dafina kurti Archives - Albeu.com

Publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, fqinjët: Nuk e kemi parë kurrë
Mediet greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku jetonte 22-vjeçarja shqiptare, Dafina Kurti së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

Në këtë banesë në Alykës, Volos, Dafina  u torturua për dy vite të tëra nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

Fotot janë publikuar nga faqja TheNewspaper.gr duke transmetuar edhe dëshmitë e fqinjëve të çiftit me origjinë shqiptare.

“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

Një fqinj tjetër rrëfen: “E kam parë shumë rrallë. Ajo dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga koka te këmbët. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë, duke lëvizur, duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë “mizor” ashtu sic e përshkruajnë mediet greke, që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, dhe nuk e lejoi kurrë të kishte kontakte me njerëz të tjerë.

The post Publikohen pamjet nga shtëpia e “ferrit” ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare, fqinjët: Nuk e kemi parë kurrë appeared first on Albeu.com.

Djali i tij torturoi bashkëshorten, babai i Aurel Kurtit hedh akuza: Nusja po mashtron, mund të ketë lidhje me dikë tjetër
Një ngjarje e rëndë u raportua në shtetin fqinj, ku shqiptarja Dafina Kurti kishte rënë pre e dhunës barbare të bashkëshortit, Aurel Kurti.

Ky i fundit u arrestua pas ndërhyrjes së fqinjëve në Greqi, të cilët pasi dëgjuan të bërtiturat e Dafinës, trokitën me ngulm në derën e ciftit shqiptar, derisa dera u hap. Menjëherë ka ndërhyrë edhe policia e cila ka bërë prangosjen e Aurel Kurtit.

Por babai i tij, në një intervistë për News 24, i ka dalë në mbrojtje dhe akuzon nusen se e ka shpikur historinë. Ai madje hedh dyshime se 22 vjeçarja ka një lidhje paralele.

Lexo edhe: “Kam ngrënë dru të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes”! Rrëfimi i gruas shqiptare në Greqi që dhunohej nga burri

“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka folur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull.

Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit. Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën. Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta.

Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të. Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

Sipas mediave greke gruaja 22-vjeçare shkoi ne Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Kurti,  një burrë mizor, ashtu si dhe mediat greke e pershkruan, i cili nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi asnjëherë që të kishte kontakt me njerëz të tjerë.

22-vjeçarja shqiptare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj kur mësuan se do të bëheshin me vajzë dhe jo me djalë ashtu si dhe Kurti dëshironte. Kur lindi fëmija, e reja dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte atë të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Torturat e të resë kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme pasi u bë e mundur arrestimi i shqiptarit. 22-vjeçarja u dhunua sërish ditën e djeshme në mënyrë makabër dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët lajmëruan efektivët e policisë.

Bertitjet dhe të qarat e të resë bënë që fqinjët të thyenin dritaret dhe të hynin në banesë ku dhe bënë të mundur ndalimin e Aurel Kurtit, derisa mbërriti policia.

Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë të renë të mbuluar në gjak e cila kishte përqafuar vajzën e saj. Ajo së bashku me vajzën u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë, në dëshminë e dhënë për efektivët pohoi se shumë herë ka qenë afër vdekjes si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

“Kam ngrënë dru më të fortë, i kam ardhur shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj.

The post Djali i tij torturoi bashkëshorten, babai i Aurel Kurtit hedh akuza: Nusja po mashtron, mund të ketë lidhje me dikë tjetër appeared first on Albeu.com.

“Kam ngrënë dru të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes”! Rrëfimi i gruas shqiptare në Greqi që dhunohej nga burri
Jeta e 22-vjeçares, Dafina Kurti e ardhur në Volos të Greqisë nga Shqipëria, ku familja e saj e detyroi të martohej në moshën 18-vjeçare, ka elemente thriller dhe drame.

Policia dhe Prokuroria nuk kishin hasur asnjëherë në histori një rast të ngjashëm, me viktima një grua dhe fëmijën e saj dy vjeç dhe dhunues njeriu i tyre i afërt. Dëshmia e 22-vjeçares ka tronditur gjyqtarët dhe hetuesit, raportojnë mediat greke, gegonota.news dhe protothema.

Gruaja 22-vjeçare tregoi se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Gëzim Kurti një person mizor, “i egër” dhe nuk mësoi kurrë të fliste greqisht, sepse nuk kishte pasur kurrë kontakt me asnjë njeri. Ajo dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur.

Lexo edhe: E dhunonte se lindi vazjë, shqiptari mbante të burgosura gruan dhe fëmijën dy vjeç, tmerri ishte i përditshëm

Me të mbërritur nga Shqipëria në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme dhe shtëpia e tyre dukej e pabanuar.

E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe që atëherë rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares, shkruan gegonotanews.

Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Në oborr dhe vetëm në oborr u lejuan të dilnin, pas pesë muajsh. Druri ishte i përditshëm dhe i pamëshirshëm dhe nëna nuk lejohej as të vizitonte mjekun për vaksinat e fëmijës dhe as të thërriste një mjek në shtëpi. Pazarin e ka bërë 28-vjeçari, i cili herë punonte në ndërtim e herë në blegtori.

Mbrëmjen e djeshme dhe teksa gruaja bërtiste, britmat që ishin dëgjuar dher më parë, të dhunës dhe rrahjeve mobilizuan lagjen. Fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe i trokitën në derë, ndërsa thirrën policinë.  Pasi 28-vjeçari kuptoi se nuk kishte asnjë kërcënim, hapi derën e pasme për të shpëtuar dhe fqinjët e ndaluan dhe e mbajtën aty derisa mbërriti policia.

Po e mbyste kur ndërhynë fqinjët

Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë një “grusht” ​​njeri në një cep. Ishte nëna me vajzën e saj dyvjeçare. Nëna që kishte përqafuar fëmijën e saj ishte e mbuluar me gjak dhe me shenja mbytjeje në fyt. Menjëherë është lajmëruar një ambulance dhe gruaja dhe fëmija u dërguan në spital.

22-vjeçarja nuk di greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se e kapën bashkëshortin pak para se ta vriste duke i futur duart në fyt.

“Kam ngrënë dru edhe më të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi, ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime.

The post “Kam ngrënë dru të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes”! Rrëfimi i gruas shqiptare në Greqi që dhunohej nga burri appeared first on Albeu.com.