cmimet Archives - Albeu.com

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës
Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.

Portali zyrtar i rishitjes së FIFA-s po liston biletat për finalen e 19 korrikut në stadiumin MetLife në New Jersey për mbi 2.2 milionë dollarë secila.

Katër vende në tribunën e poshtme, pas një porte janë në shitje për 2,299,998.85 dollarë. Të dhënat janë të habitshme, por në përputhje të plotë me mënyrën se si funksionon sistemi.

FIFA nuk vendos kufizime çmimesh në tregun sekondar, megjithëse mban një komision prej 15% si nga shitësi ashtu edhe nga blerësi.

Nëse shitet me atë çmim, organi ndërkombëtar do të mbledhë afërsisht 690,000 dollarë për biletë të vetme. Alternativat, ndonëse më të arritshme, mbeten tepër të shtrenjta, vendet e tjera në të njëjtin seksion arrijnë në 207,000 dollarë, ndërsa në nivelin e tretë, çmimet bien në 138,000 dollarë ose edhe 23,000 dollarë. Biletat “më të lira” fillojnë nga pak më pak se 11,000 dollarë.

Vendimi për të mos vendosur një kufizim çmimesh u motivua nga dëshira për të kufizuar shitjen e biletave në platformat e jashtme.

Megjithatë, efekti anësor i dukshëm mbetet, pjesëmarrja në finale bëhet një privilegj për pak veta, me çmimet që shënojnë një rekord të ri në historinë e garës.

The post Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për 2026-n dhe 2027-n, pret shtrenjtim çmimesh
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.4%, nga 3.6% që ishte parashikimi në raportin e stafit të FMN-së për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4% që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2% në vlerësimin e ri.

Në këto nivele, vendi pritet të ketë rriten e dytë më të larta në rajon, pas Kosovës me 3.6%. Rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike e ka shënuar Serbia, që pritet të zgjerohet me 2.8%, nga 3.6% që ishin vlerësimet në tetor. Bosnjë Hercegovina do të rritet me 2.2% (-0.5 pikë përqindje), Mali i Zi me 2.8% (-0.4 pp); Maqedonia e Veriut me 3.2% (-0.1pp).

Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, që ka goditur tregjet globale të energjisë.

Në raportin e pranverës, “Ekonomia globale sërish në test” FMN vlerëson se globi po përballet me një goditje të re nga lufta në Lindjen e Mesme, e cila po rëndon mbi tregjet e lëndëve të para, pritshmëritë për inflacionin dhe kushtet financiare.

Në parashikimin referencë të FMN-së, rritja ekonomike globale pritet të jetë 3.1% në vitin 2026 dhe 3.2% në vitin 2027.

Kjo do të thotë se ekonomia botërore do të rritet më ngadalë sesa në vitet 2024-2025, kur ritmi ishte rreth 3.4%, dhe gjithashtu do të mbetet nën mesataren historike prej 3.7% të periudhës 2000-2019.

Krahasuar me përditësimin e janarit 2026, FMN e ka ulur me 0.2 pikë përqindje parashikimin për rritjen e vitit 2026, ndërsa ai për 2027 ka mbetur i pandryshuar.

FMN ka rishikuar në rritje dhe pritshmëritë për inflacionin. Në Shqipëri, ndryshimi vjetor i çmimeve në 2026-n pritet të jetë 3.7%, nga 3% vlerësimin fillestar, duke kaluar objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Në rajon, rritja e çmimeve pritet të jetë më e lartë, me rekordin që e mbajnë Serbia (7%) dhe Kosova (5.8%).

FMN thonë në raport se barra më e madhe ekonomike pritet të bjerë mbi vendet e përfshira në konflikt dhe mbi ekonomitë më të brishta, veçanërisht vendet në zhvillim që importojnë lëndë të para energjetike.

FMN vlerëson se rreziqet mbeten qartësisht në kahun negativ. Përveç përshkallëzimit të mëtejshëm gjeopolitik, rreziqe shtesë vijnë nga tensionet tregtare, borxhi i lartë publik, shtrëngimi i kushteve financiare dhe mundësia e korrigjimeve në tregjet financiare.

Në anën pozitive, investimet e lidhura me IA dhe reformat strukturore mund të mbështesin rritjen, por mesazhi kryesor i raportit është se ekonomia globale po hyn në një periudhë më të pasigurt, ku ecuria e saj do të varet shumë nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe nga stabiliteti i tregjeve të energjisë./Monitor

The post FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për 2026-n dhe 2027-n, pret shtrenjtim çmimesh appeared first on Albeu.com.

BIRN: Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Treguesi i Masës Monetare M3, u rrit me ritëm shumë të shpejtë gjatë pjesës së dytë të vitit 2025 si dhe në dy muajt e parë të këtij viti, duke sinjalizuar rrezikun për inflacion të lartë.

Por inflacioni, së paku sa i përket Indeksit të Çmimeve të Konsumit të matur nga INSTAT, nuk shfaqet ende në nivele shqetësuese.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi treguesit monetarë të vendit si dhe të dhënat e Institutit të Statistikave për ecurinë e çmimeve të mallrave të konsumit, bien në këtë mënyrë në një kontradiktë të pashpjegueshme me teorinë kryesore të ekonomiksit, e cila ka udhëhequr politikat ekonomike anembanë globit që prej pothuajse gjashtë dekadash.

Dyfish kundrejt rritjes ekonomike

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Masa Monetare M3 u rrit në terma vjetorë me 10.2% në dhjetor 2025. Në të njëjtën periudhë, Indeksi i Çmimit të Konsumit u rrit me 2.2% ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto, në terma nominalë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave u rrit me 4.95%.

Në teorinë monetariste, të hartuar pesë dekada më parë nga Milton Friedman, një rritje e masës monetare në nivelin 10%, kundrejt rritjes ekonomike 5%, do të kishte shkaktuar rritje të inflacionit. Kjo, për aq sa i takon statistikave zyrtare, rezulton një teori e gabuar. Ndërsa paraja në qarkullim rritet me dyfishin e normës së rritjes ekonomike, kjo para shtesë në qarkullim sipas INSTAT, nuk shkakton inflacion.

Inflacion asetesh apo ekonomia e të pasurve

Qytetarët dhe disa politikanë po ankohen këto ditë për çmimin e domateve dhe çmime të tjera të mallrave të domosdoshme. Ankesat e tyre duket se janë të pambështetura, nëse shohim se inflacioni i mallrave të matura nga INSTAT, nuk jep kurrfarë të dhëne për të shkaktuar alarm. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni mesatar gjatë vitit të kaluar ishte 2.2%. Inflacioni i zarzavateve, për të cilat dëgjohen edhe ankesat më të mëdha, është zyrtarisht 2.5%. Kjo do të thotë që, ose INSTAT e ka matur gabim inflacionin e zarzavateve, ose ankesat janë të pambështetura në arsye reale.

Reputacioni i INSTAT si institucion profesional nuk është i fortë. Si çdo institucion nën qeverisjen aktuale, edhe imazhi i institucionit në fjalë dëmtohet nga praktika e partitizimit tërësor të shtetit dhe përdorimit të punësimeve në shtet për mbledhje votash. Por fakti është që, sido që të mund të hamendësohet, nuk ka një alternativë ndaj INSTAT. Nuk ka një institucion tjetër në gjendje për të bërë një matje alternative të inflacionit.

Anomalia mbetet e pazgjidhur në këtë drejtim. Shqipëria është vendi ku paraja në qarkullim është rritur shumë më shpejt se sa ekonomia dhe kjo nuk ka shkaktuar, siç mund të pritet nga çdo ekonomist, inflacion.

Masa Monetare M3 është treguesi statistikor që përmbledh të gjithë paranë në qarkullim, përfshirë paranë fizike në monedha dhe kartëmonedha që mban në xhep çdo qytetar, paranë në depozita bankare në lekë apo në monedha të tjera, si dhe paranë të mbajtur në tituj borxhi, qofshin këto të qeverisë apo të korporatave private. Sipas të dhënave të BSH, M3 në dhjetor 2025 ishte afërisht 1.97 trilionë lekë ose rreth 20 miliardë euro. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, M3 është rritur me 137 miliardë lekë ose 10.2%. Gjatë të njëjtës periudhë, Prodhimi i Brendshëm Bruto, ose sasia e vlerës së shtuar që puna e çdo shqiptari ka krijuar, arriti në 2.64 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej më pak se 5%.

Paraja në ekonominë kombëtare është diçka e ndryshme nga paraja në jetën qytetarëve. Në ekonominë kombëtare është një mjet, i cili prodhohet pothuajse pa kosto nga banka qendrore dhe vihet në dispozicion të ekonomisë. Ndërsa në jetën e qytetarëve paraja është diferenca mes të qenit i pasur dhe të qenit i varfër. Sasia e parasë së prodhuar nga autoriteti që e emeton monedhën varet nga madhësia e ekonomisë. BSH nuk mundet të prodhojë para për t’i bërë të gjithë qytetarët e pasur sepse, në këtë rast, paraja thjeshtë do të bëhej një letër pa vlerë. Rrjedhimisht, kur ekonomia rritet me 5% në terma nominalë, masa monetare, pra paraja që i shërben kësaj ekonomie, mundet të rritet me të njëjtën masë.

Në fakt ka një shpjegim për këtë anomali dhe ky shpjegim është inflacionimi i aseteve dhe ekonomia e të pasurve. Por para se të mbërrijmë këtu duhet të vërejmë një anomali tjetër, gjithashtu shumë të fortë, që ekonomia ka shfaqur gjatë vitit 2025.

Depozitat rriten më shpejt se sa PBB

Gjatë vitit 2025, depozitat e qytetarëve dhe të bizneseve në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri arritën në afërsisht 1.9 trilionë lekë. Rritja në krahasim me vitin 2024 ishte në masën 8.5% ose 148 miliardë lekë. Përveç faktit që rritja e depozitave është më e madhe se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vlerë nominale, pra që do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e rritjes së depozitave ka ardhur nga jashtë ekonomisë formale, fakti është që disa banka të mesme janë përfitueset kryesore të rritjes së depozitave. FIBank, ABI Bank dhe Tirana Bank udhëheqin tregun sa i përket rritjes së depozitave. Këto banka kanë njohur rritje të depozitave me 20, 17 dhe 18% në terma vjetorë. Ndërsa bankat tradicionalisht të njohura për shërbime për popullsinë e gjerë, si IntesaSanpalolo, Raiffeisen apo BKT, janë që të gjitha të kufizuara te shtimi i depozitave në ritmin e 4, 5 apo 7 për qind.

Fakti që depozitat e bankave që kanë numër relativisht të kufizuar klientësh janë rritur me ritëm të lartë, ndërsa ato me numër të lartë klientësh, janë rritur me ritëm normal, sugjeron se depozitat shtesë i përkasin një numri të vogël klientësh. Dhe nëse është kështu, (Shqipëria nuk grumbullon dhe analizon të dhëna për të matur probleme të tilla si pabarazia kështu që ne mundemi vetëm të hamendësojmë mbi të dhëna të raportuara për qëllime të tjera), atëherë shtesa e depozitave dhe shtesa e masës monetare M3, nuk ka pse të shkaktojë inflacion te Indeksi i Çmimeve të Konsumit, sepse kjo shtesë nuk i përket popullsisë së gjerë. Kjo mundet të shpjegojë gjithashtu se pse çmimet e aseteve, të cilat nuk maten nga INSTAT, të tilla si pronat e patundshme, janë shtrenjtuar me ritëm shumë më të shpejtë se sa rritja ekonomike tashmë prej shumë vitesh.

Gjithsesi, gjasat janë që kanalizimi i parasë shtesë te pronat e patundshme dhe inflacionimi i çmimeve të këtyre aseteve është vetëm një rrugë indirekte para se paratë shtesë të kalojnë te inflacioni i përgjithshëm.

Rritja e masës monetare M3 gjatë vitit të kaluar përkon në një masë të madhe me kalendarin e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë për të shmangur forcimin e lekut. Banka e Shqipërisë bleu 729 milionë euro në treg “për frenimin e forcimit të lekut” gjatë vitit 2025, por 435 milionë nga këto u blenë në korrik dhe gusht. Rrjedhimisht, ritmi i rritjes së M3, kërciti nga 6-7% që ishte në pjesën e parë të vitit, në mbi 10% në muajt pasues.

Dukshëm, një shumë e madhe parash që hyn në ekonominë shqiptare përmes kanaleve jo të identifikuara konkretisht dhe që nga shumë dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale të shqiptarëve jashtë vendit, po hyjnë në ekonomi, po hyjnë me forcë dhe po shkaktojnë inflacion. Fillimisht inflacion të aseteve dhe pastaj, inflacion të mallrave të konsumit. Nuk është e vështirë të dallosh një lidhje jo fort të tërthortë mes parave të drogës dhe çmimit të domateve./Reporter.al

The post BIRN: Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin appeared first on Albeu.com.

Detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve, po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomisë, pohuan se qeveria po shpërndan një fond total që luhatet midis 8 dhe 9 milionë eurove në muaj në formën e bonuseve direkte.

Sipas rregullave të reja, përfituesit që marrin pension të pjesshëm ose që kanë një nivel të ardhurash deri në 22 mijë lekë në muaj, po përfitojnë një shtesë prej 800 lekësh çdo muaj.

Ndërkohë, mbështetja rritet për ata që kanë një pension të plotë, por që gjithsesi mbetet nën kufirin e 40 mijë lekëve merr një bonus më të lartë, i cili arrin deri në 1800 lekë në muaj.

Ky mekanizëm është konceptuar si një formë rishpërndarjeje mujore për të amortizuar efektet e inflacionit, duke u fokusuar kryesisht te pensionet e ulëta dhe ato mesatare që ndodhen poshtë pragut kritik të konsumit.

Kjo nismë synon të lehtësojë koston e jetesës për kategoritë më vulnerabil, duke shpërndarë ndihmën në mënyrë të përshkallëzuar sipas nivelit të të ardhurave mujore që përfitojnë aktualisht të moshuarit.

Megjithatë gjendja e pensionistëve në Shqipëri mbetet një sfidë pasi rritja e kostove të jetesës po ecën me hapa shumë më të shpejtë se indeksimi i të ardhurave.

Për një pjesë të madhe të të moshuarve, ky bonus nuk mundëson mbylljen e muajit pa mbështetje nga familjarët, pasi llogaritet se pensioni mesatar në vend mbulon vetëm rreth 30% të shpenzimeve reale mujore, sipas përllogaritjeve te organizatave ndërkombëtarë

Ndërkohë që Shqipëria sapo ka nisur zbatimin e një skeme bonusesh prej 800 deri në 1800 lekë (përafërsisht 8–18 euro) me pension mesatar rreth 200 euro në muaj, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po aplikojnë politika me agresive në këtë drejtim.

Pensioni mesatar në Serbi pritet të arrijë në rreth 488 euro brenda vitit 2026, pas rritjeve të njëpasnjëshme dyshifrore, sipas burimeve zyrtare.

Mali i Zi ka vendosur tashmë një dysheme mjaft të lartë për pensionin minimal, rreth 450 euro, duke u shkëputur ndjeshëm nga mesatarja rajonale.

Pensionistët me të ardhura të ulëta detyrohen të bëjnë zgjedhje të vështira mes ushqimit dhe medikamenteve. Mjekët pohojnë se shumë të moshuar i ndërpresin kurat për sëmundje kronike për të kursyer, çka çon në urgjenca mjekësore më të kushtueshme për shtetin.

Në kushtet kur pensioni nuk mjafton, barra financiare transferohet te fëmijët dhe familjarët. Paratë që mund të investoheshin për edukimin e fëmijëve apo zhvillimin e bizneseve, shkojnë për të plotësuar nevojat jetike të prindërve të moshuar.

Trajtimi i dobët financiar i pensionistëve ndikon edhe rritjen e informalitetit. Punonjësit aktuale kur shohin se kontributet e derdhura ndër vite nuk garantojnë një pleqëri të denjë, zgjedhin të mos paguajnë sigurime shoqërore, duke e futur vetën në skemën e pensioneve në pasiguri afatgjatë./Monitor.al

The post Detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet appeared first on Albeu.com.

Analiza e BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh
Qeveria shqiptare ka premtuar uljen e akcizës së naftës “me 20%”, ndërsa ministri i Financave, deklaroi të hënën se ulja do të aktivizohet vetëm pasi çmimi të arrijë në 220 lekë për litër.

Të dy deklaratat bëjnë me dije dy gjëra elementare: Qeveria nuk e ka seriozisht menaxhimin e ekonomisë dhe hë për hë është e përqendruar te fjalët boshe dhe, e dyta, rritja e taksave është ku e ku punë më e lehtë se sa ulja e tyre.

Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premtimin për uljen e akcizës së karburanteve “me 20%” për të pakësuar pasojat e krizës së shkaktuar nga lufta që SHBA dhe Izraeli po bëjnë kundër Iranit.

Por pas dhjetë ditësh, Ministri i Financave deklaroi se qeveria, jo vetëm që nuk e ka kryer premtimin e dhënë, por ka ndër mend të aktivizojë një politikë të tillë vetëm nëse çmimi i karburanteve rritet në mbi 220 lekë për litër.

Shqiptimi jo i detajuar i premtimit të 20 marsit për uljen e akcizës “me 20%”, si dhe pragu i vendosur nga Petrit Malaj në masën 220 lekë për litër, sugjeron se qeveria nuk e ka seriozisht punën e menaxhimit të një krize dhe se premtimi i saj për ulje akcize është i ngjashëm me renderët e aeroporteve, hekurudhave dhe rrugëve që nuk ekzistojnë në realitet.

Çmimi i karburanteve kryesore të përdorura në Shqipëri, naftë dhe benzinë, ishte 170 lekë para krizës ndërsa është luhatur në 180-210 lekë gjatë krizës. Nëse do të presim që çmimi të shkojë 220 lekë para se të veprojmë, kjo do të thotë se çmimi të rritet me 40 lekë, ose me 25%.

Përdorimi i uljes së taksave për të pakësuar pasojat e krizës për bizneset dhe qytetarët, pra për ekonominë, nuk është një politikë populiste dhe është, me gjasa, neutrale në të ardhurat buxhetore.

Me pak fjalë, qeveria është duke arkëtuar sot e të gjithë ditën, të ardhura shtesë nga rritja e çmimit të karburanteve. Kur çmimi është 170 lekë, TVSH e paguar nga qytetarët është 28.3 lekë.

Kur çmimi është 210 lekë, TVSH rritet në 35 lekë. Deri sa çmimi të shkojë 220 lekë, TVSh e paguar nga qytetarët është rritur në gati 37 lekë. Me pak fjalë, nëse qeveria ul akcizën “me 20%”, atëherë kjo do të thotë se qeveria nuk është se “po vuan”; ajo nuk është se po detyrohet të ulë numrin e patronazhistëve parazitarë në borderotë e shtetit, as nuk ka nevojë të ulë dozën e manipulimit të prokurimeve publike.

Ajo thjeshtë po u akordon qytetarëve taksat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit. Qytetarët sërish do të paguajnë çmim më të lartë se sa më parë, por qeveria nuk do të jetë përfituese neto nga kriza. Në këtë kontekst, vendosja e një pragu abuziv në masën 220 lekë për litër, lejon qeverinë që të përfitojë nga rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve.

Problemi kyç, dhe ai që tregon se qeveria nuk e ka seriozisht menaxhimin e krizës, është në faktin që, duke premtuar ulje me 20% të akcizës pasi çmimi të arrijë 220 lekë për litër, qeveria rrezikon të bëjë më shumë dëm se sa të vijë në ndihmë të qytetarëve.

Duhet të rikthehemi në vitin 2014 për të kuptuar se pse, ulja e akcizës në mënyrë të papritur “me 20%” rrezikon të bllokojë një treg kyç për një mall të domosdoshëm si akciza.

Në vitin 2014, qeveria socialiste, si pjesë e premtimeve të saj populiste paraelektorale, hoqi TVSH-në mbi ilaçet. Duhet ta keni parasysh që në atë kohë, Shqipëria kishte Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 10% mbi medikamentet, shumica e të cilave janë të importuara.

Heqja e TVSH-së së ilaçeve ishte me efekt të papërfillshëm për qytetarët sepse në Republikën e Shqipërisë, shumica dërrmuese e ilaçeve paguhen nga taksapaguesi përmes skemës kombëtare të sigurimeve shëndetësore. Një pjesë shumë e vogël, fjala vjen, ndonjë aspirinë apo paracetamol, paguhet nga xhepi dhe kjo nuk ka rëndësi në situatën e përgjithshme. Por telashi që ndodhi ishte që, kur importuesit dhe farmacitë mësuan se TVSh do të hiqet, ndërsa prisnin që ajo të hiqej, ndaluan pothuajse të gjithë aktivitetin për shkak të nevojës për të shmangur rrezikun e shitjeve të ilaçeve të blera me TVSH, pa TVSH, pra me humbje.

Njerëzit mbetën pa ilaçe ndërsa prisnin që makineria burrokratike e qeverisë të vihej në punë. Shqipëria ka gjasa të përjetojë një krizë të ngjashme në rast se, çmimi rritet në mbi 220 lekë për litër dhe qeveria ul akcizën, siç e ka premtuar, me 20%.

Operatorët e tregut, fitimet e të cilëve janë në rendin e 2 lekëve për litër, ka gjasa do të ndërpresin furnizimin ndërsa shohin se çfarë do të bëjë qeveria, për shkakun e thjeshtë se, fitimi i tyre, 2 lekë për litër, është katër herë më i ulët se sa akciza që premtohet të ulet.

Për rrjedhojë, në vend që të ulë çmimin e karburanteve dhe të pakësojë efektet e krizës në ekonomi, ka gjasa që qeveria do të lë qytetarët dhe bizneset pa naftë.

Rritja e taksave është një ushtrim krahësimisht më i lehtë. Për shembull, qeveria rriti “taksën e qarkullimit” mbi karburantet në vitet 2024 e 2015 me nga 10 lekë për litër çdo herë.

Ndërsa prisnin hyrjen në fuqi të taksës së re, importuesit shtuan importet me qëllim që të mund të shisnin naftë të importuar me taksat e vjetra, përkundrejt çmimeve me taksat e reja. Ndërsa fitimet spekulative ishin të stërmëdha, së paku nuk kishte mungesa në treg, si në rastin e ilaçeve.

Rrjedhimisht është shumë e logjishme, si në drejtim të menaxhimit të krizës ashtu edhe në drejtim të shmangies së mungesave në treg, që qeveria të mos presë rritjen e çmimit në 220 lekë për të vepruar, por të veprojë sa më gradualisht të jetë e mundur.

Me pak fjalë, në vend që të “ulë akcizën me 20%” kur çmimi të kapërcejë 220 lekë për litër, ajo duhet të ulë akcizën me 2% kur çmimi të arrijë 175 lekë, me 2% të tjera kur të shkojë 180 lekë, me 2% të tjera kur të shkojë 185 lekë, e me radhë. Për shkak se çmimi ka shkuar sakaq 200 e kusur lekë, qeveria bën mirë që të shohë frekuencën e importeve të karburanteve për të llogaritur se në çfarë mase, gradacioni i uljes së çmimeve do të mund të absorbohet më lehtë nga tregu.

Por nëse sheh se ekspertët e qeverisë ishin aq të paaftë sa llogaritën gabim kostot e karburanteve dhe u detyruan të ribëjnë llogaritë kur u kërcënuan për bllokim të tregut nga importuesit, gjasat që logjika elementare ekonomike do të jetë përcaktuese në politikëbërje janë jashtëzakonisht shumë të ulëta./Reporter.al

The post Analiza e BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh appeared first on Albeu.com.

Fillon numërimi mbrapsht i çmimeve Oscar, me një duel final midis “A Battle for Your Life” dhe “Sinners”
Me çmimet Oscar vetëm pak orë larg, gara për Filmin më të Mirë është një duel i përsosur midis dy filmave shumë të ndryshëm: “One Battle After a Battle” nga Paul Thomas Anderson, një kampion i kinemasë autoriale, dhe “Sinners” nga Ryan Coogler, i cili fitoi “Golden Globe” si filmi me fitimet më të larta.

Coogler shkon në Teatrin Dolby me 370 milionë dollarë bruto në të gjithë botën – katër herë më shumë se kostot e prodhimit – dhe 16 nominime, një rekord në historinë e çmimeve Oscar. Anderson vjen më pas me 13 nominime, por kini kujdes nga nordikët: “Sentimental Value” i regjisorit norvegjez Joachim Trier po konkurron me nëntë.

Sinners dhe A Battle After a Battle do të konkurrojnë kokë më kokë në njëmbëdhjetë kategori, nga Filmi më i Mirë deri te Regjisori më i Mirë, duke përfshirë Aktori, Kinematografia, Montazhi dhe Skenari.

Mes protestave të paralajmëruara dhe një paralajmërimi të pabazuar për një sulm me dron nga Irani, mbrëmja do të drejtohet përsëri nga prezantuesi i komedisë Conan O’Brien, me një mori yjesh në skenë si prezantues, përfshirë fituesit e vitit 2025 Mikey Madison, Adrien Brody, Kieran Culkin dhe Zoe Saldaña.

Vitin e kaluar, nuk pati performanca të këngëve origjinale të nominuara: kurse të dielën, këngëve “Golden” (nga KPop Demon Hunters) dhe “I Lied to You” (Sinners) do t’u jepet një “moment muzikor” që do të paraprijë këngët e renditura më lart. Në një vit veçanërisht zie, segmenti In Memoriam do të jetë i profilit të lartë, me Barbra Streisand që do të performojë për Robert Redford dhe ribashkimin e Billy Crystal dhe Meg Ryan nga “When Harry Met Sally” për Rob Reiner: një tragjedi që ka lënë gjurmë në Hollywood.

Ceremonia tre orë e gjysmë do të ndajë çmimet Oscar në 24 kategori, përfshirë edhe kategorinë e sapokrijuar “Best Casting”. Për herë të parë, personi që ka zgjedhur aktorët konkurrues do të marrë çmime, në këtë rast Nina Gold (Hamnet), Jennifer Venditti (Marty Supreme), Cassandra Kulukundis (A Battle After Another), Gabriel Domingues (The Secret Agent) dhe Francine Maisler (Sinners).

Beteja midis Anderson dhe Coogler shtrihet edhe te Regjisori më i Mirë, ku dy regjisorët janë favoritë ndaj Chloe Zhao (Hamnet), Joachim Trier (Sentimental Value) dhe Josh Safdie (Marty Supreme).

Sentimental Value është gjithashtu në garë për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar së bashku me “The Secret Agent” të Brazilit (të dy gjithashtu në dhjetëshen më të mirë për Filmin më të Mirë), Sirât të Spanjës, “The Voice of Hind Rajab” të Tunizisë, të cilin shumë do të donin ta fitonin në Venecia, dhe “A Simple Incident” nga disidenti iranian Jafar Panahi: u xhirua fshehurazi në Iran dhe u “adoptua” si kandidat zyrtar nga Franca.

Gara për aktorët kryesorë dukej një përfundim i paracaktuar deri para disa javësh: ajo është vënë përsëri në dyshim pas ironisë së Timothée Chalamet (Marty Supreme) mbi operën dhe baletin, e cila ka rihapur një garë midis emrave të mëdhenj: Leonardo DiCaprio (One Battle After Another), Michael B. Jordan (si binjakët Smoke dhe Stack në Sinners), Ethan Hawke (i tkurrur dhe i mprehtë në Blue Moon) dhe Wagner Moura (‘karta e errët’ në The Secret Agent).

Edhe nëse favoritja midis aktoreve duket të jetë ende Jessie Buckley nga Hamnet, e cila ka fituar çmimet deri më tani, mbani sytë hapur për Renate Reinsve nga Sentimental Value, një nga nëntë nominimet për filmin e Trier që meriton një përmendje të veçantë: ajo është në garë për Filmin më të Mirë, Regjisorin, Aktorët Mbështetës (Stellan Skarsgård, Elle Fanning, Enga Ibsdotter Lilleaas), Skenarin Origjinal, Filmin Ndërkombëtar të Metrazhit të Gjatë dhe Montazhin.

Rezultati konfirmon rëndësinë e vendeve nordike në sistemin global të filmit: gjatë dy dekadave të fundit, vendet skandinave kanë ndërtuar një ekosistem të fortë krijues falë financimit publik dhe një brezi autorësh si Trier, të aftë për të arritur një audiencë ndërkombëtare pa sakrifikuar identitetin e tyre. Ky është ekosistemi në të cilin Ludwig Göransson, suedezi pas kolonës zanore të filmit “Sinners”, u rrit përpara se të transferohej në Los Angeles.

Në moshën 41 vjeç, ai tashmë ka fituar çmime Oscar për muzikën e tij për filmat “Black Panther” dhe “Oppenheimer”.

The post Fillon numërimi mbrapsht i çmimeve Oscar, me një duel final midis “A Battle for Your Life” dhe “Sinners” appeared first on Albeu.com.

Çmimet e ushqimeve si në BE/ Produktet nga jashtë vijnë më lirë, por shiten më shtrenjtë
Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por (Grafik.1)rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%.

“Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregatrëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi cmimet e ushimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushimore në Europë dhe ky është një handicap shumë I madh duke marr parasysh të ardhuart e shqiptarëve”, shprehet eksperti për bujqësinë Gjok Vuksani.

Sipas INSTAT, tashmë sasia e produkteve bujqësore që importohen në Shqipëri janë 3 herë më të larta(Grafik.2) me sasinë që vendi eksporton në tregjet e huaja, duke theksuar gjithmonë e më shumë varësinë e qytetarve shqiptarë nga ushimet e huaja.

“Pothuajse jemi kthyer 10 vite më përpara që ishim në raportin 3/1. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kërkesës ku ka ndikuar turizmi dhe mungesa e kompensimit të produkteve shqiptare “Made in Albania”. Pra bujqësia nuk po i përgjigjt kërkesës çka bërë që sytë të hidhen nga importi”, tregon në të tjera zoti Vuksani.

Për të ndalur rritjen e cmimeve të prodhimit vendas dhe për të nxitur eksportet shqiptare, qeveria ka përfshirë në paketën fiskale rimbursimin me 10% të faturës që fermerët do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo përpunuesit.

The post Çmimet e ushqimeve si në BE/ Produktet nga jashtë vijnë më lirë, por shiten më shtrenjtë appeared first on Albeu.com.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit
Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë, janë trefishuar në 20 vitet e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%.

Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve.

Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, indeksi i çmimeve të shitjes së apartamenteve është rritur 23.03%. Në raport me të njëjtën periudhë të 2024-s indeksi është rritur 16.5%.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, rezulton se është përshpejtuar pas periudhës së pandemisë së Covid-19.

Në fund të vitit 2023, indeksi arriti 251.16%, ndërsa në fillim të 2024 kaloi mbi 276%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 33.2%, një nga më të lartat në tregun e pasurive të paluajtshme, sipas matjeve të “Keydata”.

Deri në qershor 2025, e llogaritur nga indeksi “Keydata” çmimi mesatar për një metër katror apartament arriti 1,830 euro.

Çmimi mesatar është llogaritur mbi bazë të dhënash për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja.

Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite, është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.

Në 2024 Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025” i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.

Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti 1,620 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi mesatar u rrit rreth 17%.

Në raport Shqipëria renditej e dyta pas Polonisë për rritjen më të lartë të shitjes së pronave. Në Poloni niveli i rritjes ishte 19.3%, por sipas ekspertëve theksohet se kjo rritje u ndikua nga zbatimi i politikave subvencionuese të shtetit për strehim.

Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror./ Monitor

The post Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%, sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie
Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur si në vlerë, ashtu edhe në sasi këtë vit.

Ky zhvillim lidhet me strukturimin e bujqësisë, ku shumë ferma të vogla po falimentojnë, ndërsa fermat e mëdha në sera po konsolidohen dhe po e orientojnë prodhimin drejt eksportit.

Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se çmimi mesatar i eksportit për një kilogram zarzavate u rrit nga 84.6 lekë në gusht 2024, në 89.1 lekë për kilogram në gusht 2025, me një rritje prej 5.2%. Sipas të dhënave, eksportuesit përfituan si nga zgjerimi i volumit, ashtu edhe nga çmimet më të favorshme në tregjet e jashtme.

Gjatë muajit gusht u eksportuan mbi 5,413 tonë zarzavate, nga 3,089 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 75% të sasisë së eksporteve.

Në vlerë monetare, eksportet arritën në rreth 482 milionë lekë, krahasuar me 261 milionë lekë në gushtin e vitit të kaluar, me një rritje vjetore prej 84%.

Rritja në vlerë, përveç sasisë më të lartë, i atribuohet edhe çmimeve më të mira për prodhimet vendase në tregjet e eksportit këtë vit.

Aktorët e tregut shpjegojnë se eksportet e prodhimeve bujqësore, janë përqendruar gjithnjë e më shumë te tregjet ku çmimet janë më të larta, duke u orientuar drejt kontratave më fitimprurëse.

Përmirësimet në logjistikë dhe transport drejt BE-së, kanë lehtësuar aksesin në tregje më të mëdha.

Zarzavatet përfshijnë një gamë të gjerë nënproduktesh (domate, speca, kastravecë etj.). Mundësia që eksportuesit të kenë zgjeruar gamën apo përmirësuar cilësinë (p.sh. përmes standardeve të certifikimit të kërkuara nga BE-ja) ka ndikuar në çmime më të favorshme.

Gjithashtu, rritja e kërkesës për disa produkte si bostanorët dhe lakrat ka nxitur zgjerimin e gjeografisë së eksporteve në vendet e BE-së.

Zinxhiri i eksporteve dhe logjistika janë përmirësuar ndjeshëm pas pandemisë. Konkurrenca mes kompanive eksportuese të produkteve të freskëta është rritur, duke shtuar numrin e operatorëve që synojnë të hapin tregje të reja në vendet nordike, ku çmimet për produktet e freskëta janë më të larta.

Ndërkohë që eksportet e prodhimeve bujqësore po rriten, bujqësia si sektor është në vitin e pestë të rënies. Prej vitesh, fermat e vogla familjare, bujqësore dhe blegtorale po falimentojnë si pasojë e tkurrjes së popullsisë në fshat.

Shumë prej tyre, që më parë prodhonin për autokonsum, tashmë janë kthyer në konsumatorë të produkteve të importit. Nga ana tjetër, bizneset e konsoliduara në sera po përfitojnë nga rritja e kërkesës së huaj për prodhimet shqiptare dhe po zgjerojnë aktivitetin./Monitor

The post Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%, sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Çmimet e mallrave të konsumit, rritje vjetore prej 2,3% në gusht
Indeksi i çmimeve të konsumit, një tregues që mat ndryshimet në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që përdor një familje mesatarisht, shënoi rritje vjetore prej 2,3% në muajin gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ky ndryshim ishte 2,0%.

Po ashtu, krahasuar me muajin korrik 2025, ndryshimi mujor i çmimeve ka qenë 0,3%.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe është vërejtur në grupin e “argëtimit dhe kulturës” që ka shënuar një rritje të çmimeve prej 6,3%, pasuar nga “pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, dhe “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%.

Grupi i “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” ka pasur një rritje prej 2,5%, ndërsa grupet e tjera si “hotele, kafene dhe restorante” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë shënuar gjithashtu rritje, respektivisht me 2,2% dhe 2,8%.

Brenda grupit të ushqimeve, disa produkte kanë pasur rritje më të theksuar të çmimeve. Ndryshimi më i madh është regjistruar në “vajra dhe yndyrna”, ku çmimet janë rritur me 6,5%, pasuar nga grupet e “qumështit, djathit dhe vezëve” me 3,6%, “mishit” me 3,2%, dhe “peshkut” me 2,4%.

Po ashtu, çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur përkatësisht me 2,1% dhe 1,3%.

Krahasuar me korrikun 2025, disa grupe kanë shënuar rritje të çmimeve, siç janë grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “argëtim dhe kulturë” dhe “hotele, kafene dhe restorante”, që janë rritur me 0,5% secili.

Po ashtu, çmimet e “mobiljeve, pajisjeve shtëpie dhe mirëmbajtjes së shtëpisë” janë rritur me 0,4%, ndërsa grupet si “ushqime dhe pije joalkoolike”, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” kanë shënuar rritje prej 0,3% secili.

The post INSTAT: Çmimet e mallrave të konsumit, rritje vjetore prej 2,3% në gusht appeared first on Albeu.com.