CSP Archives - Albeu.com

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions
Tenderi me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është shndërruar në një mollë sherri duke u konsideruar një ndër rastet më flagrante të dyshimeve, për paracaktim të fituesit dhe manipulim të garës.

Pas anulimit dhe rishpalljes së procedurës, një prej operatorëve konkurues, një kompani e quajtur AESS në pronësi të Lefter Klemos, i është drejtuar sërish Komisionit të Prokurimit Publik, duke akuzuar se kriteret e tenderit janë formuluar me qëllim përjashtimin e çdo konkurrenti tjetër përveç një bashkimi konkret kompanish: Advanced Business Solutions e Gerond Meçes, AlbaScan e Elton Jorgjis, Real Com e Marjan Brrakës dhe CSP Sh.p.k e Klevis Xhagollit.

Në dokumentin zyrtar të ankesës, kompania ngre akuza serioze për mungesë transparence dhe konkurrencë të barabartë, shkruan skyweb.al.

Kompania thekson se kërkesa për certifikata specifike të lëshuara vetëm nga prodhuesit e skanerëve (Smiths Detection) dhe të sistemeve video (VMS) është në vetvete një kriter përjashtues, pasi në Shqipëri vetëm një kompani ka akses real në këto certifikime.

Po ashtu, autoriteti kontraktor nuk ka ofruar asnjë të dhënë teknike për sistemet ekzistuese, duke pamundësuar përgatitjen e ofertave realiste.

Një tjetër element që shton dyshimet, është mospërdorimi i ndarjes në lote. Skanerët, kamerat, sistemi i telefonisë dhe pajisje të tjera, janë përfshirë në një kontratë të vetme, ç`ka sipas ankimuesit është një mënyrë për të izoluar konkurrencën dhe për të garantuar që tenderi të merret nga një bashkim operatorësh që kontrollon të gjitha segmentet e sistemit.

Ngjarjet e fundit në sistemin penitenciar, i japin kësaj procedure një kontekst edhe më alarmues. Në dhjetor të vitit 2023, në burgun e Peqinit ndodhi një ndër vrasjet më të rënda brenda sistemit penitenciar shqiptar.

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj, arriti të fuste armë në qeli dhe qëlloi për vdekje një të burgosur e plagosi një tjetër.

Kamera jashtë funksionit, skanerët të çaktivizuar, dhe kontrolli thuajse inekzistent, këto ishin disa nga konstatimet e para pas ngjarjes.

Menaxhimi i sigurisë në atë kohë i ishte besuar kompanisë AlbaScan, një nga operatorët që pretendohet se është i përfshirë në bashkimin që parashikohet të fitojë edhe tenderin e ri.

Vetëm disa javë më pas, një tjetër incident, tentativë arratisjeje nga burgu i Fierit, vuri sërish në pikëpyetje sistemin e kontrollit dhe besueshmërinë e kontratave të sigurisë.

Mjetet e futura në qeli, kamera të paoperueshme dhe asnjë alarm funksional, janë skenat që po përsëriten, ndërkohë që kontratat miliona euro vijojnë të jepen të njëjtëve emra.

Në shkurt 2024, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Admir Braja, dha dorëheqjen pas këtyre skandaleve, për t’u zëvendësuar nga Klevis Qose.

Por ndërsa drejtuesit ndryshojnë, kontratat mbeten. Dhe tani, me tenderin e ri në prag të përfundimit, të njëjtët operatorë që ishin në qendër të vëmendjes për skandale sigurie, janë sërish më afër se kurrë për të marrë miliona euro fonde publike. /skyweb.al

The post Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions appeared first on Albeu.com.