cmimi i energjise Archives - Albeu.com

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë, sa është fatura që do të paguajnë
Duke nisur nga sot, hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj, çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh.

Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak.

Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë, ose 700 lekë më pak.

Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi. Janë mbi 1 milion familje që konsumojnë deri në 700 kWh energji në muaj.

Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama, deklaroi pas vendimit për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi, nuk u mor për qëllime elektorale por qeveria ka një plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030. Tarifa e re e energjisë elektrike që hyn në fuqi nga kjo e shtunë, do të aplikohet deri në 31 dhjetor të këtij viti.

The post Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë, sa është fatura që do të paguajnë appeared first on Albeu.com.

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025, për të përcaktuar dhe nielvin e ri të tarifave.

Ndërkohë që, burime zyrtare thanë për TV SCAN, se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ç`ka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH.

Ndërkohë aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë.

The post Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim appeared first on Albeu.com.

Belinda Balluku: Viti 2025 plot sfida, do ulim çmimin e energjisë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar Vitin e Ri 2025.

Balluku u ka uruar të gjithë shqiptarëve për një vit sa më të mbarë, kudo që ata janë.

Përmes një video mesazhi Balluku tha se, “në këtë ditë të parë të 2025 uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë me plot shëndet dhe begati e plot harmoni në familjet e tyre. Mbi të gjitha dua të uroj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe të infrastrukturës, për gjithëçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura.

Në vitin 2024 kemi shënuar gur kilometrik për infrastrukturën. Hapja e tunelit të Llogorasë një nga ëndrrat në sirtar të gjithë qeverive u realizua në 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu nisëm punën dhe do të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu , Thumanë -Kashar që ka nisur të jetë në përdorim nga fundi i qershorit 2024, duke u pasuar me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjerë të këtij korridori dhe hapjen e garës ndërkombëatre për ndërtimin e segmentit Milot -Balldre i shumëpritur nga Shkodra dhe Lezha”, tha Balluku.

Ajo tha gjithashtu, se shumë punë të mira do të behen edhe gjatë viti 2025.

“Kemi kantierin e rëndësishëm të Korridorit 8-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Sqipërisë por edhe vendeve të rajonit. Korridori 8-të do të ndërlidhet me portin e ri në Porto Romano, gara e të cilit është një garë ndërkombëtare dhe tashmë është e hapur. Porto Romano do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe një port sigurie pasi aty do të jetë edhe një bazë e NATO-s”, tha Balluku.

Ajo theksoi se edhe energjia ka bërë hapa përpara.

“Për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur të bëjnë bilance pozitive të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar shërbime më të mira por edhe kanë shënuar stabilizim të financave të tyre, duke na dhënë mundësinë që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.

Kemi ulur nivelin e humbjeve në nivelin 17.83% duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësur ulen e çmimit të energjisë. Gjithashtu kemi arritur në sezon veror të përballojmë fluskin e lartë për energji dhe kjo falë punës së mirë të gjithë punonjëve të OSHEE dhe OST”, u shpreh Balluku.

Balluku tha se, 2025 është një vit plot sfida.

“Unë jam besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e punonjësve tanë, ne do t’ja dalim për të bërë punë edhe më të mira. Kemi ndryshuar katërcipërisht sektorin e Ujësjellës- Kanalizimeve duke rritur të ardhurat e sektorit dhe duke shërbyer me sisteme të mordernizuara dhe të sigurta për të gjithë shqiptarët. Ndërsa një gur kilometrik është vendosur edhe në sektorin e Aviacionit Civil. Mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportine Tiranës që do të pasohet gjatë 2025 me aeroportin e Vlorës që do të nisë operimin e tij në pranverën e këtij viti. Lajme të mira do të kemi plot“, tha Balluku.

Sipas saj, “ashtu sikurse Tirana u rrethua nga një unazë infrastrurore rrugore moderme që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e BE-së, ashtu do të vazhdojmë të punojmë në të gjithë vendin.

Për të përmbyllur të gjitha kantierët që tashmë kanë nisur nga puna dhe për të hapur kantiere të reja ndërtimi që do ta cojnë Shqipërinë në një nivel tjetër atë europian . Ashtu siç premtuam dhe po bëjmë punën tonë çdo ditë”, mbyll mesazhin Balluku.

The post Belinda Balluku: Viti 2025 plot sfida, do ulim çmimin e energjisë appeared first on Albeu.com.

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të mbetet i njëjtë, OSHEE: Ja skemat e faturimit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës.

Skema e faturimit për këto subjekte, ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet.

OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë;

Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:

o Për periudhen 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00

o Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm.

Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë.

Orari pik është orari kur konsumi i energjisë, është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare.

Nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo lëvizje është abusive.

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve).

Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv.

Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra bukë të regjistruara si të tilla.

Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është si më poshtë:

o Për vitin 2018 janë tarifuar 11 subjekte

o Për vitin 2019 janë tarifuar 87 subjekte

o Për vitin 2020 janë tarifuar 86 subjekte

o Për vitin 2021 janë tarifuar 95 subjekte

o Për vitin 2022 janë tarifuar 120 subjekte

o Për vitin 2023 janë tarifuar 164 subjekte

o Për vitin 2024 janë tarifuar 194 subjekte

Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut, ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë.

Skema e tarifimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës.

Që prej muajit prill 2024 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të furrave të bukës. Edhe për këto tarifa është i zbatueshëm koncepti i orarit pik.

OSHEE sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, me qëllim aplikimin e drejtë dhe jo diskriminues të çmimeve të energjisë elektrike te furrave te bukes, propozuan në ERE çmime të reja për furrat e bukës.

Këto çmime reflektonin situatën konkrete të biznesit të furrave të bukës, të cilat tashmë ushtrojne edhe aktivitete te kombinuara, si pasticeri, bar kafe, etj.

Kategoritë e miratuara nga ERE në muajin prill 2024 janë si më poshtë:

Kategoria I – Vetëm Furra buke/prodhim mielli, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh.

Kategoria II – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh;

Kategoria III – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres), Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh.

Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qënë 14l/kWh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.

Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti

OSHEE sqaron se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnje kosto të energjise dhe qeveria e subvencionon si nje mase sociale për popullsinë.

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjelle një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbeshtetjen e nje konkurrence te ndershme ndermjet kategorive te ndryshme te furrave bukes.

Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen sot janë rreth 1600, të ndarë sipas tre kategorive:

Në kategorinë Furra Buke – 480 subjekte

Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri – 865 subjekte

Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri + Bar Kafe – 222 subjekte

The post Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të mbetet i njëjtë, OSHEE: Ja skemat e faturimit appeared first on Albeu.com.

Çmimi i energjisë për furrat e bukës/ Nis më 7 Maj verifikimi në terren për ndarjen e subjekteve në 3 kategori
Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përkatësisht nga data 7 deri më 20 Maj do të plotësojnë formularin e shpërndarë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), për kushtet konkrete se në cilën fashë të energjisë elektrike përfshihen.

Plotësimi i formularit i paraprin zbatimit të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike në 3 fasha, sipas kategorizimit të bizneseve të prodhimit të bukës.

Nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, u njoftua se çdo objekt nga data 7 deri më 20 Maj, do të plotësojë një formular sipas kushteve konkrete se në cilën fashë përfshihet subjekti.

“FSHU-ja do të bëjë me grupe pune verifikimin e gjendjes konkrete të furrave të bukës e pastiçerive, nga data 7-20 Maj. Ky do jetë hapi i parë për zbatimin e këtij vendimit të ERE-s Nr.72 datë 15/04/2024”, pohon shoqata.

Faturimet e reja që do të kryhen duke filluar 1 Maj 2024, deri në 31 dhjetor 2024 do të zbatohen sipas çmimeve të reja për prodhuesit e bukës.

Pas ngritjes së një grupi pune dhe konsultimeve të vazhdueshme, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe MIE e OSHEE Group, kanë rënë dakord për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti.

Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.

Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Aktualisht, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv duhet të paguajnë një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh të vendosur nga ERE që në vitin 2018.

Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë, është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm, aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

Vendimi për kategorizimin e 3 çmimeve të energjisë elektrike

FSHU sh.a., në kërkesën për përcaktim të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për subjektet “Furra buke dhe/ose prodhim mielli” të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV, ka propozuar një kategorizim të ri të këtyre subjekteve si më poshtë vijon:

Kategoria I, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 7.6 lekë/kWh të energjisë elektrike.

Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:

1- Licenca për prodhim dhe tregtim buke me NIPT të veçantë të dedikuar ose Sekondar.

2- Ambienti i prodhimit ose tregtimit të jetë i veçantë, me dalje më vete dhe i ndarë me ambientet e tjera.

3- Duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50 kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

Kategoria II, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 9.5 lekë/kWh të energjisë elektrike.

Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:

1- Licenca duhet të jetë: prodhim dhe tregtim buke, brumëra dhe pastiçerie.

2- Në ambientet e prodhimit dhe tregtimit duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

3- Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.

Kategoria III, subjektet të cilat përfitojnë çmimin 12 lekë/kWh të energjisë elektrike.

Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:

1- Këtë çmim do ta përfitojnë të gjitha ato subjekte që në ambientet e tyre, prodhohet dhe tregtohet: bukë, pastiçeri dhe prodhime brumërash.

2- Duhet të ketë të instaluar pajisjet përkatëse, si: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

3- Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave, si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.

4- Në këto ambiente mund të përfshihet edhe shërbimi Bar-Kafe dhe ushqim vetëshërbim./Këtë çmim do ta përfitojnë të gjitha ato subjekte që në ambientet e tyre, prodhohet dhe tregtohet: bukë, pastiçeri dhe prodhime brumërash.

Duhet të ketë të instaluar pajisjet përkatëse, si: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.

Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave, si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.

Në këto ambiente mund të përfshihet edhe shërbimi Bar-Kafe dhe ushqim vetëshërbim./Monitor

The post Çmimi i energjisë për furrat e bukës/ Nis më 7 Maj verifikimi në terren për ndarjen e subjekteve në 3 kategori appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore paralajmëron: Rritja e çmimeve të energjisë do të shtonte varfërinë dhe vdekjet nga i ftohti në Shqipëri
Familjet me të ardhura më të ulëta priren të shpenzojnë më shumë nga buxheti i tyre për energji sesa ato me të ardhura më të larta.

Kur kalohet nga nivelet më të ulëta në nivelet më të larta të të ardhurave, shpenzimet e familjeve për energji si pjesë e shpenzimeve totale zvogëlohen me 8 për qind në Shqipëri dhe 4 për qind në Kroaci, Taxhikistan dhe Turqi (shiko grafikun e mëposhtëm), referon një studim i fundit i Bankës Botërorë për vendet 22 vende të rajonit Europës Juglindore dhe Azinë Qendrore (ECA).

Edhe para krizës së fundit energjetike, familjet më të varfra ndanin deri në 60 për qind të buxhetit të tyre për gjërat thelbësore si ushqimi, strehimi dhe energjia, të cilat lanë pak fonde të lira për ngrohje më të mirë dhe izolim.

Studimi i Bankës tregon se familjet rrezikojnë të bien në varfëri absolute kur çmimet e energjisë rriten. Rritjet e mëtejshme të çmimeve mund të shtyjnë shumë qytetarë në 22 vende të Rajonit ECA në varfëri ekstreme dhe përqindjen e popullsisë që nuk mund të mbajë banesën ngrohtë.

Nga të dhëna të tjera krahasuese Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon dhe goditjet që mund të vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë do të jenë më të larta.

Shumë familje gjithashtu kufizojnë kërkesën e tyre për ngrohje nën standardin normal. Kosova raportoi se mbi 40 për qind e popullsisë së saj nuk mund t’i mbante shtëpitë e tyre të ngrohta, më pas vijnë në renditje Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut.

Kur analizohet popullsia që ka të ardhura 60 për qind më pak se mesatarja, Kosova dhe Shqipëria raportojnë respektivisht 53 dhe 58 për qind të të popullatës në këtë nivel të ardhurash që nuk mund të sigurojë ngrohje.

Mungesa e ngrohjes ka efekte të rënda që çojnë edhe në humbje jete. BB referon raporte që dokumentojnë për norma të larta të vdekjeve në dimër tek ata që jetojnë në temperatura të ulëta në banesat e tyre. Ka gjithashtu kostot shëndetësore që lidhen me ngarkesën shtesë në sistemet shëndetësore. Këto rreziqe janë shpesh më të rënda edhe për fëmijët dhe të moshuarit.

Vetëm 9 vende në Rajon ofrojnë skema mbështetëse, duke kompensuar familjet për ngrohjen e banesave, por shpesh ato janë jo efikase. Psh në Shqipëri subvencionet e energjisë elektrike janë kompensimi më i zakonshëm tek pensionistët me afërsisht 5 euro në muaj, ndërsa në Bosnje pothuajse 200 euro në muaj.

Nëse çmimet e ngrohjes bëhen të papërballueshme, familjeve shpesh u mbeten dy zgjedhje jo tërheqëse: të zvogëlojnë nivelet e ngrohjes në shtëpi ose kthehen mënyra të tjera me gaz ose dru të cilat shpesh kanë emetime më të larta. /Monitor

The post Banka Botërore paralajmëron: Rritja e çmimeve të energjisë do të shtonte varfërinë dhe vdekjet nga i ftohti në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk pres rritje çmimi, të njëjtën gjë e kam thënë edhe para përcaktimit të parafundit të çmimit të energjisë elektrike. Pastaj të gjithë thanë se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 30 në 60 për %. Këta ishin të njëjtit që ishin ekspertë të koronës, pastaj u bënë ekspertë të energjisë, tani janë ekspertë të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Kovaçevski.

Lidhur me vendosjen e tarifës së lirë ditore, Kovaçevski tha se vendimin e merr KRRE dhe se për atë proces EVN-së i duhet kohë që t’i rregullojë njehsorët në amvisëri.

“Nëse merret një vendim i tillë, pasi nuk mund të flas në emër të Komisionit Rregullativ për Energji, atëherë me siguri EVN-së do t’i duhet një kohë e caktuar për ta futur atë në të gjithë njehsorët e amvisërive”.

Ai shtoi se është marrë parasysh edhe çmimi i energjisë elektrike për kompanitë e vogla në mënyrë që ajo të jetë në nivel të qëndrueshëm për prodhimin e tyre.

The post Kovaçevski: Nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët
Ndonëse familjarët shqiptarë “shpëtuan” pa iu rritur çmimet e energjisë në muajt e fundit të 2022-t për konsumin mbi 800 kwh, sërish ata e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon.

Eurostat ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Europës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë shqiptarë është 0.0976 euro/kwh orë, që e rendit vendin të dytin më të shtrenjtin në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (0.103 euro/kwh).

Mali i Zi e ka energjinë pak më lirë se Shqipëria (0.096), Bosnjë dhe Hercegovina (0.0893), Serbia (0.0869). Turqia e ka energjinë 0.087 euro/kwh.

Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Europë deri në fund të vitit 2022, në 0.0637 euro/kwh. Më 1 prill, në Kosovë u shtrenjtua energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh.

Ndërkohë rreth 200 mijë familje përfituan subvencion mujor për shtrenjtimin e energjisë për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim qeveria do të subvencionojë vetëm familjet në nevojë.

Në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar qeveria paralajmëroi që energjia mbi konsumin prej 800 kwh do të shtrenjtohej në 42 lekë/kë orë, për periudhën tetor-dhjetor (nga 9.5 lekë), si rrjedhojë e situatës së vështirë në bursat ndërkombëtare, por më pas u tërhoq nga ky vendim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike.

Europa, Energjia elektrike shënoi çmime rekord në 2022

Sipas Eurostat, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bashkimin Europian, vazhduan të tregojnë një rritje të mprehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, nga 23,5 € për 100 kWh në 28,4 € për 100 kWh. Çmimet mesatare të gazit u rritën gjithashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 nga 7,8 € për 100 kWh në 11,4 € për 100 kWh në gjysmën e dytë të 2022. Këto çmime janë më të lartat e regjistruara nga Eurostat.

Pas një rritjeje të konsiderueshme të çmimeve, që filloi përpara pushtimit rus të Ukrainës, por që u rrit deri në gjysmën e dytë të 2022, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror kanë treguar kohët e fundit shenja stabilizimi, pjesërisht për shkak të politikave dhe ndërhyrjeve të qeverive të BE-së.

Vendet e BE-së zgjodhën masa të ndryshme, të tilla si ulja e taksave dhe tarifave, heqja e përkohshme e taksave për konsumatorët, kufizimet e çmimeve, ofrimi i mbështetjes ekonomike ose shpërndarja e kuponëve për konsumatorët, ndërsa disa vende aplikuan çmime të rregulluara.

Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, pesha e taksave në faturën e energjisë elektrike ra ndjeshëm, nga 36% në 16% (-18,3%), ndërsa në çmimin e gazit nga 27% në 14% (-15,8%). Të gjitha vendet e BE-së vendosën ndihma dhe subvencioneve qeveritare ose reduktimi i taksave, për të zbutur kostot e larta të energjisë. Këto masa qeveritare, ndërkohë që kanë ulur çmimet e energjisë për konsumatorin final, kanë rënduar llogaritë e qeverisë.

Ky informacion vjen nga të dhënat për çmimet e energjisë elektrike dhe gazit, të publikuara së fundmi nga Eurostat.

Çmimet e energjisë elektrike rriten në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Holandës

Çmimet e energjisë elektrike familjet, u rritën në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përveç Maltës (-3%, në monedhë kombëtare) dhe Holandës (-7%), në gjysmën e dytë të 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Çmimet në Maltë janë të rregulluara, ndërsa qeveria holandeze mbështet konsumatorët me shuma të përgjithshme dhe ulje taksash. Rritjet më të larta u regjistruan në Rumani (+112%), Çeki (+97%), Danimarkë (+70%), Lituani (+65%) dhe Letoni (+59%), ndërsa më të ulëtat ishin në Luksemburg (+3%), Austri dhe Gjermani (+4% secila), dhe Poloni dhe Bullgari (+5% secila).

E shprehur në Euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike për familjet në gjysmën e dytë të 2022, ishin më të ulëtat në Hungari (10,8 € për 100 kWh), Bullgari (11,5 €) dhe Maltë (12,8 €) dhe më të lartat në Danimarkë (58,7 €), Belgjikë (44,9 €) dhe Irlandë (42,0 €). / Eurostat-monitor

The post Eurostat: Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët appeared first on Albeu.com.

Shtrenjtimi i energjisë për 15%, qeveria e Kosovës premton subvencionim për qytetarët
Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës tashmë ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike do të rriten për rreth 15 për qind dhe se ato do të aplikohen nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Por, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se subvencionimi i energjisë për qytetarët do të vazhdojë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për subvencionimet të cilat janë ndarë për konsumatorët e energjisë elektrike si dhe ato që do t’i ndajnë në vazhdimësi.

Rizvanolli në seancën e Kuvendin të Kosovës ka thënë se do t’i përkrahin qytetarët për konsum deri 800kWh, sidomos familjet në nevojë.

“Qeveria e Kosovës i ka përcjellë me vëmendje të hyrat e ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara dhe për tarifën e energjisë për vitin vijues. Ne kemi vendosur që sikurse dhe vitin e kaluar t’i qëndrojmë afër qytetarëve që t’i subvencionojmë deri në 800kWh”.

Ajo po ashtu tha se ata konsumatorë të cilët kanë konsumuar 1,600kWh do të ndihmohen duke subvencionuar energjinë elektrike për ta, e duke mos ulur konsumin për të kaluar në forma të tjera efecienti, siç kanë bërë vitin e kaluar.

Ministrja skemën e subvencionimeve e ka quajtur të suksesshme.

“Kemi ndihmuar mbi 9,000 familje për të kaluar nga ngrohja me energji në forma të tjera të ngrohjes më eficiente. Këtë formë do ta zgjerojmë përmes fondit të BE-së. Përveç pajisjes së ngrohjes do të kemi dhe masa të tjera të ngrohje duke përfshi dhe pajisje solare, por edhe bizneset”, ka përfunduar ajo.

Por, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se shtrenjtimi i tarifave të rrymës nuk i prek qytetarët që janë veri të Mitrovicës.

Sipas Musliut, vendimi Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka shkaktuar pabarazi etnike.

“Bordi i ZRRE-së ka marr vendim për shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. Ky shtrenjtim nuk i prek qytetarët në veri të Mitrovicës, të cilët janë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë. Me këtë vendim po bëhet një pabarazi etnike”, tha Musliu gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se Qeveria duhet të nxjerr një vendim që të lirohen nga pagesa e rrymës kategoritë e dala nga lufta.

“Kërkoj nga institucionet të nxirret një vendim që të lirohen nga pagesa e rrymës kategoritë e dala nga lufta, e me theks të veçantë veteranët dhe invalidët e luftës”.

Duke filluar nga 1 prilli, rryma është shtrenjtuar për 15.4 për qind bazuar në këto tarifa.

Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

Vendimi thotë se ata që harxhojnë 300kWh rritja do të jetë 2.88 euro, kurse ata që shpenzojnë 450kWh rritja do të jetë 4.18 euro dhe për harxhim 600kWh rritja do të jetë 5.49 euro. Për ata që harxhojnë 800kWh rritja do të jetë 7.21 euro, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kWh rritja do të jetë 10.51 euro dhe konsumatorët që harxhojnë 1,200kWh rritja do të jetë 13.80 euro.

ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes së kursyer. Në Kosovë, qytetarët, si gjetiu në botë, po përballen me nivel të lartë të inflacionit. Viti i kaluar është përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në shkurt ka qenë 10.5 për qind. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë./monitor

The post Shtrenjtimi i energjisë për 15%, qeveria e Kosovës premton subvencionim për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Kriza e energjisë, ende s’ka dritë në fund të tunelit
Kriza e energjisë, që nisi në fund të verës 2021, edhe pse e lajmëruar nga tregjet, si një efekt anësor i post-pandemisë, nuk arriti të perceptohej plotësisht në shkallëzimin që do të merrte.

Kjo është hera e parë në dekada, që vendet po ndihen të “lodhur” përballë një krize energjie që gllabëron para pa limit dhe askush nuk di të thotë se kur do të jetë fundi dhe kthimi në normalitetin e dikurshëm.

Përfshirja në ekuacionin mjaftueshëm të ndërlikuar të ekonomisë globale, e luftës Rusi-Ukrainë, çoroditi edhe një herë të gjitha tregjet, duke keqësuar më tej krizën e energjisë kur çmimet do të arrinin nivele rekord, të cilat do t’i kalonte në kurriz edhe Shqipëria.

Në vitin 2022, importet ishin rreth 450 milionë euro, kurse vetëm në javën e fundit të nëntorit dhe në dhjetor, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) arriti të çlirohej nga blerjet në tregun e lirë.

Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit solli si pasojë që, jo vetëm të prodhohej maksimalisht për të furnizuar vendin, por edhe të shitej në tregun e parregulluar.

Në harkun e një muaji, 22 nëntor deri më 25 dhjetor, KESH arriti të zhvillojë disa procedura për shitjen e energjisë, të cilat i sollën më pas pak lehtësim financiar, i cili, në raport me shpenzimet e vitit për import është sërish një pikë uji në oqean. Por cila është panorama e energjisë dhe çfarë pritet në vitin 2023?

KESH shet rreth 30 milionë euro në treg të lirë, pse parashikohen importe

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvilloi në harkun e një muaji të paktën 10 procedura të shitjes së energjisë. Sasia për shitje lëvrohej në fasha të ndryshme orare, që përfshinin jo vetëm pikun, por edhe ato me çmime më të lira, duke bërë që, sipas kësaj logjike, të ardhurat të jenë të luhatshme.

Në total, KESH arkëtoi nga këto procedura 28.8 milionë euro. Nga ana tjetër, prodhimi maksimal në kaskadën e Drinit nuk do të thotë që Shqipëria nuk mund të importojë në këtë periudhë.

Nëse i referohemi dokumentit që u paraqit në Entin Rregullator të Energjisë për fashën 800 KWh dhe argumentimit të pezullimit të saj, në një tabelë të veçantë parashikoheshin disa skenarë për import, edhe në dhjetor. Skenari bazë parashikonte import 19 milionë euro, një vlerë dukshëm më e ulët se muajt e tjerë që mesatarisht janë luhatur mes 35-57 milionë eurove.

Burime nga KESH sqaruan se importet në tregun e lirë nuk janë një dëshirë e kompanisë në kushtet kur situata hidrike është e mirë, por detyrim. Kjo do të thotë se, në momente të caktuara të ditës, konsumi në vend kalon mundësitë prodhuese në atë fashë, pra, nevoja është më e lartë se prodhimi, ndaj plotësimi bëhet me energjinë e blerë nga tregu i lirë.

Rritja e konsumit përtej kapaciteteve prodhuese ndodh kryesisht në festat e fundvitit, por edhe në rastet e uljes së ndjeshme të temperaturave në janar. Si pasojë, në këta muaj, kur kushtet hidrike janë shumë të mira, importet edhe pse minimale, sërish zënë vend.

“Rezerva hidrike garanton furnizim për të gjithë dimrin”

Pas një periudhe të vështirë me importe, KESH mundi që të marrë disi frymë lirisht në fund të vitit 2022. Falë reshjeve, kaskada e Drinit ka arritur nivele optimale për të prodhuar.

Rritja e ndjeshme e Fierzës, e cila në pjesën më të madhe të vitit ishte nën mesataren historike shumëvjeçare, ka dhënë garanci për një dimër më të qetë në furnizim me energji. Vetë Korporata Elektoenergjetike Shqiptare konfirmon se alternimi me opsione të tjera nuk do të mungojë, dhe në kushtet aktuale, do të ketë energji pa ndërprerje në dimër.

“Rezerva hidrike që kemi sot garanton që për të gjithë dimrin, furnizimi të jetë pa ndërprerje” – konfirmoi KESH. Në çdo rast, mënyra sesi menaxhohet prodhimi, shitjet dhe blerjet në treg të lirë do të varen nga kushtet hidrike të vendit në këtë periudhë.

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Rregullorja parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës gjatë dy kohëve.

Për Fierzën, për shembull, niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor, në rregullore, është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Në periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative.

Pse po dështojnë procedurat e depozitimit të energjisë

Prodhimi me kapacitet të plotë i energjisë në kaskadën e Drinit në disa momente shtron para për KESH, përveç mundësisë së shitjes edhe atë të depozitimit. Procedura ka në thelb dhënien e një sasie të caktuar energjie dhe kthimin e saj në një moment tjetër, që kryesisht nga KESH është kërkuar të jetë vera.

Të paktën tre procedura depozitimi të hapura në fund të vitit 2022 dështuan, duke mos pasur pjesëmarrës nga palë të interesuara. Korporata shpjegon se rritja e rreziqeve në treg është një nga faktorët kryesorë pse këto procedura nuk janë të suksesshme.

Furnizuesit parapëlqejnë transaksione me para, ku edhe fitimin e kanë të sigurt, ndërkohë që depozitimet janë bërë thuajse të paparashikueshme mbi leverdishmërinë që mund të ketë pala e përfshirë.

“Në zbatim të VKM 620, përcaktohet se depozitimi bëhet me koeficient 1:1 pra nëse marr një MWh, atëherë duhet të kthej po 1 MWh. Në këtë kontekst, kjo është e leverdishme për depozituesin, por jo tregtarin.

Tregu i energjisë nga tetori 2021 dhe në vazhdim ka treguar se është i paqëndrueshëm dhe ende nuk dihet se kur do të krijohet një lloj qëndrueshmërie. Depozitimi është praktikë që nuk përfshin shkëmbimin monetar, por tregtari apo shoqëria që do të depozitojë dhe do ta kthejë këtë energji në momentin e rënë dakord, e sheh gjithmonë nga efekti financiar.

Nëse ai e blen sot sasinë e nxjerrë nga KESH dhe e shet me një çmim (X), ai duhet që, energjinë të cilën do ta kthejë në verë, ta sigurojë më lirë për të pasur interes në këtë procedurë. Por sot, në tregje ka shumë pasiguri dhe nuk ka më garanci që transaksioni që po kryen do të jetë i leverdishëm.

Përveç kësaj, janë rritur kostot e kapaciteteve, të cilat edhe ato janë bërë të paqëndrueshme. Kjo do të thotë se, pavarësisht sa merret energjia në bursë, ka kosto shtesë për transmetimin që ndryshon. E gjitha kjo e bën depozitimin një transaksion me rrezik të lartë.

Ne jemi të interesuar që energjinë që depozitojmë sot ta marrim në verë dhe, edhe pse ka periudha qetësie në bursë, askush s’di të thotë se çfarë do të ndodhë në verë.

Tregu është bërë shumë i paparashikueshëm, pasi janë grupuar një sërë aspektesh që nga mbyllja e TEC-eve në Europë te lufta Rusi-Ukrainë apo luhatshmëria e prodhimit nga burimet e tjera”, – sqaron KESH.

Por çfarë ndodh me energjinë e destinuar për depozitim, e cila nuk arrin të kalojë me sukses si procedurë.

Kjo sasi energjie mbetet në rezervë dhe Korporatës i duhet të tregohet e kujdesshme me mënyrën si e menaxhon nivelin në kaskadë, pasi duhet të ruhen parametrat.

Nëse në janar, për shembull, Fierza arrin në nivelin 293 metra dhe ndodh ndonjë situatë e papritur (reshje të shumta shiu) atëherë merr përparësi siguria në digë, duke kaluar deri në shkarkime.

Ndërkohë, shitja e kësaj sasie energjie të prodhuar në shumë raste rezulton jo me përfitime të mëdha për shkak të mënyrës se si veprojnë aktorët e tregut veprojnë.

Kjo nënkupton sipas KESH, që çmimin e vendos tregu, por nëse tregtarët e dinë që ti po prodhon dhe nuk ke ku ta çosh, atëherë oferta e tyre mbetet tejet e lirë. Mbi çmimin e energjisë që të ofrojnë tregtarët shtojnë kostot e transmetimit dhe fitimin e tyre dhe totali duhet të jetë poshtë bursës, që të ketë leverdishmëri, në të kundërt nuk shihet me interes.

Bursa e Energjisë, fillimi i punës shtyhet pas 3-mujorit të parë 2023

Bursa e Energjisë, që më herët u deklarua se do të niste funksionimin më 23 nëntor 2022, do të shtyhet edhe për pak muaj. Kjo lidhet më shumë me kalimin e të gjitha hallkave të nevojshme për krijimin e kushteve të funksionimit, ku së pari mbeten për t’u miratuar rregullat e tregut nga Enti Rregullator i Energjisë.

Në mbledhjen e datës 27 dhjetor, Bordi ka parashikuar në diskutim vendimin “Për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike (Rregullat, përkufizimet,

procedura e tregtimit, si dhe procedura e klerimit dhe shlyerjes) të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a”.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se shtyrja e datës së funksionimit të bursës lidhet me krijimin e kushteve të përshtatshme për të nisur aktivitetin.

Kjo do të thotë që, fillimisht, duhet të bëhen gati të gjitha kushtet në mënyrë që pjesëmarrësit në të, të dinë mënyrën e funksionimit, leverdishmërinë që kanë nga kjo mundësi e re, por edhe të jenë të interesuar për të qenë pjesë e saj. “Hapja e një burse, pa pasur palë të interesuara për të tregtuar në të, nuk ka vlerë”, – pohuan të njëjtat burime.

Aktualisht Bursa Shqiptare e Energjisë ka deklaruar se po kalon një fazë trajnimesh me palët e tregut dhe me miratimin e rregullave që pritet që të bëhen nga Enti Rregullator i Energjisë hapet rruga edhe për fillimin e regjistrimeve.

“Miratimi i rregullave duhet të bëhet nga dy Borde, ai rregullator i yni, dhe ai i Kosovës. Në bazë të kësaj bëhet më pas legjitim fillimi i regjistrimeve. Ka shumë rëndësi që nga trajnimi që po zhvillohet, anëtarët të jenë të kënaqur me funksionimin e bursës. Kur ka një numër të caktuar anëtarësh që kanë interes për bursën, atëherë edhe data e funksionimit të saj merr rëndësi.

Ne besojmë që, deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2023 do të arrijmë në konkluzionin për të dalë me një datë zyrtare. Gjithçka do të jetë konsoliduar edhe me trajnimet dhe do jenë bërë dhe regjistrimet për t’i hapur rrugë procesit”, – thanë burimet nga MIE.

Bursa e energjisë është një nga projektet më të zvarritur të sektorit dhe arsyet u janë faturuar situatave të ndryshme. Në jo pak raste, vonesa e bursës është bërë objekt kritikash i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë apo edhe aktorëve të tregut, të cilët e cilësojnë funksionimin e saj jetik në rritjen e transparencës dhe konkurrencës.

Bursa e Energjisë konsiderohet një hallkë e rëndësishme edhe për momentin ku ndodhet aktualisht tregu i energjisë, ku pas liberalizimit të bizneseve të lidhur në tension 35 kv në vitin 2018, në janar 2022, në treg të lirë ligjërisht kanë dalë edhe 7600 biznese të lidhur në tension 20,10,6 kv, por që për shkak të krizës, liberalizimi i tyre është i pjesshëm, duke u furnizuar me një çmim preferencial prej 18.2 lekësh.

Kriza, merren “në mbrojtje” bizneset në 35 kwh, blihet energji për 12 muaj

Në vitin 2018, kur bizneset në tension 35 kv dolën në treg të lirë, pati rezistencë të hapur ndaj kësaj nisme, duke këmbëngulur që të qëndronin në tregun e rregulluar.

Bizneset ndiheshin të pasigurt për procedurat që duhet të zhvillonin, por edhe për faktin se sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë me çmim të mirë shihej i pamundur. Në disa raste, për shkak të konsumit jo domethënës, bizneset në tension 35 kilovolt nuk shiheshin as si grup atraktiv për furnizuesit, për t’u bërë oferta të leverdishme.

Duke ju dhënë dy vite kohë për të gjetur furnizues, më 31 dhjetor 2019, këto biznese u nxorën “me dhunë” në treg të lirë dhe  çuditërisht, pavarësisht vështirësive, një pjesë e mirë u përshtatën shpejt me tregun dhe sigurimin e energjisë. Madje, nga viti në vit, ato nisën të siguronin kontrata me çmime më të favorshme energjie sesa ato në tregun e rregulluar.

Në vitin 2020, bizneset kishin kontrata me çmime 8 lekë/kwh. Pikën e kthesës e  bëri fillimi i krizës në vitin 2021, kur çmimet u rritën shpejt dhe bizneset në treg të lirë u gjendën përballë tarifave stratosferike. Fillimisht, këto çmime ishin ende të përballueshme, ndërsa thellimi i krizës edhe nga lufta Rusi-Ukrainë, e vështirësoi situatën.

Çmimet mesatare arritën në 45-60 lekë/kwh në periudhat më të vështira, teksa në Bursën e Hungarisë, çmimi më i lartë u arrit në gusht me 130 lekë/kwh. Bizneset e grupit 35 kilovolt në disa raste nuk arritën të siguronin as sasi për të mbajtur në aktivitet fabrikat, gjë e cila u nënvizua edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në takimin me bizneset, në fund të vitit të shkuar, ajo konfirmoi se tashmë bizneset në 35 kilovolt do të merren në “mbrojtje” me çmime më të mira se ato të tregut, falë një lëvizje të bërë brenda kompanive publike, duke mos cenuar procesin e liberalizimit. Balluku shpjegoi se KESH ka hyrë në garë për të ofruar energji për 12 muaj, në një procedurë të çelur nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group.

FTL njoftoi se në datën 23.12.2022 u realizua ankandi i blerjes së energjisë elektrike për nevojat e furnizimit të klientëve të lidhura në rrjetin 35 kV, në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023.

“Procedura u zhvillua nëpërmjet platformës online, tërësisht transparente nga ku ju dërgua ftesa të gjithë operatorëve të regjistruar në sistem.

Me mbylljen e ankandit u sigurua sasia 61,320 MWh, me çmim mesatar 240.00 euro/MWh dhe vlerë totale 14,716,800 euro (pa TVSH). Në procedurë morën pjesë 7 pjesëmarrës dhe fituese ishte shoqëria KESH Sh.a”, njoftoi FTL

Ky çmim është afërsisht 34 lekë/kwh me TVSH për të gjithë klientët që sot furnizohen nga FTL dhe janë në tension 35 kv. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në janar nga FTL po furnizohen 36 biznese, një pjesë tjetër po furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, si dhe furnizues privatë. Gjithsej në rrjet janë 65 biznese të lidhura në këtë nivel tensioni.

Mbetet e paqartë çfarë ndodh me bizneset që aktualisht kanë  furnizues privat, të cilat mund të konsiderojnë më me leverdi furnizuesin publik, pasi për këtë duhet të kishin bërë kërkesën para procedurës së Furnizuesit të Tregut të Lirë. Në çdo rast, kur kërkohet furnizimi nga kompanitë publike, burime të kompanisë thanë se merren në analizë faktorët e tjerë dhe më pas, një vendim.

Bizneset në tension 20, 10, 6 kv do të mbështeten deri në fund të emergjencës

Qeveria po mban nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani, në çmime preferenciale, bizneset e lidhura në tension të mesëm. Këto çmime janë 70% më të larta sesa çmimet që kishte më parë biznesi në tension 20, 10 apo 6 kv, por më të ulëta sesa çmimet në tregun e lirë.

Në një takim me bizneset, MIE konfirmoi se do të vijojë që bizneset në tension të mesëm të mbahen me çmime preferenciale 18.2 lekë apo 19.6 lekë për kilovat/orë, sipas nivelit të tensionit deri në fund të gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji. Kjo gjendje e vendosur në tetor të vitit 2021 është parashikuar që të zgjasë deri në mes të këtij viti.

Mbrojtja u vendos për të parandaluar pasojat sociale që do të kishte ndërprerja e punës së bizneseve. Parashikimet në tregjet e huaja janë se do të ketë një ulje të lehtë të çmimeve. Sipas qeverisë, funksionimi i Bursës së Energjisë, që kërkohet me ngulm nga bizneset, do ta bëjë të pashmangshëm nxjerrjen e plotë në tregun e parregulluar të të gjithë bizneseve në tension të mesëm.

Fotovoltaikët pritet të vazhdojnë me vrullin, por efektet do të ndihen pas vitit 2023

Operatorët e fotovoltaikëve në vend shprehen për rritje të vazhdueshme të interesit nga biznesi për instalimin e impianteve fotovoltaikë për vetëkonsum.

Të parët në këtë listë interesi janë bizneset e lidhur në tension 20,10,6 kv, të cilët duhet të dilnin në treg të lirë nga janari 2022, por aktualisht po furnizohen me çmim preferencial 18.2 lekë, për shkak të krizës. Këta të fundit po mbahen me një çmim më të lartë se më parë, por më të ulët sesa çmimi i tregut duke u furnizuar nga një kontratë që KESH ka me OSHEE Group.

Interes për investimet në energji ka pasur edhe nga kompani private, të cilat po e shohin të leverdishëm sektorin e fotovoltaikëve. Kompanitë e fotovoltaikëve raportojnë se interesi në rritje deri më tani është përballuar me sukses nga operatorët, por edhe në këtë fushë, si kudo, po ndihet presioni i forcës punëtore. Instalatorët pohojnë se është bërë gjithmonë e më e vështirë për të zgjeruar stafin, teksa edhe logjistika dhe transporti i paneleve ka pasur sfidat e veta, ku porositë në avancë janë mënyra me të cilën po operohet.

Lidhur me ndikimin e fotovoltaikëve në totalin e sektorit të energjisë dhe asaj që quhet diverisfikim, operatorët pohojnë se ende kapaciteti i instaluar është modest, por zbatimi i disa projekteve të rëndësishëm pritet të japë efekt real, sidomos pas vitit 2023, kur të ketë projekte të përfunduar.

Viti 2023 parashikohet të jetë po kaq dinamik në investimet e fotovoltaikëve, i nxitur nga premtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë se në ligjin “Për burimet e rinovueshme” të rishikuar, do të aplikohet bilanci vjetor. Derisa të hyjë në fuqi ky “premtim”, si fillim duhet të miratohet draft-ligji, që ende nuk ka kaluar në hallkat e nevojshme. /Monitor

The post Kriza e energjisë, ende s’ka dritë në fund të tunelit appeared first on Albeu.com.