Darjo Jashari Archives - Albeu.com

Kush është Eldi Hoxha që në mëngjes u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës dhe në darkë u prangos nga SPAK si kontrabandist cigaresh
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zbuloi se babë e bir Ilir dhe Darjo Jashari, drejtonin një skemë të madhe kontrabande cigaresh, ku të përfshirë janë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj.

Për 15 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 21 masat e tjera janë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Referuar njoftimit të SPAK, mësohet se një nga personat për të cilët është zbatuar masë sigurie është dhe Eldi Hoxha, i cili më 28 Maj 2025 është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që në të njëjtën ditë në mbrëmje, ndaj tij është zbatuar urdhër-arresti.

Albeu.com mëson se Eldi Hoxha më parë (nga muaji nëntor 2020) ka mbajtur postin e shefit të Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, dhe është denoncuar disa herë në media për shkelje të rënda në Dogana duke favorizuar biznese të ndryshme.

Gjithashtu, Eldi Hoxha, është një nga pjesëmarrësit e grupit të ‘Çunave problematikë’ të ‘tërmetit të Gjiknurit’ në dosjen 184 në Dibër.

Sipas njoftimit të SPAK, ndaj Eldi Hoxhës janë caktuar dy masa sigurie, “Ndalimi i daljes jashtë shtetiť” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore.”

18. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetiť” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Eldi Hoxha, i biri i Vladimir dhe Elvira, i datëlindjes 05.10.1982, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me numër personal 121005149F, me adresë banimi: rruga “Barrikadave”, Nd. 32, H.1, kati 8-të, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë: i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

18.1. Urdhërohet personi nën hetim Eldi Hoxha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233, pika 1 të K.Pr. Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

18.2. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Eldi Hoxha.

18.3. Urdhërohet personi nën hetim Eldi Hoxha që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore z. Julian Marko pranë Byros Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të muajit, ora 12.30.

Gjithçka lidhet me një skemë të madhe kontrabande cigaresh. Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore. /albeu.com/

The post Kush është Eldi Hoxha që në mëngjes u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës dhe në darkë u prangos nga SPAK si kontrabandist cigaresh appeared first on Albeu.com.

Aksion për një skemë kontrabande cigaresh/ 53 mln euro dëm, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zbuloi se babë e bir Ilir dhe Darjo Jashari, drejtonin një skemë të madhe kontrabande cigaresh.

Një prej skemave më të sofistikuara të kontrabandës me cigare në Shqipëri, është goditur nga SPAK, ku në qendër të hetimit është një fabrikë cigaresh me status “Përpunim Aktiv”, e cila, në vend që të eksportonte prodhimin e saj siç parashikon ligji, e distribuonte atë në mënyrë të paligjshme brenda vendit dhe më tej drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Sipas hetimeve të SPAK, fabrika e kompanisë Albania Tabak në pronësi dhe Ilir dhe Darjo Jashari e vendosur në Librazhd , kishte marrë licencë për të funksionuar si një njësi fasoni, duke përfituar përjashtim nga detyrimet doganore për mallrat e importuara dhe të eksportuara.

Por në praktikë, cigaret nuk dilnin nga vendi: ato shkarkoheshin në territorin shqiptar dhe më pas trafikoheshin ilegalisht drejt vendeve fqinje dhe në tregun europian.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar kap vlerën e mbi 3.6 miliardë lekëve (rreth 40 milion euro), ndërsa për vendet e BE-së, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat arrin në rreth 12.8 milionë euro.

SPAK thotë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili ka shfrytëzuar boshllëqet ligjore dhe bashkëpunimin me zyrtarë doganorë për të justifikuar daljen fiktive të mallrave nga Shqipëria.

Në sistemin doganor “Asycuda World” janë regjistruar të paktën 30 raste eksportesh të falsifikuara, ku ngarkesat në fakt nuk kanë dalë kurrë nga vendi.

Në komunikatën zyrtare të Prokurorisë, theksohet se marrëveshjet mes fabrikës shqiptare dhe kompanive porositëse jashtë vendit ishin të simuluara dhe destinacionet e deklaruara ishin të rreme.

Vetë subjekti shqiptar caktonte vendndodhje që nuk ekzistonin realisht, duke mundësuar kështu fshehjen e mallrave në tregun e brendshëm apo kontrabandimin e tyre drejt jashtë.

Pjesë e kësaj skeme ishin edhe zyrtarë të doganave, të cilët jo vetëm nuk kanë shoqëruar ngarkesat deri në daljen nga territori kombëtar, por kanë lejuar edhe çlirimin fiktiv të tyre, duke e paraqitur mallin si të eksportuar.

Ndërkohë, një aspekt tjetër i rëndësishëm është prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, gjë që ka sjellë shmangien totale të detyrimeve të pagueshme në vendet ku këto produkte përfundonin në mënyrë të paligjshme.

Pas muajsh hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme, ka vendosur masën e arrestit me burg për 6 persona, përfshirë pronarin e fabrikës me inicialet I.J. dhe disa shtetas të huaj.

Ndërsa mbi 20 zyrtarë të doganave janë marrë në hetim me masa sigurie si ndalim për të dalë jashtë vendit dhe detyrim për paraqitje.

Skema, megjithatë, nuk ishte e panjohur për publikun. Që në vitin 2018, një grup gazetarësh investigativë kishte ngritur alarmin mbi aktivitetin e kësaj fabrike, duke zbuluar funksionimin e saj të dyshimtë dhe shfrytëzimin e statusit “Përpunim Aktiv” për qëllime kontrabande.

Raporti i atëhershëm dokumentonte përdorimin e dokumenteve të falsifikuara doganore, mungesën e kontrollit efektiv nga autoritetet, si dhe përfshirjen e strukturave shtetërore në tolerimin apo mbulimin e aktivitetit të paligjshëm.

Ai paralajmëronte një rrjet të mirëorganizuar që kishte arritur të funksiononte për vite me radhë pa u ndëshkuar.

Goditja e SPAK, vjen si një konfirmim i atyre zbulimeve dhe si një hap domethënës në luftën kundër evazionit doganor dhe kriminalitetit ekonomik të nivelit të lartë në vend.

Më poshtë është lista e plotë me 35 persona të pandehur të përfshirë në dosjen e SPAK për kontrabandë cigaresh me vlera kolosale:

Ilir Jashari

Darjo Jashari

Servet Dauti

Luan Qorolli

Nazmi Goçi

Gerti Ciu

Norion Spahia

Luis Mazreku

Durim Perja

Bordi Zotaj

Indrit Cenaj

Matilda Duzha

Andri Tola

Mentor Neli

Gentian Tabaku

Kreshnik Gumaj

Eldi Hoxha

Mile Bijeliç

Emin Shabani

Ilber Kolleshi

Ylber Karanxha

Blendi Resuli

Idlir Cukaj

Lida Matoshi

Alisa Sinani

Ylli Sinani

Vladimir Goxhi

Shpëtim Logka

Rezart Doci

Altevin Norja

Lorenc Çela

Zeljko Stafjer

Matilda Duza (shfaqet dy herë për masa sigurie të ndryshme)

Gëzim Stërkshi

Juli Zogu

Florian Arapi

/albeu

The post Aksion për një skemë kontrabande cigaresh/ 53 mln euro dëm, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal appeared first on Albeu.com.