#covid #kosove #osmani Archives - Albeu.com

Rusia “nuk i ndahet” Kosovës
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi që presidenti rus, Vladimir Putin, i bën aneksimit të rajoneve në Ukrainë me procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Të martën, më 22 shkurt, Putin bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare të Gadishullit ukrainas të Krimesë si pjesë të Rusisë, duke e krahasuar atë me Kosovën.

Rusia e ka aneksuar jashtëligjshëm Krimenë në vitin 2014, pas një referendumi që, sipas komunitetit ndërkombëtar, ka qenë i kurdisur.

“E kam thënë shumë herë këtë, por dua ta theksoj sërish: në çfarë mënyre kjo shprehje e vullnetit popullor [në Krime] ishte më e keqe se ajo që ndodhi në Kosovë? Në asnjë mënyrë”, tha Putin.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 – nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe i ka dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Mbi 10 mijë njerëz janë vrarë në luftë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Shtetësinë e Kosovës e kanë njohur deri më tash mbi 100 vende, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Profesori Sean Murphy, i cili ka qenë njëri nga personat kryesorë të ekipit të Kosovës, që ka argumentuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë pranë GJND-së, thotë se situata e Kosovës nuk përkon me krahasimet që bën Putin, sepse krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë, sipas tij, janë të dokumentuara mirë.

“Situata që ka ndodhur në Kosovë, është krejtësisht ndryshe nga ajo që po ndodh tani në Ukrainën lindore. Së pari, faktet, mizoritë që ka kryer Qeveria serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, kanë qenë të mirëdokumentuara nga shumë organizata ndërkombëtare, ndërsa akuzat e Rusisë për abuzim nga Qeveria ukrainase janë krejtësisht të pabazuara”, thotë Murphy, duke iu referuar pretendimeve të zyrtarëve rusë se në lindje të Ukrainës, forcat qeveritare po bëjnë krime kundër separatistëve pro-rusë.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rusia është duke e përdorur Kosovën për të arsyetuar veprimet e saj që nga viti 2008, kur ka njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë – Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur edhe pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.

Bechev thotë se rasti i Kosovës dhe ai i aneksimit të Krimesë janë të pakrahasueshëm.

“Jo, nuk krahasohen në të vërtetë. Rusia e pushtoi Krimenë dhe organizoi një referendum që çoi në shkëputje dhe përfundimisht aneksim… Nuk ka pavarësi të Krimesë si shtet më vete. Kosova nuk kishte autonomi brenda Serbisë, ndryshe nga Krimea në Ukrainë”, thotë Bechev.

Ai thotë se nuk beson se insistimi rus për të krahasuar situatën e Kosovës me aneksimin e Krimesë, mund të dëmtojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Krahasimi” që bën Rusia prej vitesh

Rusia, një nga aleatet më të fuqishme të Serbisë në arenën ndërkombëtare, e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht vendimit të GJND-së, Rusia, në disa raste, e ka përdorur shpalljen e pavarësisë së Kosovës si “krahasim” me aneksimin e Krimesë.

Një gjë të tillë, presidenti rus, Putin, e ka bërë menjëherë pas aneksimit të gadishullit ukrainas, në vitin 2014.

“Autoritetet e Krimesë iu referuan precedentit të njohur të Kosovës – precedent që kolegët tanë perëndimorë e krijuan me duart e tyre në një situatë shumë të ngjashme, kur ranë dakord që ndarja e njëanshme e Kosovës nga Serbia – pikërisht ajo që po bën Krimea tani – ishte legjitime dhe nuk kërkonte asnjë leje nga autoritetet qendrore të vendit [Serbia]”, ka thënë Putin më 18 mars, 2014.

Atëbotë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është e turpshme të bëhen krahasime midis Krimesë dhe Kosovës.

“Në Kosovë kemi pasur vite, gjatë të cilave komuniteti ndërkombëtar nuk ka pasur fuqi për të ndërhyrë, derisa [udhëheqësi serb asokohe] Sllobodan Millosheviq ka kryer spastrimin e tij etnik. NATO-ja, më pas, ka vendosur të veprojë e vetme, sepse Rusia vazhdimisht ka bllokuar çdo mandat të OKB-së për Serbinë”, ka thënë Merkel.

Në disa raste, edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për, siç ka thënë, standarde të dyfishta në raport me situatën e Krimesë.

Në nëntor të vitit 2019, duke folur në Forumin e Paqes në Paris, Lavrov ka thënë se “vetëm kur diçka është në interes të Perëndimit, ai e konsideron të drejtën e njerëzve për vetëvendosje si të shenjtë”.

“Krahasojeni Kosovën dhe Krimenë: një referendum është mbajtur në Krime dhe në Kosovë nuk ka pasur referendum. Megjithatë, Kosova është njohur menjëherë si shtet i pavarur nga shumica e vendeve perëndimore”, ka thënë Lavrov.

Komuniteti ndërkombëtar e ka cilësuar aneksimin e Krimesë si cenim të sovranitetit të Ukrainës dhe ka sanksionuar Rusinë për këtë akt. Ngjashëm ka reaguar edhe pas njohjes së pavarësisë së Donjeckut dhe Luhanskut nga shteti rus.

A ekzistojnë raportet Kosovë – Rusi?

Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005. Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov.

Kosova, atëbotë, është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen, i cili së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Bajram Kosumi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes.

Pjesëmarrja e Kosumit në këtë aktivitet njihet si vizita e vetme e një zyrtari të Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës kanë shpallur persona “non-grata” apo të padëshirueshëm dy diplomatë rusë që kanë punuar në këtë zyrë. Ata janë detyruar të largohen nga Kosova.

Sipas institucioneve të Kosovës, për ta ka pasur informacione se kanë “cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”.

Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik.

Ato që gjenden në internet për aktivitetet e saj, janë kryesisht fotografi të takimeve me zyrtarë të misioneve ndërkombëtare në Kosovë./REL

The post Rusia “nuk i ndahet” Kosovës appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës”
Nga Tyler Cowen

“Bloomberg”

Ndërsa vazhdojnë të përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, po rritet edhe rëndësia e të kuptuarit të mendësisë së presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë kuadër, me interes të veçantë janë dy pyetje:A është racional udhëheqësi rus? Dhe a mund të pengohet ai që të realizojë kërcënimet që artikulon?

Siç më pëlqen ta them ndonjëherë, është koha për një teori të lojës. Fatkeqësisht përgjigjet, për këto pyetje janë: Po dhe jo. Kjo do të thotë, se Putin është ndoshta racional, por nuk mund të frenohet dhe aq kollaj. Zakonisht ekonomistët e përkufizojnë racionalitetin, si përdoriminefektiv të mjeteve për të arritur synimet e paravendosura.

Për shembull, shpenzimi i parave për arritjen e kënaqësisë maksimale. Kjo gjë është një gjë e mirë për disa qëllime, por dështon kur është fjala për të kuptuar ata udhëheqës politikë, përfshirë Putinin, të cilët janë të fiksuar pas pushtetit. Kuadri ekonomik nuk funksionon mirë kur pushteti është vetë qëllimi pëfundimtar.

Ndërsa askush nuk mund ta dijë vërtet se çfarë ka në mendje Putini, ky i fundit e ka qeverisur Rusinë për 22 vjet me radhë, një shenjë kjo mjaft e mirë se ai kujdeset shumë për pushtetin e tij personal.

Po ashtu nuk duhet harruar se Putin u rrit në një epokë – si agjent i KGB-së pas Perdes së Hekurt, që ndante Perëndimin kapitalist nga Lindja komuniste – kur pushteti ishte simboli real i statusit. Por si e vështirëson frenimin e Putinit, synimi i tij për të ruajtur me çdo kusht  pushtetin që ka?

Për nga natyra e saj, strategjia e parandalimit përpiqet që ta kufizojë fuqinë e personit të shënjestruar. Në rast se një person kujdeset për shumë gjëra, dhe jo vetëm për pushtetin e tij, ai do t’i kundërpërgjigjet strategjisë së parandalimit duke kërkuar më pak pushtet, dhe duke shpenzuar më shumë energji për gjëra të tjera, si për shembull për pushime të gjata, dhe për kalimin e sa më shumë kohe me familjen.

Megjithatë, në rast se një person kujdeset kryesisht për pushtetin e tij, reagimi i nxitur ndaj parandalimit, është të përpiqet të rifitojë më shumë pushtet. Pra me fjalë të tjera, përpjekja për ta bërë pushtetin “më të kushtueshëm” për Putinin nuk është e garantuar se do të funksionojë.

Kostoja e të gëzuarit të pushtetit mund të rritet, le të themi për shkak të sanksioneve që janë paralajmëruar tashmë. Por ndërkohë rritet edhe etja për një pushtet të ri, pikërisht për shkak se është zhdukur një pjesë e pushtetit të dikurshëm.

Parandalimi nuk funksionon gjithmonë në çështjet ndërkombëtare, apo në situata të tjera me individë që janë të fiksuar pas pushtetit. Napoleoni dhe Hitleri u përballën me kosto të larta për shkak të gabimeve të tyre. Gjithsesi ata vazhduan me planet e tyre ushtarake ambicioze, të cilat në fund rezultuan të ishin të pamenduara.

Shumë revolucionarë përpiqen që të marrin pushtetin, dhe vdesin në këtë proces. Një metodë ideale e parandalimit, do të ishte kërcënimi i Putinit me ndëshkim për sulmin ndaj Ukrainës, duke i dhënë atij një rritje të pushtetit diku tjetër. Por ku? Shtetet e Bashkuara nuk duan telashe në Baltik, dhe nga ana tjetër nuk duan që Rusia të ketë një prani më të fortë ushtarake në Venezuelë dhe Kubë, sikurse ka kërcënuar hapur presidenti rus.

Me kalimin e kohës, do të ketë gjithnjë e më pak mënyra të pranueshme për ta shpërqendruar atë nga ‘trofetë” më të mëdha dhe më të rrezikshme. Në parim, kërcënimi ndaj Putinit me asgjësim bërthamor, do ta ndalonte atë. Por ky nuk është një ndëshkim i besueshëm, duke pasur parasysh dëmet e rënda anësore që do të pësonte pjesa tjetër e botës.

Një nënkuptim i saj është se aktualisht Vladimir Putini, përbën një kërcënim më të madh sesa vetëm për Ukrainën. Ai mund ta rritë me çdo mënyrë fuqinë e tij shkatërruese, për shembull duke krijuar probleme në Baltik. Ose Rusia mund të sulmojë Kazakistanin në vend të Ukrainës.

Kjo do të ishte diçka e mirë për disa vende, por me pasoja të pasigurta shumë më të mëdha.Audienca e Putinit është shpesh e brendshme, dhe nuk është rastësi që gjatë vitit të kaluar,qeveria ruse ka bërë kaq shumë për të shtypur disidencën në vend.

Me Covid-in që është ende një problem serioz në Rusi, dhe me standardet e jetesës në stanjacion ose në rënie, Putinit i duhen dëshpërimisht një seri fitoresh diku jashtë. Një tjetër pasojë e këtij modeli pushteti, është se Putini mund të duket i çmendur për udhëheqësit perëndimorë, kur në fakt nuk është i tillë.

Shumë liderë perëndimorë mund të jenë të fiksuar pas një ndjenje të caktuar të pushtetit, por për shkak të kontrolleve dhe balancave të ndryshme sistematike, ata nuk mund ta ushtrojnë fare atë pushtet. Ata mund ta kenë të vështirë të kuptojnë Putinin, si dhe të parashikojnë lëvizjet e tij.

Ndoshta është gjithashtu e gabuar të supozohet se Putini nuk mund të ndihet i kërcënuar nga NATO, pasi aleanca nuk do ta pushtonte në asnjë rast Rusinë. Një NATO më e fortë dhe me më shumë anëtarë, veçanërisht në Lindje, do ta bënte Putinin të dukej dhe të ndihej më i kufizuar.

Prandaj kërkesat anti-NATO të Putinit, nuk duhet të shihen si një gënjeshtër apo si njëmanovër e gënjeshtërt. Ndoshta është tepër vonë, por NATO mund të kishte sinjalizuar më herët, se anëtarësimi i Ukrainës nuk ka gjasa që të ndodhë ndonjëherë.

Në ekonomi është e zakonshme të këmbëngulësh se “stimujt kanë rëndësinë e tyre”.

Ndonëse është e vërtetë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se funksionon strategjia e  parandalimit. Putini nuk po kërkon të dalë në pension dhe të kalojë më shumë kohë në një nga jahtet e tij luksoze. Pasojat e plota të kësaj të vërtete po bëhen çdo ditë e më të qarta. /Bota.al/

The post Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës” appeared first on Albeu.com.

Votimet në Kosovë, Osmani: Të respektohen masat kundër Covid gjatë procesit zgjedhor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shpreson që procesi zgjedhor i 17 Tetorit të jetë i drejtë dhe i lirë duke respektuar masat kundër COVID-19.

“Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë.

Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19”, tha presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist./Radio Evropa e Lirë

The post Votimet në Kosovë, Osmani: Të respektohen masat kundër Covid gjatë procesit zgjedhor appeared first on Albeu.com.

Një vit nga Covid-19, Osmani: Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në një vjetorin e paraqitjes së rasteve të para me Covid-19, nëpërmjet një video emocionuese, ka thënë se si në çdo sfidë mësuam se kur ka dashuri e besim, ka gjithnjë qendrës e shpresë.

Osmani duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, ka thënë se si në çdo sfidë nuk duhet të dorëzohemi derisa të dalim fitimtarë.

“Bashkëpuno, merre përgjegjësi, ndihmo, vetëm së bashku do t’ia dalim. Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë. Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim” , ka shkruar ajo.

The post Një vit nga Covid-19, Osmani: Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe appeared first on Albeu.com.