cmimi kafes Archives - Albeu.com

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafes në Shqipëri?
Miliarda njerëz në mbarë botën, e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

Kolumbia, Brazili dhe Vietnami, janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në botë. Megjithatë, prodhimi i kafesë po përballet me sfida serioze.

Temperaturat e larta dhe reshjet e paqëndrueshme, po ndikojnë negativisht tek bimët e kafesë.

Sipas studimeve deri në vitin 2050, gjysma e tokave të përshtatshme për kultivimin e kafesë mund të zhduken.

Ndryshku i gjetheve

Përveç kushteve atmosferike, fermerët po luftojnë edhe me sëmundje si “La Roya”, një lloj ndryshku i gjetheve që ka shkatërruar deri në 50% të prodhimit në disa rajone të Amerikës Latine.

“Më parë, një pemë kafeje prodhonte qindra kokrra. Tani mezi nxjerrim gjysmën. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, – thotë për DW Cristian Cano, kultivues kafeje në Kolumbi.

Kjo krizë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun botëror. Vetëm në vitin 2024 çmimi i varietetit Arabica u rrit me 80%, një nga rritjet më të mëdha në dekada.

Nga një kafe e lirë, në një kafe luksi?

Në Shqipëri kafeja nuk është thjesht një pije – është një traditë, një moment social dhe një zakon i përditshëm. Por çmimet kanë filluar të rriten ndjeshëm dhe shumë vetë pyesin: A po e humbasim “kafen e lirë” si pjesë të kulturës sonë?

Sipas Enri Jahajt, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe të Restoranteve, Shqipëria ka funksionuar për vite me një treg anormal të kafesë:

“Ne kemi qenë një treg i korruptuar në këtë aspekt, sepse nuk jemi prodhues dhe as pjekës të mëdhenj të kafesë. Shumica e kafesë që përdoret këtu është e importuar. Për vite me radhë, çmimi i kafesë në Shqipëri ka qenë më i lirë se në vendet e rajonit, gjë që nuk përkon me logjikën e tregut të lirë. Tani që rregullat janë përforcuar, rritja e pagave dhe taksave po sjell një ndryshim në treg. Kjo po ndikon drejtpërdrejt te bizneset, të cilat janë të detyruara të përshtatin çmimet, sepse kanë edhe koston e personelit. Rritja e kostove është një realitet i pashmangshëm”, thotë Jahaj.

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafesë?

“Brenda një viti çmimi i kafesë është rritur me 20%, dhe pritet të rritet edhe me 20% të tjera. Në Tiranë çmimi mesatar i një filxhani kafeje tashmë është 90-130 lekë, ndërsa në zonat elitare arrin deri në 150 lekë. Sipas parashikimeve gjatë muajve të ardhshëm çmimi minimal pritet të shkojë në 120 lekë, ndërsa ai maksimal do të mbetet në të njëjtat nivele”, shpjegon Jahaj.

A do të kthehet kafeja në luks në Shqipëri? Për momentin ajo mbetet ende një kënaqësi e përditshme për shumicën e shqiptarëve. Por me ritmet aktuale të rritjes së çmimeve, mund të vijë një ditë kur një filxhan kafeje nuk do të jetë më aq i përballueshëm sa dikur.

The post Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafes në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

Shtrenjtohet kafeja në baret e kryeqytetit
Lokalet e kryeqytetit nuk na janë dukur më plot, në këto ditë vjeshte, ndonëse të gjitha (thuajse) kanë reflektuar një rritje të çmimit të kafesë.

Kostoja e kafesë që importohet në vend është rritur shumë këtë vit, duke i lënë bizneset në ankth nëse klientët e tyre, nga supermarketet që tregtojnë, te kafenetë e deri tek njerëzit që kërkojnë kafenë e tyre të përditshme në dorë, a do të tolerojnë çmime më të larta?

Shqiptarët konsiderohen si një popull kafedashës dhe frekuentues të mëdhenj të kafeneve, vend i cili është shndërruar në një ‘tempull’: aty çlodhesh, aty bën takime pune, apo familjare e kësisoj. Dhe në fakt, të gjithë klientët në radhë me mua në një nga pikat e kafesë “Mulliri i Vjetër” nuk thanë asnjë fjalë që ekspresi i tyre kushtonte 10 lekë më shumë, apo kapuçinoja 20 lekë më shumë. E porositën, e paguan dhe morën kafenë në dorë në rrugët e Tiranës.

E njëjta panoramë nuk duket në dyqanet e vogla të lagjeve, baxhot apo supermarketet, tek të cilat blerësit shohin me vëmendje faturën e tyre: buka, vaji, sheqeri, makaronat, mielli, veza deri në 10% më të shtrenjta.

Vetëm gjethet po bien në këto ditë të fundit të tetorit, ndërsa çdo çmim produkti është në rritje.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2021 ishte 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5%. Ndërsa ndryshimi mujor, në rritje me 0.5%.

Prodhuesi më i madh në botë i kafesë, Brazili, është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas “Wall Street Journal” dhe kjo ka reflektuar çmimin e kafesë kudo në botë. Gjithashtu, thatësirat kanë ndikuar edhe në prodhim më të ulët të grurit dhe si pasojë, çmimi i tij në bursë është rritur. Tashmë, globalisht çmimet e produkteve të grurit si mielli, buka, pastat janë në rritje.

Një arsye që mendohet se ka ndikuar gjithashtu në një rritje të çmimit të kafesë, ka qenë një rritje e kërkesës së konsumatorëve në mbarë botën. Rritja e numrit të kafeneve, tashmë përsëri të hapura, kanë nxitur rritjen e nivelevetë konsumit.

Enri Jahaj drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve pohon se, çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, një kafe në bare kushton minimalisht 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendas.

Sipas tij, numri i bizneseve të kafeve është rritur, më shumë aktorë janë përfshirë. Z. Jahaj thotë për “Monitor” që tendenca e pandemisë në rritjen e blerjeve të produkteve eksperti në shtëpi vijon të jetë e qëndrueshme, pavarësisht se nuk vihet re një ulje konsumi në kafe.

Deri ku do të shkojë rritja e çmimeve? Këtë përgjigje nuk e jep askush.

Dyqanet e vogla të lagjeve në Tiranë raportojnë një tkurrje të shpenzimeve ditët e fundit, ku kryesisht pensionistët, janë rezervuar për blerjet e tyre. Ndërsa çmimet më të qëndrueshme duket se janë në grupin fruta-perime, të cilat nuk kanë ndryshim.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve thotë se në Shqipëri, rritja e çmimeve është reflektuar në shumë produkte. “Vetëm ajri për momentin s’ka rritje”-pohon ai, duke paralajmëruar se çmimi i kafesë do të ndiejë një rritje tjetër në fillim të vitit tjetër.

“Tregu global ka pasur një rritje prej 30% të çmimit, e cila nuk është reflektuar ende në vendin tonë dhe pritet të shihen efektet nga fillimi i vitit tjetër. Në Italinë e famshme për kafenë, grosistët pohojnë se është shndërruar në një biznes për të mbijetuar dhe jo më për fitime”- përfundon Jahaj.

A do të vijojnë të jenë lokalet të mbushura sa më parë? Dhe sa do të mund të ‘rezervohen’ shqiptarët në blerjet e produkteve jetike të shportës? Janë pyetje, përgjigjet e të cilave do të shihen në muajt në vijim…/Monitor

The post Shtrenjtohet kafeja në baret e kryeqytetit appeared first on Albeu.com.