danimaka Archives - Albeu.com

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të mbërrijë në prill 2027
<html><head></head><body>

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë në prill të vitit 2027.

Sipas tij, të burgosurit do të vendosen në burgun e Gjilanit, ku do të zbatohet rendi shtëpiak danez.

Në shpjegimin e tij për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, Dibrani tha se burgu do të administrohet përmes një forme bashkëqeverisjeje. Ai sqaroi se drejtimi do të bëhet nga një guvernator danez dhe një drejtor kosovar, ndërsa për sigurinë do të kujdeset stafi kosovar, përkatësisht oficerët që punojnë aty.

Ai theksoi se këta oficerë po kalojnë trajnime bazike në Danimarkë. Sipas tij, grupi i parë tashmë e ka përfunduar këtë trajnim, ndërsa aktualisht grupi i dytë i oficerëve korrektues nga Gjilani ndodhet atje duke vijuar përgatitjet, të cilat mbështeten në rregullat e sistemit danez.

Lidhur me përfitimet e marrëveshjes, Dibrani u shpreh se, përveç aspektit financiar prej afër 210 milionë euro, Kosova do të përfitojë edhe nga përvoja dhe praktikat më të mira të sistemit korrektues të Danimarkës, të cilin e cilësoi ndër më të avancuarit në botë.

Danimarka e kishte nënshkruar këtë marrëveshje me Kosovën në prill të vitit 2022, me synimin që të transferojë 300 të burgosur në Kosovë, si pjesë e përpjekjeve për të ulur mbipopullimin në burgjet daneze.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Dibrani foli edhe për prioritetet e SHKK-së për këtë vit, duke veçuar si synim kryesor forcimin e njësisë ekonomike, të cilën e konsideron shtyllë për zhvillimin ekonomik të institucionit.

Ai nënvizoi gjithashtu se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet personave me nevoja të veçanta, me theks të posaçëm te shëndeti mendor.

Dibrani deklaroi se Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë vlerësohet si model jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë dhe më gjerë. Sipas tij, vetëm gjatë vitit të fundit ky institucion është nderuar me dy çmime ndërkombëtare të ekselencës.

Ai kujtoi se vitin e kaluar SHKK-ja u shpërblye nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve për reformën në programet rehabilituese dhe trajtimin e kujdesit shëndetësor, ndërsa këtë vit u vlerësua nga Rrjeti Evropian i Burgjeve për reformë në programet rehabilituese, duke u renditur në mesin e pesë shteteve më të mira.

Sipas tij, në kuadër të fokusit te personat me nevoja të veçanta, tashmë është themeluar institucioni për trajtimin e tyre dhe ka nisur edhe zgjerimi i kapaciteteve në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Sa u përket pretendimeve për keqtrajtim në institucionet korrektuese, Dibrani tha se, ndonëse ka pasur ankesa të vogla dhe raste të izoluara, nuk është konfirmuar asnjë rast i faktuar.

Ai shtoi se as organizatat vendore dhe as ato ndërkombëtare nuk kanë evidentuar raste të tilla, ndërsa përmendi se edhe raporti i progresit i vitit të kaluar nuk ka shënuar asnjë rast keqtrajtimi të personave që mbahen në institucionet korrektuese të Kosovës.

Dibrani bëri të ditur gjithashtu se aktualisht në institucionet korrektuese ndodhen 1744 persona.

Nga ky numër, ai sqaroi se 1100 janë të dënuar, ndërsa 500 e diçka janë të paraburgosur. Sipas tij, këto shifra kanë mbetur të përafërta ndër vite, me 1000 deri 1100 të dënuar dhe 600-500 të paraburgosur.

Ai tha po ashtu se numri i të miturve, duke përfshirë qendrën e paraburgimit për të mitur, qendrën me masa edukative dhe qendrën korrektuese, mbetet rreth 50-60 persona.

</body></html>

The post Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të mbërrijë në prill 2027 appeared first on Albeu.com.