dacic Archives - Albeu.com

Kosova drejt KiE, ministri serb: “Ditë e turpshme” në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) e citoi Daçiç të ketë thënë se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Ne do ta shohim vlerën e fjalës që bashkësia ndërkombëtare ia dha presidentit Aleksandar Vuçiç, se Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës derisa ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të jetë gënjeshtër përsëri”, tha Daçiq.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij, por Prishtina nuk e ka themeluar atë.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe bëri një hap përpara drejt anëtarësimit kur më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet se Kosova i plotësoi kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e kësaj organizate ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, e themeluar më 1949.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Në dy raste, Serbia votoi kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Por, zyrtarët e Beogradit kanë thënë vazhdimisht se nuk do t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

The post Kosova drejt KiE, ministri serb: “Ditë e turpshme” në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës appeared first on Albeu.com.

Daçiç: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se detyrë e KFOR-it është “t’i pamundësojë aktet e njëanshme të Prishtinës”, e “jo t’i pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat [komunale]”.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie.

Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë po protestojnë në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në veri ka prezencë të shtuar të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

KFOR ka parandaluar serbët që t’i afrohen ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Policia e Kosovës bëri të ditur se protestat në veri po vazhdojnë.

Bashkësia ndërkombëtare ka fajësuar Qeverinë në Prishtinë për rritjen e tensioneve në veri.

Më 26 maj, në komunat veriore, serbët lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, teksa kjo e fundit asistoi kryetarët e rinj që të hynin në zyrat komunale.

Hyrja e tyre në ndërtesat komunale nga faktori ndërkombëtar u cilësua si “hyrje me forcë” dhe nga Qeveria e Kosovës u kërkua që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Zgjedhjet lokale në veri u mbajtën më 23 prill, pasi nëntorin e kaluar, krerët e katër komunave veriore, nga Lista Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – dhanë dorëheqje.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./rel/

The post Daçiç: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe appeared first on Albeu.com.

Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiç lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike
Serbia po shkel marrëveshjen e Ohrit në aktivitetin e saj diplomatik kundër njohjes së shtetit të Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, në vizitën e tij në disa vende aziatike ka lobuar për mosnjohje të Kosovës nga ato shtete.

“Vizita në Taxhikistan ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh, siç thashë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Kirgistan, se Serbia neglizhoi rajonin e Azisë Qendrore, i cili është shumë i rëndësishëm, ku janë pesë vende jashtëzakonisht miqësore dhe tradicionalisht të afërta me ne të cilat janë në anën tonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial.

Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e Taxhikistanit për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, ka thënë Daçiç, siç raporton mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”.

Shefi i ploitikës së jashtme të Serbisë pretendoi se Beogradi zyrtar e ka forcuar pozitën e vetë në politikën e jashtme kur është fjala për Kosovën. “Asnjë nga ato vende nuk do ta njohë Kosovën dhe do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet parimore të Republikës së Serbisë”, ka thënë Ivica Daçiç.

The post Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiç lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike appeared first on Albeu.com.

Turqia dhe Serbia me “marrëdhënie të shkëlqyera”, Daçiç do të takohet me Erdoganin
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka shkuar për vizitë zyrtare në Turqi.

Daçiç do të takohet me krerët më të lartë të shtetit turk.

Fillimisht, Daçiç pritet të takohet me kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu, ndërsa është planifikuar edhe një takim në Kuvendin e Turqisë me kryeparlamentwrin turk, Mustafa Sentop.

Vizita e Daçiqçt, siç shkruajnë mediat serbe, do të mbyllet me një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe Serbia vlerësojnë marrëdhëniet e tyre.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas një takimi të fundit me Erdoganin, ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”.

The post Turqia dhe Serbia me “marrëdhënie të shkëlqyera”, Daçiç do të takohet me Erdoganin appeared first on Albeu.com.

Daçiç shpalos orientimin politik të Serbisë në fushatë zgjedhore: Gjithmonë me Rusinë, kurrë në NATO, Kosova e Serbisë
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka nisur fushatën elektorale në Serbi, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme serbe që pritet të mbahen në 3 prill.

Daçiç ka përmendur tre prioritetet kyçe, që pritet të jenë edhe vija politike e partisë që ai përfaqëson.

Ai tha se “Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë”, se Serbia “nuk do të jetë kurr pjesë e NATO-s”, dhe se Serbia “nuk do t’i vendos kurrë sanksione Rusisë”.

Daçiç, partia e së cilit qeveris së bashku me partinë e Aleksandër Vuçiç, në tubimin politik me partnerët partiakë, tha se tri çështje janë kyçe për Serbinë, “Kosova, mosanëtarësimi në NATO, dhe miqësia me Rusinë dhe Kinën”.

“Kosova përgjithmonë do të jetë pjesë e Serbisë. Le t’i themi ‘jo’ NATO-s, sepse na kanë bombarduar. Ne nuk i vendosin sanksione vendeve mike. T’i vendosim sanksione Rusisë do të thotë sikur t’i vendosim sanksione Serbisë”, raporton Tanjug.

Daçiç tha se përkrah Aleksandër Vuçiçin në zgjedhjet presidenciale dhe deklaroi se nëse ata marrin kryeministrin dhe presidentin, “Serbia do të ketë një politikë të fortë, progresive dhe të përgjegjshme”.

The post Daçiç shpalos orientimin politik të Serbisë në fushatë zgjedhore: Gjithmonë me Rusinë, kurrë në NATO, Kosova e Serbisë appeared first on Albeu.com.