CNN pasqyron situaten ne veri Archives - Albeu.com

“Minoriteti serb i është përgjigjur Kosovës me rezistencë”, CNN pasqyron situatën e tensionuar në veri
Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtarë. Kështu, CNNshkruan në një artikull të saj se “Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s pas fundjavës së dhunës mes tensioneve etnike në rritje”.

“Kryeministri i Kosovës u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve etnike në rritje në veriun e trazuar të vendit”, shkruan ndër të tjera CNN.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të dielën, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, të garantojë “lirinë e lëvizjes”, pasi ai akuzoi “bandat kriminale” për bllokimin e rrugëve.

Një paqe e brishtë është ruajtur në Kosovë që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur shumicën shqiptare të Kosovës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës që ata i shohin si antiserbe.

Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb. Policia e Kosovës me armë zjarri në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje.

Ndërkohë, një granatë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në artikullin e CNN.

Pas tensionimit të situatës BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.

Autoritetet kosovare gjithashtu shtynë zgjedhjet lokale për në prill, pasi ishin  parashikuar te mbaheshin fundjavën e ardhshme.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Beogradi do t’i kërkonte KFOR-it që ta lejonte Serbinë të vendoste ushtrinë dhe policinë në Kosovë, por pranoi se nuk kishte asnjë shans për t’u dhënë leje.

Të dielën, Vuçiç tha se Serbia kërkoi lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës, por gjithashtu kërkon të ulë tensionet në rajon.

Vuçiç akuzoi autoritetet në Prishtinë dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për nxitje të tensioneve duke bërë “lëvizje të njëanshme”.

The post “Minoriteti serb i është përgjigjur Kosovës me rezistencë”, CNN pasqyron situatën e tensionuar në veri appeared first on Albeu.com.