dardan krivaqa Archives - Albeu.com

Reduction of Life Sentence to 30 Years Sparks Debate After Supreme Court Ruling
The Supreme Court has reduced Edmond Lajçi’s sentence to 30 years in prison. He had been sentenced to life imprisonment at first instance for the murder of his wife.

The ruling comes four months after the same court upheld a life sentence for Dardan Krivaqa for the murder of his girlfriend. In Lajçi’s case, the Supreme Court ruled differently in another case involving the murder of a woman.

The Supreme Court justified the sentence reduction on the grounds that the convicted man had admitted guilt.

“The Supreme Court found that the courts of first and second instance had not correctly applied Article 41 of the Criminal Code regarding the imposition of a life sentence. According to the Supreme Court’s assessment, some of the circumstances considered particularly aggravating were not supported by evidence, while some of them constitute elements of the criminal offence itself and, therefore, cannot justify the imposition of the harshest sentence provided by law. The Supreme Court stressed that life imprisonment may be imposed only in cases where particularly aggravating circumstances clearly distinguish the specific case from ordinary cases of the same criminal offence, and where a more lenient sentence would not be proportionate to the seriousness of the offence and the perpetrator’s guilt. In this case, the Supreme Court found that this legal standard had not been met. Based on the principle of individualisation and proportionality of punishment, as well as the practice of the European Court of Human Rights, the Supreme Court found that a 30-year prison sentence is proportionate to the seriousness of the criminal offence, the degree of guilt and the dangerousness of the defendant, and that the purpose of punishment can be achieved through this sentence, both in terms of individual and general prevention,” the Supreme Court said in its response.

Lawyer Yll Zekaj believes judges should carefully examine cases before deciding to impose life sentences.

“Publicity should never, nor should any influence or external circumstance, affect the court’s decision. Courts are independent and must act only on the basis of evidence and on the basis of what is presented by the prosecutor in the case file,” said Yll Zekaj, a lawyer.

According to Zekaj, a final life sentence does not necessarily mean that the convicted person will remain in prison for the rest of their life.

“Life imprisonment in the system we have in Kosovo does not mean that a prisoner or person sentenced to life imprisonment will never leave prison. Our legislation, our Criminal Code, provides that even life imprisonment may be reviewed after 30 years of serving the sentence,” said Yll Zekaj, a lawyer.

Life imprisonment is the harshest punitive measure in Kosovo’s criminal justice system. Since the Criminal Code entered into force in 2013, this sentence has been imposed in more than 10 cases.

The post Reduction of Life Sentence to 30 Years Sparks Debate After Supreme Court Ruling appeared first on Albeu.com.

Ulja e dënimit nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet ngre diskutime pas vendimit të Supremes
<html><head></head><body>

Gjykata Supreme ka ulur në 30 vjet burg dënimin për Edmond Lajçin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në shkallën e parë për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Vendimi vjen katër muaj pasi e njëjta gjykatë kishte lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqen, për vrasjen e të dashurës së tij. Në rastin e Lajçit, Supreme vendosi ndryshe në një tjetër rast të vrasjes së gruas.

Ulja e dënimit është arsyetuar nga Gjykata Supreme me pranimin e fajësisë nga i dënuari.

“Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj. Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor. Duke u mbështetur në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm”, thuhet në reagimin e Gjykatës Supreme.

Avokati Yll Zekaj vlerëson se gjyqtarët duhet t’i shqyrtojnë me kujdes rastet para se të vendosin për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Nuk duhet asnjëherë publiciteti nuk duhet asnjëherë ndikimi asnjë rrethanë e jashtme të ndikojë në vendimin e Gjykatës. Gjykatat janë të pavaruara, gjykatat duhet të veprojnë vetëm në bazë të provave dhe në bazë të asaj se cfarë servohet nga ana e prokurorit në shkresat e lëndës”, ka thënë Yll Zekaj – avokat.

Sipas Zekajt, një vendim i formës së prerë për burgim të përjetshëm nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi i dënuar do të qëndrojë në burg gjatë gjithë jetës.

“Burgimi i përjetshëm në sistemin çfarë e kemi ne në Kosovë nuk do të thotë që i burgosuri apo i dënuari me burgim të përjetshëm nuk do dalë asnjëherë nga burgu, legjislacioni jonë kodi jonë penal e parasheh që edhe burgimi i përjetshëm mund të rishikohet pas 30 viteve të mbajtjes së dënimit”, ka thënë Yll Zekaj – avokat.

Burgimi i përjetshëm paraqet masën më të rëndë ndëshkuese në sistemin penal të Kosovës. Që prej hyrjes në fuqi të Kodit Penal në vitin 2013, ky dënim është shqiptuar në mbi 10 raste.

</body></html>

The post Ulja e dënimit nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet ngre diskutime pas vendimit të Supremes appeared first on Albeu.com.

Vrasja makabre e 18-vjeçares në Ferizaj, caktohet data kur do të dalin para gjykatës Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu
Është caktuar për datën 26 tetor seanca gjyqësore e radhës për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj Marigona Osmani. Kjo është seanca e dytë që nga ngritja e aktakuzës për vrasjen e vajzës nga Ferizaj, të akuzuar janë ish i dashuri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Informacionin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar për Gazetën Express avokati i familjes së Marigonës, Gazmend Rexhepi.

“Seanca është caktu me datën 26 tetor nga ora 10:00”, tha Rexhepi për Gazetën Express.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dolën para gjykatës në korrik të këtij viti, Krivaqa u pa i veshur me jelek antiplumb.

“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, kishte deklaruar Krivaqa para gjykatës, i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares.

Po atë ditë, para gjykatës aktivistet e “Kolektivit Feminist” kishin vendosur pankarta me pjesë nga aktakuza dhe mbishkrimin “ne nuk harrojmë”.

Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.

Gazeta Express kishte publikuar aktakuzën për vrasjen e Marigona Osmanit, pjesën e raportit të autopsisë mund ta lexoni më poshtë.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e Marigonës. Ndërkohë, Krivaqës në aktakuzë i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

The post Vrasja makabre e 18-vjeçares në Ferizaj, caktohet data kur do të dalin para gjykatës Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Marigonës në Kosovë, sot dalin para gjykatës Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu
Ditën e sotme pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Kosovë, Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu.

Ata akuzohen si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin dhe që ngjalli reagime të ashpra.

Lënda i është caktuar gjyqtarit Sahit Krasniqi dhe seanca është caktuar për në ora 10:00. Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, më datë 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.

Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndime të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.

Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës.

The post Vrasja e Marigonës në Kosovë, sot dalin para gjykatës Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu appeared first on Albeu.com.

“E ëma punon në Polici, ia mbyllte ajo dosjet”, babai i Marigona Osmanit jep detaje
Babai i Marigona Osmanit ka akuzuar pak ditë më parë se ishte nëna e Dardan Krivaqës, ajo që “pastronte prapësitë” e të birit. Në një intervistë, ai u shpreh se ajo punonte në Polici dhe ndihmonte të birin që të shpëtonte nga telashet.

“Ne asgjë nuk kemi ditur, në policinë e Ferizajt 136 dosje edhe del prokurori thotë i kam veç 10, ku janë 126, policia i ka mbyll se mama e tij ka qenë në shërbim në polici,”-deklaroi ai pak ditë më parë.

Por, Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nëna e Krivaqës nuk ka qenë dhe nuk është punësuar në Polici.

“Sa i përket nënës së të dyshuarit Dardan Krivaqa, ajo as s’ka qenë, as nuk është e punësuar në Policinë e Kosovës”, tha Veseli për Gazetën Express.

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani tronditi opinionin politik në Shqipëri dhe në Kosovës. E reja u vra mizorisht pas dy ditësh dhunë sistematike, fizike e psikike nga bashkëshorti i saj, i cili e la pa jetë në derë të spitalit. Bashkë me të është prangosur edhe shoku i tij Arbër Sejdiu./albeu.com

The post “E ëma punon në Polici, ia mbyllte ajo dosjet”, babai i Marigona Osmanit jep detaje appeared first on Albeu.com.

E shkuara kriminale e Krivaqës, Gjykata në Ferizaj: Ka 10 gjyqe të zhvilluara për të
Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.

Sipas Gjykatës, Krivaqa i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm  një (1) është i papërfunduar.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me deklarimet e publikuara në media se ndaj të dyshuarit kryesor D.K. për vrasjen e 18-vjeçares, janë 136 raste penale, njofton opinionin publik se ndaj të pandehuri D.K. sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm  një (1) është i papërfunduar”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës për media, nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri D.K. është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale ku janë dhënë edhe detaje.

Rasti i parë: Më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafi 1.4 të KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021”, thuhet në komunikatë.

Rasti i dytë: Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy (2) vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021”.

Rasti i tretë: Më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim nga neni 253 paragrafi 1  nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 dhe 71 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.

Ndërsa lëndë të përfunduara ndaj të pandehurit D.K, si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata si vijon:

Rasti i katërt: Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragraf 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit D.K. (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Rasti i pestë: Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së dhe veprës penale kanosje nga neni  161 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në  kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim ka marr formën e prerë më 21.12.2010.

Rasti i gjashtë: Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 të KPK-së, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme.

Rasti i shtatë: Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.02.2009.

Rasti i tetë: Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së, për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 09.04.2008.

Rasti i nëntë: Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008.

Rasti i dhjetë: I pandehuri D.K. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një (1) rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPK-së, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datë 09.12.2014.

“Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale”, thuhet në fund të komunikatës.

The post E shkuara kriminale e Krivaqës, Gjykata në Ferizaj: Ka 10 gjyqe të zhvilluara për të appeared first on Albeu.com.

Ku ishte policia? Dardan Krivaqa që dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren kishte kryer 112 vepra të rënda penale (FOTO LAJM)
Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e Marigona Osmanit, vajzës 18-vjecare nga Ferizaj e cila u dhunua deri në vdekje nga partneri i saj.

Kjo vrasje makabre ka nxjerrë në pah se autori, Dardan Krivaqa është autor i 122 veprave penale.

Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore.

Edhe pse i dyshuar për më shumë se njëqind vepra, Krivaqa ishte i lirë dhe jetonte me Marigona Osmanin të cilës dyshohet se ia mori jetën më 22 gusht të këtij viti.

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të një të dashure që kishte në vitin 2017. I njëjti burim ka bërë të ditur që në qershor 2017 Krivaqa kishte ushtruar dhunë ndaj atëkohë të dashurës së tij. Pas dhunës sistematike që ai kishte ushtruar ndaj saj, më 10 qershor të vitit 2017 Krivaqa kishte sulmuar me thikë familjarin e ish të dashurës për shkak se i njëjti kishte tentuar ta largonte nga dhuna që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur hetimi për “lëndim të lehtë trupor”.

Një plagosje tjetër, Krivaqa e kishte bërë në fund të vitit 2020 dhe atë ndaj një zyrtari policor. Polici me inicialet Z.H. i kishte vërejtur tre persona duke konsumuar lëndë narkotike dhe sapo iu ishte afruar, Dardan Krivaqa i kishte vënë një mjet të mprehtë në fyt duke i lënë lëndime trupore policit. Për të njëjtën vepër, i dyshuari Krivaqa ishte dënuar me burgim prej 180 ditësh, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. /albeu.com/

The post Ku ishte policia? Dardan Krivaqa që dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren kishte kryer 112 vepra të rënda penale (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Flet mjeku që kontrolloi Krivaqën në Gjykatë: Shfaqi probleme si pasojë e përdorimit të narkotikëve
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj është paraqitur sot para trupit gjykues.

Seanca në të cilën atij iu caktuan 30 ditë paraburgim ishte ndërprerë pasi Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjeku që e kontrolloi atë ka thënë se Krivaqa ka shfaqur simptome të depresionit.

“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave narkotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK’në, Astrit Hoxha.

Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e paraburgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka vdekur./Gazeta Express

The post Flet mjeku që kontrolloi Krivaqën në Gjykatë: Shfaqi probleme si pasojë e përdorimit të narkotikëve appeared first on Albeu.com.

Marigonës ia thyen eshtrat! Vajza mund të ketë vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital
18 vjeçarja nga Ferizaj rezulton të ketë ndërruar jetë si pasojë e politraumes, që nënkupton dy e më shumë dëmtime serioze në trup.

Kështu kanë rezultuar analizat e para të cilat janë përshkruar në certifikatën e autopsisë.

Këshilltarja e ministres së drejtësisë, Nazlie Bala ka treguar se edhe dyshimet e para janë se e ndjera ka vdekur rreth 24 orë para se të dërgohej në spital nga dy të dyshuarit.

Megjithëkëtë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk i ka përfunduar analizat e tjera, për të dhënë pasqyrën e përgjithshme.

Lidhur me veprat penale të të dyshuarit kryesor, Dardan Krivaqa, Bala thotë se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës duhet t’i ndëshkojnë përgjegjësit që lanë në liri një person me 136 vepra penale.

Si rrjedhojë, ekzekutivi dhe shoqëria civile po e shohin të pashmangshëm vetingun në drejtësi, për çka ministria është në trajtim të koncept dokumentit. /tch

The post Marigonës ia thyen eshtrat! Vajza mund të ketë vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, gjykata lë në burg Dardan Krivaqën
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Dardan Krivaqa.

Sipas kërkesës së Prokurorisë mbi të rëndon akuza e vrasjes së rëndë pasi dhunoi për vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmani.

”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, “se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, njofton gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

The post Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, gjykata lë në burg Dardan Krivaqën appeared first on Albeu.com.