Corona Archives - Albeu.com

Nënvarianti i coronavirus po përhapet me shpejtësi, shkencëtari: “Eris” është shumë ngjitës, na pret dimër i vështirë
Shkencëtarët janë të shqetësuar për përhapjen e shpejtë të nënvariantit “Eris”.

Lloji EG.5.1 që u zbulua për herë të parë në maj në Kretë tani gjendet në 69% të mostrave në Kretë, tha për protothema.gr profesori i Universitetit të Kretës dhe Drejtori i Klinikës Pulmologjike të PAGNI, Nikos Tzanakis.

Ky mutacion i ri është zbuluar tashmë në 45 vende të botës dhe është shumë ngjitës siç raportohet nga autoritetet shëndetësore nga Japonia, Britania dhe Amerika.

Tzanakis vlerëson se ky shpërthim ka të ngjarë të lidhet me faktin se komuniteti është larguar nga programi i vaksinimit për virusin korona dhe apelon veçanërisht për të prekurit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe nëse është e mundur të rivendosin përdorimin e përditshëm të maskës dhe respektimin e distancave.

Në të njëjtën kohë, ai tha se barnat antivirale duhet të merren në kohën e duhur.

“Varianti i ri ERIS ngre shqetësime për një dimër të vështirë”, shprehet Tzanakis në protothema.gr, duke shpjeguar se simptomat kryesore të sëmundjes janë dhimbjet e fytit, rrufë e fortë, temperatura 1-2 për ditë dhe lodhja.

Kreta, siç dihet, merr një ngarkesë më të madhe të koronavirusit për shkak të turizmit, megjithatë, siç vlerëson Tzanakis, përqindjet e ERIS në pjesën tjetër të Greqisë do të jenë të ngjashme.

Shqetësimet e shkencëtarëve kanë të bëjnë edhe me efektet që do të ndodhin në komunitet në mes të shtatorit me hapjen e shkollave.

Sipas raportit të fundit epidemiologjik të EODY-së (për periudhën 24-30 korrik), pozitiviteti në të gjitha mostrat e testuara ka shënuar rritje krahasuar me javën e kaluar./Albeu.com/

The post Nënvarianti i coronavirus po përhapet me shpejtësi, shkencëtari: “Eris” është shumë ngjitës, na pret dimër i vështirë appeared first on Albeu.com.

Kriza më e madhe ushqimore nga Lufta e II Botërore
Në panairin më të madh ushqimor në botë, Javën e Gjelbër në Berlin kanë ardhur për prezantim 1400 ekspozues nga 60 vende. Kudo aroma dhe gatime, mijëra njerëz shëtisin duke u përtypur. Por ka edhe një anë tjetër të këtij panairi. Në sallën e konferencavë u mblodhën në fundjavë 2000 përfaqësues nga e gjithë bota, ekonomia, shkenca, shoqëria civile dhe politika, 64 ministra bujqësie me ftesë të Ministrit gjerman të Bujqësisë në konferencën “Global Forum for Food and Agricultur”e (GFFA) për të diskutuar mbi të kundërtën e asaj që shikon në hollet e mëdha të panairit – urinë në botë.

Dy milliardë njerëz nuk ushqehen mjaftueshëm

“Të transformohen sistemet e ushqimit, një përgjigje ndaj multikrizave” -ishte tema e konferencës. “Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën”, konstaton ministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbrit). Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve. “Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi.”

Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur në tre vitet e fundit nga 150 milionë në 823 milionë. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet. Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. Komisarja për Bujqësinë e Unionit Afrikan, Josefa Sacko thotë se 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. “Që para pandemisë COVID-19 ne kishim probleme me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës”, thotë Sacko. “Kjo pengonte çdo progres në lidhje me ushqimin e popullatës sonë. Por pastaj erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Dy ciklonë me përmbytje sidomos në jug të vendit e prekën shumë Malauin në vitin 2022 thotë Samuel Dalitso Kawale, ministër për Bujqësinë i Malauit, një vend shumë i varur nga ndihma e huaj. “Tokat tona nuk janë të mira”, por në të ardhmen sipas ministrit, për shkak të ndikimit të ndryshimit klimës do të prodhohet gjithnjë e më pak në vend.”

Më pak tokë në dispozicion, më shumë njerëz të urritur

Edhe ministri agrar i Bangladeshit, Abdur Razzaque raporton për probleme jo vetëm me përmbytjen, thatësirën por edhe për kriposjen e tokave. 60% e tokës nuk është më pjellore, thotë ai, edhe për shkak të mbjelljes intensive. Në një kohë që ne duhej të dyfishonim prodhimin që të ushqejmë popullsinë në Bangladesh. “Jemi para sfidave të mëdha”, konkludon Razzaque.

Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund (WWF), që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime. “Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës.”

Bota kërcënon të ketë krizën më të madhe ushqimore që nga Lufta e Dytë Botërore, thekson ministri gjerman i bujqësisë, Cem Özdemir. “Tek e vërteta bën pjesë, se deri në vitin 2030 kemi 8 të korra. Nëse premtimi i OKB që të mposhtë urinë nuk është thjesht një fjalë goje atëherë duhet të bashkësia ndërkombëtare të angazhohet të bëjë domosdoshmërisht diçka.”

Ajo që mungon është një koncept i koordinuar botëror, kritikon raportuesi i posaçëm i OKB për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri. Problemet më të mëdha janë kriza e borxheve dhe stanjacioni prej dekadash në sistemin e tregtisë botërore. “Nuk durohet që një numër i vogël vendesh të fuqishme ta bllokojnë aftësinë për koordinim ndërkombëtar dhe bashkëpunim.”

Para të shpenzuara gabimisht

800 miliardë dollarë japin qeveritë në botë për të subvencionuar ekonominë bujqësore. Subvencionet janë gjëja e duhur dhe të rëndësishme thotë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Jürgen Vögele. Por 80% e fondeve shprenzohen gabimisht për plehra kimikë, pesticide dhe farëra, që vijnë nga koncernët ndërkombëtare. “Subvencionet nuk përdoren për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ngritjen e një ekonomie bujqësore të fortë ndaj krizave.”

Edhe ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir e pranon se në të shkuarën janë bërë gabime. Për shembull eksporti i produkteve bujqësore në Afrikë. “Ne jemi krenarë për ekonominë e fortë bujqësore europiane. Por tek e vërteta bën pjesë edhe kontriibuti ynë që në pjesë të afrikës tregjet vendase si ai për pularinë, qumështin nuk kanë më shanse, sepse perspektivat ekonomike janë shkatërruar.

Kush e ka seriozisht me sigurinë e ushqimit duhet të forcojë tregjet vendase në Afrikë dhe të mbështesë vetëfurnizimin. Ndoshta në të ardhmen qëllimi duhet të jetë të ndërtohen rezerva drithërash në vend që të dërgohen thasë me drithëra, u shpreh Özdemir në konferencë në Berlin.

Gjermania dhe BE duhet të jenë më prezentë në Afrikë në të ardhmen, tha Özdemir. “Ne nuk duhet t’ua lëmë fushën shteteve autoritare, që janë aty aktive dhe përmes investimeve të tyre krijojnë varësi të reja.” Özdemir nënshkroi në Berlin edhe një Marrëveshje Partneriteti Bujqësor me Unionin Afrikan, në të cilën Gjermania do të ofrojë ndihma për ndryshimin ekologjik të ekonomisë bujqësore dhe tranformimin e sistemeve ushqimore./DW/

The post Kriza më e madhe ushqimore nga Lufta e II Botërore appeared first on Albeu.com.

Corona/ Kina po mbyllet sërish, pasojat e rënda ekonomike
Disa qytete të mëdha kineze kanë shtrënguar masat e tyre kundër përhapjes së pandemisë Corona. Janë prekur edhe disa qendra të mëdha industriale.

Qendra e teknologjisë Shenzhen, qyteti port Dalian dhe metropoli ekonomik Guangzhou. Kjo është lista e qyteteve kryesore kineze të prekura nga kufizimet për shkak të pandemisë Corona, e kjo listë po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Qendra për analiza Capital Economics numëroi 41 qytete kineze nën masa të mërkurën, të cilat përbëjnë 32 përqind të prodhimit ekonomik të Kinës.

“Për momentin dëmtimet që po shkaktojnë këto masa janë modeste, por rreziku i dëmeve po rritet”, paralajmëroi ekonomisti Julian Evans-Pritchard i Capital Economics. “Por edhe nëse dëmet shmangen, ne presim që rritja ekonomike të jetë më e ultë në të ardhmen.”

Guangzhou afër Hong Kongut, i cili ka pothuajse 19 milionë banorë, raportoi vetëm pesë infeksione të mërkurën. Megjithatë autoritetet urdhëruan që restorantet të mbyllen deri të shtunën në zona të caktuara dhe të anulohen edhe ngjarjet brenda objekteve. Të mbyllura duhet të qëndrojnë edhe kopshtet si dhe shkollat ​​fillore, të mesme dhe të larta, ndërsa semestrat e vjeshtës në universitete do të shtyhen. Lidhjet e autobusëve dhe metrosë gjithashtu janë reduktuar.

Qendra teknologjike Shenzhen ka urdhëruar tashmë mbylljen e objekteve argëtuese dhe kulturore në të paktën katër rrethe me një total prej rreth nëntë milionë banorësh. Restorantet gjithashtu nuk do të mund të hapen ose do të hapen vetëm në një masë të kufizuar për disa ditë. Prodhimi ekonomik i Shenzhenit dhe Guangzhou së bashku arriti në 5,89 trilion juanë (rreth 850 miliardë euro) vitin e kaluar. Për krahasim: Kjo korrespondon me rreth gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të Koresë së Jugut.

Pasojat për ekonominë gjermane

Sipas Institutit të Kielit për Studime Ekonomike (IfW), bllokimet komunale tashmë po përkeqësojnë pengesat në zinxhirët e furnizimit global. Sidoqoftë, kufizimet aktuale në Shenzhen dhe qytete të tjera nuk janë ende të krahasueshme me bllokimin drastik në Shangai në pranverë. “Nëse rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten, një bllokim edhe më i rreptë, veçanërisht në Shenzhen dhe rreth tij, mund të rëndojë zinxhirët e furnizimit dhe biznesin e Krishtlindjeve”, paralajmëroi eksperti i tregtisë i IfW, Vincent Stamer. “Sepse provinca e Guangdong rreth metropoleve Guangzhou dhe Shenzhen në deltën e lumit Pearl është provinca e Kinës me eksportet më të mëdha. Shumë mallra të konsumit për tregun gjerman prodhohen atje.”

Kina në fakt donte të arrinte një rritje ekonomike prej 5,5 përqind këtë vit, gjë që duket gjithnjë e më pak reale. Ekspertët presin vetëm katër përqind për shkak të kufizimeve të Covidit dhe problemeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Industria kineze u tkurr përsëri në gusht, sipas sondazhit të Zyrës së Statistikave. Indeksi i blerjeve ka rënë me 0.4 pikë, dhe tani është 49.0 pikë. Rritja ekonomike është e mundur vetëm nëse indeksi i konsumit kalon shifrën prej 50 pikë. Ekonomia nuk është prekur vetëm nga masat e Coronës, por edhe nga vala më e keqe e të nxehtit dhe thatësirave atje që nuk mbahen mend për dekata të tëra, si dhe krizës në tregun e pasurive të paluajtshme.

Prandaj, ekonomistët bankarë kanë ulur parashikimin e tyre për rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë pas SHBA-së. Ekspertët nga ANZ, për shembull, presin në Kinë vetëm një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej tre përqind këtë vit, e më parë ishte pritur katër përqind./DW

The post Corona/ Kina po mbyllet sërish, pasojat e rënda ekonomike appeared first on Albeu.com.

Përgatitje për një valë të re Corona në vjeshtë: Tre skenarë të mundshëm
Këshilli i ekspertëve për Coronën në Gjermani: Federata dhe landet të përgatiten në kohë dhe si duhet për luftimin e një vale të mundshme të re infeksionesh, ndonëse zhvillimet e virusit nuk mund të parashikohen saktë.

Ndaj është e domosdoshme një “përgatitje largpamëse me mundësinë e reagimit sa më shpejt” për rritjen e pritshme të rasteve dhe ndryshimin e gjendjes së infeksionit në vjeshtë dhe në dimër”, thuhet në një prononcim të këtij forumi.

Raporti “Përgatitjet për pandeminë në vjeshtë/dimër 2022/23” u paraqit në Berlin (08.06). Sido që të zhvillohet situata kërkohet që përgatitjet ndër të tjera të kenë një bazë solide ligjore për masat mbrojtëse ndaj infeksionit.

Këshilli i ekspertëve të qeverisë për Coronën nisi punën në mes të dhjetorit 2021. Në këtë forum bëjnë pjesë studiues nga disiplina të ndryshme.

Tre skenarë të mundshëm

Ekspertët përpilojnë skenarët të mundshëm të zhvillimit të gjendjes. Këshilli i ekspertëve përmend tre skenarë të mundshëm për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm. Në një “model bazë” supozohet rritja e numrit të të sëmurëve nga infeksioni.

“Pavarësisht ngarkesës së moderuar prej COVID-19 në sektorin e mjekësisë intensive, mungesat në punë sërish mund të bëjnë të nevojshme masa gjithëpërfshirëse (mbajtje maske dhe ruajtje distance në mjediset e mbyllura), por edhe masa për pakësimin e kontakteve sipas direktivave rajonale”, bëhet e ditur në këtë dokument.

Në rast të një skenari negativ boshllëqet me vaksinimin në popullsi dhe rënia e imunitetit me kalimin e kohës mund të përkojnë me variante më të rrezikshme të Coronës, e kësisoj edhe të vaksinuarit plotësisht mund të përballen me rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Një zhvillim i tillë mund ta mbingarkonte sërish sistemin e shëndetësisë me rastë COVID-19 si në sektorin e shërbimit intensiv edhe në pavionet normale. Në një rast të tillë masat e nevojshme mbrojtëse si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës mund të zbuten vetëm në pranverën e vitit 2023.

Në skenarin më të favorshëm një variant i ri i virusit mund të jetë më pak i rrezikshëm, si rrjedhojë masat e mbrojtjes ndaj infeksionit “nuk do të ishin më të domosdoshme për të gjithë, por ndoshta vetëm për personat e rrezikuar”. Këshilli i ekspertëve thekson shprehimisht, se “zhvillimi i mëtejshëm i virusit SARS-CoV-2-Virus ndërkohë nuk mund të parashikohet bindshëm”. Eshtë i mundur një dobësim i tipareve që shkaktojnë sëmundjen, por nuk mund të nisesh nga një premisë e tillë.

Ekspertët: Popullsia pret planifikim efikas

Qëllimi i politikës ndaj Coronës duhet të jetë “mbrojtja e sistemit të shëndetësisë, e infrastrukturës kritike si dhe e grupeve më vulnerabël të popullsisë, duke minimizuar ngarkesën kolaterale dhe shëndetësore të shoqërisë” thuhet më tej.  Për këtë arsye duhet që të gjitha masat profilaktike, terapeutike dhe të tjera të orientohen në kufizimin mundësisht sa më parë të një vale të re. Prioritet të lartë ka gjithashtu që të mundësohet për fëmijët dhe të rinjtë që të ndjekin pandërprerje shkollën, të shkojnë në kopshte e në aktivitete sportive.

“Pandemia definitivisht nuk ka kaluar”

Profesor Heyo Kroemer, kryetar i kryesisë së Berliner Charité dhe anëtar i këshillit të ekspertëve tha, se forumi nuk do të krijojë imazhe dhe shqetësime dramatike. Ky prononcim është një “përpjekje profesionale” për të zbardhur zhvillimin e mundshëm të pandemisë dhe për të dhënë në kohën e duhur këshillat e duhura. “Pandemia definitivisht nuk ka kaluar”, tha Kroemer.

Në radhët e koalicionit qeverisës ndërkohë ka nisur debati për një rikonceptim të ligjit të mbrojtjes ndaj infeksioneve, rregullorja e të cilit lidhur me Coronën ka afat deri në shtator./DW/

The post Përgatitje për një valë të re Corona në vjeshtë: Tre skenarë të mundshëm appeared first on Albeu.com.