cmimi i ujit Archives - Albeu.com

Nga 1 janari 2025 do të rritet çmimi i ujit për 12 Bashki, sa lekë do paguajnë qytetarët
Enti Rregullator i Ujit, ka vendosur rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive të cilat kanë në administrim 12 njësi apo Bashki.

Rritja e çmimit është bërë kryesisht për kategorinë e familjarëve, teksa për bizneset dhe institucionet publike nuk janë bërë rishikime me përjashtim të disa rasteve të rralla.

Por cilat janë në fakt dy shoqëritë që kanë aplikuar për rritje çmimi dhe tarifat e reja që do të paguajnë qytetarët, pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Së pari, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a e cila ka në mbulim Shkodrën, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë Arrzin dhe Malësinë e Madhe.

Për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës, ka një rritje me 37.5 për qind të çmimit të ujit të pijshëm teksa për bizneset dhe institucionet nuk ka ndryshim. Familjarët do të paguajnë çdo m3 ujë me 55 lekë.

Për Vaun e Dejës rritja e çmimit të ujit, është 31 për qind teksa për Fushë Arrëzin kjo rritje është dyfishuar, ku nga 20 lekë m3 që paguajnë aktualisht pas hyrjes në fuqi të vendimit tarifa do të jetë 40 lekë/m3 ujë.

Për Pukën rritja e çmimit llogaritet në 14.2 për qind ku nga 35 lekë do të paguajnë 40 lekë m3. Këto tarifa do të paguhen nga 1 janari 2025.

ERRU ka miratuar rishikim të çmimeve edhe për ndërmarrjen rajonale në Gjirokastër. Sipas çmimeve të reja dhe atyre aktuale, edhe në këtë rast rritja ka përfshirë kryesisht familjarët.

Konkretisht, familjet e Gjirokastrës do të paguajnë një çmim 8.6 për qind më të lartë në raport me çmimin aktual. Sot m3 ujë paguhet 46 lekë ndërsa me çmimin e ri 50 lekë m3. Në Përmet rritja llogaritet në 25 për qind ku nga 40 lekë do të paguajnë 50 lekë m3 ujë.

Në Tepelenë, rritja llogaritet në 51.5 për qind dhe po kaq edhe në Memaliaj. Në Këlcyrë rritja është 35 për qind, ku ka një rishikim çmimi edhe për institucionet publike me një rritje 20 lekë për m3 ujë në raport me çmimin aktual.

Rritja e çmimit edhe pse në nivele më të moderuara, aplikohen edhe në Dropull dhe Libohovë. Edhe për këtë ndërmarrje hyrja në fuqi e çmimeve të reja është nga 1 janari 2025./MONITOR

The post Nga 1 janari 2025 do të rritet çmimi i ujit për 12 Bashki, sa lekë do paguajnë qytetarët appeared first on Albeu.com.

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë, ja tabela me tarifat e reja
Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave. Nga 45 lekë për m3 çmimi i ri i ujit rritet në 60 lekë/m3 për klientët familjarë.

Në një vendim të publikuar në fletoren zyrtare bëhet me dije se Komisioni Kombëtar Rregullator vendosi miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a., si më poshtë:

The post Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë, ja tabela me tarifat e reja appeared first on Albeu.com.

Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit, çfarë u prezantua sot në Kuvend nga Enti Rregullator
Enti Rregullator i Ujit prezantoi këtë të enjte në Kuvend raportin vjetor për vitin 2021, ku rritja e çmimit të ujit për qytetarët duket e pashmangshme. Faktorët që mund të çojnë në këtë rritje janë disa, por më kryesori është çmimi i energjisë elektrike.

Sipas raportit të ERRE-s, vendimi i Qeverisë për të nxjerrë në treg të lirë mbi 7 mijë biznese prek pjesën më të madhe të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo do të thotë se këto shoqëri, prej datës 1 janar 2022 paguajnë një kilovat energji elektrike me çmim deri në tre herë më të lartë se para kësaj date.

“Në nëntor 2021 referuar një VKM bizneset të cilat furnizohen me energji elektrike nga burime 20KV, 10KV dhe 6 KV duke filluar nga 1 janari 2022 do të faturohen me tarifa të liberalizuara sipas tregut dhe jo më si më parë me tarifa të rregulluara nga ERRE. Në këtë kategori futen pothuajse të gjithë shoqëritë UK të Shqipërisë, që do të thotë se pritet një rritje mjaft e madhe e kostos së energjisë elektrike për to. Duke patur parasysh impaktin negativ mjaft të madh të këtij akti në ekuilibrin financiar të shoqërive, priten vendime të tjera nga qeveria për përballimin e kësaj situate nga shoqëritë UK”, thuhet në raportin e ERRU.

Si shembull, ERRU sjell në raport kostot energjitike të ujësjellësit të Durrësit, që për vitin 2021 patën një rritje rekord në 191 mln lek. Ndikim në rritjen e faturës, sipas ERRU, ka dhënë edhe mënyra e re blerjes së energjisë elektrike si rezultat i krizës energjitike të katër muajve të fundit të vitit 2021.

Sipas njoftimit nga OSHEE, shoqëritë UK që furnizohen me energji nga burimi 35 KV faturohen nga OSHEE me tarifa të liberalizuara të tregut, pra jo të rregulluara nga ERRE. Subjekt i kësaj gjendje ka qenë UK Durrës e cila për muajt e krizës është faturuar nga OSHEE me tarifa të tregut që kanë qenë rreth 3 herë më të larta se ato para saj.

Çmimet e trefishuara të energjisë elektrike për ujësjellësat do të rëndojnë borxhin që këto ndërmarrje kanë ndaj OSHEE-së. Deri më tani këto kompani kanë një borxh prej 20.37 mld lekësh, ose rreth 160 mln eurosh. Nga këto, 100 mln euro janë detyrime të faturuara ndaj shoqërive dhe 9.32 miliardë lekë janë kamatë-vonesa.

Në këto kushte, rritja e çmimit të ujit, sipas raportit të ERRU-t është e pashmangshme. Deri në fund të vitit të kaluar, Enti përcaktonte çmimet për shoqëritë e ujësjellësave përmes metodologjisë “Kosto+”, ku parimi kryesor ishte rritja e tarifave për shoqëritë që propozonin mbulimin 100 për qind të kostove operacionale dhe të mirëmbajtjes.

Sipas ERRU-t, nga 58 shoqëri vetëm 12 të tilla mbulojnë kostot operacionale e të mirëmbajtjes dhe që kanë objektiv mbulimin 100 për qind të kostove të të gjithë aktivitetit të tyre, jo vetëm atë operacional e mirëmbajtës. Për këto shoqëri, gjatë këtij viti mund të aplikohet metodologjia e re e përllogaritjes së tarifave, që përcakton çmimet tavan.

Sa u takon punësimeve, ERRU vëren në raport se organika e shoqërive është e mbipopulluar, edhe me raste punësimesh abuzive. Megjithatë, gjatë 2021, Enti thekson se vetëm 11 punonjës janë punësuar nga ujësjellësat, ndërsa numri i tyre ka rënë në 5.28 punonjës për 1 mijë lidhje, nga 5.32 punonjës që ishte në vitin 2020.

ERRU thekson se përmirësimi i lehtë i eficencës së stafit për vitin 2021, nuk tregon për përmirësimin e vëmendjes së shoqërisë për këtë tregues, sepse kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të lidhjeve të ujit me rreth 17,200 lidhje ndërkohë që numri i stafit është shtuar me 11 punonjës.

Në shumë shoqëri, punësimet janë artificialisht të larta për shkak të kërkesës në plotësimin e detyrimit ligjor për garantimin e sigurisë së veprave me personel roje të sistemeve, si dhe abuzimi me punësimet e pajustifikuara. Në këtë drejtim, ERRU thotë se kërkohet një angazhim më i madh nga shoqëritë dhe bashkitë përkatëse për të eliminuar punësimet nepotike apo të karakterit politik./Gazetasi/

The post Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit, çfarë u prezantua sot në Kuvend nga Enti Rregullator appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi? ERRU paralajmëron rritjen e çmimit të ujit në Shqipëri, si do të jenë tarifat e reja
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave.

Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta biznesi disavjeçare. Sipas metodologjisë së re përcaktohen saktë rastet se kur mund të aplikohet për tarifë, mënyra sesi bëhet përcaktimi i saj dhe kostot që merren parasysh.

Konkretisht ERRU ka sqaruar shoqëritë UK deri tani në aplikimin e tyre për tarifa pranë tij kanë synuar kryesisht mbulimin deri në 100% të kostove të operim mirëmbajtjes.

“Një numër mjaft i vogël shoqërish kanë synuar që të mbulojnë me tarifa edhe një përqindje të kostove totale ku përfshihen edhe kostot e amortizimit, të interesave dhe të pricipalit të huave apo kredive të financuara nga donantorët e huaj. Janë pothuajse të përjashtuara rastet kur shoqëritë kanë aplikuar pranë ERRU-së që me tarifat e shërbimeve të mbulojnë në të ardhmen edhe nevojat e planifikuara për investime fizike. Ky është faktori kryesor që ERRU në vendosjen e tarifave ka aplikuar metodën “Kosto Plus” me periudhë rregullatore 1 vjeçare” thuhet në shpjegimin e Entit për metodologjinë.

Enti ka pranuar se gjendja aktuale dhe nevoja e përmirësimit të performancës së sektorit kërkon një konceptim më të avancuar të metodologjisë së vendosjes së tarifave nga ERRU. Por ndër reshta shihet qartë se nevoja e lartë për investime në sektor nuk do të mund të mbulohet vetëm me mbështetjen e buxhetit, donatorëve apo tarifave aktuale ndaj rritja e tyre është e pashmangshme.

“Metodologjia e avancuar e “Çmimit Tavan” si pjesë e kësaj metodologjie kërkon domosdoshmërisht që shoqëria të ketë një Plan Biznesi 5 Vjeçar që synon përmbushjen e kërkesave të mësipërme për sektorin e UK, si dhe të kushteve që përmbajnë Direktivat Evropiane për ujin e pijshëm dhe për ujërat e ndotura.

Nga ana tjetër, referuar vlerësimit të nevojave për investime në sektor përcaktuar në Master Planin Kombëtar, dokumenti-projekt i Strategjisë Kombëtare të Financimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve parashikon që krahas kontributeve nga buxheti i shtetit dhe donatoreve të huaj, një pjesë e mirë e tyre të mbulohet nga rritja e tarifave të shërbimeve” thuhet në dokument.

I njëjti saktëson se aplikimi i metodës së re të rishikuar që ka parasysh financimin e komponentit të investimeve me anë të tarifave, do të kontribuojë mjaft për rinovimin e aseteve me anë te përfshirjes në kostot të komponentit të amortizimit duke eliminuar rrezikun e vjetërimit të aseteve në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura.

“Përdorimi i metodologjisë se rishikuar do të mundësoje gjithashtu edhe në mbulimin pjesërisht ose plotësisht të nevojave për investime të aseteve për zgjerimin e shërbimeve në zonën e shërbimit.

Duke pasur parasysh gjendjen dhe specifikat e sektorit e të shoqërive UK që operojnë në të, metodologjia e rishikuar e vendosjes së tarifave supozon ende edhe përdorimin e metodologjisë së mëparshme “Kosto Plus” për shoqëritë që ende nuk propozojnë të mbulojnë mbi 100% të kostove O&M. Për shoqëritë e tjera do të përdoret metodologjia e re e “Çmimit Tavan”, e cila domosdoshmerisht është e bazuar në një Plan Biznesi 5 Vjeçar të shoqërisë UK” vlerëson Enti.

Metodologjia ka të përcaktuar edhe formulën që do të përdoret për tarifat ku ERRU saktëson se shoqëria llogarit dhe justifikon përbërësit vjetorë të tarifave për periudhën rregullatore në përputhje me këtë metodologji për secilin nga shërbimet e rregulluara, përfshirë kostot e pranuara operacionale, numrin e klientëve dhe vëllimet e shërbimit.

“Shoqëria ka të drejtë të propozojë tarifa fikse dhe volumetrike për shërbimet e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të trajtimit të ujrave të ndotura. Nëse propozohet tarifë fikse, kostot e pranuara operacionale ndahen midis tarifës fikse (deri ne 30%*) dhe tarifës volumetrike (jo më pak se 70%).

Kostot kapitale llogariten vetëm për tarifën volumetrike të shërbimit të rregulluar kur shoqëria mbulon mbi 100% kostot e pranuara oparcionale por të dhënat për këto kosto do të raportohen në çdo aplikim. Shoqëria mund të propozojë nivel më të ulët të të ardhurave nga tarifa volumetrike se sa të ardhurat e nevojshme të llogaritura për mbulimin 100% të kostove kur kjo justifikohet bazuar në kriteret e vendosjes së tarifave që përdor ERRU në këtë metodologji”, thuhet në metodologji./Monitor/

The post Çfarë ndodhi? ERRU paralajmëron rritjen e çmimit të ujit në Shqipëri, si do të jenë tarifat e reja appeared first on Albeu.com.