cmimi i vajit Archives - Albeu.com

Shtrenjtimi i sheqerit 3,5% nga bordi i ushqimeve, Grosistët: Çmimi do mbetet i stabilizuar për 2-3 muaj
Pak ditë më parë Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve për produktet e shportës shtrenjtoi rreth 3,5% çmimin e sheqerit krahasuar me muajin qershor. Për muajin shtator sipas vendimit të fundit të bordit çmimi i shitjes së sheqerit është 118 lekë nga 114 lekë për kg që tregtohej më parë.

Në fillim të muajit qershor, konkretisht më 10 qershor, Bordi i Transparencës kishte marrë vendim për uljen e çmimit të sheqerit me 16% nga 121 lekë në 104 lekë për kg. Për shkak të  rënies së çmimit, disa dyqane të pakicës dhe supermarkete për disa javë të muajit qershor nuk mundën të tregtonin sheqerin, për shkak të mosfurnizimit nga pikat e tregtimit me shumicë.

Mungesa e sheqerit u kthye në shqetësim edhe për konsumatorët të cilët ato ditë në disa pika pakice nuk kanë mundur të blejnë produktin. Distributorë e produkteve ushqimore në Shqipëri sqaruan se mungesa e produktit në treg nuk u ndikua nga problemet me importet, por për shkak të çmimit nën koston e furnizimeve të përcaktuar nga Bordi i Transparencës.

Përfaqësues të kompanisë “Ferro & Co” një nga importuesit më të mëdhenj të sheqerit në vend të kontaktuar nga “Monitor” pohuan se aktualisht shtrenjtimi i çmimit është ndikuar nga rritja e çmimit në bursa. Grosistët nuk arrijnë të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim me çmimin e sheqerit në tregjet e huaja. Por sipas tyre të paktën për 2-3 muaj çmimi do të jetë i stabilizuar në këto nivele për shkak të kohëzgjatjes së furnizimeve.

Produkti tjetër ushqimor çmimi i të cili monitorohet nga bordi është edhe për miellin masiv. Në vendimin e muajit shtator çmimi i miellit u ul në 83 lekë nga 90 lekë për kg që ishte përcaktuar më 10 qershor. Rënia e çmimit është ndikuar nga ndryshimet e çmimeve të grurit në tregjet e huaja. Pas përfundimit të sezonit të korrjeve çmimet pësuan rënie të lehtë, duke u kotuar nën nivelin e 400 USD/ton.

Stabilizohet çmimi i vajit

Prej disa muajsh sakaq stabilizim ka shënuar edhe çmimi i vajit të lulediellit. Pas rritjeve të njëpasnjëshme të çmimit, për muajin korrik vajit i lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 deri 380 lekë për litër që shitej më parë. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3 %). Ndërkohë çmimet e shitjes së vajit vijojnë të jenë në nivelet e 280 deri 290 lekë për litër.

Importuesit pohojnë për Monitor se stabilizimi i çmimit është ndikuar nga importet e vajit në Ukrainë. Në kahun tjetër kostot e larta të transportit rrugor dhe vështirësitë e importit në këtë periudhë vijojnë të mbajnë çmimin e furnizimit rreth 20% më të lartë se në periudhë normalitetit. Grosistët thonë se nëse kostot e transportit nuk do të ishin të larta, vaji në Shqipëri do të vinte me çmim më të lirë.

Çmimet e larta të vajit të lulediellit dhe krijimi i rezervave familjare për shkak të panikut ndikoi te rënia e konsumit të këtij produkti. Për muajin gusht importuesit pohuan se konsumi ishte rreth 30-40% më pak se vjet. Për muajt janar-qershor 2022 konsumi ra 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-it. Ndërkohë për shkak të informalitetit të lartë dhe mungesës së marketimit të shitjes fermerët shqiptare që posedojnë disa rrënjë ullinj kanë ende stok të pashitur në shtëpitë e tyre vajin e ullirit vendas. Përfaqësues të hoteleve në qytetin e Beratit pohuan se shumë fermerë kanë të depozituara në shtëpitë e tyre 400 deri 500 litra vaj ulliri të pashitur, pasi mungon orientimi për tregtimin e tij./MONITOR

The post Shtrenjtimi i sheqerit 3,5% nga bordi i ushqimeve, Grosistët: Çmimi do mbetet i stabilizuar për 2-3 muaj appeared first on Albeu.com.

Ulet lehtë çmimi i vajit! Por pse konsumi është në rënie?
Çmimi i shitjes së vajit të lulediellit ka pësuar një rënie të lehtë në 375 Lekë/litër, nga 381 Lekë/litër që ishte më parë.

Pak ditë më parë Bordi i Transparencës vendosi heqjen e tavanit te çmimi i vajit të lulediellit, por mbajti të pandryshuar marzhin e fitimit 35 Lekë për importuesit, tregtarët e shumicës 2 Lekë dhe dyqanet e pakicës 4 Lekë/litër.

Grosistët e kontaktuar nga “Monitor” pohuan se tkurrja me rreth 1.6% e çmimit të shitjes me pakicë është ndikuar nga hapja e disa furnizimeve nga Ukrainë dhe Maqedonia e Veriut.

Tregtarët janë furnizuar nga Ukraina me vaj luledielli me çmim 315 Lekë/litër. Pavarësisht rënies së çmimit shqetësim për importuesit në këtë periudhë është rënia e shitjeve deri 50% krahasuar me vjet.

“Në këtë periudhë në treg po hyn vaj me çmime të ndryshme. Te rënia e çmimit të vajit kanë ndikuar importet e Ukrainës. Shumë tregtarë në këtë periudhë kanë kryer furnizime nga ky shtet me çmim 315 Lekë/litër. Importet nga Ukraina nuk janë të sigurta për shkak të luftës dhe nuk mund të parashikohet se sa do zgjasin. Bordi i Transparencës nuk ka më rol në mbajtjen në kontroll të çmimit të vajit, pasi të gjithë importuesit janë të interesuar të shesin produktin e tyre. Aktualisht nuk po shitet vaj. Konsumi i vajit është i ulët, për shkak të magazinimit të produktit nga familjarët dhe shitjeve të vajit me çmim më të lirë që hyn kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Në këtë shtet përpunohet vaji grexho që vjen nga Bullgaria dhe shumë sasi dalin kontrabandë”, pohoi një nga grosistët e vajit.

Disa importues arritën të siguronin sasi të limituara vaji nga Ukraina me çmim 340 deri 350 Lekë për litër edhe në muajin prill. Në këtë periudhë çmimi i vajit nga tregtarët e pakicës për konsumatorin shitej 385 Lekë/litër.

Në muajin maj për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët ndërprenë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e Ukrainës zgjasin në treg për 1 muaj. Importuesit edhe më herët paralajmëruan se furnizimet e Ukrainës me çmim 40 Lekë më të lirë për litër, mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të luftës.

Bizneset në Ukrainë për shkak të frikës të asgjësimit të rezervave të tyre tentuan të gjejnë rrugë eksportimi në formën e trans-shiping (kalimi nga bankerat e trenave nëpër botet të kamionëve të transportit drejt 3 shteteve që kufizohen me Ukrainën, si: Polonia, Hungaria dhe Rumania.

Sakaq vendimi i Bordit të Transparencës parashikon që çmimi i vajit do të përcaktohet i ndarë, duke marrë në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri. Kjo do të sjellë që çmimet nga disa operatorë të jenë më të ulëta, kurse për të tjerë më të larta.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 Lekë për litër nga 249 Lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32.5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 12% dhe arriti 370 Lekë për litër. Për 5 javë, nga fundi i muajit prill deri në fillim të qershorit, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimin e shitjes. / D. Azo-Monitor/

The post Ulet lehtë çmimi i vajit! Por pse konsumi është në rënie? appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë çon çmimin e vajit të lulediellit në stratosferë, “hije” mbi muajin e Ramazanit
Kriza e Ukrainës ka bërë që çmimet globale të vajit të lulediellit të rriten në nivel rekord.

Komuniteti mysliman është ai që po e përjeton më së shumti rritjen e çmimit të vajit shkruan Skynews.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 2 prill, vaji është përbërës kryesor për vaktet e njohura si “iftare”, që zakonisht përmbajnë pjata me oriz, mish dhe pasta të shijshme të skuqura në vaj.

Shumë nga këto pjata kërkojnë sasi të bollshme vaji për t’u gatuar.

Në Liban, një shishe vaj luledielli prej një litri është rreth 10 herë më e shtrenjtë se sa ishte tre vjet më parë dhe importet e pakta nënkuptojnë se supermarketet po i racionin blerjet në një shishe për klient.

Ukraina dhe Rusia përbëjnë më shumë se 80% të eksporteve globale të vajit të farave të lulediellit dhe çmimet për ushqimin kryesor u rritën me 64% në një javë të vetme në fund të marsit.

Muajin e kaluar, kur Rusia filloi pushtimin e saj, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) tha se indeksi i vajit vegjetal u rrit me 8.5% në një rekord të lartë.

Në Liban, ku një krizë e thellë ekonomike ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten 11 herë që nga viti 2019, sipas Programit Botëror të Ushqimit, ndikimi i kostove të grurit, vajit të gatimit dhe karburantit po ndihet veçanërisht rëndë me rritjen e çmimeve pas luftës.

The post Lufta në Ukrainë çon çmimin e vajit të lulediellit në stratosferë, “hije” mbi muajin e Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Rritja drastike e çmimit, gati ndëshkimi për “kartelin” e Vajit të Lulediellit! Pjesë e zinxhirit të hetimit edhe Valbona Selimllari (FOTO LAJM)
Pas rritjes drastike të çmimit të Vajit të Lulediellit gjatë javëve të fundit, duket se Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim të thelluar për të ndëshkuar bizneset abuzuese, raporton albeu.com.

Mesa duket ka një marrëveshje të fshehtë mes këtyre bizneseve për të mbajtur në “stratosferë” çmimin e Vajit të Lulediellit.

Hetim i thelluar do të ndërmerret ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal”.

Lajmin e bëri të ditur Autoriteti i Konkurrencës, përmes një njoftimi, ku edhe ka dhënë informacion të detajuar mbi abuzimet në fjalë.

Duket se pjesë e “listës së zëzë” është edhe ish-missi Valbona Selimllari, e cila sipas raporteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton të jetë pjesë e një biznesi të madh të vajit, ku ka blerë rreth 60 % të aksioneve të kompanisë, raporton albeu.com

Mesa duket, edhe Selimllari është përfshsirë në marrëveshjet (kartel) për të mbajtur të lartë çmimin e vajit.

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës:

Autoriteti i Konkurrencës, me Vendimin nr.870 ka vendosur sot “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal”.

Disa muaj më parë, me vendimet nr.803 datë 28.05.2021 dhe nr.803, datë 28.05.2021 Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021”.

Gjatë kësaj periudhe hetimore 8 mujore, u përcaktua se: tregu përkatës i produktit përfshin: (i) Tregun e Importit të Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit/Ambalazhimit të Vajit Vegjetal; (iii)Tregun e Shitjes me Shumicë të Vajit Vegjetal. Tregu përkatës i produktit është vaji i lulediellit.

Tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e tregut të shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një treg mesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%, GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem-934 ka 6% dhe Teuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar me tregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edhe prodhuesit/ambalazhuesit e vajit vegjetal.

Në vijim të hetimit paraprak të sipërcituar dhe shqetësimeve në media, Autoriteti i Konkurrencës me urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 vendosi sërish nën monitorim tregun e tregtimit të vajit vegjetal (shumicë dhe pakicë) nga ku rezultoi se:

– Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritje gjatë vitit 2022.

– Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta), Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhës shkurt – mars ka pasur trend rritës. Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lekë me TVSH, Diamond me 335 lekë me TVSH, King me 315 lekë me TVSH dhe Floriol me 319 lekë me TVSH.

Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se:

– Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri.

– Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.

Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar –  mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, në kuptim të një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar të këtyre ndërmarrjeve.

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, vendosi Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.

Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022./albeu.com/

The post Rritja drastike e çmimit, gati ndëshkimi për “kartelin” e Vajit të Lulediellit! Pjesë e zinxhirit të hetimit edhe Valbona Selimllari (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Çmimi i vajit në Maqedoni nuk do të jetë më shumë se 110 denarë
Varësisht nga prodhuesit dhe sa litra do të jetë vaji i vendosur në shishe, çmimi i vajit për gatim pritet të shëtit maksimalisht deri 110 denarë. Këtë e tha drejtorja e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Maqedoninë e Veriut, Aneta Simeska Dimoska.

“Për momentin çmimi i vajit formohet në bazë të vendimit që e mori qeveria ku shitja me pakicë është e njëjtë me çmimin e shitjes me shumicë”, sqaroi Simeska Dimoska.

Siç theksoi ajo, çmimi i vajit nuk do të jetë më shumë se tani dhe maksimalisht do të shitet deri në 110 denarë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut hoqi TVSH-në për ushqimet bazë ushqimore duke përfshirë edhe vajin për gatim./zhurnal

The post Çmimi i vajit në Maqedoni nuk do të jetë më shumë se 110 denarë appeared first on Albeu.com.

Rritjet drastike të çmimit të vajit, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj këtyre kompanive
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar ditën e sotme se ka hapur hetimet për rritjen e lartë të çmimit të vajit vegjetal.

Hetimet do të përfshijnë disa kompani që operojnë në vend të cilat kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme çmimin e produkteve që tregtojnë.

Njoftimi i Plotë:

Autoriteti i Konkurrencës, me Vendimin nr.870 ka vendosur sot “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal”.

Disa muaj më parë, me vendimet nr.803 datë 28.05.2021 dhe nr.803, datë 28.05.2021 Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021”.

Gjatë kësaj periudhe hetimore 8 mujore, u përcaktua se: tregu përkatës i produktit përfshin: (i) Tregun e Importit të Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit/Ambalazhimit të Vajit Vegjetal; (iii)Tregun e Shitjes me Shumicë të Vajit Vegjetal. Tregu përkatës i produktit është vaji i lulediellit.

Tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e tregut të shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një treg mesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%, GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem-934 ka 6% dhe Teuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar me tregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edhe prodhuesit/ambalazhuesit e vajit vegjetal.

Në vijim të hetimit paraprak të sipërcituar dhe shqetësimeve në media, Autoriteti i Konkurrencës me urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 vendosi sërish nën monitorim tregun e tregtimit të vajit vegjetal (shumicë dhe pakicë) nga ku rezultoi se:

– Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritje gjatë vitit 2022.

– Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta), Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhës shkurt – mars ka pasur trend rritës. Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lekë me TVSH, Diamond me 335 lekë me TVSH, King me 315 lekë me TVSH dhe Floriol me 319 lekë me TVSH.

Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se:

– Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri.

– Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.

Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, në kuptim të një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar të këtyre ndërmarrjeve.

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, vendosi Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.

Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022./albeu.com/

The post Rritjet drastike të çmimit të vajit, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj këtyre kompanive appeared first on Albeu.com.