covid-19 gjermani Archives - Albeu.com

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me testim të detyrueshëm
Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës, nga data 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet. Ndërkohë shtohen zërat për fundin e testeve falas kundër Coronës.

Më 1 gusht hyri në fuqi detyrimi i testit për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës. Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit nga virusi.

Ky rregull vlete deri tani për pasagjerët ajrorë, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Ndërkohë në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar.

Megjithëse qeveria gjermane ka thënë, se testet falas aktualisht do të vazhdojnë ka mjaft zëra nga qeveritarë gjermanë, që kërkojnë përcaktimin e një date për futjen e testimit me pagesë.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në një prononcim për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, tha se, “ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë para javësh, se e quan të mundur, që të mos ofrohen më falas testet për të pavaksinuarit në një kohë të mëvonshme. Se kur është ky afat mbetet të përcaktohet.”

Por sipas qarqeve qeveritare, ende nuk ka ujdi, nëse nga fundi i shtatorit nuk do të ofrohen më testet falas për të pavaksinuarit.

Edhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz (SPD) në intervistë për grupin mediatik “Funkegruppe”, tha se “testet e Coronës do duhet të bëhen me pagesë, kur të gjithë të kenë mundësinë të vaksinohen, pra në pak javë.

“Përjashtime duhet të ketë natyrisht për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë”.

Edhe kryeministri i landit, Shlezig-Holshtajn, Daniel Günther i kërkoi federatës t’i bëjë me pagesë sa më shpejt të jetë e mundur testet kundër Coronës.

“Qeveria gjermane duhet që në javën e ardhshme të përcaktojë një datë konkrete për zbatimin e testit të Coronës me pagesë.”

Kjo datë mund të jetë 20 shtatori.

“Deri atëherë çdo i pavaksinuar e ka shansin të vaksinohet dy herë”, shkruan dpa./ DW

The post Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me testim të detyrueshëm appeared first on Albeu.com.

Çfarë përfitojnë Shqipëria e Kosova nga rregullorja e re e COVID-19 për hyrjet në Gjermani?
Qeveria gjermane ka miratuar sot (12.05.) një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19. Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë.

Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për këtë ata mund të bëjnë një test antigjen, nga bërja e të cilit nuk duhet të kenë kaluar 48 orë kur hyjnë në Gjermani; ose edhe një test PCR, që të mos jetë bërë më herët se 72 orë nga hyrja në Gjermani.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova përfitojnë nga lehtësimet e rregullores së re për udhëtimet hyrëse të miratuar sot nga qeveria gjermane.

Lehtësimi më i madh për karantinën me rregulloren e re të hyrjes në Gjermani vjen për shtetet e klasifikuara si zona rreziku.

Dhe autoriteti kryesor i shëndetësisë në Gjermani, Instituti Robert Koch e klasifikon aktualisht Shqipërinë në shtetet zona të rrezikut. Ky klasifikim ka hyrë në fuqi në datën 25 prill. Më parë Shqipëria klasifikohej në shtetet zona të rrezikut të lartë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë zona të rrezikut të lartë.

Për Shqipërinë, si zonë rreziku, karantina (e cila si masë, në parim, ende ekziston për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani), eleminohet kur paraqet dëshminë e testit negativ, ose se je shëruar nga Covid-19 ose ke një librezë vaksinimi dhe se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian: me BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Këto të dhëna duhet të përcillen gjatë regjistrimit të hyrjes në Gjermani.

E reja me rregulloren e miratuar sot, është se kur plotëson kushtet e sipërpërmendura (paraqet test negativ, apo ke dëshmi se je shëruar nga infektimi me Covid-19 apo ke librezë vaksinimi për vaksinim me një vaksinë të licensuar nga BE) dhe kur vjen nga një shtet “zonë rreziku” si p.sh. Shqipëria, nuk të duhet të hysh më në karantinë në Gjermani.

Dallime midis zonave të rrezikut dhe zonave të varianteve të virusit

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si zona të rrezikut të lartë, karantina (e cila ende ekziston në parim për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani) mund të përfundojë më e herta pesë ditë pas hyrjes në Gjermani, me anë të një testimi.

Kur hyn në Gjermani nga zona të rrezikut të lartë, siç janë p.sh. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, rregullorja e re parashikon se duhet të paraqesësh në hyrje edhe dëshminë e testit negativ ose se ke kaluar e je shëruar nga Covid-19, ose ke një librezë vaksinimi dhe se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë e rëndësishme për shtetasit si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut është që këto shtete nuk klasifikohen nga Gjermania si zona të varianteve të virusit. Sepse për zonat e varianteve të virusit, karantina në hyrjen në Gjermani nuk mund të eleminohet apo të përfundojë para kohe me anë të një testimi as me rregulloren e re.

Edhe për familjet do të jetë më e lehtë të udhëtojnë. Në bazë të rregullores së re, të vaksinuar duhet të jenë prindërit, fëmijët nuk duhet të jenë të vaksinuar.

Qeveria federale gjermane miratoi më tej sot (12.05.) edhe një fond tjetër prej 300 milionë eurosh, për zhvillimin e medikamenteve kundër Covid-19./ DW

The post Çfarë përfitojnë Shqipëria e Kosova nga rregullorja e re e COVID-19 për hyrjet në Gjermani? appeared first on Albeu.com.