cmimi ne burse Archives - Albeu.com

A po mbledh qeveria para përmes Bordit?! Çmimi i naftës, 33 lekë më shtrenjtë se kur ishte në të njëjtat nivele në bursa
Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lekë për litër.

Ky është vendimi i parë i Bordit për këtë vit, ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 Dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër.

Në bursa nafta tregtohet me rreth 85 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent), në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021. Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.

Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët e tregut kanë pohuar vazhdimisht se fiksimi i çmimeve, ndërhyrjet e shpeshta dhe të çoroditura të Bordit, në vend që të ndikonin pozitivisht kanë dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal. Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë.

Edhe lëvizja e fundit e Bordit, në drejtim të rritjes së çmimeve u prit negativisht nga operatorët e tregut, sipas burimeve të Monitor.

Janë paguar 135 mln euro më shumë TVSH vetëm nga rritja e çmimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021.

Rritja e çmimeve ndikoi dhe në rënien e konsumit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave , për 11 mujorin, importet e karburanteve ishin 508.7 mijë ton, me rënie prej 9.4% me bazë vjetore.

Ndonëse kanë blerë më pak karburant, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë. Vetëm për 9 mujorin, sipas përllogaritjeve të mëparshme të Monitor, mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik./monitor

The post A po mbledh qeveria para përmes Bordit?! Çmimi i naftës, 33 lekë më shtrenjtë se kur ishte në të njëjtat nivele në bursa appeared first on Albeu.com.

KESH ble rreth 1.5 milionë euro energji për një ditë, çmimet në bursë në rënie
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) përfundoi procedurën e fundit të blerjes së energjisë për datën 9 shtator (e premte) për të cilën shpenzoi rreth 1.5 milionë euro.

Bëhet fjalë për 3084 MWH energji me një çmim mesatar prej 476.77 euro/MWh. Sasia e blerë është afërsisht 15 për qind e konsumit mesatar ditor.

Ndërkohë tashmë në faqen e KESH është aktivizuar procedura e re e cila kërkon 12 mijë MWh energji për dy ditë 10 dhe 11 shtator.

Në total importet e Korporatës nga fillimi vitit deri më tani kanë kaluar 300 milionë euro. Qeveria llogarit që deri në fund të vitit pavarësisht luhatjeve të çmimeve në bursë të ketë nevojë edhe për rreth 200 milionë euro si të mjaftueshme për të përballuar kërkesën në një kohë kur prodhimi në kaskadë kufizohet për shkak të mungesës së reshjeve.

Në Bursën e Hungarisë që është referencë edhe për Shqipërinë çmimet e energjisë kanë pësuar një ulje të ndjeshme në raport me një javë më parë kur arritën kulmin dhe një MWh u shit me 1047 euro duke e bërë situatën alarmante.

Rënia e kërkesës për shkak të këtij niveli kombinuar edhe më rënien e çmimit të naftës duket se kanë ndikuar për një ulje graduale që gjatë kësaj jave ka zbritur çmimet mes 350-500 euro/MWh.

Konkretisht çmimi për datën 8 shtator në bazë ishte 481 euro/MWh ndërkohë që në pik ishte 499 euro/ MWh. Për datën 9 shtator në bazë 1 MWh energji u shit për 384 euro/MWh. Zakonisht në fundjavë për shkak të rënies së kërkesës në bursa ka një ulje të mëtejshme të çmimeve por për shkak të situatës së këtyre muajve kjo tendencë me raste është përmbysur. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë çmimi për fundjavë.

Ndërkohë KESH ka vijuar gjatë kësaj kohe edhe me procedura optimizimi në një tentativë për të pasur një amortizim të kostove në portofolin e tij ekonomik. Situata në kaskadë mbetet e paqartë teksa rifreskimi i fundit i të dhënave është bërë në datën 28 gusht kur rezerva energjetike ra në 541 Gwh.

Situata energjetike në vend vijon të mbetet kryefjalë teksa një ditë më parë qeveria shpalosi planin e saj ku përveç kursimit do të ketë edhe rishikim të çmimit për ata që konsumojnë në fashën mbi 800 KWh. Këta të fundit do të paguajnë me 9.5 lekë 800 KWh dhe çdo KWh mbi këtë vlerë me një tarifë 42 lekë që përfshin 35 lekë koston e energjisë dhe 7 lekë tarifë transmetimi dhe shpërndarjeje./MONITOR

The post KESH ble rreth 1.5 milionë euro energji për një ditë, çmimet në bursë në rënie appeared first on Albeu.com.

Bie çmimi i naftës në bursë, në Shqipëri mbetet e njëjtë, Dashnor Sula: Sa duhej të shitej sot një litër karburant
Edhe pse çmimi i naftës në bursa ka pësuar një ulje, Bordi i Transparencës në Shqipëri e ka mbajtur atë të pandryshuar që prej datës 11 gusht.

Së fundmi deputeti i PD, Dashnor Sula ka bërë një ankesë kundër këtij bordi duke theksuar se çmimi në bursë vijon të ulet ndërsa në Shqipëri litri i naftës mbetet i lartë. Ai e ka cilësuar këtë fakt si një skandal të madh dhe ka akuzuar qeverinë se nuk po reagon me uljen e taksave.

“Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më posht po bëj përllogaritjen:

Çmimi per liter pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/liter + akcize 38.2all/liter + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/liter+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter. Ky do duhet te ishte çmimi i naftes sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normen e rritur te fitimit nga bordi per importuesit. Por vjedhja nuk ka fund ne Shqiperi. Bordi mblidhet menjehere per te rritur çmimin por ben sikur nuk eshte vigjilent kur behet fjale per te ulur çmimin.” Shkruan Dashnor Sula.

Postimi i plotë:

Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar.

Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave.

Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.

Prej ditësh në bursë çmimi i naftes ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin.

Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më posht po bëj përllogaritjen:

Çmimi per liter pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/liter + akcize 38.2all/liter + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/liter+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter. Ky do duhet te ishte çmimi i naftes sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normen e rritur te fitimit nga bordi per importuesit. Por vjedhja nuk ka fund ne Shqiperi. Bordi mblidhet menjehere per te rritur çmimin por ben sikur nuk eshte vigjilent kur behet fjale per te ulur çmimin.

The post Bie çmimi i naftës në bursë, në Shqipëri mbetet e njëjtë, Dashnor Sula: Sa duhej të shitej sot një litër karburant appeared first on Albeu.com.