Çun Lajçi Archives - Albeu.com

“Nuk të kam votuar për parti” – Çun Lajçi me kritika të drejtpërdrejta ndaj Përparim Ramës
Aktori Çun Lajçi ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i kërkuar që vëmendjen ta përqendrojë te problemet e kryeqytetit dhe jo te debatet politike.

Sipas tij, gjendja në Prishtinë vazhdon të jetë problematike, me rrëmujë, grumbuj dheu, mbeturina dhe punime që nuk janë përfunduar, sidomos në hapësirën pranë Katedrales. Lajçi ka kërkuar më shumë përkushtim për ta përmirësuar situatën në qytet.

Ai ka nënvizuar se “Prishtina nuk ka nevojë për polemika. Ka nevojë për punë”, ndërsa ka rikujtuar edhe deklaratën e mëhershme të Ramës, se kishte lënë Londrën për ta “shpëtuar Prishtinën”.

Postimi i plotë:

Prishtina nuk ka nevojë për polemika

O Përparim,

O vlla.

O djali i profesorit tim, Kadrushit.

Mos u merr me Dejonën, mos harxho kohë, se s’t’kam votu për parti po për Kryetar Komune!

Merru me grumbujt e dheut, me zallin, me hekurishtet, me gypat plastikë, me buldozerët e me kamionët që mrizojnë tash e tre vjet te Katedralja, sa s’i ka thye dikush kambët e sa s’na ka ra ndonji murtajë prej plehnave.

Pse merreni me historitë e të tjerëve, tue harrue arsyen pse erdhe në Prishtinë?

“E braktisa Londrën për me e shpëtue Prishtinën”, kështu deklarove kur erdhe.

Po tash?

Çka ke me i ba Prishtinës, që ka mbetë as livadh, as sërnishtë?

Siç shprehet më tej, qyteti po mbulohet nga dheu, zalli dhe rrëmuja, ndërsa vëmendja po shkon te biseda që, sipas tij, të nesërmen nuk do t’i kujtojë askush.

Prishtina nuk ka nevojë për polemika.

Ka nevojë për punë.

The post “Nuk të kam votuar për parti” – Çun Lajçi me kritika të drejtpërdrejta ndaj Përparim Ramës appeared first on Albeu.com.

Aktori i njohur Çun Lajçi përlotet në protestë: Një gjeneratë rinore është çuar në këmbë për t’u kujtuar njerëzve që atdheu nuk është plaçkë tregu!
Me anë të një postimi në “Facebook”, aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka ndarë një reflektim emocionues pas pjesëmarrjes së tij në protestën qytetare të zhvilluar në Tiranë kundër projektit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë.

Lajçi përshkruan atmosferën e protestës, ku mijëra qytetarë, të rinj e të moshuar u mblodhën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj asaj që ai e cilëson si “pazare me atdheun”.

Lajçi shprehet kritik edhe ndaj klasës politike, duke nënvizuar se debatet për pushtetin po zënë vendin e çështjeve që lidhen me interesin kombëtar dhe mbrojtjen e territorit.

“Nji gjeneratë rinore asht çue n’kambë. Nji dallgë e ngrohtë prej Sazanit e Karaburunit, e nji fllad prej Dajtit, ka zbritë n’Tiranë me shkundë pluhunin e viteve, me ua kujtue njerëzve se atdheu nuk asht plaçkë tregu”, shkruan aktori.

Reagimi i plotë i aktorit Çun Lajçi:

Ata brohorasin. Unë eci e eci, e vargu s’ka të sosun.

Ata nuk ndalen. Unë po. Ulem n’rranzën e nji pishe shtathedhun, si me dashtë me ia marrë frymën tokës e me e ndigjue çka po flet nën kambët e mij.

Pankartat n’duert e vajzave e djemve sikur m’thonë:

— Lexo ti që shkruen, e mos hezito me shkrue nesër kur të kthehesh n’Prishtinë.

Nji gjeneratë rinore asht çue n’kambë. Nji dallgë e ngrohtë prej Sazanit e Karaburunit, e nji fllad prej Dajtit, ka zbritë n’Tiranë me shkundë pluhunin e viteve, me ua kujtue njerëzve se atdheu nuk asht plaçkë tregu.

Unë, mbi rranzën e pishës shumëvjeçare, përballë Kuvendit, shikoj pankartat e lexoj:

“Rama n’burg!”

Disa i mbajnë nalt me zemërim, disa me shpresë, e disa veç për mos me u dorëzue.

Ajo nanë e re, mbështjellun me flamurin e kuq e me plis mbi flokë, që e mban foshnjën n’grykë, buçet e thërret:

— Shqipnia nuk shitet!

Mua më përloten sytë. Më lagen faqet.

Fëmija në krahët e saj më shikon e qeshet.

E ajo buzëqeshje ma kthen shpresën. Sikur ma kthen jetën mbrapsht. Sikur vitet bien prej supeve e unë bahem prap çun i ri.

Ngrihem.

Eci me turmën, tue e shikue fëmijën n’krahët e nanës e tue lexue sllogane të ndryshme, e ndër mend më vjen nji pyetje që më ther si gjemb:

— Ç’na duhen fëmijët, nëse ua shesim tokat?

Jo!

“Shqipnia nuk shitet!”, bërtas edhe unë.

Por prap ulem n’trotuar.

Dikush më pyet:

— Je mirë, xhaxh?

Po pse t’mos jem mirë? – ia dredhi. A s’thoshte Isa Begu:

— Unë jam mirë kur Shqipnia asht mirë!

Ai buzëqeshi.

— Aha, nga Kosova qenke!

— Po, nga ajo Kosovë që vazhdon me e dashtë këtë tokë ma shumë se Edi, ma shumë se Salihu, por jo sa ky fëmijë e kjo nanë e re.

E kur i thashë këto fjalë, dola prej turmës së dalldisun.

Por jo prej mendimit.

Sepse turma mbeti pas meje, ndërsa zani i asaj nanës e e qeshuna e atij fëmije vazhduen me ecë me mua rrugëve të Tiranës, si nji amanet që s’duhet harrue:

— Shqipnia nuk asht e jona me e shitë.

Asht e fëmijëve që ende s’dinë me folë, por që nesër kanë me na pyetë çka bamë me tokat.

N’Prishtinë kur zbrita, askush nuk më pyeti për lumin e njerëzve që kishte mbushë Tiranën, tue brohoritë:

— Mos bani pazare me atdheun!

Ata kishin hall tjetër.

Jo Shqipninë, por fituesin e nesërm.

Jo atdheun, por pushtetin.

The post Aktori i njohur Çun Lajçi përlotet në protestë: Një gjeneratë rinore është çuar në këmbë për t’u kujtuar njerëzve që atdheu nuk është plaçkë tregu! appeared first on Albeu.com.

“Dhimbjet e 6 viteve”, aktori rrëqeth me dedikimin për të bijën e ndjerë: Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!
Në 19 nëntor të vitit 2017 aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij të vetme, Bubulinën. E teksa vitet kalojnë, ai nuk ka reshtur kurrë së shkruari për të, kurrë nuk ka harruar t’i urojë ditëlindjen apo t’i thotë se e do dhe mezi pret të takohesh sërish një ditë. Ditën e djeshme, ditën e kobshme që e ndau nga dashuria e tij e madhe, Lajçi ka rikujtuar të bijën me disa vargje të ndjera që veç zemra e thyer një babai mund t’i shkruajë.

Postimi i Çun Lajçit:

Gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

(Në 6 vjetorin e ikjes!)

“Ti po nguteshe, unë po ngutesha. Po nxitonim që të dy!

Rrugës që lakohet unë, rrugës pa kthim ti.

E bora po binte fjolla fjolla!

E nandor ishte si sot.

Qiell i përlotun, me sorra që i krrokisnin zisë!

Ti po largoheshe prej Kurrizit që t’rriti, unë po zbrisja nga qielli me fluska bore!

– Me ia trupua rrugën njeni tjetrit nxitojshim!

Ti po futeshe Grykës e s’prisje me ta prekë ballin as me ta thirrë emnin!

Po nguteshe ti, po ngutesha unë. Po nxitonim drejt gropës që mbushej borë.

Ti mu shtri unë me qajtë!

Mbramë erdhe n’andërr dhe nuk fole. Nuk me shikove. Do letra i more dhe u zhduke!I

Ishe hatrua, që s’ndodha në natën e ikjës tande!

Tani po shkruej për dhimbjet e 6 viteve e gjethet e verdha po fluturojnë Dardanisë.

Ah!

Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!

Po!

Po futëm Grykës me Leartin, Galën, Kosovaren e hije shkambi bie mbi prushin e dhimbjeve tona!

Sot gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

19 nandor 2023”

The post “Dhimbjet e 6 viteve”, aktori rrëqeth me dedikimin për të bijën e ndjerë: Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni! appeared first on Albeu.com.

Çun Lajçi kujton të bijën: S’rreshta t’u ardh me puth gurin tënd! S’të kam shkruar se më ka gërryer vetmia
Me disa rreshta prekëse ku shpreh atë çka ndjen, aktori Çun Lajçi ka kujtuar të bijën për ditën e saj të lindjes. Bubulina u nda nga jeta 6 vite më parë, por është cdo ditë në mendjen e të atit.

Në një postim në Facebook, Çun Lajçi shkruan se në këto vite nuk kanë munguar vizitat në varrin e të bijës. Po ashtu thotë se nuk ka arritur t’i hedhë dot në letër këto rreshta për shkak të vetmisë që e gërryente prej mungesës dhe boshllëkut që i la humbja e vajzës.

Postimi i Çun Lajçit

Urime ditëlindja Bubulinë

(02.05.1983)

S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,

shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,

pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,

gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,

se gërrye m’ka vetmia,

tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,

rrugëve t’mia!

Vonua jam, por s’kam harrua

sot ditëlindjen e ke

që, po i ve shkronjat n’letër:

– Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!

Bubulinë, urime ditëlindja.

02.05.2023

The post Çun Lajçi kujton të bijën: S’rreshta t’u ardh me puth gurin tënd! S’të kam shkruar se më ka gërryer vetmia appeared first on Albeu.com.

Feston ditëlindjen, Çun Lajçi letër rrëqethëse të birit: Me dorën time të çova në burg, asht djali im e jo krimineli serb
Aktori Çun Lajçi teksa sot feston 77-vjetorin e lindjes, i ka dërguar një letër djalit të tij që ndodhet pas hekurave.

Arrestimi i djalit të tij erdhi 3 ditë më parë pas denoncimit të aktorit, i cili tha se ngjarja mori jehonë mbrapsht pasi efektivët raportuan për dhunë në familje.

LETRA

Biri im

Kur lindi motra jote, zemra ime u dalldis e gjithçka që pata kaloi n’anën e saj. Jeta ime s’ishte e imja ma! Por ti s’vonove e çele si kërmyll e jeta ime u nda n’dysh. N’dy pjesë zemra. N’dy pjesë puna. N’dy pjesë jeta! Gjithçka e imja u baj e jueja. Por ah! Ajo, siç erdhi e para e para iku n’amshim dhe pjesa e saj u ba e jotja! Vazhduem ashtu siç ditem e mujtem me jetua me dhimbjën që na e vari në tre gjoksa!

Tani me ket dhimbje po të shkruej në vitin tim të 77-të, n’ditëlindjen e vetmueme dhe tepër larg teje. Po t’shkruej se u zgjova tue folë me ty n’gjumë: Po shkojmë n’Rugovë m’the dhe unë t’përqafova!

Ah! Ky nga dhoma e vetmisë më përkujtoi ndaj u ula me shkrua!

Ty ndofta nuk t’kujtohet, se kishe pi ma shumë seç duhej e nga droja se po të ndodhë e keqja u nguta me thirrë policinë! Mu duk rruga ma e shkurt dhe ma e leht me t’vu nën kontroll, nga që alkoholi t’kishte mbërthye n’kthetrat e veta!

M’përgjasove n’Bekimin e “Mbledhësit të puplave” kur e theve gotën e dorën e përgjake. Nxitova ta thërras policinë e gabova! Me dorën time të çova n’burg, jo pse ti po ushtroje dhunë ndaj nanës e babës, jo pse ti po e therje vetvetën (siç raportuan mediat), por prej dashnisë dhe dëshirës me t’pasë të shëndoshë e jetëgjatë pranë vetës. Qëllimi ishte i thjeshtë: Po e dërgoj n’polici që ta ruejnë n’burg për nji natë deri sa t’i kaloi pia dhe t’ia lidhin plagën. Kaq! Por thirrja doli e gabueme. Mori jehonë kur mbrapsht raportoj policia: Dhunë familjare. Djali i filanit e theri vetvetën! Turp që s’kapërdihet!

Nji muej paraburgim për djalin e Çunit, dhe nji muej paraburgim për kriminelin polic serb, që u arrestua n’veri!

E shihni si barazohemi e barazpeshohemi? Unë e ftoj policinë me shpetua djalin tim nga alkoholi i nji nate (ngaqe unë s’kisha forcë) e djali përfundon n’paraburgim nji mujor!

Edhe pse larg teje, mua n’gjumë m’erdhi urimi yt për 77-vitet e mia dhe me zgjove nga gjumi me sytë e përlotun!

Tani prokuorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb

The post Feston ditëlindjen, Çun Lajçi letër rrëqethëse të birit: Me dorën time të çova në burg, asht djali im e jo krimineli serb appeared first on Albeu.com.

Çun Lajçi dhe partnerja e tij kërcënohen me thikë nga i biri? Reagon aktori: Djali ishte i dehur
Pak orë më parë në media u përhap lajmi se aktori Çun Lajçi dhe gruaja e tij kaluan një dramë familjare duke u bërë viktima të dhunës në familje.

Mediat dhe policia konfirmuan se djali i familjes ka kanosur me thikë nga djali i tyre 38 vjeçar, i cili më pas ka plagosur dhe veten duke marrë lëndime në trup.

Por pas këtyre zërave ka ardhur reagimi i parë i aktorit Çun Lajçi. Aktori mohon deklaratat e mediave dhe shprehet se i biri ishte në gjendje të dehur e si pasojë ka çarë dorën nga gotat e thyera.

Reagimi i plotë:

Kundërpërgjigje

—portaleve që për nji cent e therka njeriun!

Por edhe policisë që shumë naive qenka n’deklarata!

E vërteta asht se djali ishte i dehur! I kishte thye gotat me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua mos po me sulmon mua,apo mos po e sulmon dikend, (se i dehur duel nga banesa)!

Tani:

Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat?!

Apo, doni të shfryheni për guximin tim të fjalës (t’vërtetës) që vret.

Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia qenka gota që vret!

Faleminderit që brengoseni, (në prag të 18 dhetorit, n’ditëlindjen e 77-të), por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht dhe me asgja n’botë s’e ndrroj!

Kaq!

The post Çun Lajçi dhe partnerja e tij kërcënohen me thikë nga i biri? Reagon aktori: Djali ishte i dehur appeared first on Albeu.com.

“Do të lidh pas makine”, kërcënohet me jetë, reagon Çun Lajçi: M’shau fëmijët n’djep…
Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi është përballur ditët e fundit me një situatë dashakeqëse në rrjetet sociale. Ai është kërcënuar në Facebook. e anë të një postimi në Facebook, Lajçi ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet autoriteteve policore për padi.

Por një artisti si Çun Ljaçi nuk e la as këtë situatë pa përcjellë një mesazh, për kombin, për njerzillëkun.

Postimi i plotë:

Me shamje nuk shtohet kombi!

Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!

Trimin fjalë madh po e kërkoj, ate që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.

__Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!

E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!

Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?

Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.

Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!

Çka po han? Çka po pin?

Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!

Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!

Po!

Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk ndërtohet atdheu me kërcnime, hajni e mashtrime!

Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!

Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022

The post “Do të lidh pas makine”, kërcënohet me jetë, reagon Çun Lajçi: M’shau fëmijët n’djep… appeared first on Albeu.com.

Çun Lajçi lë spitalin: Unë u luta dhe u ktheva, ai në krevatin ngjitur vdiq me sy hapun
Artisti Çun Lajçi përfundoi në spital pak ditë më parë për shkak të disa problemeve shëndetësore, të cilat tashmë i ka kaluar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai e përshkruan mjeshtërisht ato momente të vështira duke theksuar se ishte në prag të vdekjes, por kësaj radhe u kthye, ndërkohë që shton se vdekja nuk të fal dy herë duke parajmëruar se një shtrim tjetër mund të sjellë probleme më të mëdha për të.

Postimi i plote i  Çun Lajçit:

U ktheva, se ju me deshtët e unë s’mujta pa juve!

Mos harroni, se asht dikush mbi ne që numëron vitet tona, e rrugët i zgjatë, aq sa atij i bahen taman!

Po! Dje vrapova n’spital, si cjapi të kasapi, por kur u shtrina n’shtratin me plot tela, pej e gërshanë, e luta ate dikushin:

-Theja Zot briskun kasapit e lëshoje cjapin maleve me kullotë, se u duhet dhive nesër!

Mendja m’shkoi të Gërlat e Koshutanit. Nuk ngjitesha Gunishtës përpjetë, pa ra n’gjuj e me pi ujë n’rrasa guri!

Jeta qenka e amel dhe e shkurtë, thashë, kur njeni vdiq, n’krevatin përballë meje. Ishte dy herë ma i ri se unë, e sytë i mbetën të hapun.

S’qenka ngi jetë, mendova. E paska dashtë shumë, por ajo paska qenë e shkurtë për te dhe e idhët për mua!

Doktoret e provuen shkencën e ilaçet, por, ai mjeku tjetër, mbi re, ai e kishte thye urën e tij. Ai nuk ngjitej si unë Gunishtës së Koshutanit! S’kalonte përtej fatit t’vet!

Nji gjumë e bana mes gërhama vdekjësh, mes shtrengime zemrash dhe me zbardhjen e ditës, u ktheva gjurmëve të djeshit.

– Si cjapi, që ndjekë hijet e han gjethe drizash, unë ndoqa hijet e pemëve me nji buçetë lulesh, që mi pruni nusja e djalit, dje, kur e nëshkrova vdekjen time!

Po, e nënshkrova, sepse vdekjën e ke nesër, n’mos e paç sot, e s’deshta me ia lanë djalit peng!

Ajo kishte vrapua të shitësi i luleve e n’gjethet e tyne kishte shkrua: Lati e Kosi të duen shumë!

Erdhi si drenushë dhe mi vendosi të kryet, kur u ktheva nga salla, i lidhun me fasha.

Gala ishte mes lotit e gëzimit. Mes dhimbjes e mallit!

Nata m’erri n’shtratin e pacjentit e dita me zbardhi si cjapin rebel, n’fund t’shtratit!

Zgjimi ishte me mirëmengjesin e motrave. Si jeni?

Si mysafiri që kërkon leje për rrugë, iu përgjigja njenës nga to.

Struc rrisha, tue numërua tingëllimat e aparateve, mbi kokat e pacientëve. Madje ato tingëllima s’me lan me ba gjumë!

Fiki e luta nji praktikant, që bante kujdestari. Por s’ma plotësoi dëshirën. Këto masin pulsa zemrash artist. Ju jeni pacjentë me zemra të smutë! Bjer e flij.

Por si ti mbyllë sytë, kur nesër, ndonjenit prej nesh, nuk do t’i rreh ma zemra!

I strukun n’fund t’shtratit, nisa me shkrua për cjapin, artistin plak, që zilja nuk i cingëroi e shpëtoi pa e therë thika e kasapit!

Doktor Pallaska me mori ngrykë, si t’isha mixha i tij, ai artisi i madh, Shaniu i “Godosë” se Brehtit e doktor Agim Krasniqi, ai që i futi telat damarëve t’mi, i lumtun që gjithçka ishte n’rregull, i buzëqeshun tha:

– Ik n’shtëpi e shkruej libra e luej role artist, se zemrën e ke t’re, e s’i duhesh kasapit!

Unë, me bekimet tueja e me buçetën e luleve, të nusës se djalit, si cjapi, i ndoqa hijet e pemëve dhe u ktheva të stoli e librat që presin firmën time!

Leartit i thashë: Cjapi nuk shpëton dy herë, duhet të jeshë i fortë, kur të mbetësh me zilën e tij n’dorë!

Kurrizi i Dardanisë, 09.08.2022

The post Çun Lajçi lë spitalin: Unë u luta dhe u ktheva, ai në krevatin ngjitur vdiq me sy hapun appeared first on Albeu.com.

Përlotet Çun Lajçi: Më vdiq vajza dhe çfarë më ngeli pengu më i madh (VIDEO)
Më 19 dhjetor të vitit që vitit 2017, vajza e aktorit, Çun Lajçi, Bubulina ndërroi jetë. Vdekjen e së cilës, ai po e vuan ende.

Në një rrëfim ekskluziv për “ABC e Mëngjesit”, aktori legjendar tregoi i përlotur pengun për vajzën e ndjerë. Ai tha se Bubulina ndërroi jetë me shpresën se do të kurohej jashtë, por që nuk shkoi kurrë.

“Kurrë për së gjalli nuk mundesh me ja plotësu fëmiut tënd, sigurisht as unë dhe pse jam munduar, me gjithçka që kam pas. Sigurisht që më ka mbetur peng. Po më vjen keq shumë keq, kur momentet e fundit të javës së fundit, një njeri i joni më tha që ma lërë mua se po e dërgoj në Rusi për kurim. Prej ditës që ai më tha mua, unë i thash vajzës dhe ajo çdo ditë më thoshte: ‘A tu ka lajmëru ai biznesmeni?’, edhe ai kurrë nuk u lajmërua. Vdiq vajza dhe ky është pengu më i madh i imi. Pse ja thash që filani po du me çu për kurim kur ai kurrë su bë i gjallë më dhe vajza vdiq tu e pyet: “a u lajmërue filani”. Prandaj, gjithë prindër kanë dëshirë dhe vullnet ndaj fëmijës, por kurrë nuk mundet me ja mundu dëshirat, përpos një pakice njerëzish që jetojnë me miliona”, rrëfeu Lajçi.

Minuti 21:35

The post Përlotet Çun Lajçi: Më vdiq vajza dhe çfarë më ngeli pengu më i madh (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përlot Çun Lajçi, Covidi për herë të dytë nuk e la të vizitojë varrin e të bijës (VIDEO)
Aktori dhe autori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, ka kaluar një nga betejat më të vështira me Covid-19, pasi është infektuar dy herë me virusin dhe prej gati 5 muajsh është në izolim.

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Lajçi u shpreh se disa nga simptomat e tij ishin ethe, temperaturë dhe niveli i oksigjenit që aktualisht ka shkuar deri në 50%.

Lajçi  u shpreh se nëse do të ndahej nga jeta pengu i tij më i madh do të mbetej fakti që nuk ka mundur të vizitojë varrin e vajzës së ndjerë, Bubulinës, prej 5 muajsh. Ai lexoi edhe disa vargje, në mes të të cilave përpiqej të gjente ngushëllim për sëmundjen.

Ndërsa ishte duke lexuar aktori nuk mundi të mbante lotët, e bashkë me të as Bieta Sulo, e cila u prek shumë.

Kujtojmë se vajza e vetme e Çun Lajçit, ka humbur jetën rreth 4 vite më parë.

View this post on Instagram

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)

The post Përlot Çun Lajçi, Covidi për herë të dytë nuk e la të vizitojë varrin e të bijës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.