dalin pergjimet Archives - Albeu.com

“50 evro! Orea!” Zbardhen përgjimet, si u “peshkua” Fredi Beleri: Detajet nga dosja
Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, qëndron në qelinë e burgut prej rreth 4 muajsh, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Belerin dhe kërkon gjykimin e tij për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Së bashku me të, i pandehur është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i marrë i pandehur për të njëjtën vepër penale.

“Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë,” thuhet në njoftimin e SPAK, ku shtohet se vetë Rama do të shpërblehej me 300 euro për shërbimin.

Sipas SPAK, Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsen Ramës nëpërmjet Pandeli Kokaveshit. Ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit.

“Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023”, shprehet SPAK.

Ndërkohë, Media Ditari ka zbardhur përgjimet të cilat kanë “fundosur” Fredi Belerin. Në përgjimet ekskluzive që disponon Media Ditari, Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për këto vota.

“Orea” (bukur), dëgjohet të thotë Beleri në gjuhën greke, për të shprehur kënaqësinë se blerja e votave u krye me sukses.

Kujtojmë se dje Fredi Beleri depozitoi 2 rekurse në Gjykatën e Lartë, ku në një prej tyre kërkon të që përgjimet të mos merreshin parasysh nga Gjykata.

The post “50 evro! Orea!” Zbardhen përgjimet, si u “peshkua” Fredi Beleri: Detajet nga dosja appeared first on Albeu.com.

“Marrëveshja sekrete me CR7 nuk duhet të zbulohet, nëse ndodh, ata do të na kapin për fyt”, dalin përgjimet
Është publikuar biseda e përfaqësuesve të Juventusit për pagesën sekrete ndaj Cristiano Ronaldos.

Më herët u raportua se bardhezinjtë kanë lidhur një marrëveshje private me sulmuesin, duke firmosur një dokument sipas të cilit Juve është i detyruar t’i paguajë portugezit rreth 20 milionë euro edhe nëse ai do të largohej drejt Manchester United. Kjo shumë nuk ishte përfshirë në pasqyrat financiare të klubit.

La Stampa bëri publike një bisedë telefonike mes avokatit të Juventusit, Cesare Gabasio dhe drejtorit të klubit Federico Cherubini.

“Marrëveshja sekrete me Ronaldon nuk duhet të zbulohet, sepse nëse kjo ndodh, ata do të na kapin për fyt, do të sulmojnë auditorët dhe gjithçka. Dhe atëherë do të duhet të bëjmë një transaksion fiktiv”, tha Cherubini në një bisedë me Gabasio.

Rreth 30 milionë euro ka të ngjarë të jenë zhdukur nga llogaritë e klubit, duke çuar në një ndryshim në pasqyrat financiare të Juventusit dhe të ardhurat neto nga transfertat.

Cristiano Ronaldo luajti për Juventusin nga viti 2018 deri në vitin 2021. /G.D albeu.com/

The post “Marrëveshja sekrete me CR7 nuk duhet të zbulohet, nëse ndodh, ata do të na kapin për fyt”, dalin përgjimet appeared first on Albeu.com.

“Mos hajde pa 250”, zbardhen përgjimet që fundosën efektivët në Morinë
Abcnews.al ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi. Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

Pjesë nga përgjimet të zbardhura nga Abcnews.al:

Halimi: He mik

Fatriu: A te thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me henger nje pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aç dhjete mimata se… (nuk kuptohet qarte)

Gjate pergjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: Hë

Halimi: Kambaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre vallakj

Halimi: Po valiaj E marr ne telefon un q tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po une te kom thirr dhjete here thashe bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gje emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashe ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç kqyr ne darke nje here… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darke nje here, a po.. (nuk kuptohet qarte) a jo.

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik ç’e ne Lezhe vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten.

C’a bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (keshtu degjohet), edhe

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.

Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…/abcnews.al

The post “Mos hajde pa 250”, zbardhen përgjimet që fundosën efektivët në Morinë appeared first on Albeu.com.