çmimi Archives - Albeu.com

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës sot në tregun e Londrës lëvizin rreth 95 dollarë, duke reflektuar lehtësimin e investitorëve pas njoftimit për armëpushim dy-javor mes SHBA-së dhe Iranit dhe pas skicave më të qarta të një plani për normalizimin e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në Londër, një fuçi naftë u tregtua 14,71 dollarë më lirë se çmimi i mbylljes së ditës së kaluar, ndërsa në tregun amerikan çmimi ra 17,32 dollarë, duke u tregtuar për 95,63 dollarë.

Armëpushimi SHBA–Iran, ​Kusari-Lila: Pritet stabilizimi i çmimit të naftës

Tregjet prisnin me shqetësim mbrëmë një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit. Pak para skadimit të afatit të dhënë Iranit për të hapur Hormuzin, presidenti amerikan, Donald Trump shpalli armëpushimin, ndërsa ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, njoftoi se anijet do të mund të kalojnë lirshëm në koordinim me ushtrinë dhe duke respektuar kufizimet teknike.

Një zyrtar i lartë iranian tha për Reuters se Irani mund të hapë kontrolluar Hormuzin të enjten ose të premten, para takimit të zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Pakistan.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja do të ndihmojë në heqjen e bllokadës së trafikut dhe do të diskutojë me Iranin për heqjen e tarifave dhe sanksioneve. Aktualisht, kontaktet midis dy vendeve bëhen vetëm përmes Pakistanit.

Në Gjirin Persik janë bllokuar aktualisht 10 deri 13 milionë fuçi nafte dhe produkte nafte në ditë, ndërsa para luftës përmes Hormuzit kalonin 20 milionë fuçi në ditë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Kthimi në ‘status quo’ para-luftës varet nga shndërrimi i armëpushimit në paqe të përhershme.

Deklarata e armëpushimit uli gjithashtu çmimin në tregun evropian të dizelit. Një ton dizel u tregtua 1221,75 dollarë, 306 dollarë më lirë se ditën e kaluar, ndërsa një fuçi dizel kushtonte 165,1 dollarë, 41,4 dollarë më lirë, raporton cnn.

Ndërmjetësuesit që duan të dërgojnë tankeret përmes Hormuzit kërkojnë sqarime për detajet logjistike, ndërsa rafineritë dhe prodhuesit po informohen për ngarkimin. Sipas ekspertit të Fertmax FZCO, Daejin Lee, periudha 14-ditore është shumë e shkurtër për të rikthyer besimin e nevojshëm për të hequr rrezikun e pasigurisë, sidomos për linjat e ngarkimit në vendet arabe të Gjirit Persik.

Megjithatë, kërkesat për ngarkimin e naftës nga Lindja e Mesme në tankeret e mëdha me destinacion Azi janë rritur. Rafineritë aziatike që po interesohen përfshijnë Reliance Industries nga India, rafinerinë vietnameze Nghi Son, Indian Oil dhe kompaninë kineze CNOOC.

Pyetje për ngarkimin i janë drejtuar gjithashtu kompanive Abu Dhabi National Oil Co (ADNOC), Glencore nga Zvicra dhe TotalEnergies nga Franca. Ndërkohë, sipas llogaritjeve të OPEC, një fuçi nga shporta e naftës së anëtarëve të saj ishte 124,12 dollarë, 25 centë më shtrenjtë se një ditë më parë.

The post Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me tregun shqiptar? Kriza mbërrin deri te domatja, çmimi i kalon 400 lekë për kilogramë!
Domatet janë produkti me popullor në vendin tonë, më të kultivuarat në serra dhe në kopshtet familjare dhe të përdorura në recetat amvisave, por këto ditë çmimi i tyre në tregjet e pakicës ka shënuar rekorde 350-440 lekë për kg për domaten normale dhe 700-800 lekë për kilogram, për domaten qershi një vlerë e panjohur më parë për konsumatorët.

Edhe pse kjo zarzavate nuk është në kohën e saj, sezoni i dytë i serave e sillte këtë produkt me çmime të pranueshme në tezga në fillim prilli. madje edhe në janar, domatja e vendit kushtonte 170 lek/kg dhe ajo e importi 270-300 lek/kg. Tani dhe domatja evendit ka arritur importin.

Një kombinim faktorësh që nis me sipërfaqet më të ulëta të mbjelljes, dëmet që krijuan përmbytjet në fillim vit dhe kërkesa e lartë në eksport po mban çmimet në tavan.

Të dhënat nga tregu dhe Portali i Fermerëve tregojnë se dje një kilogram domate me shumicë në fermë kushtoi 170-270 lekë, ndërsa në tezga domatja e është shndërruar në një produkt “mos me prek”.

Të dhënat më të fundit nga monitorimi i tregjeve të shumicës në vend nga Portali i Fermerit tregojnë se çmimi i domates ka pësuar një kërcim të fortë, duke u tregtuar në vlera që i kalojnë 250 lekë për kilogram në disa prej rajoneve kryesore si Tirana, ndërsa në Korçë shumica arrin deri në 300 lekë për kilogram.

Çmimet e larta në pikat e grumbullimit po përkthehen në shifra akoma më rënduese për qytetarët në tregjet e pakicës, ku çmimi për kilogram ka nisur tashmë nga niveli i 350 lekëve, ndërsa varietetet specifike si domatet qershi kapin vlera rekord që shkojnë deri në 800 lekë për kilogram.

Ky trend rritës konfirmohet edhe nga analiza historike e shifrave të INSTAT, ku krahasimi i muajve shkurt ndër vite tregon se viti 2026 shënon nivelin më të lartë të çmimit mesatar në katër vitet e fundit, duke lënë pas edhe kulmin e regjistruar në vitin 2023.

Edhe pse në qytete si Tirana dhe Fieri çmimet në pikat e shumicës nisin nga 170 deri në 230 lekë për kategoritë e dyta, reflektimi i menjëhershëm në dyqanet e lagjeve dhe tregjet e vogla po e bën domaten një artikull shumë të shtrenjtë, në një kohë ku konsumi i saj është pjesë e pandashme të recetave të amvisave dhe restoranteve.

Vitin e kaluar një kilogram domate në këtë periudhë u shit në fermë 80-100 lekë për kg dhe 150 lekë në tezga, por këtë vit çmimet janë më rritur më shumë se dyfish.

Çmimet e larta të domateve e kanë sjellë një krizë të çmimeve të këtij produkti në të gjithë Mesdheun. Ndryshimet klimatike kanë sjellë një paqëndrueshmëri të temperaturave dhe përmbytjet e shkurtit dëmtuan qindra mijë hektarë sera në Itali, Spanjë, Turqi dhe Shqipëri që janë prodhuesit kryesor të këtij produkti në Europë aktualisht.

Serat e specializuara për eksport në Fier, Lushnjë dhe Berat, u përmbyten katër herë nga nëntori 2025 në shkurt 2026, duke humbur krejtësisht një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanishteve të reja.

Uji i tepërt në sera shkaktoi kalbje, duke çuar në humbjen totale të mbjelljeve të para, ndërsa lagështia e lartë pas përmbytjeve po favorizon përhapjen e sëmundjeve si vrugu, gjë që kërkon investime shtesë në pesticide të shtrenjta, duke rritur koston për kilogram në fermë, pohoi Mariglen Ziu një fermer më përvojë në kultivimit të perimeve në sera në Dimal.

Faktorë të tjerë që diktojnë rritjen janë e kostot e larta të inputeve bujqësore, ku plehrat kimike, pesticidet dhe veçanërisht kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Po ashtu, mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale ka detyruar fermerët të rrisin pagat ditore, kosto kjo që transferohet drejtpërdrejt në çmimin final të produktit.

Shumë fermerë, për shkak të humbjeve nga përmbytjet kanë braktisur punën. Prodhimi i mbetur po orientohet drejt eksportit, ku kërkesa e lartë nga tregjet e rajonit dhe Bashkimit Evropian bën që prodhimi i mbetur për tregun vendas të jetë më i pakët dhe më i shtrenjtë.

Veç të tjerash qeveria shqiptare nuk jep subvencione për fermerët për të amortizuar kostot, ndryshe nga rajoni i Mesdheut që ka më shumë masa mbrojtëse dhe ndihma financiare për bujqësinë.

Ndërsa vendet e tjera të Mesdheut u përballen me të njëjtat sfida klimatike, ato kanë sisteme kullimi dhe mbrojtjeje më të avancuara.

Përmbytjet dhe faktorët e tjerë klimatikë në Shqipëri godasin më rëndë, për shkak të infrastrukturës së vjetruar të kanaleve kulluese, duke e bërë prodhimin vendas më “vulnerabël” dhe çmimin më të paqëndrueshëm krahasuar me fqinjët./Monitor

The post Çfarë po ndodh me tregun shqiptar? Kriza mbërrin deri te domatja, çmimi i kalon 400 lekë për kilogramë! appeared first on Albeu.com.

Nis “Ferma VIP 3”, fituesi do të marrë çmimin e majmë
Premiera e parë e “Ferma VIP 3” po mbahet mbrëmjen e sotme në Vizion Plus, teksa pritet të zbulohen edhe konkurrentët e këtij viti.

Nën moderimin e Arbana Osmanit dhe në regji të Eduart Grishajt, duket se çdo gjë është përgatitur në detaje.

Po ashtu ky edicion vjen edhe me një treshe opinionistësh të njohur për publikun shqiptar si Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani.

Organizatorët kanë bërë publike se fituesi do të marrë një çmim të majmë prej 200.000 eurosh. Një shifër dyfish më e lartë sesa ajo që fitojnë banorët e “Big Brother VIP 5”, e cila është 100 mijë euro.

The post Nis “Ferma VIP 3”, fituesi do të marrë çmimin e majmë appeared first on Albeu.com.

Karburanti arrin në 220 lekë, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës/ Asnjë qytetar përballë Kryeministrisë, vetëm policët dhe media në gatishmëri
Pasditen e kësaj të hëne ishte paralajmëruar një protestë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të naftës në vend. Megjithatë, rreth një orë pas orarit zyrtar të parashikuar për nisjen e saj, përpara ambienteve të Kryeministrisë nuk vihet re pjesëmarrje e gjerë qytetare.

Në vendin ku dhe ishte njoftuar për tu mbajtur protesta, para ambienteve të Kryeministrisë, shihen vetëm disa qytetarë, kryesisht aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,  si dhe automjetet e transmetimit të mediave dhe efektivët e policisë, të cilë janë në krye të detyrës për të ndjekur zhvillimet.

Kjo protestë vjen në një kohë kur gjatë ditëve të fundit çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur deri në 220 lekë për litër, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët. Rritja e çmimeve ka sjellë gjithashtu reagim edhe nga ana e qeverisë, e cila ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet.

Kujtojmë se shoqëria civile kishte bërë thirrje për protestë ditën e sotme përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, në orën 17:00, përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale. Organizatorët u bënë apel qytetarëve që të merrnin pjesë masivisht, me qëllim kundërshtimin e çmimeve të larta dhe kërkesën për uljen e tyre.

The post Karburanti arrin në 220 lekë, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës/ Asnjë qytetar përballë Kryeministrisë, vetëm policët dhe media në gatishmëri appeared first on Albeu.com.

Çmimi i naftës po arrin 200 lekë/litri, vjen reagimi i parë nga qeveria/ Do ngrihet Task-Forcë për frenimin e abuzimit
Pasojat e luftës që ka përfshirë Lindjen e Mesme, duket se po i ndjen vendi ynë, pasi çmimi i naftës po arrin shifrën e 200 lekëve për litër.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria shqiptare, pasi pasditen e sotme Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci,  zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Takimi vjen në kohën kur çmimi i naftës është rritur me 25 lekë për litër që nga koha kur nisi luftta në Lindjen e Mesme.

U raportua se do të analizohet ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa për shfrenimin e rritjes së çmimit të naftës:

•           ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas;

•           analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg;

•           koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg;

•           informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:

•           rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;

•           monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar;

•           garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

The post Çmimi i naftës po arrin 200 lekë/litri, vjen reagimi i parë nga qeveria/ Do ngrihet Task-Forcë për frenimin e abuzimit appeared first on Albeu.com.

Owen Cooper bëhet aktori mashkull më i ri në histori që fiton Critics’ Choice
Owen Cooper vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të momentit në botën e kinematografisë, duke shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e tij në rritje. Të dielën, më 4 janar, aktori 16-vjeçar fitoi çmimin Best Supporting Actor in a Miniseries në Critics’ Choice Awards 2026, falë interpretimit të tij të spikatur në miniserialin e Netflix, Adolescence.

Me këtë fitore, Cooper u bë aktori mashkull më i ri në histori që merr një çmim Critics’ Choice, një rekord që konfirmon talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe ndikimin e madh që ka pasur roli i tij tek publiku dhe kritika.

Miniseriali me katër episode Adolescence rrëfen historinë e një djali 13-vjeçar që arrestohet në lidhje me një rast vrasjeje, duke trajtuar tema të forta sociale dhe emocionale. Performanca e Cooper u vlerësua gjerësisht për ndjeshmërinë dhe thellësinë që i dha personazhit.

Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, Cooper shprehu mirënjohje të thellë për krijuesit e serialit dhe familjen e tij, duke theksuar se viti i fundit ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tij. Ai e përshkroi këtë periudhë si një “udhëtim emocional” që nuk do ta harronte kurrë.

Kjo nuk është hera e parë që aktori anglez bën histori, pasi ai kishte fituar më parë të njëjtin çmim edhe në Emmy Awards 2025. Ndërkohë, Cooper pritet të shfaqet së shpejti në filmin Wuthering Heights, ku interpreton versionin e ri të Heathcliff, me premierë më 13 shkurt 2026.

E ardhmja e tij duket më e ndritur se kurrë.

The post Owen Cooper bëhet aktori mashkull më i ri në histori që fiton Critics’ Choice appeared first on Albeu.com.

Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim
Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte një nga vitet më të suksesshme. Kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Botërorit, është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë me në krye trajnerin Silvinjo, i cili është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm.

Braziliani ka formuar një skuadër që pëson pak gola, cinike para portës, por që vetë braziliani nuk ka shumë dëshirë që të bëjë eksperimente me lojtarët, skuadrën apo edhe me listat e gurmbullimit. Në vitët e fundit, ai i ka qëndruar besnik thuajse të gjithë lojtarëve dhe që nga kualifikueset e Europianit, deri në Ligën e Kombeve e Botëror, kanë qenë thuajse të njëjtët lojtarë.

Paraqitjet e tyre, kanë qenë bindëse jo vetëm me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe me klubet ku luajnë, si në Europë, ashtu edhe në Azi apo në Amerikë. Kështu, vlerat e disa prej futbollsitëve në dritaren e “Transfermarkt” janë rritur ndjeshëm, por ka edhe prej atyre që kanë pësuar rënie në treg apo edhe ato që nuk kanë pasur ndryshim. Rritjen më të madhe në treg, e ka pasur mesfushori i Leçes, Medon Berisha i cili nga 1.5 milionë euro vlerë të kartonit që kishte, tashmë vlerësohet me 6 milionë euro.

LOJTARËT ME RRITJE- Veç Berishës që ka pasur rritjen më të madhe me plot 4.5 milionë euro, rritje vlere kanë edhe disa futbollistë të tjerë. Kështu, Adrion Pajaziti ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove, nga 800 mijë që ishte vlera e tij para rivlerësimit. Rritje me 1 milionë euro në treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i Laçit vlerësohet aktualisht me 3.5 milionë euro, ndërkohë që deri më tani ishte 2.5 milionë. Me 1 milionë euro është rritur edhe kartoni i Arbër Hoxhës që e sheh veten tashmë në vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërkohë që një rritje të lehtë ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali në verë dhe nga 1.2 milionë euro që ishte vlera e tij më parë, tashmë ka shkuar në 1.8 milionë. Lojtarët e tjerë nuk kanë pësuar rritje, por pritet që së shpejti edhe kartoni i Muçit të ndryshojë, gjithmonë nëse sulmuesi vazhdon me këto ritme te Trabzonspori, pasi së fundmi ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje.

VLERAT E ULURA- Krahas lojtarëve që këtë periudhë kanë parë që kartoni i tyre ka pësuar rritje, ka edhe nga ato futbollistë vlera e të cilëve ka rënë. Kështu, rënien më të madhe e ka pësuar Armando Broja i cili me skuadrën e tij të Bërnleit po kalonte një moment të vështirë. Pavarësisht golit në ndeshjen e fundit, vlera e Brojës ka rënë në 10 milionë euro, ndërkohë që ishte 14 milionë euro para rivlerësimit të bërë së fundmi. Rënie të vlerës ka pësuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares ka pasur kartonin me vlerë 6 milionë euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij ka zbritur në 5 milionë. Në të njëjtën vlerë ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje më të madhe. Vlera e sulmuesit të Austin ishte 7 milionë euro, ndërkohë që tani vlerësohet me 5 milionë. Ulje të lehtë ka pësuar edhe Ivan Balliu, kartoni i të cilit tashmë kushton 1.2 milionë euro, nga 1.4 që ishte më parë.

MË TË SHTRENJTËT- Ndryshimet e vlerave të kartonit, kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Kështu, Kristjan Asllani është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, me vlerën e tij që ka shkuar në 13 milionë euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, të cilët e kanë vlerën e kartonit nga 10 milionë euro. “Top 5” e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berishën, ku të dy lojtarët kushtojnë nga 6 milionë euro, me Berishën që e sheh veten për herë të parë në këtë klasifikim sa i përket vlerës së lojtarëve, pasi më parë vlera e tij ishte vetëm 1.5 milionë.

LOJTARËT MË TË LIRË- Lojtari me vlerën e kartonit më të lirë në Kombëtare, është Naser Aliji. Mbrojtësi i Dinamos e ka vlerën në treg 300 mijë euro dhe pak më të lartë e ka portieri i Egnatias, me vlerën në treg 400 mijë euro. Gjithashtu një tjetër portier është në listën e lojtarëve më të lirë dhe bëhet fjalë për Simon Simonin, i cili vlerësohet me kartonin që shkon në 600 mijë euro. Nga 700 mijë euro kushton kartoni i dy lojtarëve të tjerë, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes që mbyllin kështu pesëshen e lojtarëve me vlerën më të ulët në “Transfermarkt”. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqipëria, pas dëmtimit që pësoi Marash Kumbulla në kampionatin spanjoll.

The post Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim appeared first on Albeu.com.

Lista e fituesve të Çmimit Nobel 2025: Kush do të njihet dhe cilat ishin kontributet e tyre?
Çmimet Nobel 2025 kanë vënë në qendër të vëmendjes individë dhe grupe studiuesish që kanë ndikuar thellë në përmirësimin e jetës së njerëzimit dhe në ruajtjen e planetit. Nga zbulimet shkencore që hapin horizonte të reja teknologjike, te aktivizmi politik dhe krijimtaria letrare, lista e këtij viti sjell histori frymëzuese dhe kontribute epokale.

Më poshtë paraqitet një përmbledhje e plotë e fituesve dhe arritjeve që i çuan ata drejt nderimit më të lartë ndërkombëtar.

Çmimi Nobel në Fizikë 2025

Fituesit e këtij viti u shpërblyen për eksperimentet që përdorin një qark elektrik për të manipuluar dhe kontrolluar fenomenet kuantike. Puna e tyre ka hapur mundësi të reja për:

kriptografi kuantike,

kompjuterë kuantikë,

sensorë ultra-precizë kuantikë.

Këto zhvillime shihen si hapa vendimtarë drejt teknologjisë së së ardhmes, duke ndikuar sektorë të tërë si siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe komunikimet.

Çmimi Nobel në Kimi 2025

Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M. Yaghi u nderuan për zhvillimin e strukturave metalo-organike (MOF) – materiale inovative që formojnë rrjete molekulare me hapësira të vogla nëpër të cilat kalojnë gazra dhe substanca të ndryshme kimike.

Potenciali i tyre praktik është shumë i gjerë:

nxjerrja e ujit nga ajri në zona të shkretëtirës,

kapja dhe filtrimi i dioksidit të karbonit,

ruajtja e gazrave toksikë,

katalizimi i reaksioneve kimike në proceset industriale.

MOF-et konsiderohen një nga teknologjitë më premtuese në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi 2025

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi u vlerësuan për zbulimet që shpjegojnë mekanizmat e tolerancës imunitare periferike, proces që parandalon trupin të sulmojë vetveten.

Studimet e tyre kanë krijuar bazën për:

zhvillimin e barnave të reja kundër sëmundjeve autoimune,

terapi inovative për trajtimin e kancerit,

kuptimin më të thellë të funksionimit të sistemit imunitar.

Ky zbulim konsiderohet një hap thelbësor drejt mjekësisë së personalizuar.

Çmimi Nobel në Letërsi 2025

Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai u shpall fitues për veprën e tij të jashtëzakonshme, e cila shquhet për atmosferën apokaliptike, tensionin emocional dhe fuqinë e madhe artistike.

Letërsia e tij shpesh përshkruhet si ndërthurje e groteskut me filozofinë njerëzore, duke sfiduar kufijtë tradicionalë të tregimit dhe duke i dhënë lexuesit një përvojë unike estetike.

Çmimi Nobel për Paqen 2025

Këtë vit çmimi iu nda dy kontributeve të mëdha në fusha të ndryshme:

Maria Corina Machado

U nderua për aktivizmin e saj të pandalshëm në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve venezuelianë, të cilët përballen prej vitesh me represion politik dhe varfëri ekstreme. Zëri i saj ka qenë ndër më të fuqishmit në skenën ndërkombëtare për rikthimin e demokracisë në Venezuelë.

Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

Fitues për kontributin e tyre në ekonominë zhvillimore, duke identifikuar kushtet që i mundësojnë shoqërive të kenë rritje të qëndrueshme përmes inovacionit teknologjik. Modelet e tyre ekonomike shpjegojnë se si kombet mund të dalin nga varfëria duke investuar në dije, kreativitet dhe zhvillim afatgjatë.

The post Lista e fituesve të Çmimit Nobel 2025: Kush do të njihet dhe cilat ishin kontributet e tyre? appeared first on Albeu.com.

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama sqaron si do të jetë çmimi
Kryeministri Edi Rama, në podcastin e fundjavës, iu rikthye edhe njëherë çështjes së karikimit të mjeteve elektrike, tashmë që së fundmi u prezantua dhe projekti më i ri “OSHEE Charge”.

Kreu i qeverisë sqaroi se shërbimi i karikimit të makinave elektrike, do të ofrohet me të njëjtin çmim kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, teksa në pikat që do të ndërtohen nga OSHEE do të ketë një çmim të rregulluar.

“Këtë javë u prezantua edhe projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes, një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së cilës Shqipëria shkon drejt objektivit madhor të sovranitetit energjetik, pa rënduar mbi qytetarët, po përkundrazi, duke iu gjendur pranë si partner në këtë rrugë të përbashkët.

Kjo do të thotë konkretisht që shërbimi i karikimit të makinave elektrike nga OSHEE-ja, “OSHEE Charge” do të ofrohet me të njëjtin çmim që ofrohet energjia elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha rastet kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, ndërkohë që ai do të ofrohet me një çmim të rregulluar dhe të arsyeshëm në pikat që OSHEE-ja do të ndërtojë dhe do të bëjë të aksesueshme për publikun”, tha Rama.

The post Karikimi i mjeteve elektrike, Rama sqaron si do të jetë çmimi appeared first on Albeu.com.

Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja
Nga dita e nesërme 1 nëntor 2025, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë, do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonesë mujore.

Bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte deri më sot, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë, nga 12000 lekë që ka qenë.

Operatori i linjës, ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Në dokument thuhet se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

Më pas, Bashkia Kamëz, e drejtuar nga kryebashkiaku Rakip Suli, ka hartuar një relacion teknik dhe financiar për arsyetimin e ndryshimit të çmimit.

Ky propozim, është shqyrtuar nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak që mbulojnë ekonominë, financat dhe transportin, dhe në fund është miratuar me votim nga Këshilli Bashkiak.

Vendimi për rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë mujore, ka sjellë revoltë te qytetarët të cilët për mediat janë shprehur të pakënaqur në një kohë kur rritja e çmimeve po ndjehet kudo.

The post Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja appeared first on Albeu.com.