CV Archives - Albeu.com

​Çfarë të përfshini në CV nëse nuk keni përvojë pune?
Gjetja e një pune, nganjëherë edhe çfarëdo, mund të jetë e vështirë, por është akoma më e vështirë kur nuk keni një listë me referenca ose përvojë të shumtë të punës. E nëse nuk keni një të tillë, atëherë do ta shihni veten që keni ngecur, punëdhënësit nuk duan t’ju punësojnë nëse nuk keni punuar më parë, por si do të grumbulloni përvojë pune nëse nuk punësoheni në radhë të parë?

Mos u dekurajoni! Sepse ka mënyra për t’i plotësuar hapësirat e zbrazëta të CV-së tuaj edhe atëherë kur ju duket se nuk keni çfarë të vendosni në të. Ndiqni këta hapa për ta krijuar një CV e cila do t’jua hapë dyert edhe pa pasur përvojë pune!

Vlerësoni atë që ofroni

Kur të mësoni se si të shkruani një CV pa përvojë, përpiquni që atë që ju mungon ta plotësoni me motivimin tuaj për të punuar fort në atë punë! Vendosni një herë veten në vendin e punëdhënësit, pse do ta punësonit dikë, kur ka 100 aplikantë të tjerë më me shumë përvojë?”

Çelësi për të kuptuar se si të bëni një CV pa përvojë është të gjeni se ku sfondi juaj përputhet me detyrat e përshkruara në përshkrimin e punës. Bëjani vetes këto pyetje:

Cilat aftësi, mundësi dhe kredenciale renditen si të dëshirueshme?

A ofroni kompetenca, atribute personale ose përvojë të papaguar që kompensojnë mungesën e historisë suaj të punës?

Si do të përfitonte punëdhënësi nëse do të punësoheshit?

Cilat janë pesë arsyet kryesore që duhet të përzgjidheni për një intervistë?

Zgjidhni formatin e duhur

Dy formatet më efektive të CV-së që mund t’u drejtoheni kur shkruani një CV pa përvojë janë funksionale dhe të kombinuara. Hiqni dorë nga rezymetë rreptësishtë kronologjike, të cilat vënë theksin në historinë tuaj të punës!

Opsioni juaj i parë janë CV-të funksionale, të cilat i theksojnë aftësitë tuaja të lidhura duke minimizuar kronologjinë tuaj të punës. Në vend që të citojë datat e punësimit, ky format përdor kategoritë për të theksuar aftësitë tuaja. Për shembull, nëse po kërkoni një pozitë sekretari, por nuk keni ndonjë përvojë të ngjashme, mund të krijoni kategoritë e mëposhtme: “Aftësi kompjuterike”, “Komunikime ndër personale” dhe “Aftësitë e menaxhimit të zyrës”.

CV-ja e kombinuar është një CV kronologjike që çon me një përmbledhje të kualifikimeve, në të cilën ju theksoni kredencialet që ju kualifikojnë më shumë për punën që po përpiqeni të arrini. Fakti është se punëdhënësit dhe rekrutuesit janë shumë të zënë, kështu që ju duhet të tërhiqni vëmendjen e tyre menjëherë. Ka kuptim që ky seksion do të ishte një shpjegim i detajuar, personal dhe i plotë, por shumë njerëz bëjnë gabim duke shkruar një deklaratë të paqartë dhe të turbullt. Një arsye specifike përse po aplikoni ju bën të dukeni të vendosur dhe të përkushtuar.

Theksoni vlerat tuaja në CV

Pavarësisht se cilën formë të CV-së keni zgjedhur keni nevojë për përmbajtje bindëse për të bindur punëdhënësin që t’ju japin një shans. Kur përcaktoni se si të krijoni një CV pa përvojë, merrni parasysh këto fusha të rëndësishme:

Punësimi i mëparshëm: Pozitat me kohë të pjesshme dhe punët e përkohshme janë forma të vlefshme përvoje. Përqendrohuni në arritjet dhe kontributet tuaja për të treguar se jeni një punëtor i orientuar drejt rezultateve!

Vullnetarizmi: Edhe pse nuk paguhet, puna vullnetare duket e mrekullueshme në një CV. Jo vetëm që tregon disa aftësi të vlefshme që mund të keni marrë, por është gjithashtu një përshtypje mbresëlënëse për karakterin tuaj. Të qenit i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët, edhe pa ndonjë kompensim monetar, është një mënyrë e shkëlqyer për t’i treguar një punëdhënësi të ardhshëm se jeni një lojtar në ekip.

Aftësitë kryesore: CV-të tipike ju lënë një hapësirë të hapur për të nxjerrë në pah çdo aftësi përkatëse që zotëroni për punën për të cilën po aplikoni. Ajo pjesë mund të jetë me të vërtetë vendi i cili do ta bëjë magjinë. Shembull:

gjuhë të huaja

aftësitë teknike

aftësi organizative

aftësi për komunikim ndër personal dhe me shkrim

zgjidhjen krijuese të problemeve

aftësia kërkimore

marrëdhëniet me klientët

aftësia për të zotëruar shpejt konceptet e reja

aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një ekipi

potencial drejtues

Arsimi: Seksioni juaj arsimor mund të veprojë si një lloj zëvendësimi për mungesat e përvojave të punës. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si e tregoni, prandaj sigurohuni që të përfshini çdo gjë që ka mundësinë të shtojë vlerë në CV-në tuaj!

Përshkruani kurse, projekte shkollore, praktika dhe aktivitete jashtëshkollore që janë të rëndësishme për qëllimin tuaj të karrierës!.

The post ​Çfarë të përfshini në CV nëse nuk keni përvojë pune? appeared first on Albeu.com.

Mos përfshini gjithçka në CV-në tuaj
Të shkruash një CV është shpesh një detyrë e vështirë, sepse ju keni vetëm disa faqe në dispozicion për të shkruar çdo eksperiencë tuajën. Disa shprehje apo disa elementë nuk duhen përfshirë në CV-në tuaj, kështu ju lini më shumë hapësirë për të përshkruar aftësitë dhe eksperiencat më të fundit.

Gjuha e përdorur/Zhargoni

Ka shumë fjalë të cilat mund të jenë të përdorshme për një kohë të gjatë, por me kalimin e viteve mund ta kenë humbur kuptimin e tyre. Ju duhet të kontrolloni vazhdimisht CV-në tuaj nëse mund të ketë fjalë të tilla që mund të kenë qenë të përdorshme në zyra, por ndoshta tani konsiderohen të vjetra.

Një shembull i tillë është fjala “sinergjik”. Kjo fjalë ka qenë shumë e përdorur, por tani ajo konsiderohet si një fjalë e vjetër. Ajo mund të zëvendësohet me “i aftë për bashkëpunim dhe komunikim në grup”.

Microsoft Office

Kur kompjuterët u futën fillimisht në zyra dhe ambiente pune, të kishe eksperiencë me paketën Microsoft Office ishte një aftësi që duhej vënë në dukje. Në ditët e sotme, të gjithë e konsiderojnë njohjen e kësaj pakete si një aftësi, kështu që për të bërë diferencë, ju duhet të listoni aftësi më të zhvilluara që lidhen me eksperiencat tuaja me Microsoft Office.

Gjuhët e vjetra të programimit

Shumë gjuhë programimi konsiderohen “jashtë mode” dhe të tjera si gjuhë të reja. Juve ju duhet të përshtatni CV-në tuaj me këto tendenca. Kështu, mund t’i shmangni gjuhët si: Fortran, Cobol apo Pascal në CV-në tuaj, përveç rasteve kur pozicioni i punës kërkon aftësi në këto gjuhë.

Dizenjues Web-i

Me zhvillimin e Internetit, edhe faqet Web janë bërë më komplekse, kështu edhe aftësitë dhe kualifikimet që kërkohen për pozicionie të tilla pune duhet të jenë më të zhvilluara. Në ditët e sotme, dizenjues Web-i nuk mjafton si element në CV-në tuaj, kategoritë më specifike janë: Dizenjues për Ndërfaqen, Dizenjues Front-End, apo edhe fokusim më shumë në dizenjimin mobile si Dizenjues i Ndërfaqes Mobile, zhvillues apo inxhinier për ndërfaqen e përdoruesit etj.

Aftësitë kryesore kompjuterike

Nëse aplikoni në një punë që ka lidhje me teknologjinë, është e kuptueshme që duhet të keni disa aftësi bazike kompjuterike. Kështu që nëse aplikoni në vende pune si IT, inxhinieri apo zhvillim Web-i, mos i përfshini si element në CV aftësitë bazike kompjuterike, lini vend për aftësi dhe kualifikime të tjera më të rëndësishme.

Llogari të vjetra të e-mail-it

Llogaritë e vjetra të e-mail-eve mund t’ju prezantojnë në sytë e punëdhënësve si pak të prapambetur me të rejat e fundit në teknologji. Nga ana tjetër, nuk është e lehtë që të ndryshoni informacionin e kontaktit në çdo llogari që ju keni. Një zgjidhje e mundshme është krijimi i një email-i të cilin do e përdorni vetëm për aplikimet në punë. Kështu ju keni një llogari personale dhe një llogari të veçantë me të cilën kërkoni punë dhe komunikoni me punëdhënësit.

Teknologjia Cloud Computing

Cloud Computing vazhdon të jetë një term modern në teknologji, por nëse thoni që jeni të aftë në Cloud Computing konsiderohet e njëjtë si të thoni se dini të kodoni dhe kjo nuk mjafton. Në CV duhet të shkruani emra specifikë të teknologjive Cloud ku ju keni aftësi të zhvilluara.

Eksperienca të vjetra

Nëse ju keni zhvilluar një intership kur keni qenë student në universitet, kjo është një gjë e mirë, por nëse jeni duke aplikuar për një pozicion pune 10 vjet pas diplomimit tuaj, më mirë mos e përfshini në CV këtë eksperiencë. Intervistuesit apo punëdhënësit i interesojnë më shumë eksperiencat apo projektet e fundit që keni realizuar. Sigurisht që kjo këshillë nuk vlen kur ju jeni i sapodiplomuar, pasi në një CV pa eksperienca, përfshirja e një intershipi do t’ju ndihmonte shumë në kërkimin e një pune.

The post Mos përfshini gjithçka në CV-në tuaj appeared first on Albeu.com.