Danimarka dergon te burgosur \ Archives - Albeu.com

300 të burgosur drejt Kosovës, ja çfarë po ndodh me Danimarkën
Danimarka lka  nënshkruar ditën e mërkurë një marrëveshje me Kosovën për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet e Danimarkës.

Të dy vendet ranë dakord fillimisht në dhjetor që vendi skandinav të marrë me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh.

“Ne kemi nënshkruar tani një marrëveshje që do të sigurojë kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët tanë të burgjeve,” tha në një deklaratë Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup.

Të burgosurit do të dërgohen në një burg në qytetin e Gjilanit, nga fillimi i vitit 2023.

Të burgosurit e huaj do të deportohen pas vuajtjes së dënimit.

“Me këtë marrëveshje, Danimarka dërgon gjithashtu një sinjal të qartë për të huajt nga vendet e palëve të treta që janë dënuar me dëbim. E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë dhe për këtë arsye nuk do ta kryeni dënimin tuaj këtu“, tha Haekkerup.

Deri në vitin 2020, në Danimarkë rreth 350 të burgosur do të deportoheshin pas përfundimit të dënimit në burgjet daneze.

Popullsia e burgjeve në Danimarkë u rrit me gati 20 për qind që nga viti 2015 për të arritur në më shumë se 4,000 njerëz të burgosur në fillim të vitit 2021, duke e vendosur shkallën e kapaciteteve të burgjeve mbi 100 për qind, sipas të dhënave zyrtare.

Në të njëjtën periudhë, numri i rojeve ra për 18 për qind.

Nuk është hera e parë që Danimarka, e cila ka një nga qëndrimet më të ashpra të Evropës për emigracionin, planifikon të transferojë menaxhimin e të huajve përtej kufijve të Bashkimit Evropian.

Në qershor, vendi miratoi një ligj që lejonte hapjen e qendrave të pritjes për azilkërkuesit jashtë Evropës, ku aplikantët do të jetonin derisa çështja e tyre procesohet.

Kosova dhe Danimarka nënshkruan më 20 dhjetor një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

Në atë kohë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kishte thënë se nënshkrimi i letër-pëlqimeve është vetëm hapi i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje, që më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, “të dënuarit, të cilët do të transferohen [nga Danimarka] në Kosovë, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë”.

Kosova kishte 1,642 të burgosur në vitin 2020, përkatësisht 97 për qind të kapacitetit të saj, sipas Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës./REL

The post 300 të burgosur drejt Kosovës, ja çfarë po ndodh me Danimarkën appeared first on Albeu.com.