Çuçi i jep postin e rëndësishëm djalit të ish-presidentit Rexhep Meidani

Denion Meidani, është emëruar Drejtori i Qendrës për Rehabilitimin e të Kthyerve nga Aktiviteti Terrorist.

Djali i ish-presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidani mësohet se është emëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Nga ana tjetër, Lejdi Dervishi, e cila mbante të njëjtin post më parë, pritet të marrë detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm.

Gjatë qeverisjes teknike PS-PD në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit, Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër drejtësie ishte Gazmend Bardhi. Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë është drejtuar nga Ledi Dervishi. Aktualisht kjo qendër e cila u krijua në varësi të kryeministrit Rama ka kaluar në varësi te ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Edhe në vitin 2012, Denion Meidani mbante detyrën e drejtorit të SHKB së Burgjeve. Më pas u emërua, nën drejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, pozicioni i fundit në qeverisjen e PD, pasi u shkarkua në 2013 pas ardhjes në pushtet të PS. Në 12 tetor të vitit 2013 ish-drejtoresha e doganave Elisa Spiropali vendosi të pezullojë Denion Meidanin nga detyra, për shkelje të etikës, pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave./albeu.com