Darda Dhimo Archives - Albeu.com

“Diçka po e vret”, babai i Darda Dhimos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmundjen e vajzës tonë
Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhimo pak ditë më parë, e cila humbi betejën me leuçeminë, ishte një lajm që tronditi opinionin publik.

Por mesazhi i saj për jetën ishte një frymëzim për të gjithë të rinjtë, të cilët shpesh e vlerësojnë shumë pak jetën.

Për të folur për momentet e fundit të Dardës dhe se si e gjeti forcën ajo t’i “buzëqeshte” vdekjes, ishte i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” babai i saj Petrika Dhimo.

Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij Margarita mori një mesazh nga Zoti për sëmundjen e vajzës.

Pjesë nga biseda:

Ka qenë një mesazh shumë human i Dardës për të ndihmuar njerëzit. Si u zbulua sëmundja?

Petrika Dhimo; Jam këtu për dy arsye, për forcën dhe frymën që ju dha Dardës, dhe për shkak të Dardës vetë. Momenti i parë ka qenë patjetër i vështirë. Darda pati guximin për të dhuruar gjak për dajën e saj për shkak të një aksidenti që ndodhi. Ajo u ofrua të dhuronte gjak, por i thanë që nuk mund të japësh gjak. Herën e dytë për shkak të dëshirës për të dhuruar gjak, këtë herë për fëmijët me talasemi, por këtë herë i thanë ti je për të marrë gjak. Aty filluam të bëjmë disa analiza. Ajo që ne na vret në këtë vend, është se kur dikush ka një problem dhe shkon dhe thua ky është një problem urgjent, dhe ata thonë hajde pas 2 ose 3 javësh. Ky është një nënvlerësim për jetën. E them këtë pasi Darda e vlerësonte jetën, miqësinë, dashurinë. Gjithë frytet e saj vijnë për shkak të besimit që kishte. Darda dhe familja jonë ka përqafuar një besim që e do jetën, e vlerëson atë, vlerëson dhe jetën e tjetrit. Darda i vlerësonte njerëzit dhe jetën e njerëzve. Nëse Darda është në qendër, pastaj janë rrethi familjar, vëllai-motra, gjyshërit, shoqëria. Darda kishte mundësi t’i kalonte rrathët dhe të shtrinte dorën te njerëzit.

Të gjithë janë të përfshirë në historinë e saj. Si e përballoi ajo vetë lajmin që ishte sëmurë?

Petrika Dhimo: Në fakt më shumë dyshuan njerëzit që ishte anemi se sa Darda dhe Margarita. Ato patën një ndjesi që nuk është anemi.

Kishte ndjesi apo simptoma?

Petrika Dhimo: Po diskutonim kur e morëm vesh se çfarë është më mirë. Edhe Margarita mori një shenjë nga perëndia, se diçka po e vret vajzën tënde. Patëm atë bisedën se çfarë është më mirë, t’i biesh pas kësaj, apo ti të mos dish asnjë gjë? Ato padyshim e morën vesh shumë më vonë. Ne e morëm vesh përgjigjen përfundimtare në fund të qershorit. Dhe ishte e çuditshme pasi Margarita po i thoshte mjekut se ne e dimë, por thjesht na e thuaj. Mjekët i thanë mos ja thuaj Dardës, por ajo i tha që edhe Darda e di.

The post “Diçka po e vret”, babai i Darda Dhimos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmundjen e vajzës tonë appeared first on Albeu.com.

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë 19-vjeçarja Darda Dhimo, fliste plot energji dhe shpresë për jetën
Ditën e djeshme, u nda nga jeta 19-vjeçarja korçare Darda Dhimo, e cila pak kohë më parë ishte diagnostifikuar me leucemi akute.

E reja e cila sapo kishte mbaruar vitin e parë të Universitetit, ku mësoi për sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët.

Por dëshira e saj e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të jetuar u prenë në mes, pasi sëmundja ishte më e rëndë.

Edhe pse e dinte se sëmundja po i merrte jetën dita ditës, ajo nuk hoqi për asnjë moment dorë nga jeta dhe të shijuarit e momenteve, ashtu siç ishin në rrethanat e reja.

Ajo i gëzohej një muzgu shumëngjyrësh në dritaren e spitalit, apo edhe eklorimit të ambienteve të spitalit e kalimit të kohës me mjekët e infermierët.

Sëmundja dhe kimioterapitë po e lodhnin dita-ditës, por buzëqeshja nuk venitej kurrë prej fytyrës së saj, as atëherë kur e merrte malli për detin, diellin apo një përqafim të ngrohtë nga miqtë.

Darda, kishte një merak të vetëm, që vetë nuk e bëri dot: “Të shijonte çdo ditë si dhuratë nga Zoti dhe çdo moment me familjen e miqtë e saj”.

Deri në frymën e fundit, ajo diti të ishte falenderuese ndaj Zoti dhe shpresës që ai u dhuroi çdo ditë, në këto 19 vite jetë.

Intervista e fundit:

Darda Dhimo intervistën e saj të fundit televizive do ta jepte, më 10 nëntor të vitit të kaluar.

Studentja e Psikologjisë, preku të gjithë me fjalët e saj plot energji dhe shpresë për jetën.

“Është shumë e çuditshme mënyra se si e kam marrë vesh. Herën e parë doja të jepja gjak për një kushëririn tim që kishte pësuar aksident.

Por duke bërë analizën, një infermiere më afrohet dhe më thotë se ti nuk mund të japësh gjak.

Disa muaj pas kësaj, në shkollën tonë erdhën disa përfaqësues të Kryqit të Kuq të cilët po bënin një fushatë dhurimi gjaku për fëmijët që vuajnë nga talasemia, mendova se gjaku im do të jetë më mirë dhe se hemoglobina do ishte rritur. Aty tentova të dhuroja për herë të dytë.

Por infermierja vuri re se hemoglobina ishte ulur. Dhe pas kësaj kam bërë muaj për mua analiza dhe mendova se vuaja nga anemia.

Derisa u takova me një mjek në Tiranë, dhe aty marr vesh pas një kohe shumë të gjatë.

Mua më duket e gjitha kjo si mrekulli dhe si diçka e pabesueshme, pasi e kam zbuluar pa pasur akoma asnjë shenjë. E zbulova në qershor të këtij viti, dhe sa kisha mbyllur provimet, në ditën e poarë të pushimeve mora vesh për këtë.

Kam mbaruar vitin e parë të Psikologjisë, por duke qenë se po ndjek procesin e kimioterapisë dhe të gjitha dhe aktualisht akoma nuk kam marrë një përgjigje se si do ta zhvilloj ndjekjen e mësimeve, dhe shpresoj që të krijohet një mundësi për ndjekjen online”, rrëfeu ndër të tjera, e ndjera Darda Dhimo.

Postimi i Dardës, 31.08.2023

Kush do ta kishte menduar se kjo verë do të ishte si kjo!

Më ka marrë malli për plazhin, dallgët, për t’u djegur nga dielli ????, më ka marrë malli për të qëndruar me miqtë dhe për t’i përqafuar. Të qenit i izoluar nuk është padyshim mënyra më e mirë për të kaluar verën…

Disa përditësime:

Dje fillova ciklin tim të tretë të kimioterapisë, që do të thotë se mund të kem edhe pesë të tjera për të bërë. Përfundimisht, gjithçka duket se po përmirësohet dita ditës. Ka gjithmonë momente që kam dhimbje, e lodhur, momente që kam frikë për të ardhmen ose ndonjëherë emocionale, por mund t’ju siguroj se Zoti gjen gjithmonë një mënyrë për të më kthyer buzëqeshjen dhe gëzimin tim!

Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe veçanërisht sot jam ndjerë kaq e inkuruar dhe jam përpjekur të shijoj çdo moment të veçantë për aq kohë sa zgjat. Unë kam filluar të shijoj vende të ndryshme në spital dhe çdo moment të vetëm të kaluar me të gjithë stafin mjekësor këtu. Sot më pëlqeu veçanërisht ky muzg i bukur!

Pra, ndërsa e lexoni këtë, këtu është një mesazh nga unë dhe përvoja ime deri tani:

Ju lutemi shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti, shijoni mëngjesin kur jeni në gjendje të zgjoheni dhe të ndjeni mushkëritë tuaja duke u mbushur me oksigjen, shijoni shëndetin tuaj fizik dhe shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj! Fatkeqësisht, nuk arrita të bëj asnjë nga këto që kur u sëmura, kështu që të lutem bëje për mua! Përqafoni të veçantët tuaj dhe mbi të gjitha mos harroni të falenderoni të vetmin që na jep jetë dhe shpresë! Vetëm kur na merret diçka, kur kuptojmë vlerën që kishte!

The post Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë 19-vjeçarja Darda Dhimo, fliste plot energji dhe shpresë për jetën appeared first on Albeu.com.