cmimi tavan Archives - Albeu.com

Çmimi tavan për naftën ruse, Biden: Plani është ende i vlefshëm, po shqyrtohet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të enjten se tavanet e çmimit për naftën ruse, të propozuara nga vendet e G7ës, po vazhdojnë të shqyrtohen. Ai shtoi se bisedoi me Sekretaren e Thesarit, Janet Yellen, për këtë çështje.

“Po, janë ende të vlefshme”, u tha Presidenti Biden gazetarëve gjatë një vizite me rastin e Festës së Falenderimeve në një stacion zjarrfikësish në Ishullin Nantucket.

Qeveritë e Bashkimit Evropian pritej të rifillonin bisedimet mbrëmjen e së enjtes apo të premten, pasi nuk arritën një marrëveshje të mërkurën për nivelin e tavanit të çmimit që i duhet vendosur naftës ruse që transportohet nga deti.

Administrata e Presidentit Biden e percepton kufizimin e çmimeve si një mënyrë për t’i ulur Rusisë të ardhurat nga nafta, që është një burim kryesor financimi i luftës që ajo po bën në Ukrainë, por ndërkohë dëshiron të ruajë vazhdimësinë e furnizimit dhe të shmangë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Grupi i Shtatëshes (G7), ku marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, si dhe i gjithë Bashkimi Evropian dhe Australia, pritet të zbatojnë më 5 dhjetor tavanin e çmimit për naftën ruse që eksportohet përmes detit.

Rreth 70% – 85% e naftës së papërpunuar eksportohet nga Rusia në anije me kontejnerë. Thelbi i vendosjes së tavanit të çmimit është se ndalon transportin, sigurimin dhe ri-sigurimin nga kompanitë e siguracioneve për ngarkesat e naftës së papërpunuar ruse në mbarë globin, nëse nuk shitet nën çmimin e vendosur nga G7 dhe vendet aleate./VOA/

The post Çmimi tavan për naftën ruse, Biden: Plani është ende i vlefshëm, po shqyrtohet appeared first on Albeu.com.

BE jep shenja drejt vendosjes së çmimit tavan për importet e gazit
Bashkimi Evropian ‘është i gatshëm të diskutojë’ çmimin tavan në importet e gazit, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.

Komentet e saj para Parlamentit Evropian kanë dhënë shenja të ndryshimit të tonit në kontinentin evropian, pasi Gjermania ka shprehur shqetësime se vendosja e çmimeve tavan mund të devijojë furnizimet në Evropë. Deklarata e shefes së BE-së vjen pasi më shumë se 15 vende anëtare të bllokut evropian – më shumë se gjysma – kanë vendosur çmime tavan sa mund të paguajnë për gaz.

Evropa rrezikon të përballet me krizë të rëndë energjetike, sepse çmimet e energjisë janë rritur në shkallë enorme. Rusia, vendi prej të cilit është furnizuar më shumti Evropa me gaz, ka zvogëluar sasitë që dërgon në bllokun evropian, pasi Moska është goditur me sanksione për luftën e nisur në Ukrainë.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë një çmim tavan të gazit që përdoret për prodhim të rrymës”, ka thënë von der Leyen nga Straburgu.

“Ky çmim tavan do të shënonte hapin e parë në rrugën e reformave strukturore dhe reformave të përgjithshme në tregun e energjisë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post BE jep shenja drejt vendosjes së çmimit tavan për importet e gazit appeared first on Albeu.com.

G7-a do të diskutojë çmimin tavan për naftën ruse
Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse.

G7-a përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, por konsumatorët kryesorë të naftës, Kina dhe India kanë rritur importet e fuçive ruse me çmime të ulta, në nivele rekord.

Pavarësisht se eksportet e naftës ruse arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga gushti i kaluar, të ardhurat e saj nga eksporti në qershor u rritën me 700 milionë dollarë nga muaji në muaj për shkak të çmimeve më të larta, 40% mbi mesataren e vitit të kaluar, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë muajin e kaluar.

Udhëheqësit perëndimorë kanë propozuar zgjidhjen e kësaj përmes një kufiri të çmimit të naftës për të kufizuar atë që tregtarët dhe rafineritë mund të paguajnë për naftën bruto ruse – një masë që Moska thotë se nuk do t’i përmbahet dhe mund ta pengojë duke dërguar naftë në shtetet që nuk i binden tavanit të çmimit.

Disa tregtarë dhe analistë të tregut të naftës kanë shprehur dyshime se një kufi i çmimit do të funksiononte pasi Rusia ka gjetur mënyra për të dërguar naftën e saj në Azi pa përdorur siguracionin e anijeve nga perëndimi. Moska gjithashtu mund të ndalojë eksportet e një pjese të naftës krejtësisht, duke çuar në një rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë./VOA

The post G7-a do të diskutojë çmimin tavan për naftën ruse appeared first on Albeu.com.