#covid #kosove Archives - Albeu.com

VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhnëieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces.

Por analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, nuk kanë pritshmëri se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet përparim në tejkalimin e dallimeve ndërmjet palëve.

“Nuk duhet të jemi shumë optimist dhe të presim ndryshime të mëdha pasi që edhe në verën e kaluar kishte diskutime pikërisht për planin e sekuencimit dhe zbatimit të marrëveshjes por se nuk prodhuan shumë rezultat sepse palët kanë dallime fundamentale. Serbia kërkon që Kosova fillimisht të zbatojë në plotni dakordimin e saj për themelimin e Asociacionit, ndërsa Kosova kërkon që të shkohet hap pas hapi ashtu që Kosova të bëj një hap për Asociacionin dhe Serbia një hap për njohjen de facto”, thotë Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike e Politike.

“Në këtë moment fatkeqësisht asnjëra palë nuk është e gatshme që të investojë energjinë në mënyrë përmbajtjesore për të arritur të paktën minimumin e konsensusit që kërkohet për zhbllokimin e procesit të dialogut. Të paktën të hidhen disa hapa më të vegjël dhe pastaj hap pas hapi të diskutohet për hapat e tjerë të rëndësishëm. Mendoj që kjo është pasojë jo vetëm e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe por edhe e një dëshire nga të dyja anët që të qëndrojnë në dialog por pa ndonjë përparim”, thotë Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare AKTIV me seli në veri të Mitrovicës.

Gërgi thotë se ndryshimet në udhëheqjen e Bashkimit Evropian mund të sjellin një riformatim të procesit të bisedimeve.

“Unë nuk kam shumë shpresë se sa të vazhdojë mandati i Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mund të ketë përparim. Dialogu siç është tani duhet të ketë një riformatim me emra të rinj dhe në këtë pikë jemi shumë me fat se tashmë zgjedhjet evropiane kanë përfunduar dhe Komisioni i ri është në formim e sipër. Ne tashmë e dimë se zonja Kaja Kallas kryeministre estoneze do të bëhet përfaqësuese e lartë dhe është lajm shumë i mirë sepse ajo vjen nga Estonia një shtet njohës, madje njohës entuziast i Kosovës”, thotë ai.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në vjeshtë duhet t’i lërë postin pasardhësit të tij, ndërkaq në fund të mandatit është edhe i dërguari i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili është emëruar ambasador i bllokut në Zvicër, por gjatë vizitës së fundit në rajon tha se do të qëndrojë në postin aktual deri në muajin janar.

Miliçeviç thotë se në këtë periudhë është e rëndësishme që të paktën të krijohet një mjedis pune i përshtatshëm për pasardhësit e zyrtarëve evropian.

“Duhet të ketë një mjedis të qëndrueshëm për pasardhësit e zotit Borrell dhe zotit Lajçak për të vazhduar detyrat dhe që të paktën të kenë mundësinë të jenë më proaktiv në vend që të presin vetëm nga të dy palët që në njëfarë forme të luajnë me durimin e komunitetit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian në veçanti. Kur të kemi emrat e zyrtarëve të rinj evropian mund të ketë kërkesa që dialogu të ketë afate të qarta për procese zbatuese”, thotë ai.

Borrell ka theksuar së fundmi se përkundër ndryshimeve brenda strukturave të BE-së, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian e konsideron marrëveshjen e Ohrit ligjërisht të detyrueshme dhe në disa raste ka theksuar se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./VOA

The post VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi appeared first on Albeu.com.

Dy shtete bëhen një, “bien” kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur sot zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar. Në PKK Morinë e Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

Dy ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla ishin në PKK Morinë, për të parë nga afër procesin e lehtësuar.

Ministri Balla tha se gjithçka është në shërbim të qytetarëve.

“Dy vende, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në dobi të qytetarëve të vetë, qofshin ata të qytetarë të Kukësit, Hasit apo të Tropojës, qofshin ata të Prizrenit kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në 20 vend kalime kufitare, edhe aty ku nuk ka rrugë se disa prej tyre janë thjesht kalime normale. Kemi vendosur shenjat, kemi vendosur tabelat dhe brenda 30 km nuk ka nevojë më për asgjë. Pajisjen me lejet e kalimit, ne e kemi përmes e-Albania, Kosova përmes sistemit tuaj dhe gjithçka në rregull.

Ja ku i keni të gjitha pikat e kalimit, pra nuk ka nevojë që banorët nga Tropoja, Kukësi apo Hasi apo nga pjesa tjetër e kufirit të vinë për në Morinë apo në Vërmicë. Tani kanë pikat e tyre të kalimit, pranë banesave të tyre, pranë fshatrave të tyre dhe nuk kanë nevojë as për pasaportë, as për kartë identiteti, as për gjë“, deklaroi për mediat Balla.

Ministri Sveçla pohoi se 25 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës po ecet me hapa të shpejtë, që mos ketë kufij mes shqiptarëve.

“Nga sot shtetasit e dy vendeve do të kalojnë pa asnjë farë kontrolli, pas asnjë farë ndalese në këtë pikë kufitare si tha edhe Ministri, miku im Taulanti, edhe në 20 pikë kalime kufitare për zonat e banuara apo për brezin kufitar 30 km në anën e Shqipërisë dhe 30 km në anën e Kosovës“, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës.

Pika e Morinës do të jetë pikë kontrolli vetëm për shtetasit e vendeve të treta, për shtetasit e Shqipërisë, për shtetasit e Kosovës do të mund të kalojnë në çdo kohë pa ndalesë.

The post Dy shtete bëhen një, “bien” kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Albeu.com.

Escobar: Gjithçka që kemi bërë gjatë tre muajve të fundit, ka qenë për të mirën e Kosovës
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka thënë se gjithçka që SHBA-ja ka bërë muajve të fundit, e ka bërë siç është shprehur ai “për të mirën e Kosovës”.

Escobar e bëri këtë deklaratë i pyetur për aludimet se Uashingtoni ka ndryshuar kurs ndaj Kosovës.

Escobar ka përmendur Këshillin e Evropës, ku Kosova kaloi fazën e parë, zgjedhjet e në veri dhe njohjen e rezultatit të tyre, kur Serbia kërkonte që ato të shpalleshin të paligjshme.

“Mendoj se ky është keqinformim. Lejomëni ta paraqes kështu: Gjithçka që kemi bërë gjatë 90 ditëve të fundit ka qenë për të mirën e Kosovës, gjithçka. Pra, mbështetëm Këshillin e Evropës. Pamë nevojën për zgjedhje të reja. I mbështetëm ato. I mbështetëm megjithëse Serbia ishte kundër tyre. Ne njohim rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse patën vetëm 3% pjesëmarrje. Serbia donte që t’i shpallnim të paligjshme. Serbia donte që ne të mos njihnim autoritetin e kryetarëve. Ne i njohëm. Kur kryetarët u inauguruan, për ne ata ishin kryetarë. Tashmë gjendemi në pozicionin e vështirë kur këta kryetarë nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë komunitetet ku janë kryetarë. Prandaj na duhen zgjedhje të reja. Por në të njëjtën mënyrë, ne pranuam se këta kryetarë kanë autoritetin ligjor për të vazhduar funksionet komunale. Kishim kërkuar megjithatë një gjë, që Kosova të mos përpiqej të merrte kontrollin e godinave komunale me forcë. Unë kam qenë pjesë e qeverisë federale amerikane që në moshën 19-vjeçare. E kam parë qeverinë amerikane të braktisë godina për shkak të zjarreve dhe përmbytjeve dhe së fund mi COVID-it dhe madje edhe për shkak të protestave, por askush nuk vuri ndonjëherë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë amerikane. E vetmja gjë që kërkuam nga qeveria e Kosovës është të mos rrisë tensionet, duke u përpjekur të shkojë atje me forcë. E megjithatë ata vepruan kështu. Pra nga njëra anë, gjithçka që kemi bërë, ka njohur legjitimitetin e Kosovës. Kemi mbajtur gjithnjë anën e tyre për të gjitha këto mosmarrëveshje”, ka thënë Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

The post Escobar: Gjithçka që kemi bërë gjatë tre muajve të fundit, ka qenë për të mirën e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, ja sa ishte numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast me vdekje në Kosovë.

Nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384./albeu.com

The post Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, ja sa ishte numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Bilanci i COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë bilancin nga COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 486 testime nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës./albeu.com

The post Bilanci i COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Rekord i remitancave në Kosovë
Rrahim Selimi nga komuna e Podujevës, çdo muaj pranon 500 euro nga djali i tij 34 vjeç, që jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës. Ai tregon se me paratë e dërguara e ka ndërtuar edhe shtëpinë.

“Varemi nga paratë e tij, na ndihmon shumë, faleminderit prej tij”, thotë Selimi.

Ky 78-vjeçar, ish-punonjës i Minierës së Hajvalisë në kuadër të kompleksit metalurgjik “Trepça”, thotë se pensioni në vlerë prej 182 eurosh nuk mjafton për familjen e tij prej pesë anëtarësh.

Madje, gjatë vitit 2021, djali i Selimit ka dërguar edhe më shumë para se zakonisht, për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë dhe ngritjes së çmimeve.

Pikërisht viti 2021 është viti kur Kosova ka shënuar vlerën më të madhe të remitencave.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 955 milionë euro apo 160 milionë euro më shumë se vitin 2020.

Përveç remitencave, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora, ishin në shumë prej 1.33 miliard euro, e cila paraqet rritje prej 151 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje ka ndodhur pasi gjatë sezonit të verës, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmetit, numër i madh i qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit pushimet i kanë kaluar në Kosovë.

Në vitin 2019, diaspora i kishte anuluar vizitat në Kosovë për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Lehtësimi i masave kundër koronavirusit, si në Kosovë dhe jashtë saj, bëri që viti 2021 të jetë një vit i suksesshëm, duke pasur parasysh ardhjen masive të diasporës gjatë verës. Edhe politikat mbështetëse të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës bënë që viti 2021, sipas vlerësimeve tona, të ketë një rritje ekonomike prej 9.9 për qind”, ka thënë Mehmeti javën e kaluar në konferencën përmbyllëse për këtë fundvit.

Edhe profesori i Ekonomisë, Mejdi Bektashi, thotë se vizitat më të shpeshta të mërgimtarëve ka ndikuar në rritjen e remitencave. Të hyrat nga diaspora, thotë ai, kanë efekte mbi mirëqenien e qytetarëve. Në shumicën e rasteve, sipas tij, këto mjete kanë mbuluar financimin e konsumit të familjeve për nevojat elementare.

“As buxheti dhe as ekonomia e Kosovës nuk do të mund të funksiononin në mënyrë normale, po të mos ishin remitencat aq të larta. Po të mos ishin remitencat, do të kishim krizë më të thellë në nivelin ekonomik dhe social”, thotë Bektashi.

Edhe Rrahim Selimi thotë se gjendja e familjes së tij do të ishte e papërballueshme pa paratë që sjell djali nga Zvicra.

“Gjithçka e blerë, ushqimi, rryma, uji, mbeturina. Nuk di si do ta kalonim muajin pa paratë e djalit”, thotë ai.

Megjithatë, Bektashi e konsideron të nevojshëm ndryshimin e orientimit të remitencave nga konsumi në investime.

“Unë jam ithtar i asaj që Qeveria të krijojë kushte të favorshme, të krijojë lehtësira në formë fiskale apo forma tjera për t’i joshur mërgimtarët për të investuar në prodhim. Kjo në mënyrë që ata të bartin kapitalin, dijen dhe përvojën në vend, njëherësh të ketë hapje të vende të reja të punës”, thekson Bektashi.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë më shumë se 850 mijë banorë.

Numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./rel

The post Rekord i remitancave në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Teste kundër Covid për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria? Çfarë kanë vendosur autoritetet kosovare
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se qëllimi i masave të fundit kufizuese të vendosura nga qeveria janë që të parandalohen grumbullimet e njerëzve pasi sipas tij shpesh kanë ndodhur tubimet ilegale në orët e natës.

“Me ndalimin e  lëvizjes do të jetë më e vështirë të bëhen këto grumbullime. Grumbullimet sidomos të rinjve zakonisht janë bërë në orët e mbrëmjeve nëpër kafiteri”, tha Hoti në RTV Dukagjini.

Hoti thotë se mbi 500 raste në ditë me coronavirus për një vend si Kosova është alarm sidomos për institucionet shëndetësore në menaxhimin e pacientëve të hospitalizuar.

“Ka pasur raste si në nëntor kur në spitale kanë qenë të shtrirë mbi një mijë pacientë. Situata e tanishme është e manaxhueshme por nëse vazhdohet me këtë ritëm krijohet një lodhje kronike edhe për punëtorët shëndetësorë, pastaj kërkohen resurse shtesë njerëzore edhe financiare”, tha ai.

“Tash për tash askush nuk e di a do të ketë vazhdim të këtyre masave apo do të ketë masa të reja pas datës 18 prill. Është ndoshta një periudhë e shkurtër por e mjaftueshme për të parë nëse këto masa do të mbesin në fuqi apo sipas nevojës do të ketë masa të reja”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka folur edhe për testet PCR që duhet t’i kenë qytetarët e vendeve tjera për të hyrë në Kosovë.

“Testet RT-PCR do të kërkohen për ato vende që Qendra Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve i ka ranguar me numër të lartë të rasteve. Por në këtë rast do të vlejë edhe parimi i reciprocitetit. Pra vendet që nuk i Kërkojnë Kosovës teste të tilla, as Kosova nuk kërkon teste RT-PCR”.

Hoti ka thënë se qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës nuk janë të detyruar të kenë teste RT-PCR dhe sipas tij e njëjta vlen edhe për qytetarët e Kosovës që shkojnë në këto vende.

“Me rëndësi është që ata ta dinë nëse ja vlen të udhëtohet dhe ta vlerësojnë vet gjendjen e tyre shëndetësore”, deklaroi ndër të tjera Faik Hoti.

The post Teste kundër Covid për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria? Çfarë kanë vendosur autoritetet kosovare appeared first on Albeu.com.

Shqipëria do të vaksinojë 500 bluza të bardha të Kosovës
Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se më 20 mars, 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës do të dërgohen për vaksinim në Kukës, Shqipëri.

Udhëheqësi i kësaj federate Blerim Syla, ka thënë përmes një njoftimi për media se 250 punëtorë shëndetësorë tjerë do të vaksinohen në ditët në vijim.

Ky vendim është thënë të jetë marrë pas takimit të zhvilluar në mes të delegacionit të FSSHK-së dhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanit.

Në takim është thënë të jenë diskutuar çështje teknike të vaksinimit.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.

Ky shtet pritet të përfitojë vaksinat e para nga COVAX – skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Në dërgesën përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar të premten se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nëse vazhdohet me mbingarkesën e spitaleve, do të ketë vështirësi të menaxhimit të rasteve klinike.

Të premten, më 19 mars, Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore gjatë vitit 2021, përkatësisht 828 raste të reja.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit.

Prej tyre 1.744 pacientë kanë vdekur./REL

The post Shqipëria do të vaksinojë 500 bluza të bardha të Kosovës appeared first on Albeu.com.