dalin pergjimet e eskos Archives - Albeu.com

Dalin përgjimet, si e menaxhonte bandën 30-vjeçari shqiptar Esko dhe lidhja me policen e infiltruar
Esmin Ferhati vijon të mbetet protagonist në titujt e gazetave greke. 30-vjeçari shqiptar i konsideruar si kreu i grupit kriminal dhe autori i plagosjes së oficeres së policisë me kaçavidë, kësaj here ka qenë pjesë e disa përgjimeve të publikuara nga policia greke.

Në skuadrën kriminale që ka tronditur Athinën prej disa ditësh, përveç Esmin Ferhatit që është konsideruar si kreu i grupit kriminal edhe një 22-vjeçare ka qenë me rol të rëndësishëm në bandën e krimit të organizuar, duke shërbyer si informatore nga policia.  Përgjatë hetimeve dhe përgjimeve mësohet se në grupin kriminal të shqiptarit, gjendet edhe vëllai i tij, dy vite më i vogël, Ermin Ferhati, ndonëse ende nuk dihet nëse është mes 32 personave të arrestuar, që për Policinë greke iu përkasin tri grupeve kriminale.

Gjeorgjia, vajza greke që priste të bëhej police këto ditë, mësohet se është në lidhje dashurie me djalin që në bandë quhet Xhulio dhe sipas hetimeve konsiderohet si krahu i djathtë i Eskos, pseudonimi i Esmin Ferhatit.

Sipas përgjimeve të policisë ka dekonspiruar një megaoperacion, që është përgatitur për ndërhyrje në janarin e këtij viti në të njëjtën zonë. Policia pretendon që e dinte se grupe të fuqishme kriminale strehoheshin në zonën e universitetit dhe në godinat e vjetra të tij. Përfshirja e 22-vjeçares greke, e cila ishte oficere Policie do të ishte fundi i bandës shqiptare.

Duke qenë se 22- vjeçarja Gjeorgjia ishte në një lidhje dashurie me “Xhulion”, krahun e djathtë të “Eskos”, grupi i grabitësve shqiptarë e shfrytëzonte atë për të marrë informacione nga aksionet që parashikoheshin të ndodhnin për kapjen e tyre.

Rreth orës 21:30 oficerë të strukturës OPKE shkuan në Komisariatin e Policisë në “Zografou” për të përgatitur forcat për një operacion të ardhshëm për arrestimin e të arratisurit Esmin Ferhati.

Në atë kohë, 22- vjeçarja greke ishte një punonjëse e provës në komisariatin e “Zografou”. Në orën 00:02 të datës 29 janar 2022, punonjësja praktikante e Policisë ka kontaktuar me telefon me Vasilin dhe nga biseda rezulton se ajo e ka informuar me terminologji të koduar se “Esko” po monitorohej nga autoritetet policore.

BISEDA

Vasil: Hajde, fol.

Gjeorgjia: Të të them çfarë po bën?

Vasili: Këtu jemi ulur po na çmendin …kush është ai? Përshëndetje.

Gjeorgjia: E mbani mend atëherë që shkuam në karting dhe Aju ishte gjithashtu atje?

Vasili: Po Gjeorgjia.

Vasili: Dhe a do të vinte edhe shoku i tij, Janis?

Gjeorgjia: Janis është.

Shoku i Vasilit: Cili Janis është shoku i tij?

Gjeorgjia: Shoku i tij Janis!

Vasili: aa

Gjeorgjia: U largua apo është këtu?

Vasili: Nuk e di pse?

Gjeorgjia: Eh, të kesh kujdes me makinën. Sepse ti më the qe nuk ka goma të mira. Gjashtë minuta më vonë, në orën 00:08 të datës 29 janar, pas telefonatës me oficerin e Policisë në provë, Vasili kontakton vëllain e “Escos” dhe e informon për operacionin e autoriteteve policore.

Vasili: Hajde, burrë ku je?

Vëllai i “Eskos”: Eja këtu lart, ti?

Vasili: Ku?

Vëllai i “Eskos“: Këtu te porta!

Vasili: E bukur, bukur. Unë dua të them se ku jeni

Vëllai i “Eskos“: Ku jeni?

Vasili: Nëse je te porta, ulu atje dhe unë do të zbres atje poshtë.

Vëllai i “Eskos“: Hajde pafshim.

Vasili: Ok, pafshim.

Si ndodhi operacioni

Një bastisje policie do i jepte fund trafikut të drogës së bandës së një shqiptari dhe një policeje 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. Gjatë operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar. Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

The post Dalin përgjimet, si e menaxhonte bandën 30-vjeçari shqiptar Esko dhe lidhja me policen e infiltruar appeared first on Albeu.com.