çmimi karburanteve Archives - Albeu.com

Korriku vendos rekord për importet e naftës në Shqipëri, çmimi kalon 200 lekë për litër
Shqipëria regjistroi në korrik nivelin më të lartë mujor të importeve të karburanteve të paktën që nga viti 2000. Të dhënat tregojnë se në vend hynë 75 mijë e 779 tonë naftë, ndërsa çmimi për litër kapërceu 200 lekët dhe në gusht u rrit deri në 219 lekë.

Volumi i importuar gjatë korrikut ishte rreth 4.800 tonë më i madh se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje prej 7 për qind.

Rekordi mujor është shënuar pavarësisht se, në total, importet e karburanteve kanë pësuar rënie. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit u importuan rreth 408 mijë tonë, ose rreth 8 mijë tonë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia llogaritet në rreth 2 për qind.

Një tjetër veçori e kësaj periudhe lidhet me çmimin e naftës. Pikërisht në muajin kur karburanti kaloi kufirin e 200 lekëve për litër, importet arritën sasinë më të lartë mujore të regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, sasia e importuar nuk mund të barazohet drejtpërdrejt me konsumin. Nuk ka të dhëna publike që të përcaktojnë se sa prej 75 mijë tonëve u përdorën gjatë korrikut dhe sa u depozituan në stok.

The post Korriku vendos rekord për importet e naftës në Shqipëri, çmimi kalon 200 lekë për litër appeared first on Albeu.com.