portalet me ndikim ne opinion mund të benin kujdes për të mos rënë në kuthin e përgjithësimeve dhe steriotipeve.

Ndoshta vetë restoranti mund të sherbeje si katalizator për të ndrequr shijen e titujve bombastik.

Jam kurioz nëse restoranti do të postoje “shkruajtem për 4 adoleshente italiane dhe jo për “turistët italiane” a do të bëhet lajm po aq viral sa video?

Media ka fuqinë për të formësuar perceptimet, për të ndikuar në debate dhe për të krijuar apo zhbërë stereotipet.

Ndonëse akti i katër të rinjve ishte i gabuar, ai mund të jetë edhe një kujtesë se një ngjarje e vetme nuk mund të përgjithësoje njerëzit dhe vendet. Nuk mund të lidhet pylli me një litar…

The post Darka e pa paguar… appeared first on Albeu.com.