cmimi vajti Archives - Albeu.com

Ulet çmimi i vajit të lulediellit
Çmimi i vajit të lulediellit për muajin korrik është ulur nga 21 deri 24% krahasuar me muajin qershor.

Për muajin korrik çmimi i vajit të lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 lekë për litër që ishte muajin e kaluar. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3%).

Importuesit pohojnë për Monitor se ulja e çmimit ka ardhur nga importet e vajit në Ukrainë.

“Ulja e çmimit të vajit është ndikuar nga lëvizja e depozitave të vajit nga Ukraina drejt vendeve kufitare që nisi që muajin qershor. Edhe për muajin korrik kanë vijuar importet e vajit nga Ukraina nëpërmjet transportit rrugor, pasi transporti detar për shkak të luftës vijon të mbetet i bllokuar. Kostot e larta të transportit rrugor dhe vështirësitë e importit në këtë periudhë kanë rritur çmimin e vajit të lulediellit 20%, ndërsa në periudhë normaliteti kostot e transportit ndikonin 5 deri 6% të çmimi. Nëse kostot e transportit nuk do të ishin të larta, vaji në Shqipëri do të vinte me çmim më të lirë”, pohoi një nga importuesit.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill çmimi i vajit arriti pikun. Nga dyqanet e pakicës dhe supermarketet vaji u tregtua 400 lekë për litër.

Prej muajit prill çmimet e shitjes së produkteve të shportës, si vaj, miell, sheqer dhe orizi kokërrgjatë po kontrollohen nga Bordi i Transparencës. Grosistët pohojnë se te rënia e çmimit nuk kanë ndikuar vendimet e bordit, pasi mbledhjet nuk po zhvillohen prej javësh dhe në fuqi kanë mbetur vetëm ruajtje e marzheve të fitimit.

Në fillim të muajit qershor Bordi i Transparencës vendosi që të mos ketë çmim të unifikuar të vajit të lulediellit për importuesit. Çmimi i ri përcaktohet i ndarë, duke në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri.

Importet e vajit të lulediellit për 2021 sipas të dhënave të Doganave u rritën 8% më shumë se 2020. Operatorët pohojnë se në këtë periudhë konsumi shfaqet me rënie për shkak të çmimit të lartë dhe emigracionit të popullatës. /Monitor

The post Ulet çmimi i vajit të lulediellit appeared first on Albeu.com.